• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha, urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar, pasi…”/ Historia e panjohur e Kuvendit të Sinjës

Kalendari Historik 13 Gusht 2022
“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur
“Feja kryesore në Kosovë ka qenë dhe është nacionalizmi shqiptar, ku ka ortodoksë, katolikë e myslimanë…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm
“Edhe studiuesit turq, që janë më të interesuar, deri më sot në këtë pikë, nuk janë përqendruar tek roli i Hasan Tahsinit në krijimin e universitetit të Stambollit…”/ Refleksionet e osmanologut të njohur
“Unë jam dëshmitar i shumë arrestimeve ‘në emër të popullit’ nga Sigurimi i Shtetit dhe pas çdo arrestimi, ne thoshim…”/ Dëshmia e rrallë nga Italia e poetit disident

Nga Ilirjan Gjika

Memorie.al / Një nga ngjarjet më të rëndësishme në kuadrin e Rilindjes Kombëtare dhe që çoi në mënyrë direkte në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, është edhe Kuvendi i Sinjës. Rëndësia e saj në historinë tonë regjionale qëndron se midis 49 pjesëmarrësve që përfaqësuan komitetet çlirimtare dhe çetat patriotike të Shqipërisë së Jugut, morën pjesë edhe pesë patriotë nga krahina e Roskovecit. Ndërkohë që për të ndriçuar këtë ngjarje të madhe të historisë sonë, po bëjmë një pasqyrim të shkurtër të situatës politike dhe ushtarake të kohës. Kështu në vjeshtën e vitit 1911, mbretëria e Italisë e theu Perandorinë Osmane dhe aneksoi Libinë, që deri atëherë kishte qenë pjesë e saj.

“Në këto kushte kur parimi tokësor i Perandorisë Osmane nuk respektohej më, theksonte Ismail Qemali, edhe shtetet ballkanike nuk do të qëndronin të qeta. Kështu, kur në “horizont” po shfaqej një luftë e re ballkanike, e cila mund të çonte në një copëtim të Shqipërisë, deputetët shqiptarë të parlamentit turk në Stamboll, vendosën ta shfrytëzonin gjendjen e vështirë të Turqisë, për ta detyruar atë që të njihte më në fund edhe autonominë e Shqipërisë (Akademia e Shkencave, Historia e Shqipërisë, Vol II, fq. 264-265).

Në kushtet e luftës parlamentare, në 11 janar 1912, Hasan Prishtina e kërcënoi qeverinë turke me një kryengritje të përgjithshme, në rast se nuk do të njihte pavarësinë e Shqipërisë. Në parlament, grupi i deputetëve Shqiptare përkrahu kundër qeverisë xhonturke partinë opozitare “Liri dhe marrëveshje”, e cila në opozitë kundër maxhorancës qeverisëse, parashikonte decentralizimin administrativ të krahinave kombëtare të Perandorisë Osmane (Po aty, fq. 466).

Gjithashtu mund të lexoni

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Të ndodhur përballë kësaj opozite, xhonturqit në 18 janar 1912, shpërndanë parlamentin dhe vendosën shpalljen e zgjedhjeve të reja në pranverë, me qëllim që të siguronin nëpërmjet tyre shumicën parlamentare. Në këto kushte deputetët dhe një sërë personalitetesh politike shqiptare, u mblodhën në Stamboll për të vendosur për veprimet e ardhshme politike dhe ushtarake. Mbledhja e fshehtë e Stambollit vendosi që Hasan Prishtina të shkonte në Kosovë, e cila ishte vatra më aktive e Lëvizjes Shqiptare, për të organizuar kryengritjen e re.

Ndërsa Ismail Qemali do të udhëtonte drejt Europës për të siguruar mbështetje politike, financime dhe armë për kryengritjen e përgjithshme që nisi në prill të vitit 1912 në Malësinë e Gjakovës dhe u përhap në Kosovë dhe Shqipërinë veriore. Në 21 Maj 1912, të mbledhur në Kuvendin e Junikut, kryengritësit shpallën programin e tyre, ku kërkesa të tilla si: ngritja e një administrate shqiptare, përdorimi i shqipes si gjuhë zyrtare dhe i flamurit kombëtar, synonin autonominë e Shqipërisë brenda kuadrit të Perandorisë Osmane (Po aty, fq. 469).

Kuvendi i Junikut me programin e tij ndikoi në zgjerimin e kryengritjes edhe në Shqipërinë e mesme dhe të jugut gjatë verës së vitit 1912. Kryengritja Shqiptare çoi në mënyrë të pa shmangshme në rrëzimin nga pushteti i xhonturqve. Më 17 Korrik qeveria e kryeministrit Said Pasha u detyrua të jepte dorëheqjen (Po aty f. 475).

Ndërsa disa ditë më vonë, në 22 korrik u formua nga opozita që kryesohej nga Partia “Liri dhe Marrëveshje”, qeveria e re e drejtuar nga Ahmet Myftar Pasha. Ajo urdhëroi ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Shqipëri dhe dërgoi në Kosovë një komision qeveritar për të biseduar me kryengritësit. Ndërkohë Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqit që ndodheshin për misionin diplomatik jashtë shtetit, vendosën të ktheheshin në Shqipëri me urgjencë, për të qenë më afër ngjarjeve politike, (Po aty, fq. 476).

Në këto kushte kur priteshin që të nisnin bisedimet Shqiptaro-Turke që do të konsistonin për problemin e autonomisë, rrethet patriotike të Shqipërisë veriore, të mesme dhe jugore shpejtuan që të autorizonin Hasan Prishtinën që të t’i përfaqësonte këto rajone në bisedimet shqiptaro-turke, dhe të paraqiste atje programin prej 12 pikash që kërkonte autonominë e Shqipërisë (Po aty fq. 478). Bisedimet nisën në 2 gusht 1912 në Prishtinë, midis Hasan Prishtinës dhe përfaqësuesit të qeverisë së re turke, Mareshallit Ibrahim Pasha.

Hasan Prishtina paraqiti përpara komisionit turk kërkesat e programit të autonomisë së Shqipërisë. Këto kërkesa nuk u pranuan nga pala turke, përveçse asaj të shpërndarjes së Parlamentit. Në 5 gusht, duke i bërë presion Perandorisë Osmane, kryengritësit nën drejtimin e Hasan Prishtinës marshuan drejt Ferizajt, ku mësuan edhe lajmin e shpërndarjes së Parlamentit nga Sulltani.

Gjatë ditëve në vazhdim Hasan Prishtina u njoftua mbi mandatin e dhënë nga komitetet kombëtare të Shqipërisë së Jugut (Po aty, fq. 478). Kështu u bë e mundur përfaqësimi i gjithë Shqiptarëve për problemin e autonomisë në bisedimet e ardhshme Shqiptaro-Turke.

Por cila ishte ngjarja që e mundësoi këtë mandat? Pa pikë mëdyshje, ishte Kuvendi i Sinjës. Pikërisht në datën 23 korrik të vitit 1912, udhëheqësit e komiteteve kryengritëse të Shqipërisë së Jugut u mblodhën në Sinjë, në jug të malit të Shpiragut dhe hartuan një memorandum autonomist po prej 12 pikash, i cili ishte i ngjashëm me “Librin e kuq”, apo, siç quhej ndryshe, “Memorandumi Greçës” i vitit 1911 ( Po aty. fq. 477).

Sinja u zgjodh pikërisht nga pozicioni i saj gjeografik si pikë-lidhje e krahinave të Sanxhakut të Beratit (Vehxhi Buharaja, Kuvendi i Sinjës dhe memorandum i tij. Gazeta “Bashkimi”. Tiranë 23 korrik 1972). Për të paraqitur “Memorandumin e Sinjës”, kryengritësit e 49 çetave luftarake që morën pjesë në këtë kuvend zbritën në Fier, të cilin e çliruan nga forcat osmane.

Nga zyra telegrafike e këtij qyteti ata njoftuan qytetet e Shqipërisë dhe Kryeministrin turk për vendimet e këtij memorandumi. Gjithashtu ata autorizuan Hasan Prishtinën për t’i përfaqësuar në bisedimet me komisionin Osman, që tashmë kishin nisur në Prishtinë dhe për të vazhduar më pas në Shkup.

Nga nënshkrimet e pjesëmarrësve figurojnë edhe emrat e parisë së krahinës së Roskovecit, njerëz të shquar dhe me reputacion në popull. Të tillë ishin Hysni Toska nga Luari, komandanti i shquar i njërës prej çetave patriotike që luftonin për lirinë e Shqipërisë dhe më pas një personalitet i shquar i periudhës së konsolidimit të shtetit shqiptar.

Pjesëmarrës të tjerë ishin edhe Dervish Mino Toro nga Kurjani, personi që në 18 shtator të vitit 1913, hapi shkollën e parë shqipe në Kurjan, apo Kodhel Toska nga Luari, si dhe Jani Nako dhe Kosta Prifti nga Marinza.

Më pas nga historia e Shqipërisë dihet zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. E rëndësime për ne është “ndriçimi” i kontributit të përfaqësuesve të Roskovecit në këtë ngjarje madhore dhe me peshë pikërisht në fund të rilindjes sonë kombëtare./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 23 Tetor 2026

Next Post

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

Gjirokastra gjatë Luftës së Parë Botërore
Dossier

“Guvernatori Foresti, me të ardhur në Gjirokastër, thirri kryetarin e bashkisë, Hysen Hoxhën dhe i dha një telegram…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit ’69, nga fondi i tij personal

October 23, 2026
“Zoti Williams, një shqiptaro-amerikan, më tha se, më përjashtim të Beqir Bajgorës, i gjithë grupi parashutist ishin në Athinë, ku…”/ Kujtimet e Xhafer Devës, për ‘Bllokun Indipendent’
Dossier

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 23, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

October 22, 2026
“Kur Dom Zef Oroshi, nuk e la turmën e dasmorëve, të hynte në Kishën ‘Zoja e Kshillit t’Mir’ në New York, me flamur me yllin e verdhë bolshevik rus, mbi shkabën dy-krenare, ata…”/ Historia e panjohur e priftit antikomunist
Dossier

“Anëtarët e grupit që u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, u dërguan në Shqipëri me avionin C-47 që erdhi në tetor 1948 nga Gjermania e Zvicra…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 22, 2026
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Kur i thashë majorit britanik Neel, në shtëpinë e Nik Sokolit, idenë time se; pas largimit të trupave gjermane, në Shqipëri, të krijojmë një qeveri nacionaliste, ai…”/ Kujtimet e ish-oficerit gjerman

October 21, 2026
“Një nga ‘privilegjet’ që Zamputi i ri gëzonte, ishte të trokiste pothuaj çdo ditë në mëngjes te dera e dhomës së Dom Ndreut dhe…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
Dossier

“Një nga ‘privilegjet’ që Zamputi i ri gëzonte, ishte të trokiste pothuaj çdo ditë në mëngjes te dera e dhomës së Dom Ndreut dhe…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

October 20, 2026
Next Post
“Zoti Williams, një shqiptaro-amerikan, më tha se, më përjashtim të Beqir Bajgorës, i gjithë grupi parashutist ishin në Athinë, ku…”/ Kujtimet e Xhafer Devës, për ‘Bllokun Indipendent’

“Oficerët amerikanë që punojnë me shqiptarët, përdorin pseudonime, megjithëse Italia është vënë në dijeni nga Departamenti i Shtetit, se SHBA-ës...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme