• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, October 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991
Ramiz Alia: “Përse ju vazhdoni të prodhoni ende filma bardh e zi, tani as në televizor nuk i shoh dot…”?!/ Debati në Komitetin Qendror me drejtuesit e Kinostudios në ‘90-ën
“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991
Zbulohen dokumentet “tepër sekrete” të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së: Si akordoi Ramiz Alia dhe Foto Çami rreth 5 milionë dollar, në vitet 1986-1991…?! Emrat që përfituan dhe ata që firmosën

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e pestë

Memorie.al / Edhe pse ishte shteti më i varfër i Europës dhe një ndër vendet me nivel më të ulët jetese në të gjithë botën, regjimi komunist i Tiranës me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, financonte dhe shpenzonte miliona dollarë, për të ndihmuar Partitë Komuniste marksiste-leniniste, individë dhe grupe të tjera të majta nga e gjithë bota, duke u akorduar atyre fonde, për udhëtime, bileta avioni, fatura hoteli, bursa dhe të drejta studimi, botime të ndryshme, përkthime librash dhe literature politike, blerje materialesh e pajisjesh, vizita dhe pushime në Shqipëri,  etj., etj. I krijuar në vitin 1964, nën emërtesën “Fondi i Solidaritetit”, (me Vendimin Nr. 190, të datës 10 qershor 1964 të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së), i cili mbante firmën e Enver Hoxhës., përmes kësaj llogarie sekrete u alokuan dhe u shpërndanë miliona dollarë (rreth 12 milionë USD përgjatë viteve 1964–1991), për të financuar dhe mbështetur partitë, lëvizjet dhe grupet komuniste marksiste-leniniste në vende të ndryshme të botës. 

Duke iu referuar disa dokumenteve arkivore, harta e shpërndarjes së “Fondit të Solidaritetit” nga ana e udhëheqjes së lartë të PPSh-së, përfshinte shtete nga të pesë kontinentet, duke filluar nga ai amerikan: Brazili, Peruja, Kolumbia, SHBA-ës, Ekuadori, Bolivia, Venezuela, Kili, Argjentina, Uruguaj, Republika Domenikane, Haiti etj. Në kontinentin afrikan: Sudani, Somalia, Kongo, Kongolo Leo Pold Vil, Malgashi, Mozambiku, Namibia, Zimbabve, Angola, Togo, Volta e Sipërme, Gaboni, Egjypti etj..

Gjithashtu mund të lexoni

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

Në kontinentit aziatik: Irani, Iraku, Libani, Ceiloni, Japonia, India, Laosi, Jordania, Siria etj. Në kontinentin Australi – Oqeani: Australia, Zelanda e Re, Filipinet,  Indonezia etj. Në kontinentin evropian: Franca, Italia, Polonia, Belgjika, Austria, Spanja, Zvicra, Holanda, Portugalia, Anglia, Greqia, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Rumania, Gjermania, Jugosllavia etj.

Sipas një vendimi të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1964, kur dhe u krijua “Fondi i Solidaritetit”, të drejtën për akordimin e fondeve për grupet dhe partitë komuniste marksiste-leniniste apo individë të ndryshëm “miq të Shqipërisë”, e kishte vetëm sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Enver Hoxha, kurse pas vdekjes së tij në 1985-ën, atë e “trashëgoi” Ramiz Alia dhe bashkë me të, edhe Foto Çami, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror për propagandën, artin e kulturën dhe marrëdhëniet me jashtë. (Në fundin e vitit 1990, me Fondin e Solidaritetit, është marrë dhe ka firmosur edhe Spiro Dede, si sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së).

Pas vendimit të tyre, me shpërndarjen e fondeve merrej shefi i Sektorit për Marrëdhëniet me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Agim Popa, firmës së të cilit, i bashkëngjitej edhe ajo e Sabaudin Kodrës, shefi i sektorit të Financës në Komitetin Qendror dhe Sadik Pirit. (Pas daljes së tij në pension në vitin 1988, u caktua Flutra Arianiti).

“Fondi i Solidaritetit”, (apo siç njihej ndryshe; “Llogaria 09”) dhe e gjithë praktika e shpërndarjes së tij, ishte “Tepër sekret” dhe për gjithçka lidhej me të, nuk duhet të kishte dijeni askush tjetër, përveç personave të sipërcituar dhe drejtorit të Bankës së Shtetit Shqiptare, Kamber Myftari, si dhe pjesërisht titullarët kryesorë të disa prej ambasadave përkatëse shqiptare të akredituara në vende të ndryshme të botës, të cilëve u xhiroheshin çeqe për t’i shpërndarë personave të caktuar, (grupeve dhe Partive Komuniste Marksiste-Leniniste), sipas vendimit të Komitetit Qendror të PPSH-së.

Për herë të parë për “Fondin e Solidaritetit”, u fol vetëm në vitin 1992, pas rrëzimit të regjimit komunist, ku në kuadrin e hetimeve për privilegjet dhe favoret financiare e shpenzimet të tepërta të familjeve të ish-udhëheqjes së lartë të PPSH-së, (kryesisht ato që kishin jetuar në “Bllok” në Tiranë), Kontrolli i Lartë i Shtetit, me kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, hartoi një raport të hollësishme me të gjitha të dhënat financiare e bilancet që nga viti 1964, deri në vitin 1991.

Por ajo që mbeti e paqartë edhe pas atij raporti, madje një enigmë e madhe që nuk është sqaruar ende dhe sot pas 36 viteve të shembjes së regjimit komunist, ishte origjina e atij fondi?! As Ramiz Alia me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, anëtarë të Byrosë Politike dhe sekretarë të Komitetit Qendror, nuk e zbardhën atë enigmë dhe nuk folën asnjë fjalë, gjatë procesit të tyre hetimor dhe gjyqësor, si dhe vuajtjes së dënimit me burg në vitet 1933-1997.

Por, pas viteve ’90-të, disa ish-funksionarë dhe zyrtarë të regjimit komunist, kanë pohuar në intervista të ndryshme në media, sikur ai fond ishte akorduar Komitetit Qendror të PPSH-së, nga Partia Komuniste e Kinës, që në fillimin e viteve ’60-të, dhe “asnjë qindarkë” nuk ka pasur në atë fond, nga buxheti i shtetit, apo burime të tjera financiare. Ky version për origjinën e “Fondit të Solidaritetit”, edhe mund të ketë deri diku një të vërtetë, pasi në një nga dokumentet arkivore që do publikojmë në këtë shkrim, në janarin e vitit 1991, kur dhe u mbyll përfundimisht ai fond, Ramiz Alia, në mes të tjerash ka shkruar: “Ligji i ri për zgjedhjet, nuk lejon financime nga jashtë, prandaj dhe mund të bëhet zhurmë…”!

Gjithsesi, sa më sipër mbetet për t’u investiguar më tej në dokumentet arkivore të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, pasi siç do shikojmë edhe nga disa dokumente që do publikojmë në këtë seri shkrimesh për “Fondin e Solidaritetit”, edhe pse destinacioni i atij fondi ishte për “grupet, partitë marksiste-leniniste”, apo “miqtë e Shqipërisë”, ai është prekur edhe për qëllime të tjera, siç ishte blerja e një shtypshkronje për gazetën “Zëri i Popullit”, Pallatin e Kongreseve, etj., apo janë depozituar në bankat e huaja, si në Francë etj., me qëllim marrje interesash bankare. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin këto dokumente arkivore të cilat janë nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat botohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                         Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME VENDIMIN E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, I FIRMOSUR NGA RAMIZ ALIA, PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË SOLIDARITETIT GJATË VITIT 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                                                  Tepër sekret

SEKRETARIATI I KOMITETI QENDROR

“Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”!

                   V E N D I M

              Nr.17 Datë 17.2.1990

MBI PËRDORIMIN E FONDIT TË SOLIDARITETIT GJATË VITIT 1990 PËR PARTITË DHE LËVIZJET MARKSISTE- LENINISTE

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, në datën 17.2.1990,

V e n d o s i:

I. Nga Fondi i Solidaritetit që ka në dispozicion Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, për vitin 1990 të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste një shumë prej 20.000 dollarësh. Autorizohet sekretari i Komitetit Qendror ta përdorë këtë shumë, duke gjykuar konkretisht kërkesat e mundshme nga partitë marksiste-leniniste.

II. Për shpenzime udhëtimi e diete për delegacionet e partive m-l dhe miqtë e ftuar nga Komiteti Qendror i PPSH, të vihen në dispozicion 45.000 dollarë.

III. Për veprimtaritë propagandistike që lidhen me partitë m-l dhe me miqtë e Partisë jashtë shtetit, të vihen në dispozicion 10.000 dollarë.

IV.Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet sektori i jashtëm i Komiteti Qendror të PPSH.

SEKRETARI I PARË I KOMITETIT QENDROR

                   TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

                              RAMIZ ALIA

Nr. 1009 Prot. Datë 18.2.1990

SEKTORIT TË JASHTËM

K Ë T U

DOKUMENTI ARKIVOR ME VENDIMIN E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, FIRMOSUR NGA RAMIZ ALIA, PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË SOLIDARITETIT GJATË DHJETORIT 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                                        S e k r e t

SEKRETARIATI I KOMITETIT QENDROR

“Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”!                                 

                    V E N D I M

                 Nr.104 Datë 10.12.1990

PËR DISA SHPENZIME NGA FONDI I SOLIDARITETIT

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, në datën 10.12.1990,

V e n d o s i:

I. Në kuadrin e shpenzimeve për propagandën, nga Fondi i Solidaritetit të vihet në dispozicion të redaksisë së gazetës “Zëri i popullit” shuma prej 400.000 (katërqind mijë) dollarësh, për blerjen e një shtypshkronje nga firma New Concept Printing and Publishing Service Ltd. Nga këto 150.000 të livrohen në dhjetor 1990.

II. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Jashtëm i Komitetit Qendror të PPSH.

SEKRETARI I PARË I KOMITETIT QENDROR

                     TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË

                                  RAMIZ ALIA

Nr. 3722 Prot. Datë 10.12.1990

SEKTORIT TË JASHTËM

                          K ë t u

DOKUMENTI ARKIVOR ME RAPORT-INFORMACIONIN E SEKTORIT TË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË NË APARATIN E KOMITETIT QENDROR TË PPSH, MBI GJENDJEN E FONDIT TË SOLIDARITETIT, JANAR 1991

                                           Tepër Sekret

        LIDHUR ME GJENDJEN E FONDIT TË SOLIDARITETIT

  1. Praktika e përdorimit të Fondit të Solidaritetit

Fondi i Solidaritetit disponohet nga PPSH për këto qëllime: për ndihmë financiare partive dhe organizatave me të cilat mban lidhje; për shpenzime udhëtimi dhe trajtimi të delegacioneve e miqve të ftuar nga Komitetit Qendror; për veprimtari propagandistike të Partisë sonë me botën e jashtme; për veprimtari të tjera që vendos Sekretariati i Komitetit Qendror.

Në fillim të çdo viti, Sekretariatit të Komitetit Qendror i paraqitet një informacion mbi përdorimin e këtij Fondi gjatë vitit të kaluar dhe propozimet për vitin në vazhdim. Mbi këtë bazë del një vendim i Sekretariatit të Komitetit Qendror për përdorimin e Fondit gjatë këtij viti.

Me zbatimin e vendimeve të Sekretariatit të Komitetit Qendror  për administrimin e Fondit të Solidaritetit, ngarkohet zakonisht Sektori i Jashtëm. Disa veprime financiare, që përcaktohen në vendimin e Sekretariatit të Komitetit Qendror, autorizohen vetëm nga Sekretari i Komitetit Qendror; të tjerat kryhen me autorizim të shefit të Sektorit të Jashtëm.

Me vendim të Sekretariatit të Komitetit Qendror, është caktuar si firmë e parë për administrimin e Fondit një shok nga Sektori i Jashtëm, ndërsa si firmë e dytë një shok nga Sektori i Shërbimeve dhe i Financës së Aparatit të Komitetit Qendror.

  1. Gjendja e Fondit të Solidaritetit

Gjendja në fund të vitit 1989 ishte 3.000.000 dollarë. Shpenzimet e parashikuara në vendimin e Sekretariatit për vitin 1990, janë 75.000 dollarë (bilanci i shpenzimeve përfundon zakonisht në fillim të muajit shkurt). Siç dihet, nga kjo gjendje është autorizuar transferimi këtë vit i 150.000 dollarëve në kuadrin e një shpenzimi total prej 400.000 dollarësh, për shtypshkronjën “Zëri i Popullit”.

  1. Një problem që ka mbetur i hapur

Në situata të caktuara, me miratim të udhëheqjes së Partisë, janë bërë disa tërheqje nga Fondi i Solidaritetit, për të ndihmuar ekonominë. Me vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave, në vitin 1983 është tërhequr shuma 4 milionë dollarë, me afat kthimi 2 milionë dollarë në vitin 1984 dhe 2 milionë të tjera në vitin 1985.

Kthimi i kësaj shume është shtyrë nga viti në vit. Në fillim të vitit 1989, Banka e Shtetit, me autorizim të Këshillit të Ministrave njoftoi se shuma prej 4 milionë dollarësh do të kthehej në vitin 1989 (1.5 milion) dhe në vitin 1990 (2.5 milionë dollarë). Për vitin 1989 nuk u kthye shuma e lartpërmendur; nuk kemi akoma të dhëna për vitin 1990.

Gjatë kësaj periudhe ne nuk kemi përfituar interesin bankar për shumën e mësipërme. Sipas llogarive tona, ky interes i humbur e kalon shumën prej 4 milionë dollarë, që do t’i ishte shtuar fondit. Ka pasur edhe tërheqje të tjera nga Fondi, të cilat janë kthyer, si dhe një tërheqje prej 407.051 dollarë e vënë në dispozicion të Ministrisë së Industrisë e Minierave (Vendimi i KM 473, datë 23.12.1988) me afat kthimi në fund të vitit 1990. Edhe nga tërheqja të tilla nuk përfitojmë interesin përkatës.

Mendojmë që për rrugën e zgjidhjes së këtyre problemeve të prapambetura të merret një vendim nga udhëheqja.

  1. Pozita e Fondit të Solidaritetit në situatën e re.

Mendojmë që në situatën e re Fondi i Solidaritetit të mbetet në dispozicion të Sekretariatit të Komitetit Qendror për të financuar veprimtaritë që lidhen me marrëdhëniet e jashtme të Partisë. Me gjithë karakterin tepër sekret të Fondit të Solidaritetit, në Bankë ai njihet si një fond në dispozicion të Komitetit Qendror të PPSH.

Mendojmë se del e nevojshme të kemi të përgatitur nga specialistët një formulim legal të origjinës dhe të ekzistencës së këtij Fondi. Siç dihet, dekreti mbi krijimin e organizatave dhe shoqatave politike, ndalon marrjen drejtpërdrejt ose tërthorazi të ndihmave financiare nga jashtë; prandaj, ndonëse ky Fond e ka origjinën shumë vite më parë, nuk përjashtohet ndonjë përpjekje për të bërë zhurmë.

  1. Vitin e kaluar, Fondit të Solidaritetit i është bashkëngjitur Fondi prej 84.000 dollarë, i lënë me testament për PPSH-në nga mikja amerikane, Homogjene Imogene Nga ky Fond janë harxhuar deri tani 20.000 dollarë.

Mendojmë që tani, me daljen e dekretit mbi krijimin e organizatave dhe shoqatave politike, pjesa e mbetur të tërhiqet nga Banka dhe ky Fond të konsiderohet i konsumuar.

                                 Sektori i Jashtëm

7.1.1991

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROJEKT – VENDIMIN E SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, FIRMOSUR NGA SPIRO DEDE, MBI PËRDORIMIN E FONDIT TË SOLIDARITETIT GJATË VITIT 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

SEKRETARIATI I KOMITETIT QENDROR

                Projekt – Vendim

Mbi përdorimin e Fondit të Solidaritetit gjatë vitit 1991

Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH,

V e n d o s i:

I. Nga Fondi i Solidaritetit që ka në dispozicion Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, për vitin 1991 të përdoret shuma 45.000 dollarë për shpenzime udhëtimi e dieta për delegacionet e miqtë e ftuar nga Komiteti Qendror i PPSH.

II. Për nevoja të partive dhe miqve të huaj, me të cilët mban lidhje PPSH, autorizohet Sekretari i Komitetit Qendror të përdorë një shumë prej 10.000 dollarësh, duke gjykuar konkretisht për raste të veçanta.

III. Për veprimtarinë propagandistike që lidhet me partitë dhe miqtë e huaj, me të cilët mban lidhje PPSH, të vihen në dispozicion 10.000 dollarë.

IV. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Jashtëm i KQ të PPSH./ Memorie.al

                      SEKRETARI I KOMITETIT QENDROR

                                   Spiro Dede

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 15, 2026
“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89
Dossier

“Nga Fondi i Solidaritetit që ka Sekretariati i Komitetit Qendror për vitin 1989, të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste, një shumë…”/ Urdhri sekret i Ramiz Alisë, 22 shkurt ‘89

October 16, 2026
“Nexhmije Hoxha ka gënjyer në librin e saj, ku thotë se; Ramize Gjebrea, qau kur u vra Misto Mame, pasi vetë ajo…”/ Refleksionet e Liri Belishovës, para se të ndahej nga jeta
Dossier

“Drejtoria e agjitacion-propagandës e Komiteti Qendor të PPSH-së drejtohet nga Nexhmije Hoxha, kurse aktivitetet e saj organizohen nga Liri Belishova, e cila është…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Kthimi i shumës prej 4 milionë dollar, nuk është bërë, pasi…”/ Zbulohet dokumenti “Tepër sekret”, me relacionin e drejtorit të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, për Komitetin Qendror, dhjetor 1988

“Në maj 1951 u krijua ‘Lidhja e Refugjatëve Politikë Shqiptarë’ në Jugosllavi, e cila përfaqëson rreth 5000 shqiptarë atje dhe kontrollohet nga komunistët që…”/ Zbulohen dokumentet e CIA-s

“Për shpenzime udhëtimi dhe dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga K.Q. i PPSH-së, me pushime, mjekime etj., të akordohet shuma…”/ Urdhri i Ramiz Alisë, mars ‘87

October 14, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme