Nga DASHNOR KALOÇI
Pjesa e katërt
Memorie.al / Edhe pse ishte shteti më i varfër i Europës dhe një ndër vendet me nivel më të ulët jetese në të gjithë botën, regjimi komunist i Tiranës me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, financonte dhe shpenzonte miliona dollarë, për të ndihmuar Partitë Komuniste marksiste-leniniste, individë dhe grupe të tjera të majta nga e gjithë bota, duke u akorduar atyre fonde, për udhëtime, bileta avioni, fatura hoteli, bursa dhe të drejta studimi, botime të ndryshme, përkthime librash dhe literature politike, blerje materialesh e pajisjesh, vizita dhe pushime në Shqipëri, etj., etj. I krijuar në vitin 1964, nën emërtesën “Fondi i Solidaritetit”, (me Vendimin Nr. 190, të datës 10 qershor 1964 të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së), i cili mbante firmën e Enver Hoxhës., përmes kësaj llogarie sekrete u alokuan dhe u shpërndanë miliona dollarë (rreth 12 milionë USD përgjatë viteve 1964–1991), për të financuar dhe mbështetur partitë, lëvizjet dhe grupet komuniste marksiste-leniniste në vende të ndryshme të botës.
Duke iu referuar disa dokumenteve arkivore, harta e shpërndarjes së “Fondit të Solidaritetit” nga ana e udhëheqjes së lartë të PPSh-së, përfshinte shtete nga të pesë kontinentet, duke filluar nga ai amerikan: Brazili, Peruja, Kolumbia, SHBA-ës, Ekuadori, Bolivia, Venezuela, Kili, Argjentina, Uruguaj, Republika Domenikane, Haiti etj. Në kontinentin afrikan: Sudani, Somalia, Kongo, Kongolo Leo Pold Vil, Malgashi, Mozambiku, Namibia, Zimbabve, Angola, Togo, Volta e Sipërme, Gaboni, Egjypti etj..
Në kontinentit aziatik: Irani, Iraku, Libani, Ceiloni, Japonia, India, Laosi, Jordania, Siria etj. Në kontinentin Australi – Oqeani: Australia, Zelanda e Re, Filipinet, Indonezia etj. Në kontinentin evropian: Franca, Italia, Polonia, Belgjika, Austria, Spanja, Zvicra, Holanda, Portugalia, Anglia, Greqia, Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Rumania, Gjermania, Jugosllavia etj.
Sipas një vendimi të Sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së të vitit 1964, kur dhe u krijua “Fondi i Solidaritetit”, të drejtën për akordimin e fondeve për grupet dhe partitë komuniste marksiste-leniniste apo individë të ndryshëm “miq të Shqipërisë”, e kishte vetëm sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Enver Hoxha, kurse pas vdekjes së tij në 1985-ën, atë e “trashëgoi” Ramiz Alia dhe bashkë me të, edhe Foto Çami, anëtari i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror për propagandën, artin e kulturën dhe marrëdhëniet me jashtë. (Në fundin e vitit 1990, me Fondin e Solidaritetit, është marrë dhe ka firmosur edhe Spiro Dede, si sekretar i Komitetit Qendror të PPSH-së).
Pas vendimit të tyre, me shpërndarjen e fondeve merrej shefi i Sektorit për Marrëdhëniet me Jashtë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Agim Popa, firmës së të cilit, i bashkëngjitej edhe ajo e Sabaudin Kodrës, shefi i sektorit të Financës në Komitetin Qendror dhe Sadik Pirit. (Pas daljes së tij në pension në vitin 1988, u caktua Flutra Arianiti).
“Fondi i Solidaritetit”, (apo siç njihej ndryshe; “Llogaria 19”) dhe e gjithë praktika e shpërndarjes së tij, ishte “Tepër sekret” dhe për gjithçka lidhej me të, nuk duhet të kishte dijeni askush tjetër, përveç personave të sipërcituar dhe drejtorit të Bankës së Shtetit Shqiptare, Kamber Myftari, si dhe pjesërisht titullarët kryesorë të disa prej ambasadave përkatëse shqiptare të akredituara në vende të ndryshme të botës, të cilëve u xhiroheshin çeqe për t’i shpërndarë personave të caktuar, (grupeve dhe Partive Komuniste Marksiste-Leniniste), sipas vendimit të Komitetit Qendror të PPSH-së.
Për herë të parë për “Fondin e Solidaritetit”, u fol vetëm në vitin 1992, pas rrëzimit të regjimit komunist, ku në kuadrin e hetimeve për privilegjet dhe favoret financiare e shpenzimet të tepërta të familjeve të ish-udhëheqjes së lartë të PPSH-së, (kryesisht ato që kishin jetuar në “Bllok” në Tiranë), Kontrolli i Lartë i Shtetit, me kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, hartoi një raport të hollësishme me të gjitha të dhënat financiare e bilancet që nga viti 1964, deri në vitin 1991.
Por ajo që mbeti e paqartë edhe pas atij raporti, madje një enigmë e madhe që nuk është sqaruar ende dhe sot pas 36 viteve të shembjes së regjimit komunist, ishte origjina e atij fondi?! As Ramiz Alia me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, anëtarë të Byrosë Politike dhe sekretarë të Komitetit Qendror, nuk e zbardhën atë enigmë dhe nuk folën asnjë fjalë, gjatë procesit të tyre hetimor dhe gjyqësor, si dhe vuajtjes së dënimit me burg në vitet 1933-1997.
Por, pas viteve ’90-të, disa ish-funksionarë dhe zyrtarë të regjimit komunist, kanë pohuar në intervista të ndryshme në media, sikur ai fond ishte akorduar Komitetit Qendror të PPSH-së, nga Partia Komuniste e Kinës, që në fillimin e viteve ’60-të, dhe “asnjë qindarkë” nuk ka pasur në atë fond, nga buxheti i shtetit, apo burime të tjera financiare. Ky version për origjinën e “Fondit të Solidaritetit”, edhe mund të ketë deri diku një të vërtetë, pasi në një nga dokumentet arkivore që do publikojmë në këtë shkrim, në janarin e vitit 1991, kur dhe u mbyll përfundimisht ai fond, Ramiz Alia, në mes të tjerash ka shkruar: “Ligji i ri për zgjedhjet, nuk lejon financime nga jashtë, prandaj dhe mund të bëhet zhurmë…”!
Gjithsesi, sa më sipër mbetet për t’u investiguar më tej në dokumentet arkivore të ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, pasi siç do shikojmë edhe nga disa dokumente që do publikojmë në këtë seri shkrimesh për “Fondin e Solidaritetit”, edhe pse destinacioni i atij fondi ishte për “grupet, partitë marksiste-leniniste”, apo “miqtë e Shqipërisë”, ai është prekur edhe për qëllime të tjera, siç ishte blerja e një shtypshkronje për gazetën “Zëri i Popullit”, Pallatin e Kongreseve, etj., apo janë depozituar në bankat e huaja, si në Francë etj., me qëllim marrje interesash bankare. Për më shumë rreth kësaj etj., na njohin këto dokumente arkivore të cilat janë nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat botohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al
DOKUMENTI ARKIVOR ME URDHËRESËN E SEKRETARIT TË PARË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, RAMIZ ALIA, PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË SOLIDARITETIT GJATË VITIT 1989 PËR PARTITË DHE LËVIZJET MARKSISTE-LENINISTE
PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË Tepër sekret
SEKRETARIATI I KOMITETI QENDROR
“Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni”!
V E N D I M
Nr. 33 Datë 21.2.1989
PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË SOLIDARITETIT GJATË
VITIT 1989 PËR PARTITË DHE LËVIZJET MARKSISTE-
LENINISTE
Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, në datën
21. 2.1989,
V e n d o s i:
i. Nga Fondi i Solidaritetit që ka në dispozicion Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, për vitin 1989 të vihet në dispozicion për nevoja të partive marksiste-leniniste një shumë prej 20.000 dollarësh. Autorizohet Sekretari i Komitetit Qendror ta përdorë këtë shumë, duke gjykuar konkretisht kërkesat e mundshme nga partitë marksiste-leniniste.
II. Për shpenzime udhëtimi e dieta për delegacionet e partive marksiste-leniniste dhe miqtë e ftuar nga Komitetit Qendror i PPSH, të vihen në dispozicion 60.000 dollarë.
III. Për shpenzime të propagandës (botime librash, ndihmë për shtëpitë botuese jashtë shtetit që botojnë materialet tona, blerje literature dhe materiale propagandistike etj.) të vihen në dispozicion 10.000 dollarë.
IV. Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet sektori i jashtëm i KQ të PPSH.
SEKRETARI I PARË I KOMITETIT QENDROR
TË PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË
RAMIZ ALIA
Nr. 1168 Prot. Datë 21.2.1989
SEKTORIT TË JASHTËM
K Ë T U
DOKUMENTI ARKIVOR ME BILANCIN E ARKËS SË SEKTORIT TË FINANCËS SË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, PËR VEPRIMET NË VALUTË PËR VITIN 1989, PËR FONDIN E SOLIDARITETIT
PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË
KOMITETI QENDROR
BILANCI I ARKËS PËR VEPRIMET NË VALUTË PËR VITIN 1989
PËR FONDIN E SOLIDARITETIT
| Aktivi Hyrjet | Pasivi Daljet | Dollari | |
| 1. Gjendja 1.1.1989 | 13.215.735,16 | 1. Shpenzimet e vitit 1989 | 49.485,24 |
| 2. Derdhje 325 lira siriane | 4,75 | 2. Marrë Ministria Tregtisë! Jashtme sipas vendimit KM 473 datë 23.12.88 | 407.051,56 |
| 3. Interesat e vitit 1989 | 222.300 | 3. Gjendja 31.12.1989 | 12.981.503,11 |
| Shuma dollarë | 3.438.039,91 | Shuma dollarë | 3.438.039,91 |
SABAUDIN KODRA FLUTURA ARIANITI
SHEFI I SEKTORIT TË JASHTËM TË KOMITETIT QENDROR
AGIM POPA
DOKUMENTI ARKIVOR ME PASQYRËN E SHPENZIMEVE PËR UDHËTIME DHE DIETA TË GRUPEVE DHE PARTIVE KOMUNISTE MARKSISTE-LENINISTE, I NXJERRË NGA SEKTORI I FINANCËS SË APARATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH
PASQYRA E SHPENZIMEVE PËR UDHËTIM E DIETA
Bileta avioni për Rafael Mehia dhe Coambo Suarez dollarë 1.906,80
Bileta avioni për delegacionin e PK të Zelandës Re 1.596
Bileta avioni për delegacionin e PK të të Indisë 198,45
Xhiruar ambasadës Paris, hoteli për sekretarin e KQ të Brazil-it Aguiar, 169,84
Bileta avioni për miqtë nga India, Roëineli e Bains 388,50
Bileta avioni për delegacionin e PK të Spanjës J.Fernandes e Perez, 802,20
Bileta avioni për miqtë e Partisë ML të Kolumbisë ” 766,50
Bileta avioni për H. Hurtado 379,05
Bileta avioni për H. Beins 121,80
Xhiruar ambasadës Romë shpenzime për delegacione të ndryshme sipas faturаve të dërguara, 710,50
Bileta avioni për Fernandes e Perez të Spanjës, 1.111,95
Bileta avioni për Fabian të PK të Kolumbisë M-L, 572,25
Bileta avioni për Zhoae Amazonas, 4.296,60
Bileta avioni për Rafael Chajub e Suares, 365,40
Bileta avioni për Rafael Chajub e Suares, 3.342,80
Xhiruar ambasadës Paris për viza të delegacionit të PK të Kanadasë, 20,12
Bileta avioni për H.Hammama e F. Mohamed të PK Tunizi, 707,70
Bileta avioni për H. Beins, 534,45
Dhënë valutë për shpenzime udhëtimi H. Beins, 1.590,–
Bileta avioni për Gora Ibrahim, 476,70
Bileta avioni për R. Mehija e bashkëshortja, 3.323,90
Bileta avioni për delegacionin e PK të Kolumbisë M-L dhe të PK të Ekuadorit dollarë 2.122,05
Bileta avioni R. Mehija e bashkëshortja, 2.311,70
Dhënë shpenzimet e udhëtimit delegacionit të PP të Iranit, 943,50
Bileta avioni për H. Haliti dhe D. Satigni, 625,50
Xhiruar ambasadës Paris bileta avjoni për I. Gora, 209,87
Xhiruar ambasadës Paris bileta avjoni për miqë tunizian, 1.075
Bileta avioni delegacioni PP Iranit, 529,20
Dhënë për shpenzime udhëtimi për Munado Ashar, 756
Dhënë shpenzime udhëtimi J.Peterson dhe J. Mathsen ” 1.527,60
Dhënë shpenzime udhëtimi H. Beins 3.296,60
Dhënë shpenzime udhëtimi delegacionit të PK të Ekuadorit, 261
Xhiruar Ambasadës Romë lireta 474.800 shpenzime për miqtë e partisë sipas faturave të dërguara, 341,26
Bileta avioni për delegacionin e ligës të M-L të Tigrait, 474
Dollarë gjithsej: 37.854,79
SABAUDIN KODRA FLUTURA ARIANITI
SHEFI I SEKTORIT TË JASHTËM TË KOMITETIT QENDROR
AGIM POPA
DOKUMENTI ARKIVOR ME PASQYRËN E DERDHJEVE PAS MBYLLJES SË BILANCIT VJETOR TË FONDIT TË SOLIDARITETIT I NXJERRË NGA SEKTORI I FINANCËS SË APARATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH
P A S Q Y R Ë
E DERDHJEVE PAS MBYLLJES SË BILANCIT VJETOR
Agjencia ajrore ka xhiruar në Bankë këto shpenzime, pas mbylljes së bilancit vjetor:
Për vitin 1988 10.156 dollarë
Për vitin 1989 14.610 dollarë
Shpenzime faktike plus për vitin 1989 (diferenca) 4.554 dollarë.
SABAUDIN KODRA FLUTURA ARIANITI
SHEFI I SEKTORIT TË JASHTËM TË KOMITETIT QENDROR
AGIM POPA
DOKUMENTI ARKIVOR ME PASQYRËN PËR DHËNIE NDIHMASH NGA FONDI I SOLIDARITETIT, PËR PARTINË KOMUNISTE TË BRAZILIT
PASQYRA PËR DHËNIE NDIHMASH
Partisë Komuniste të Brazilit, Franga franceze 5.000
Partisë Komuniste të Punës të Republikës Domenikane 781.25 dollarë
gjithsej 10.781.25
SABAUDIN KODRA FLUTURA ARIANITI
SHEFI I SEKTORIT TË JASHTËM TË KOMITETIT QENDROR
AGIM POPA
DOKUMENTI ARKIVOR ME SHPENZIMET PËR PROPAGANDËN NGA FONDI I SOLIDARITETIT, PËR EKSPOZITËN NË REPUBLIKËN DOMENIKANE
SHPENZIME PËR PROPAGANDËN
Shpenzime për nisjen e ekspozites në Republikën Domenikane 849.20 dollarë
SABAUDIN KODRA FLUTURA ARIANITI
SHEFI I SEKTORIT TË JASHTËM TË KOMITETIT QENDROR
AGIM POPA
DOKUMENTI ARKIVOR ME VËRTETIMIN SE DELEGACIONI I LIGËS MARKSISTE –LENINISTE TË TIGRAIT, I KJA DHËNË PUNONJËSES FITNETE XHAJA 400 DOLLAR, PËR BLERJEN E DY BILETAVE AVIONI PËR LINJËN TIRANË-ZYRIH
V Ë R T E T I M
Vërtetojmë se delegacioni i Ligës m-l të Tigrait i ka dhënë shoqes Fitnete Xhaja 400 $, për të blerë dy bileta në linjën Tiranë-Zyrih.
Biletat, të cilat kushtojnë 475, jane¨paguar nga llogaria e Komitetit Qendror e¨PPSH. Per leke¨prej 400, jane¨paguar nga llogaria e Komitetit Qendror te¨PPSH. Per leke¨prej 400 i bëhen hyrje llogarisë së Komitetit Qendror të PPSH./ Memorie.al
Fitnete Xhaja Flutura Araniti Roland Gegprifti
Vijon numrin e ardhshëm



















