• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, July 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës, apo në raportet mes Tiranës, Moskës apo Pekinit, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962

“Pasi i bëra letër Enverit në ’67-ën, që mos mbylleshin kishat, më burgosën dhe më mbyllën në psiqiatri, por më shpëtoi prokurori, Spiro, i cili…”/ Rrëfimi i rrallë i fshatarit nga Novosela
“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë…”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44
Enveri me kinezet
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës, apo në raportet mes Tiranës, Moskës apo Pekinit, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Memorie.al Enveri me kinezet

Nga Erald Kapri

Memorie.al / “Amerika është vendi më i mirë në botë”! Kjo shprehje nuk pranohet edhe nga shumë amerikanë, por për shqiptarët është postulat. Në kulmin e luftës së ftohtë e, madje në momentet më të pasigurta të Shqipërisë, amerikanët kanë qenë gjithnjë pas derës, të gatshëm të bëjnë çdo gjë për shqiptarët. Vetëm një muaj pas prishjes me Bashkimin Sovjetik dhe afrimin e mundshëm me Kinën, Presidenti amerikan në detyrë Xhon Kenedi dhe administrata e tij, hartuan politikën e jashtme ndaj Shqipërisë. Kjo politikë e jashtme e Kenedit kishte disa shtylla kryesore.

Së pari, pranimin në heshtje të afrimit të Shqipërisë me Kinën, për ta shkëputur atë nga influenca sovjetike. Së dyti, hapjen e rrugëve ekonomikë dhe tregtarë ndaj Shqipërisë, në çdo rast që ajo do e kërkonte dhe afrimin e Shqipërisë me vendet jo komuniste.

Së treti, imponimin ndaj vendeve fqinjë që të hequr dorë nga politika “hands off” (të mos bëjmë asgjë), ndaj Shqipërisë. Së katërti, SHBA-të do ishin të hapura ndaj çdo kërkesë për afrim nga ana e Shqipërisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ushtrinë e drejtonin tradhtarët Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito Çakoja, këto stërvitje nuk shërbenin për qëllimet që duheshin, por…”! / Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

Së pesti dhe më e rëndësishmja, në rast urgjence dhe nëse Kina nuk do mund të mbështeste mjaftueshëm Shqipërinë dhe nëse asaj i rrezikohej një krizë për mbijetesë, amerikanët do të siguronin që shqiptarët nuk do e përjetonin diçka të tillë.

Dhe sigurisht, që shteti komunist i Enver Hoxhës as nuk kishte ndërmend të afrohej me aleatët historik të shqiptarëve përsa kohë paranoja e liderit komunist thoshte se atij i rrezikohej pushteti.

Dokumenti i plotë i ndryshimit të politikës së jashtme amerikane pas prishjeve të marrëdhënieve shqiptaro – sovjetike:

Departamenti i Shtetit, 1 Shkurt 1962

Memorandum për Presidentin

Subjekti: Orientimi i politikës së jashtme në lidhje me situatën në Shqipëri.

Ky dokument ka qarkulluar mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe ata ranë dakord në mbledhjen e datës 26 Janar me parimet e kësaj politike të rekomanduar. Këto propozime japin orientimet për t’u përballur me problemin të ngritur me situatën aktuale në Shqipëri, si pika reflektimi në konfliktin mes Kinës dhe sovjetikëve. Departamenti i Shtetit dhe i Mbrojtjes kanë ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe kanë planifikuar çdo të papritur që mund të ngrihet.

Për informacionin tuaj, këto janë pikat përkatëse;

“Në të mirën e kursin tonë…Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin aktual, apo në marrëdhëniet mes regjimit shqiptar e Moskës apo Pekinit. Ndaj, SHBA-të duhet:

A – Heshturazi të pranojë zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës dhe lënien në këtë stad të barrës së mbështetjes shqiptare ndaj Kinës.

B – Të vazhdojmë të qëndrojmë formalisht dhe publikisht të ftohtë ndaj marrëdhënieve shqiptare normale apo kontraverse, që mund të dalin rrugës.

C – Të shmangim iniciativat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe t’i përgjigjemi me maturi dhe të rezervuar ndaj çdo iniciative shqiptare.

D – Shmangien e çdo aktiviteti propagandues nga ana jonë përkundrejt Shqipërisë si dhe çdo përpjekje tjetër për të shtratëzuar propagandën në vende të tjera ndaj qëndrimin kontranversal të Shqipërisë.

E – Injorimin e çdo ashpërsimi të Shqipërisë ndaj SHBA-ve

F – Lejimin pa zhurmë të tregtisë shqiptare dhe çdo shitje në ShBA në të njëjtat kushte siç janë lejuar vende të tjera satelite të sovjetikëve nga Europa Lindore, me përjashtim të Polonisë.

G – Të favorizohet çdo mundësi rritje tregtie me vendet anëtare të NATO-s dhe Shqipërisë siç ta kërkojnë autoritetet shqiptare por në këtë fazë nën baza strikte tregtie (jo kredite shtesë për tregtinë), ose nëse mund të punohet për marrëveshje përkatëse. Në lidhje me këtë duhet të punojmë në Këshillin e NATO-s në lidhje më çështjet e tregtisë që prekin Shqipërinë.

H – Të favorizohet zgjerimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe shteteve jo komuniste por nën kushtet që nuk do sugjerohet asnjë plan i këtyre vendeve që të përpiqen të fitojnë ndaj Shqipërisë. Edhe për këtë çështje duhet të përfshijmë Këshillin e NATO-s.

I – Të përgatitemi për të konsideruar çdo urgjencë që do të adoptonte masa të mundshme ndaj Shqipërisë përmes një pale të tretë nëse një krizë përfshin Shqipërinë, gjithnjë nëse Pekini nuk do të japë mbështetjen e duhur për mbijetesën e Shqipërisë.

J – Të vazhdohet konsultimi me qeveritë greke, jugosllave dhe italiane në lidhje me situatën në Shqipëri dhe në këtë kuadër të bëhet i qartë shqetësimi i SHBA-ve në lidhje me çdo përpjekje nga ana e secilës prej tyre për të braktisur çdo politikë drejt Shqipërisë./ Memorie.al

Sekretari i Shtetit

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi...”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

Next Post

“Kur ushtrinë e drejtonin tradhtarët Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito Çakoja, këto stërvitje nuk shërbenin për qëllimet që duheshin, por...”! / Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

Artikuj të ngjashëm

“Kur gjeneral Prodani, që kishte shumë afrimitet me kryeministrin, i tha: ‘Ç’po bëni kështu?! Ç’faj kanë bërë shokët, që po i godisni kaq egër?! Mehmeti i’u përgjigj…”/ Kujtimet e ish-presidentit Alfred Mosiu
Dossier

“Kur ushtrinë e drejtonin tradhtarët Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito Çakoja, këto stërvitje nuk shërbenin për qëllimet që duheshin, por…”! / Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

July 19, 2026
“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi…”/  Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
Dossier

“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

July 19, 2026
“Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament dhe falenderoj gazetarët, sepse…”/ Taksa e rrugës, që rrëzoi qeverinë e “Frashëri” më 1936-ën
Dossier

“Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament dhe falenderoj gazetarët, sepse…”/ Taksa e rrugës, që rrëzoi qeverinë e “Frashëri” më 1936-ën

July 18, 2026
“Vërtetë komunistët e fituan luftën, por më pas ata u kthyen në një bandë vrasësish, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Sejfulla Malëshova në fund të luftës, i cili tha…”/ Refleksionet e Bashkim Shehut

July 16, 2026
“Ne morëm pjesë si të ftuar, por vetëm në një pjesë të programit dhe jo në bisedimet zyrtare me kryetarët e delegacioneve, pasi…”/ Zbulohet telegrami i delegacionit shqiptar nga Forumi i Davosit, qershor ‘91

July 17, 2026
“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e…”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari
Dossier

“Ushtarët osmanë plaçkisnin fshatrat, pllajat e malet dhe kapën çdo mashkull e femër, ua dogjën fshatrat dhe shtëpitë e…”/ Historia e panjohur e fshatrave shqiptare që gjenden sot në Bullgari

July 16, 2026
Next Post
“Kur gjeneral Prodani, që kishte shumë afrimitet me kryeministrin, i tha: ‘Ç’po bëni kështu?! Ç’faj kanë bërë shokët, që po i godisni kaq egër?! Mehmeti i’u përgjigj…”/ Kujtimet e ish-presidentit Alfred Mosiu

“Kur ushtrinë e drejtonin tradhtarët Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito Çakoja, këto stërvitje nuk shërbenin për qëllimet që duheshin, por...”! / Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme