• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, May 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Delfini i Duçes, Konti Ciano, i cili ishte jashtëzakonisht i pamatur në zgjedhjen e taktikave të politikës së tij, parashikoi edhe vrasjen e Zogut dhe më 27 tetor 1938…”/ Shkrimi i gazetarit të famshëm italian

“Mbreti Zog dhe kontributet i tij në disa nga ngjarjet kryesore të historisë së Shqipërisë, ku ai pati rol kryesor dhe…”/ Dëshmitë e ish-adjutantit, kolonel Hysen Selmani
“Delfini i Duçes, Konti Ciano, i cili ishte jashtëzakonisht i pamatur në zgjedhjen e taktikave të politikës së tij, parashikoi edhe vrasjen e Zogut dhe më 27 tetor 1938…”/ Shkrimi i gazetarit të famshëm italian
Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
“Porositë që më dha ambasada shqiptare në Romë në ‘74-ën dhe takimet me Nesti Nasen në New York, ku personelin e misionit në OKB, unë e…”/ Dëshmia e rrallë e shqiptaro-amerikanit
Çiano (drinking) and Albanian Prime Minister Sheqfet Bey Vërlaci inaugurating an aqueduct in Albania in May 1940
“Nën udhëzimin e Mbretit Zog, personat që do të zgjidhen nga partitë, për komitetin politik, duhet të jenë kompetent, përveç Mit’hat Frashërit, që është…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit

Nga Indro Montanelli

Memorie.al /  Gazetari i famshëm italian, i cili la gjurmë të pamohueshme me veprën e tij jo vetëm në Itali, e shtriu ndikimin e tij edhe në fusha të tjera, duke spikatur pikësëpari në atë të historisë, ku ai ishte në fragmente të saj edhe dëshmitar okular e përcjellës i eventeve më të rëndësishme të kohës. Një kolanë e ribotuar shpesh nga shtëpitë botuese më në zë në Itali, janë edhe vëllimet e “Storia d”italia”, të cilat kanë njohur më vonë edhe bashkëpunimin e redaktimin profesional të Mario Çervit. E ndarë në shumë seksione e kapituj, sigurisht se për lexuesin shqiptar do të kishte vlerë të dihej vlerësimi që Montanelli jep për një periudhë shumë të diskutueshme të historisë sonë, siç është pushtimi italian, por edhe periudha e monarkisë. Si e shihte dhe çfarë shkruante Indro Montanelli (1909-2001) mbi ish-monarkun shqiptar dhe prejardhjen e tij e të parëve të tij, rrugën që ndoqi për të bërë karrierë, marrëdhëniet me italianët, fqinjët dhe popullin e vet, dhe në fund fare, edhe qëndrimin dhe lëvizjet në ditët dhe orët e fundit para se të niste pushtimi.

Përgjigjet e këtyre pyetjeve i gjen të ndërthurura më shumë informacione e detaje të tjera në faqet 204- 215 të Volumit 8, Kapitulli XII, botim i “Rizzoli Editore”, Milano, 1982.

Kundërshtari që Musolini kishte shpikur për t’iu kundërvënë një suksesi që po kishte Hitleri, ishte në fakt i biri i tij. Mbreti Ahmet Zog, siç thuhej, “nuk lindte”. Ai i përkiste një dinastie të bosëve të mafies Mati, që do të ishte pak Kalabria e Shqipërisë dhe emri i tij i vërtetë ishte Ahmet Zogolli. Zogollët, që pas pushtimit turk, ishin të parët që u konvertuan në fenë e Islamit, duke pohuar pushtetin e tyre mbi shtetin, falë mbrojtjes së pashallarëve që gradualisht qeverisën vendin në emër të Sulltanit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë…”/ Dokumentet e panjohura britanike

Ata zotëronin disa dele, disa kullota dhe një grup vrasësish, të cilët i përdornin për të mbështetur sundimin e tyre të vogël feudal dhe për të përshtatur sipas dëshirës së tyre, gjakmarrjet dhe luftën guerile, endemike në mesin e atyre barinjve malorë, por nuk rezulton se ndonjë prej Zogollëve kishte pohuar dëshirën për të shtrirë ndikimin e tij mbi atë kanton të papërfillshëm, të banuar nga disa dhjetëra mijëra burra, pothuajse të gjithë analfabetë, të lidhur me mjaft fanatizëm me autonominë e tyre, të cilën turqit e respektuan. Zakonisht ata lindnin, jetonin dhe vdisnin atje, midis deleve dhe minareve, duke bërë gjueti, duke bërë intriga dhe duke administruar një drejtësi arkaike, nën pemën e fikut.

Ahmeti ishte ndoshta i pari i dinastisë së tij që e zgjeroi horizontin e ambicieve të tij. Lindur në vitin 1895, ai studioi në Akademinë Ushtarake në Kostandinopojë, por kur Shqipëria kaloi, pas luftërave ballkanike, nën sundimin e Vjenës, ai u transferua në ushtrinë austriake – mjeti që përdorte Perandoria Habsburge për të themeluar elementet e ndryshme kombëtare nga të cilat ishte përbërë – dhe atje ai u bë kolonel. U shkarkua në fund të Luftës së Parë Botërore dhe mbeti pa gradë, pa para dhe pa flamur, ai u kthye në Mat, por nuk u mësua me vegjetimin si paraardhësit e tij.

Regjimi demokratik që kishin vendosur traktatet e paqes në vend ishte, sigurisht, një mashtrim, por lejonte këdo që të bënte përpara. Ahmetit i mjaftoi emri për t’u bërë deputet i rrethit të tij dhe për të hyrë kështu në lojën e pushtetit. Ambicia e tij ishte servirur mirë nga trashëgimia dinake e Zogollëve, me një guxim të shquar dhe një mungesë totale të skrupujve.

Para të tridhjetave ishte ministër i Brendshëm, një pozicion të cilin ai e përdorte për të shumëfishuar miqtë, t’i binte në qafë armikut dhe menjëherë më pas të instalohej si President i Këshillit. Kur, në zgjedhjet e ardhshme, ai u mund nga liberali Fan Noli, nuk pranoi t’i lëshonte atij vendin dhe u përpoq të vendoste diktaturën.

Ai nuk pati sukses për shkak të mungesës së forcave brenda dhe mbështetjes nga jashtë, dhe i detyruar të shpëtonte veten, u largua për në Beograd. Tashmë, e dinte se askush nuk mund të sundonte në Shqipëri përveçse si prokonsull i një fuqie të huaj dhe në mesin e atyre që pretendonin për dominim – Italia, Greqia dhe Jugosllavia – ndoshta ai mendonte se kjo e fundit ishte më e besueshme. Kështu duhej të dukej dhe ai me jugosllavët, të cilët hezituan shumë për ta bërë “ushtarin” e tyre.

Kur më në fund e vendosën, Nikola Pashiç – një lloj Gioliti serb (kryeministër italian) dhe njohës i mirë i njerëzve – duke vënë mbi tryezë një numër qesesh plot stërlina floriri, duke i shtyrë drejt tij, e  pyeti: “Dhe tani Zog, sa kohë do të duhet për të marrë para nga italianët dhe të kalosh në anën e tyre”? – Ndoshta Zogu nuk e bëri atë që kishte parashikuar Pashiç, vetëm për stërlinat.

Si mbrojtës, italianët kishin më shumë pikë se jugosllavët në avantazh: Së pari, nuk kishin vazhdimësi territoriale me Shqipërinë, gjë që i jepte më shumë pavarësi kësaj të fundit, pastaj ishin më në gjendje ta ndihmonin nga ana ekonomike dhe në fund, pas ardhjes në pushtet të Musolinit, dhanë dëshmi të një aktivizimi diplomatik shumë më agresiv dhe të vendosur. Megjithatë, pasi kishte përvetësuar stërlinat e Pashiçit, Zogu përvetësoi dhe ato të Musolinit, të cilit pak i interesonte kjo; vetëm të jepte disa garanci të suksesit, dhe nga kjo pikëpamje nuk ishte e gabuar.

Me ushqim të dyfishuar, Zogu e rimori shpejt pushtetin dhe u kurorëzua dhe President i Republikës, por kjo nuk i mjaftoi. Tri vjet më vonë, ai mori një kurorë të vërtetë, atë të Mbretit, që Musolini ia dha në shkëmbim të një deklaratë besnikërie të pavdekshme ndaj Italisë, që e shqiptuar nga një njeri si Zogu, vlente aq sa vlente. Musolini u tregua naiv dhe kjo u pa menjëherë.

Pasi u bë Mbret, Zogu e mori seriozisht mbretërimin, duke marrë qëndrimet e pavarësisë dhe duke treguar shpesh arrogancë, që dikur rrezikuan të provokonin një krizë në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në vitin 1934, Zogu refuzoi të rinovonte traktatet tregtare me Italinë dhe nënshkroi një me Jugosllavinë. Këto veprime u justifikuan pjesërisht nga politika e Romës, që e kryente detyrën e saj si “mbrojtëse” shumë keq. Ndihmat e mëdha më pas përfunduan duke shtuar llogaritë private të Zogut dhe të preferuarve të tij, por edhe ato ndërhyrëse dhe paternaliste.

Kjo politikë dukej e bërë me qëllim që të fyente ndjenjat e një Mbreti si Zogu që pa tradita dinastie, u përpoq të kompensonte me gjeste krenarie kombëtare dhe shkëlqimin e një oborri operetash. I fshehtë dhe dyshues, Zogu e konceptonte politikën si një intrigë pallati, në të cilën, megjithatë, ishte një mjeshtër. Rrallë shfaqej në publik, kërkonte nga të gjithë, madje edhe nga diplomatët italianë, duke filluar nga kreu i misionit, ministri Jakomoni, të respektonte një ceremonial të përpiktë, ku fliste pak dhe nuk hapej me askënd.

Ndikimi i vetëm që ushtronte ishte ai ndaj familjes dhe në veçanti ndaj motrave, që prej tij kishin marrë gradën e gjeneralëve dhe të veshura me uniformë, luanin në Pallatin Mbretëror motin e mirë dhe të keq. Ato ishin anti-italiane edhe kishin frikë se Roma do t’i jepte mbretit një grua italiane, që do t’i shpronësonte.

Në të vërtetë, ky ishte projekti që Roma kishte, dhe për ta realizuar, dikush i kishte sugjeruar gjithashtu të “sakrifikonin” për Zogun një princeshë të linjës së gjakut mbretëror të Savojës, por nuk ishte gjetur ndonjë aq e gatshme dhe më pas ishte kthyer tek një baroneshë e cila, megjithëse italiane, kishte prejardhje të drejtpërdrejtë dhe mbante emrin e kampionit më prestigjioz të nacionalitetit shqiptar: Skënderbeut, por për Zogun kjo ishte një masë e përkohshme, me krenari e refuzoi atë dhe për të ripohuar pavarësinë e vet, dëshironte të bënte një zgjedhje të tijën.

E bëri mbi një fotografi ku ishte një vajzë hungareze, që ia kishte propozuar sekretari i tij. Zogu e refuzoi vajzën, por e mbajti fotografinë dhe e ftoi në Tiranë origjinalen: Ajo ishte Geraldine Apponyi, trashëgimtare e një familjeje të madhe hungareze e rënë nga vakti; nuk kishte asgjë përveç emrit dhe një fytyre të ëmbël, e njëjtë edhe në karakter.

Dasma u mbajt më 28 nëntor 1937, në njëzetepesë vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë (Shënim i përkthyesit: këtu, me shumë gjasa, kemi të bëjmë me një lapsus të vetë autorit, gjë e cila mund të ketë ardhur nga mos-thellimi apo neglizhenca e tij ndaj këtij detaji historik, pasi dihet tashmë se dasma në fjalë u zhvillua në prill 1938) dhe ishte një tjetër burim i fërkimit, këtë herë më të thellë me Italinë.

Jo vetëm për shkak se Zogu kishte refuzuar një nuse italiane, por edhe për kundërshtitë e vrazhda që iu bënë, veçanërisht nga motrat gjenerale, të dy përfaqësuesve italianë, të cilët ishin Çiano për qeverinë dhe Duka i Bergamos, i Shtëpisë së Savojës. Ishte më se e kuptueshme se: Kriza, për arsye të parëndësishme, ndodhej tashmë në ajër, por ka shumë mundësi që edhe acarimi i Cianos, t’i ketë dhënë një shtysë përshpejtimit të saj. Por as Zogu, në mungesë të një ideje, ose për shkak të krenarisë, nuk bëri asgjë për ta parandaluar atë.

Ndoshta ai mendonte se Italia nuk mund të bëjë pa të dhe sigurisht, u mbështet dhe nga të motrat për këtë bindje. Geraldina nuk mund t’i ofronte asnjë ndihmë, qoftë edhe me anë të këshillimit. Shumë e re në moshë (ajo ishte njëzet vjet më e re se ai) dhe pa përvojë, ajo e gjeti veten krejtësisht të papërgatitur për të luajtur rolin e vështirë të Mbretëreshës. Për më shumë, ajo ngeli menjëherë shtatzënë dhe burri i saj, edhe pse dukej shumë i dashuruar me të, vepronte ende si një mysliman, i cili nuk i jep rëndësi fjalës së gruas.

Por, sipas një tjetër hipoteze, ai kurrë nuk kishte pasur ndonjë iluzion në lidhje me stabilitetin e fronit të tij, përkundrazi, Zogu donte t’i jepte fund aventurës së tij në mënyrën më të hijshme, duke e shtyrë pavarësinë deri në sfidën e radhës. Ndoshta po përgatiste kthimin e tij në momentin kur rregullat e lojës europiane të kishin ndryshuar. Megjithatë, edhe pse i mungonte etika, atij nuk i mungonte karakteri.

Në fakt, u bë më se e qartë kur goditja gjermane në Çekosllovaki i dha Ciano-s një mundësi për të kryer planin e aneksimit të Shqipërisë, plan që “vlonte” prej kohësh. Ministri i Jashtëm kishte marrë urdhra që jugosllavët t’i kishin “duart e lira” për të vepruar në Shqipëri, sipas klauzolave të fshehta të traktatit të vitit 1937: Musolini kishte marrë në dorë raportet që e tregonin Shqipërinë si një vend “të pasur, të pasur me të vërtetë” dhe parashikonin një ndërhyrje të mundshme gjermane në atë zonë, për aq kohë sa kjo ndërhyrje  mbikëqyrej nga italianët.

Në këto përshkrime, “sociale” të Cianos, nuk mungonin edhe idetë anti-Zog. “Ky popull, ku kushtet e mjerimit në të cilat jeton, na sjell ndërmend fshatrat e largëta kineze përgjatë Jang-Ce….! “120,000,000 lirat e mjerueshme, të cilat përbënin buxhetin e shtetit, përdoreshin për blerjen e diamanteve, rrobave, makinave që motrat e Mbretit i reklamonin me pamaturi të vazhdueshme”. Falë kësaj taktike, Ciano, në maj të vitit ’38, arriti të bindte Duçen, të jepte aprovimin e një përgatitje të përgjithshme.

Ndërkohë, delfini i Duçes, i cili ishte jashtëzakonisht i pamatur në zgjedhjen e taktikave të politikës së tij, parashikoi edhe vrasjen e Zogut. Më 27 tetor të vitit 1938, ai vuri në dukje në ditarin e tij: “Aksioni fillon me vrasjen e Mbretit (duket se do jetë detyrë e Këshilltarit Koçi, përballë një tarife prej dhjetë milionësh), lëvizjet përgjatë sheshit, udhëzimi i bandave besnike ndaj nesh (pothuajse të gjithë komandantëve, përveç atyre të KMIA), lutje Italisë për ndërhyrje politike dhe ushtarake, nëse është e nevojshme, ofrimi i kurorës së Mbretit dhe aneksimi i mëvonshëm. Jakomoni siguron se çdo gjë mund të bëhet në bazë të rregullave, me një muaj paralajmërim.

“Një manovrim i tipit ‘Anschluss’ me pak fjalë, si aneksimi i Sudeteve. Deri në atë moment, Ciano kishte reaguar me iniciativën e vet. Ekzistonte tashmë një duel mes Cianos dhe Zogut, pra Musolini do e bazonte aprovimin ose pengimin e aneksimit, në përputhje me stadin e ngjarjeve në rend ndërkombëtar. Rënia e Stojadinoviçit, një mik i madh i Cianos, në Jugosllavi, kishte komplikuar akoma edhe më shumë situatën. “Duart e lira”, nuk mund të vepronin si më parë dhe Zogu e dinte mirë këtë. Ideja e vrasjes se Mbretit, ishte venitur. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 03 Maj 2026

Next Post

“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë...”/ Dokumentet e panjohura britanike

Artikuj të ngjashëm

“Në hetuesi më takuan me gruan time polake dhe duke qarë, ajo më tha: ‘E shikon atë njeri atje’, dhe vështroi nga Ferhat Matohiti, ai…”/ Dëshmia tragjike e vëllait të aktorit dhe regjisorit të famshëm
Dossier

“Komandanti Brigadës në Durrës, Faik Kolasi ka miqësi me shokun Kiço Mustaqi, në Komitetin Qendror me Gafurr Çuçin, me raki e qingja të pjekur, apo gjela deti…”/ Letra anonime dërguar  Kadri Hazbiut në ’81-in

May 2, 2026
“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë…”/ Dokumentet e panjohura britanike
Dossier

“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë…”/ Dokumentet e panjohura britanike

May 2, 2026
“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Pas demonstrative të marsit ‘81, me porosi të Enverit, Mehmet Shehu drejtoi përgatitjen e operacionit ‘Shpërthimi’, ku në rast se armata jugosllave sulmonte…”/ Ana e panjohur e raporteve serbo-shqiptare

May 2, 2026
“Kur erdha nga Franca në tetorin e ’44-ës, shkova në Berat ku ishte qeveria dhe Koci Xoxe e Malëshova, më folën shumë keq për Enverin, duke thënë…”/ Dëshmitë e rralla të shkrimtarit Petro Marko
Dossier

“Stefan Pitërs, anëtar i Misionit Ushtarak Amerikan në Tiranë, shkruan se; Enver Hoxha ishte i shqetësuar se mos Stalini ua jepte anglezëve Shqipërinë dhe…”/ Libri  “Sundimi pa pushtim – Shqipëria 1945-1948”

May 2, 2026
“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë
Dossier

“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë

May 1, 2026
“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982
Dossier

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

May 1, 2026
Next Post
“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë…”/ Dokumentet e panjohura britanike

“Majori Maclean, kapiten Smiley dhe unë, kaluam gjithë ditën duke bindur Mehmet Shehun që t’i sulmojë ata 20 gjermanë, por ai dhe komandantët e tij të batalioneve kishin frikë...”/ Dokumentet e panjohura britanike

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme