• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Stefan Pitërs, anëtar i Misionit Ushtarak Amerikan në Tiranë, shkruan se; Enver Hoxha ishte i shqetësuar se mos Stalini ua jepte anglezëve Shqipërinë dhe…”/ Libri  “Sundimi pa pushtim – Shqipëria 1945-1948”

“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Kalendari Historik 14 Janar 2023
“Kur Josif Broz Tito u takua me Stalinin dhe i paraqiti pretendimet për disa vende të Ballkanit, ai e pyeti për Shqipërinë dhe Tito i tha se; me Enverin…”/ Dëshmitë e panjohura të Liri Belishovës
Kalendari Historik 28 Nëntor
Kalendari Historik 22 Nëntor
“Komunistët e Titos që zbritën nga malet, të palarë e të veshur keq, në godinën e Bankës Italiane rrisnin pula, në vaskën e banjos, mbillnin majdanoz, s’e njihnin tualetin…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Memorie.al / Një dëshmi për Shqipërinë e periudhës së viteve 1945-1948, është konsideruar libri historik “Sundimi pa pushtim. Shqipëria 1945-1948”, me autor Luan Dodën, botim i Institutit të Studimeve të Evropës Juglindore. Autori, rreth të ‘80-ave, jeton në Bruksel, ndërsa botimi është vlerësuar si një punim shkencor që ballafaqon fakte e dokumente. Më poshtë kemi shkëputur një fragment ku jepen marrëdhëniet diplomatike të Enverit në këtë kohë me vendet e tjera, e sidomos superfuqitë:

Shqipëria në tavolinat e të mëdhenjve

Marrëveshje jozyrtare sovjeto-angleze: Stalini internacionalist nuk iu nda idesë së Carëve për mbizotërimin e Rusisë në Evropë. Në dhjetor 1941, në propozimet që Stalini i bënte ministrit të Jashtëm britanik, Idenit, për rregullim kufijsh pas lufte, kishte pasur kujdes që Shqipëria të mbetej një shtet më vete, pra të mos i përkiste Italisë, pjesërisht edhe Greqisë të cilave nuk do t’ua merrte dot.

Në anën tjetër, nga parimet e Kartës së Atlantikut, nënshkruar që në gusht 1941 nga Presidenti amerikan Franklin Ruzvelt dhe kryeministri britanik, Uinston Çërçill, si çdo vend tjetër edhe Shqipëria kishte të drejtë për pavarësinë e vet. Por, integriteti i Shqipërisë vihej në diskutim nga diplomacia britanike, e cila duke mbajtur për aleate qeveritë greke dhe jugosllave në mërgim në Londër, sipas një memorandumi të gjatë të Pirson Dikson, drejtuar Forin Ofis-it me titull;

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas demonstrative të marsit ‘81, me porosi të Enverit, Mehmet Shehu drejtoi përgatitjen e operacionit ‘Shpërthimi’, ku në rast se armata jugosllave sulmonte…”/ Ana e panjohur e raporteve serbo-shqiptare

“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë

“Shqipëria: Qëndrimi i tashëm i Qeverisë së Madhërisë së saj”, pranonte lakmitë e të dyja palëve, në Jug e në Veri, duke e parë mundësinë e pavarësisë së një Shqipërie të cunguar vetëm brenda një konfederate ballkanike, për krijimin e së cilës në janar-shkurt 1942, Britania inkurajonte qeveritë e dy vendeve, dhe për të cilën në shkurt 1942, Ideni shprehte optimizëm në Dhomën e Komunave. Në prill miratonte edhe memorandumin e Diksonit.

Me mendimin se pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik do të ishte e vetmja fuqi e madhe në kontinent (Franca dhe Italia do të dilnin të dobësuara), në maj të vitit 1944 Moska arriti një marrëveshje në parim me Anglinë për ndarjen e zonave të influencës në Evropë.

Marrëveshja parashikonte tri zona, nga të cilat njëra mbetej neutrale. Në zonën e Bashkimit Sovjetik, veç të tjerash, parashikoheshin edhe vendet sllave të Ballkanit (Jugosllavia e Bullgaria), si dhe Greqia. Shqipëria nuk përmendej, por në kontekstin gjeografik nënkuptohej brenda zonës në fjalë.

Marrëveshja e “përqindjeve”!

Më 9 tetor 1944, Çërçilli u takua në Kremlin me Stalinin; ishin të pranishëm Ministrat e Jashtëm, Iden dhe Molotov, ambasadori i Britanisë së Madhe në Moskë, Klark-Ker dhe dy përkthyes. Kryeministri anglez tregon se; “kur erdhi çasti për biznes”, i tha Stalinit se, për të ruajtur interesat e secilës palë në Ballkan e, pra për të “shmangur përplasje për hiçmosgjë, si do t’ju duket të keni nëntëdhjetë për qind epërsi në Rumani, kurse ne të kemi nëntëdhjetë për qind përparësi në Greqi dhe të jemi gjysmë për gjysmë në Jugosllavi”?

Ndërsa po bëhej përkthimi, shënoi në një gjysmë flete të cilën ia kaloi Stalinit: Çërçilli shkruan se Stalini; “shënoi një spunto të madhe mbi letrën dhe e ktheu atë mbrapsht”. Duke shprehur mendimin se dukej cinike sjella e tyre që kishin vendosur, për një çast, të ardhmen e miliona njerëzve, Çërçilli propozoi që letra e cila kishte mbetur mbi tavolinë, të digjej.

Stalini u përgjigj: “Jo, ruajeni”. Të nesërmen Çërçilli porosiste Iden-in: “Mbrëmë nuk e përmendëm Shqipërinë, por personalisht mendoj se duhet të ngulim këmbë sovjetikët për një marrëveshje 50 me 50 për qind. Është e natyrshme që Ideni ta ketë shtruar çështjen qoftë edhe nga mirëkuptimi që ekzistonte në atë kohë për lëshime reciproke, qoftë në ngjashmëri me Jugosllavinë, problemi shqiptar duhet të ketë mbetur 50 me 50.

Cilat do qofshin interpretimet që i janë dhënë ujdisë fluide të “përqindjeve”, duke filluar nga ato të vetë kryeministrit anglez, nuk do të kalonte shumë kohë që kjo të humbiste çfarëdo lloj vlere, sepse Moska, pavarësisht nga hapat formale, ndërmori të gjitha llojet e manovrimeve për t’i dhënë sistemit komunist epërsinë qind për qind, kudo që shkeli Ushtria e Kuqe. Më pas Anglia dhe ShBA-ja morën masa dhe e fshinë 10-përqindëshin sovjetik në Greqi.

Konferenca e Jaltës (e Krimesë): Kryetarët e tri Fuqive të Mëdha Aleate; Presidenti i ShBA-së Ruzvelt, Presidenti i Komisarëve të Popullit të BRSS-së (Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike), Stalin, dhe kryeministri i Britanisë së Madhe Çërçill – të shoqëruar nga ministrat e Punëve të Jashtme, nga shefa ushtarakë dhe nga ambasadorët përkatës, u mblodhën në Jaltë të Krimesë më 4-11 shkurt 1945, për të vendosur kushtet e kapitullimit të Gjermanisë dhe për bashkërenditjen e përpjekjeve për t’i dhënë botës së pasluftës paqe dhe siguri.

Në ditarin e vet, Çërçilli shkruan: “Jalta: Projekte për paqen botërore”. Por, nuk janë të paktë studiuesit që e vlerësojnë Jaltën si projekte për ndarjen e botës. Mbledhja e parë plenare u zhvillua më 5 shkurt. Merrnin pjesë 23 veta, duke përfshirë tre përkthyes. Ndër vendimet që u morën në Jaltë, ishte dhe përcaktimi i kritereve për ngritjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe për pjesëmarrjen në të. Për këtë u vendos të mbahej një konferencë në San Francisko të ShBA-së, më 25 prill 1945.

Meqenëse kishte mjaft vende që nuk e kishin nënshkruar Deklaratën e Kombeve të Bashkuara, si dhe të tjera që nuk i kishin shpallur luftë Gjermanisë, u hap një diskutim për të krijuar mundësinë e thirrjes së tyre në San Francisko. U pranua propozimi i Çërçillit, që të ftoheshin në konferencë të gjithë ata shtete që do t’u shpallin luftë Gjermanisë dhe Japonisë, deri më 1 mars.

Për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me qeverinë komuniste shqiptare, anglo-amerikanët nuk e lajmëruan këtë për të bërë hapin e duhur formal: shpalljen luftë Gjermanisë. Por, edhe Moska, që kishte një Misionin Ushtarak në Tiranë, nuk e njoftoi kryeministrin shqiptar në mënyrë që qeveria e Tiranës t’i shpallte luftë Gjermanisë, dhe jo formalisht, se në atë kohë ishin dy divizione të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë që, të bashkuara Ushtrisë së Titos, ndiqnin forcat gjermane në ikje nga Jugosllavia.

Vetvetiu shtrohet pyetja; pse mund ta ketë sakrifikuar Stalini një votë në favor të tij në OKB, atë të Shqipërisë komuniste, në një kohë kur kërkonte dhe mori miratimin e aleatëve perëndimorë që dy nga 16 republikat e Bashkimit Sovjetik, Ukraina dhe Rusia e Bardhë, të ftoheshin në Konferencën e San Franciskos, si shtete sovrane!

Mendojmë se Kremlini nuk dyshonte për besnikërinë e Partisë Komuniste të Shqipërisë, sepse me kohë kjo kishte rënë në duart e Titos. Supozimi ynë është se nuk dëshirohej njohja ndërkombëtare e Shqipërisë, sepse mund të sillte komplikime për realizimin e një projekti të Moskës, që titullohej; “Ndërtimi i Ballkanit pas lufte (Jugosllavi, Bullgari, Maqedoni, Shqipëri)”. Shqipëria u përmend në Jaltë, por jo në seancat zyrtare në të cilat, Tre të Mëdhenjtë folën shumë herë për fqinjët e saj e për vende të tjera të afërta. Këtu poshtë po ndjekim Artur Konten.

Në darkën që shtroi Çërçilli, dollia e parë ishte; “për një paqe njëqindvjeçare”. Stalini shtoi se ishte detyrë vetëm e të Mëdhenjve, për ta ruajtur atë. Sipas tij, do të ishte qesharake që në OKB-në që po ndërtohej, Shqipëria të ishte e barabartë me Bashkimin Sovjetik, se nuk ishin të detyruara Fuqitë e Mëdha të derdhnin gjakun për t’i çliruar. “Jam dakord – tha – me Shtetet e Bashkuara dhe me Britaninë e Madhe, për t’i mbrojtur të drejtat e fuqive të vogla, por nuk do të pranoj kurrë që çfarëdo vendim apo aksion i Fuqive të Mëdha, t’i nënshtrohet vendimit të të vegjëlve”.

Ruzvelti qe dakord se Fuqive të Mëdha u takonte përgjegjësia më e madhe e që paqja duhet të shënohej nga tri fuqitë e përfaqësuara në këtë tavolinë, por gotën e ngriti “për respektimin e të drejtave të kombeve të vegjël”. “Jugosllavia, Shqipëria e vende të tjera si këto – tha në atë dolli Stalini – nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë tavolinë.

A doni që Shqipëria të ketë të njëjtin status me Shtetet e Bashkuara? Ç’bëri Shqipëria në këtë luftë, për të merituar një vend të tillë? Duhet ne të tre të vendosim si ta mbajmë paqen në botë, paqe që do të ruhet vetëm po e mbajtëm ne të tre”.

Duke filluar nga 7 shkurti, gazeta “Bashkimi” ka botuar lajme të ndryshme nga bota mbi jehonën ndërkombëtare të Konferencës së Jaltës. Në artikujt e botuar flitej edhe për vendimet e marra aty, pa përmendur në asnjë rast shpalljen e luftës Gjermanisë e Japonisë.

Stefan Pitërs, anëtar i Misionit Ushtarak Amerikan në Tiranë, shkruan se; “Enver Hoxha ishte tepër i shqetësuar se mos Stalini ua jepte anglezëve Shqipërinë dhe ishte kjo arsyeja që e detyroi atë të shkonte personalisht për herë të parë dhe të fundit në Zyrën e Shërbimeve Strategjike (OSS) Amerikane në Tiranë më 11 shkurt, në një përpjekje të qartë për të mësuar nëse çështja e Shqipërisë kishte qenë trajtuar në Konferencën e Jaltës.

Pas një takimi tjetër me Hoxhën më 19 shkurt, Pitërsi i shkruante qendrës së vet për ankesat e qeverisë shqiptare se i mungonte informacioni nga Konferenca e Jaltës mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe se anëtarët e qeverisë e ndiejnë veten se po trajtohen padrejtësisht dhe se vendi i tyre po bllokohet nga pjesa tjetër e botës”.

Më 25 shkurt “Bashkimi” botonte në faqen e parë lajmin se Turqia dhe Egjipti i kishin shpallur luftë Gjermanisë dhe Japonisë. Gjatë afatit prej 17 ditësh, kur vende të ndryshme i shpallën botërisht luftë Gjermanisë, qeveria shqiptare nuk lëvizi. Kështu Shqipëria e humbi rastin për të marrë statusin e “vendit aleat”.

Në 10-ditshin e fundit të marsit, qeveritarët e Tiranës organizuan manifestime të gjera popullore nëpër qytete të vendit, ku kërkohej njohja e qeverisë dhe thirrja e Shqipërisë në Konferencën e San Franciskos. Më 29 mars 1945, pak javë përpara se të fillonte Konferenca e Jaltës, ku morën pjesë 50 shtete, Enver Hoxha u drejtoi një kërkesë kryeministrit Çërçill, Mareshallit Stalin dhe Presidentit Ruzvelt, të cilëve u kujtonte se akoma nuk kishte marrë “asnjë ftesë” për pjesëmarrje në atë konferencë.

Si për të shkaktuar një buzëqeshje ironike, do të thoshim sidomos te Stalini, vazhdonte: “Ndër shtetet që kanë luftuar krah për krah me shtetet aleate për të mposhtur Gjermaninë hitleriane, Shqipëria zë një vend të rëndësishëm për hir të luftës së pareshtur që ka bërë kundër armikut të përbashkët”.

Më 11 prill, SHBA-ja ktheu përgjigje me tre argumente: Konferenca nuk ishte për paqen, por për organizimin ndërkombëtar; ftesat u janë dërguar qeverive që janë njohur; kriteret për ftesat janë miratuar prej kohësh dhe ishte e pamundur rihapja e diskutimeve për procedura tashmë të mbyllura. Qeveria britanike i komunikoi Hoxhës se përgjigjja e saj ishte e njëjtë me atë të SHBA-së. Nuk dimë gjë për ndonjë përgjigje nga ana e Moskës.

Edhe në janar 1946, në një konferencë, shtypi Hoxha do të shprehë habinë; “pse nuk u thirr vendi… në San Francisko”?! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe...”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë

Next Post

“Pas demonstrative të marsit ‘81, me porosi të Enverit, Mehmet Shehu drejtoi përgatitjen e operacionit ‘Shpërthimi’, ku në rast se armata jugosllave sulmonte...”/ Ana e panjohur e raporteve serbo-shqiptare

Artikuj të ngjashëm

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Pas demonstrative të marsit ‘81, me porosi të Enverit, Mehmet Shehu drejtoi përgatitjen e operacionit ‘Shpërthimi’, ku në rast se armata jugosllave sulmonte…”/ Ana e panjohur e raporteve serbo-shqiptare

May 2, 2026
“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë
Dossier

“Pas nënshkrimit të ‘Traktatit Franko-Jugosllav’, një traktat bashkëpunimi u arrit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, për një periudhë 20 vjeçare dhe…”/ Kujtimet e ish-ambasadorit amerikan në Tiranë

May 1, 2026
“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982
Dossier

“’The Christian Science Monitor’, më 19 qershor 1973, jepte mesazhe për ulje tensioni midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, afrimi amerikan-kinez e çarja shqiptare-kineze…”/ Dokumentet sekrete amerikane të vitit 1982

May 1, 2026
Memorie.al
Dossier

“Pakti i Romës në janar 1920, nuk qe pengesë që Qeveria italiane, në qershor të vitit 1924, ta ndihmonte kryengritjen e Fan Nolit kundër Zogut dhe…“/ Ana e panjohur e synimeve serbe ndaj Shqipërisë

May 1, 2026
“Mugosha dhe Miladini, ndikuan ndjeshëm në vendimet e marra nga ana e Enverit dhe PKSH-së, si dhe në Shtabin e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Dëshmitarët e paktë të mbetur gjallë, thonë se nacionalisti Haki Taha e vrau komunistin Milladin Popoviq, që kishte bashkëpunuar ngushtë me Enverin, pasi…”/ Misteri i vrasjes së bujshme në marsin ’45-ës

April 29, 2026
“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912
Dossier

“Për Serbinë e Mesme dhe Malin e Zi, lugina e Drinit është e vetmja rrugë për Adriatik, kurse hekurudha e rëndësishme Danub – Adriatik…”/ Ana e panjohur e Konferencës së Londrës më 1912

May 1, 2026
Next Post
“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in

“Pas demonstrative të marsit ‘81, me porosi të Enverit, Mehmet Shehu drejtoi përgatitjen e operacionit ‘Shpërthimi’, ku në rast se armata jugosllave sulmonte...”/ Ana e panjohur e raporteve serbo-shqiptare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme