• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, April 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, trofè vetiake të shqyem të nji formacioni jugor…”/ Libri i Julian Amery, për masakrat e partizanëve gjatë luftës

“U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, trofè vetiake të shqyem të nji formacioni jugor…”/ Libri i Julian Amery, për masakrat e partizanëve gjatë luftës
“Babai im, ish-kryeministër, senator dhe komandant i Luftës së Vlorës, në shenjë hakmarrje u vra nga italianët në ‘43-in, por komunistët, na…”/ Historia tragjike e familjes Koculli
“Penda e Koliqit shkruente se; Mustafa Kruja ushtroi, pa lakime, normat mâ fisnike të burrnís shqiptare, ai deshi ma fort Shqipninë se popullaritetin e vet, pasi…/ “Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Në vitin 1995, takova Julien Amery në shtëpinë e tij në Londër, i cili më tha; pse Josif Broz Tito, refuzoi të rrëzonin Enver Hoxhën dhe…”?! / Rrëfimi nga Anglia, i gazetarit të njohur shqiptar
“Ministri i Jashtëm i Italisë, Galeazzo Ciano, shënon në ditarin e vet qi; vûmja e Mustafa Krujës në postin e kryeministrit, ishte si një përgjigje ndaj…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
“Shihni në ksulat e çetnikvet, të këtyne idealistëve palaço, shqipen dy krenare me nji hyll të kuq në mest. E kanë bâ gati edhe flamurin e asaj republike të kuqe…”! / Fjalimi i kryeministrit Merlika, në 1942-in

Memortie.al / “Kuvend letrash me miqtë”, letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët. Janë 11 vjet letërkëmbim me fratin pukjan që e gjeti firmëtarin krutan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë”. Kjo është një nga letrat më befasuese që Mustafa Kruja i dërgon fratit françeskan, që lidhet me një nga ngjarjet më të dhimbshme të luftës civile mes shqiptarëve. Për këtë Mustafa Kruja vë në dijeni priftin për një artikull të shkruar në gazetën italiane “Il Tempo”, ku përshkruhet ngjarja e misionit anglez për të hedhur në erë urën mes Krujës dhe Shkodrës. Por ky mision dështoi, pasi të nesërmen anglezët dëgjuan të qeshurat e shqiptarëve mbi vëllezërit e tyre, po shqiptarë, të veriut, që u kishin masakruar veshët.

Në vëllimin e katërt të serisë së letërkëmbimeve të Mustafa Krujës me miq e bashkëpunëtorë, personalitete të jetës politike e kulturore të Shqipërisë të fushave të ndryshme, të botuara nga “OMSCA-1”, ky konsiderohet më i ploti e ndoshta më interesanti për lexuesin, pasi paraqet një letërkëmbim mes dy personalitetesh krejt të ndryshëm nga mosha e nga formimi, por me një ndihmesë të çmuar në kulturën kombëtare që, nëpërmjet bisedës së tyre letërare, marrin në shqyrtim e ftillojnë ndodhi e tema të ndryshme të historisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të shkuar.

Njëri ishte një protagonist i jetës politike, por edhe i asaj kulturore, njëri nga firmtarët e Dokumentit të Pavarësisë, pjesëmarrës në shumicën e ngjarjeve që shënuan historinë e shtetit shqiptar në tridhjetë vitet e para të qenies së tij. Tjetri ishte një frat françeskan, një ish-mësues historie në liceun “Illyricum”, që e kishte bërë hulumtimin e kësaj lënde qëllimin kryesor të jetës së tij, krahas atij të shërbyesit të fesë.

I ndante një ndryshim moshe prej njëzet vitesh, por i bashkonte dëshira e studimit të thellë, dashuria për vendin e tyre, ngulmimi në kërkimin e së vërtetës historike, shpresa, e mbetur vetëm në kufijtë e termit, për të parë një Shqipëri demokratike e dinjitoze. Letërkëmbimi filloi një ditë prilli të vitit 1947, kur Atë Paulini, që jetonte në Bolzano, në një kuvend ku kryente detyrën e meshtarit, merr vesh se në Ortisei, një lokalitet turistik i Trentinos, një nga vendet më të bukura të Italisë, banonte Mustafa Kruja, një emër i njohur i jetës shqiptare. Vendos t’i shkruajë për të vendosur një lidhje me të.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës

“Botimi i hartës më 1902, si dhe rëndësia madhore për ta zbuluar atë më në fund, për të saktësuar kështu zanafillën dhe pikënisjen e hartografisë shqiptare…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Faik Konicës

“Letra e fratit pukian e gjeti firmëtarin kruetan në një gjendje të vështirë shpirtërore “pa familje, por me uzdajë se nji ditë e shoh, veçse pa miq përgjithmonë. Një letërkëmbim 11 vjeçar nga vende e kontinente të ndryshme, gjithmonë duke u bërë më i ngrohtë, më i hapur, mes dy përfaqësuesish brezash të ndryshëm, që i lidhte jo vetëm fati i përbashkët i të mërguarit politik, por edhe dhimbja e përbashkët për fatin e Atdheut, të cilit i kushtojnë frytin e mundit të mendjeve të tyre në studimet e vazhdueshme për historinë e tij”, – shkruan trashëgimtari i Mustafa Krujës, Eugjen Merlika.

Këto letra bëjnë pjesë në vëllimin e katërt, ku letërkëmbimi i pasur i Mustafa Merlikës-Kruja, i përfshirë në katër vëllime, jep dimensionin jo vetëm të këtij personaliteti, por dokumenton e zbardh shumë anë të errëta të historisë sonë në periudhën më delikate, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, kur pushtetin e morën komunistët.

                          Letra e At Paulin Margjoka dërguar Mustafa Merlika Kruja

BOLZANO, me 10 qershuer 1951

Shum i dashtuni Mik,

Dje e mora letrën e gjatë tanden e Të falem nderës fort e fort, si për oroe gramatikore si edhe për tfillime randësíplote qi më bani mbi çashtjet t’ona historike. Posaçe të falem nderës edhe për pjesën e Ditarit të Ciano-s, qi siellet mbi Shqypnín t’onë të dashtun. Deri tash nuk kam pasë rasë endè me e shtî në dorë Ditarin e Ciano-s e, as me e lexue jo.

Sa për at lutjen, në lidhje me t’shkuem t’em n’Austrí, un po të lutem rishtas qi, edhe nder kushte të vështira qi Ti po m’i parashtron kjárt e açik në letrën tande të gjatë, t’a provojsh nji herë me i a përmendë Mbretit ket punë shqip, si thue Ti. Ju thoni në letër se nuk pritoni t’a shpenzoni ket fyshek për hatër t’em, edhe po nuk duel gjâ. Kshtu nemosè mund t’i tham ndërgjegjes s’eme se të tana rrugët possibili e imaginabili i kam provue.

Por sá t’a keni shprazë ket fyshek, qi s’vret kurrkënd, posë se shum-shum – po shkrepi keq! – veç idealin t’em, të keni mirsín me më shkrue menjëherë. Po duel gjâ, kujdesonju me ba të më dërgohet sa mâ shpejt. Po nuk duel gjâ, më njoftoni gjithnjë sa mâ parë. Njandej kah 15 korriku e kam nder mend me u nisë për Graz, edhe po nuk mora kurrgjâ prej anës s’andejshme të Mesdheut.

Vetë natyrisht, para se t’i tham lamtumirë Bolzanos, do t’a dij se ku jam me punë të mija. Kúr ta dij e kúr të kém mjetet e duhuna për me ndejë në Graz për të gjatë kohë, at herë i tham Bolzanos nji “endgültiges” lamtumirë, perndryshej do të dahem prej këndej pa lamtumirë, mbasi vetë do t’a la rrugën çilë për çdo eventualitet. Nuk mundem me u thânë ktyne të ktushemve lamtumirë e mandej, mbas dy-tre muejsh, me kenë i ngushtuem me kthye prap te kta.

Prá Të lutem të më dergojsh nji pergjegje sa mâ të shpejtë kso here. Po duel gjâ, rrugët me dërgue pare i dieni. Me assegno bancario, në nji letër të porositun mund të dërgojë pare sa të duej njeri. Me ket letër prandej nuk po Të baj veç nji pvetje krejt të lehtë e kte po e marr prej sa lexova në fletoren italiane “IL TEMPO” para do kohet. Ndoshta e keni lexue edhe Ju ket artikull të “TEMPO”, megjithkta nji copë të mirë t’artikullit po t’a kopjoj ktu:

Misjoni ingliz, qi kishte vetëm pak mitroloza, ndonji ordinancë italian të marrun prej divizioneve t’ona të shpërndame mbas 8 shtatorit, disa radio dhe disa thasë të “kalorësisë së Shën Gjergjit”, d.m.th. Stërlina ar, e kuptoi mbas pak muejsh qëndrimi në malet e Ostrenit (ku janë), se gjendja e mbrêndshme e “Vendit të Shqipevet” ishte ndryshme nga ç’dukej prej së jashtëmi.

Pasqyra e mbrêndshme e fisevet, të ndryshme për racë, fe, zakone e qytetnim, ishte e paprekun: misioni komunist kishte bâ për vete vetëm trevat e Elbasanit e të liqenit t’Ohrit ; për me bâ kundër gjermanëve pjesën tjetër të Shqipnisë, duhej nji lojë shahu e ngatrrueme dhe e vështirë. Sidomos fiset veriore e perëndimore, mâ të pasuna, qi me qejf prireshin drejt Amerikës dhe Anglisë, kërkonin armë: këto i duheshin, së pari për të luftar ndërmjet vetit, së dyti për të luftuar fiset jugore, pak a shumë të lidhun me komunistët, së treti të luftonin gjermanët.

Aleatët perëndimorë nuk i çuen kurrë ato armë, mbështetën me ndonji shumë paresh e me mija fjalë Abaz Kupin, nji eksponent me prirje perëndimore dhe mbrritën deri n’atë pikë sa me hedhë me parashutë mitraloza e pushkë vetëm në zonat e kontrollueme nga Hoxha. Nji gabim fatal, frut i rravgimit qi shihte në rusët “demokratët” e mëdhenj të shekullit, “liberalët” bujarë, shpëtuesit e popujve të shtypun.)

Historia e këtij gabimi tregohet imtësisht në nji libër të botuem tash vonë nga J. Amery (bir i nji ministri në qeverinë inglize të luftës, vlla i tradhtarit qi flitte në Radio-Berlini e qi ma vonë u var në Londër ) dhe ndihmës i kryetarit të misionit, kolonelit Mac Lean. Libri shpjegon edhe origjinat e frymës së tashme anti-britanike, e vetmja frymë qi ven në nji mendje të gjithë shqiptarët, dhe me idhnim tregon për premtimet e aleatëve, të pambajtuna për hir të sovjetikëve.

Nji natë, tregon ndër të tjera Amery, inglizët kishin çue nji grup sabotuesish shqiptarë me hedhë n’erë nji urë në rrugën Krujë – Shkodër; urdhnat ishin të preme, mos me u marrë me njerzit, gjermanë a italianë a epirotë qofshin, por vetëm me shtyllat e urës. Të nesërmen, në të gdhime të ditës, oficerët inglizë u zgjuan në strehët e tyne prej të qeshunave me zâ të naltë të të kthyemve nga misjoni; duelën gjymsë të përgjumun nga çadrat, shkuen te sheshi i fushimit e panë shqiptarët, të mbledhun gjithë qejf rreth nji pike të livadhit, mbi të cilën kishin shtri nji çarçaf çadre.

U afruen dhe u ngriu gjaku: mbi çarçaf ishin rrjeshtue 50 veshë njerzish, 50 trofè vetiake të shqyem prej po aqë shqiptarësh të nji formacioni jugor, të kapun befas gjatë operacionit. “Po ura”?! pyeti Amery. Mâ vonë u kuptue se ura ishte ende e paprekun, sa i kishin gërvishtë pak nji shtyllë. Ngacmimi i masakrës së kryeme kundrejt bashkatdhetarëvet, i kishte pengue sabotatorët të veprojshin me metodë e matuní)

Mue m’intereson ma së fortit me dijtë a âsht i vertetë ky fakti i urës, të cillen partizanët e Amery paskan harrue me e prishë, vetem pse paskan pasë kenë marrë mendsh prej 50 veshve qi u paskan pasë ndukë shqyptarve-vllazen të jugut kta shqyptarët e nordit. Shqyptari e ka pasë perpara zanát qi kúr e ka vrá të vëllán e vet shqyptár, po pat kenë rrzue ky i shuemi e rá dekun mbrapshtë, me shkue e me e drejtue mbarë. E tash, në ket luften mbrame po paska pasë ksi shqyptarësh “heroj”, qi po paskan martirizue e i a paskan ndukë veshët vëllazënve të vet të dekun.

Shka thoni ju per ket fakt? Un natyrisht knaqem fort po kje ky fakt nji rrenë e, jo tjeter. Me gjithkta edhe europjant e vetqujtun të civilizuem, kanë dhânë prova të kjarta mizorijet edhe mâ të mndershme se kta veshët e ndukun Shqyptarvet prej Shqyptarsh, e prandej edhe po kjém na Shqyptarët mizorë, kemi shokë boll n’ Europen e civilizueme.

Edhe tjerat sende t’artikullit nuk janë gjithaq precize e të sakta, por kto nuk keni nevojë me m’i spjegue kso heret, pse nuk âsht kohë gjithaq, mbasi pergjegja e Jote do të më mrrijë nji grimë mâ shpejt se tjera herë. Per sot e ka mjaft! Me gjithë zemer Të falem nderës qysh tash per at fyshekun qi po të duhet me e shprazë per mue, e shpresoj se nuk do të dalë nji fishek qorr.

                    Shum shëndet e të mira Të dergon

                              Miku yt si përherë

                             P. Margjokaj O.F.M.

Ramleh (Aleksandrí), 25. 6. 1951

Letra e Mustafa Merlika Kruja dërguar At Paulin Margjokajt

I dashuni Atë,

Mâ shpejt se kështu nuk mujta t’i përgjigjem letrës s’Ate me 10 k.m.. E në qoftë se përgjegja s’ka me Të kënaqun, un s’kam faj. Shpresa s’Të kam pasë dhânë, e në qoftë se ka me dalë gjâ, sado e vogël, t’i a dijsh për nder kâmbënguljes s’ate mâ fort se ndërmjetimit t’em.

Fola, pra, me Mbretin, i a lexova tekstualisht fjalët qi i perkasin çâshtjes e i shtova sa dijta e sa mujta edhe prej vetiu. Para se t’i përgjigjet thelbit të çâshtjes, reakcjon’i parë i tij qe nji farë çudije disaprovuese për sa i përket vêndit për ku Ti je nisun, të cilin ai s’e gjet të përshtashëm qëllimit. “Me lânë Italín, me Napël, Venedik e sidomos, Romë e Vatikan e, me shkue në Graz për me bâmë studime mbi historín shqiptare, un s’e kuptoj” – më tha.

“Sidoqoftë, shtoi mbandej, sa kërkon urata”? I u përgjegja se s’Të përkitte Tý me caktue e se ai vetë, po të donte, mund T’epte sa të mundte e sa t’i lente në zêmër. Por ai nguli kambë qi Ti t’i paraqitshe nji cifër minimum qi mundet me Të hŷmë në punë e, ai mandej do të matte mundsín e vet e do të vëndoste mbi atë bazë. E e mbylli këtë bisedë tue më thânë: “Por mos rri pa i a kallzue edhe objekcjonin qi bâna rreth vêndit të studimevet”.

Mbi artikullin e Tempo-s nuk dij me të thânë kurrgjâ. Librin e Amery-t s’e kam këndue, se s’e dij inglishten. Sa për veshët e premë, âsht nji çashtje qi mund të hetohet në Romë prej Abaz Kupit, në qoftë se ke atje ndonji mik.

Kjo ndoshta âsht mâ e shkurta letër e ime qyshse kemi fillue korespendencën bashkë.

                       Me shëndet e gjithë të mirat

                                Mustafa Kruja

BOLZANO, me 9 Korrik 1951

Letra e At Paulin Margjoka dërguar Mustafa Merlika Kruja

Fort i dashtuni Mik,

Letra e Jote më mrrijti fort mâ shpejt se e mendova. Vetë kjeçë per nji javë jashta Bolzanos e, kjo âsht arsyeja pse vetem sot po i pergjegjem letres s’Ate, e cila më rá në dorë dje, sa ktheva në gjytet.

Objekcjoni i Mbretit rreth vendit të studimeve âsht krejt me vend. Mue veç m’ â dashtë me zgjedhë ket rrugë per me u skapullue prej Bolzanos, ku tash pesë vjet jam kenë i lidhun me ket kuvendin e ktushem. Hapi i parë i emi do të ishte po ky: njiherë me braktisë Bolzanon ku m’u dote me veprue per tjerë, pa pasë asnjë dobí vetë e aq mâ pak atdheu i em. E ket hapin e parë nuk pata si e baj ndryshej veç tue lypë me shkue n’Austrí. Me pasë lypë me shkue në nji tjeter gjytet t’Itales, do t’më ishin pergjegjë: “Shko, veçse në vjeshtë ktheju prap në Bolzano”, – me vazhdue si kam veprue tash 5 vjet e tektej.

Âsht e dijtun se kërkova me shkue në Graz, pse Vjena âsht e vshtirë me u arrijtë, mbasi do të kalohet gardhi i hekurt. E vetë nuk kam veçsè lejen me u ndalë nder zonat e tri pushteteve prendimore. Arsyeja pse vetë kam zgjedhë Austrín âsht kjo: studimet e mija mbi historín shqyptare perqandrohen mâ së fortit mbi perjudhen e historis moderne të popullit shqyptar. E rolin mâ të madhin në historín shqyptare të ksaj periudhe e ka luejtë Austrija, e prandej ktu gjindet mâ shum se kurrkund materjal per t’u shfrytsue. Si Të thash, në Graz shkoj vetem pse s’mundem me arrijtë Vjenen. Mâ vonë shpresoj se do të ndrrojnë punët e do të mund të shkoj edhe në Vjenë.

Me kaq nuk don me thânë se vetë do të braktisi Italín me Napull, Venedik e Romë. Al contrario! Vetë jam i ngushtuem nemose krye 6 muejsh me ardhë në Italí, tue kenë se il visto di reingresso ngjatë vetëm 6 muej e do të renovohet. E mandej Pasaporti ngjatë edhe ai vetem 1 vjetë e edhe ky do të renovohet per gjith vjetë me të gjitha shpenzimet qi bjen kjo punë, tue mos harrue dhe vistimet e ndryshme t’Austrís e t’Aleatvet. Vetem kso heret ka kushtue mâ se 6 mijë lira me shti në dorë kto letra. Mue më duhet me doemos me kalue disá muej n’Italí e ket kohë do t’a perdori per me shkue e me u ndalë veçanerisht në Romë, ku âsht materjal boll per t’u shfrytëzue, mbasi Italija bashkë me Austrí kanë diftue interesë të madhe per çashtjen shqyptare.

Shka vetë mâ fort kerkoj, janë relacjonet e popullit shqiptar me popujt slav, sidomos serb e malazez e neper kta “klysht e Rusís”, edhe relacjonet t’ona me kta harushat e verit. Per ket âsht Austrija vendi mâ i pershtatshmi, mbasi si në Graz si dhe në Vjenë janë fakultete të posaçme per slavologí. Në Graz janë shum slavolog të permendun e edhe biblioteka e ktij universtetit âsht fort pasun me vepra qi interesojn punët e Balkanit e veçanerisht punët e Shqypnís. Në ket gjytet dishroj vetë me u specializue. In mancaza di Vienna, kam zgjedhë Graz-in.

Mbreti po lypë prej mejet qi të paraqes nji çifer minimume. Ket planin t’em qi kam ba, do t’a zbatoj mbrenda nji kohet prej 2-3 vjetsh. Mbas tana gjasësh ka me m’u dashtë edhe qi të shkruhem nder kurse specializimit n’ universitet t’ Graz-it. Prandej nji minimun kohet prej dy vjetsh deri në nji maksimum prej trí vjetsh ka me m’u dashtë. Natyrisht jo tanë ket kohë do t’a kaloj në Graz. Shum kohë do t’a kaloj n’ Itale, po kje kollaj, edhe nder vende të tjera, veçanerisht në Francë.

E shuma minimume qi mue do të më hyjë në punë per dy vjet siellet rreth 1200 dollarësh. Ka 1 dollar në ditë do t’i epet kuvendit ku herë mbas heret do të jetoj. Si T’a kam pasë spjegue edhe nji herë tjeter, kúr njani nesh jeton në nji kuvend perpá punue per te, por per vedi, si âsht ne ket rasen t’eme, ai kuvend do të paguehet. E unë shpresoj se me 1 dollar në ditë do të jén konend. Teprica qi jet më nevojitet per shpenzimet tjera gjithfarësh, sikurse janë: fotografim dokumentash, udhtime, iscrizione ai corsi di specializzazione të lidhuna me taksa, mandej do të blehet tesh e parë ndoj liber etj. etj. Jam mundue me caktue nji minimum, pse drue se mos po lypi shum. Shpresoj se as Mbretit nuk ka me i u dukë shum një shumë 1200 dollarësh per dý vjet.

Âsht e dijtun se Mbreti nuk ka nevojë me m’a dergue ket shumë krejt me njiherë. Mund t’a dajë në dý rata: gjysën tash e gjysën vjeten qi të vijë. Po desht me caktue rata edhe mâ të vogla, per mue âsht barabar. Kur të jém i sugurtë per shumë qi marr, âsht njisoj sikur e marr. Un dij se si me u rregullue: mndyren se si do të më niset kjo shumë do t’a shqyrtoni ju andej, pse vetë nuk i dij rrethanat e atjeshme. Ju mund të pvetni në ndoj bankë e ato kanë me dijtë se si mund të dergohen pare per Austrí, prej Egjiptit. Adresa e eme âsht kjo:

“P. Paulin Margjokaj- Franziskanerkloster – Graz (Austria).

Shikjoni, veç qi shuma e pareve, në trajtë çekut a sido të vijë, të më mërrijë në dorë drejt per drejt mue, perpá e pá tjerët. Arsyeja âsht se kur t’a dijn kto të kuvendit se vetë marr pare prej Mbretit, at herë lypin fort mâ shum. E vetë nuk e kam kurrkund menden me u dhânë mâ teper se 1 dollar në ditë. Prá çeku – po e zgodhët Ju ket mndyrë – do t’vijë i ndrŷm në leter të rakomandueme, e jo me e dergue shumen me vaglia postale, pse vaglia postale vjen e çilun e e shef gjithkushi.

Shpresoj do të dalë mirë kjo lypa e eme, qi mirsija e Juej po pshtetë. Unë, me diftue të drejten, qysh se fillova ket lypen t’eme, e dijshem se kur t’i lypet ndoj send Mbretit, e ka fort të vështirë me thânë jo.

Nderkaq po të falem nderës Ty per bezdí qi ké marrë mbi vedi per hater t’em. Per Austrí do të nisem me 17 të këtij moji. Pergjegjen tande e shumen e Mbretit i pres, pra, në Graz me adresë të syperme.

Shum shndet Të dergon me gjith zemer

                               P. Margjokaj O.F.M.

P. S. – Prej Graz-it do t’i shkruej Mbretit tue i u falë nderës per bujarí qi po difton ndaj meje. A âsht mâ mirë qi t’i shkruej drejt per drejt, apor neper dorë tande. Shka më thue Ti? / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“15 faktet me argumente historike dhe dokumente arkivore, që vërtetojnë se Enver Hoxha është një kriminel lufte...”/ Refleksionet e dy drejtuesve të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

Next Post

“Mbreti Zog i ka dërguar një mesazh të gjithë diplomatëve shqiptarë jashtë vendit, duke përfshirë edhe Uashingtonin, ku thotë se...”/ Shkrimet e panjohura të shtypit botëror, për 7 prillin ‘39

Artikuj të ngjashëm

“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës
Personazh

“Në vend që të rrinë urtë, si hajdutë që janë e që kanë marrë si shumë, dhe kur duhet t’i mbushin brekët, se mos e hanë, grekët dhe të tjerët dashkan…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Konicës

April 20, 2026
“Botimi i hartës më 1902, si dhe rëndësia madhore për ta zbuluar atë më në fund, për të saktësuar kështu zanafillën dhe pikënisjen e hartografisë shqiptare…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Faik Konicës
Personazh

“Botimi i hartës më 1902, si dhe rëndësia madhore për ta zbuluar atë më në fund, për të saktësuar kështu zanafillën dhe pikënisjen e hartografisë shqiptare…”/ Ana e panjohur e krijimtarisë së Faik Konicës

April 21, 2026
“Formacioni me drejtues saksofonistin M. Murthi, violinistin M. Tare, fizarmonikë, piano S. Reka, saksofonisti S. Selmani, ishin…”/ Historia e panjohur e orkestrës së “Dajti”-t, në regjimin komunist
Personazh

“Dega e Brendshme e lejoj të takohej në Hotel ‘Dajti’ me njeriun shtëpisë botuese ‘Zanichelli’ nga Italia, por pas disa ditësh, Sigurimi i Shtetit…”/ Si u internua në moshën 80 vjeçare Prof. Jonuz Blakçori

April 19, 2026
“Hetues më caktuen Shyqëri Çokun i cili, urdhëroi policët të më zgidhnin duart dhe si shkodran që ishte, unë i thashë; nadja e mirë, por ai…”/ Kujtimet e ish-Ipeshkrvit të Shkodrës, Dom Zef Simoni
Personazh

“Inxhinieri Mërgim Korça, ndërsa ikte përgjithmonë në SHBA-ës, ndali në Itali dhe u lidh me gazetarin e madh Indro Montanelin, pasi babai i tij, në Shqipëri…”/ Refleksionet e Visar Zhitit nga SHBA-ës

April 17, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Personazh

“Thonë se me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofilë, kështu që nuk mbetet kush…”Fjala e panjohur e At Anton Harapit me intelektualët korçarë, korrik 1944

April 17, 2026
“Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Patër Anton Arapi dhe Rexhep Mitrovica, u vunë në krye të Qeverisë së Regjencës, vetëm pasi kreu i legatës gjermane në Tiranë, iu tha se…”/ Ana e panjohur e “kolaboracionistëve”!
Personazh

“Kolaboracionizmi është i pashmangshëm dhe aq sa i komplikuar duket, po aq të thjeshtë e ka zgjidhjen, mjafton të shohim në ka qenë a, është…”? / Refleksione mbi librin e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 18, 2026
Next Post
“Mbreti Zog i ka dërguar një mesazh të gjithë diplomatëve shqiptarë jashtë vendit, duke përfshirë edhe Uashingtonin, ku thotë se…”/ Shkrimet e panjohura të shtypit botëror, për 7 prillin ‘39

“Mbreti Zog i ka dërguar një mesazh të gjithë diplomatëve shqiptarë jashtë vendit, duke përfshirë edhe Uashingtonin, ku thotë se...”/ Shkrimet e panjohura të shtypit botëror, për 7 prillin ‘39

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme