• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, May 30, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshmi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

“Si e varën në litar, Nezir Muzhaqin, komandantin e ‘Ballit Kombëtar’ për Elbasanin, me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake, pasi…”/ Ish-i dënuari politik, publikon dokumentin
“Kur Mentor Xhemali këndoi këngën e famshme: ‘Mora rrugën për Janinë’, jam ndjerë ligsht. Ndonëse e admiroja si artist gjenial, me zërin e papërsëritshëm në llojin e vet, por…” /Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
“Medi B., ‘shoku’ që kishim biseduar të arratiseshim, ishte nga Kolonja dhe më garantoi, se e njihte mirë kufirin, por në Moravë, Sigurimi i Shtetit…”/ Historia e pesë të rinjve, ku dy u pushkatuan…!
“E njihnim për ‘mit’hatist’ me bindje të çlirëta, me edukatë të përsosur, kulturë të gjerë, intelekt brilant, i hapur ndaj kujtdo, aq sa…”/ Historia e panjohur e shkodranit që vuajti 30 vjet dhe vdiq në burg
“Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë janë shtuar trupat ushtarake, postat greke me flamurin në gjysëm shtizë…”/ Raportet e Sigurimit, 11 prill ‘85, ditën që vdiq Enver Hoxha
“Shprehjet: imoralët në litar, spiunët në plumb, komunistët në gijotinë, ateistët në hu, ishin kthyer në legjendë për të dënuarin Naun Bisha nga Kolonja, i cili…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, për Spaçin

Memorie.al / Një nga rrëfimet më të rralla, që shërben edhe si dëshmi, se ç’ndodhte ne kampin burg të Spaçit më 11 maj të vitit 1985, kur u dha lajmi zyrtar për vdekjen e diktatorit komunist, Enver Hoxha, është edhe ajo e Bedri Blloshmit. Pas pushkatimit të të vëllait, poetit Vilson Blloshimi dhe kushëririt të tij, Genc Lekës, Bedriu tashmë ishte nën survejim të rreptë. Për herë të parë, ai sjell në një libër, dosjen formulare me dokumente arkivorë, me letra të papublikuara, ku përfshihet edhe ngjarja e 11 prillit, reagimin e të burgosurve, dhe shtrëngimin e masave nga ana e Sigurimit të Shtetit. Bedriu, për shkak të gëzimit të shprehur edhe hapur, në atë mëngjes të 11 prillit 1985, u spiunua dhe përgjua nga operativët e Sigurimit dhe njerëzit e tyre brenda burgut, gjë e cila çoi në ri dënimin e tij, me 30 ditë izolim në birucë.

Lidhur me kë ngjarje etj., po publikojmë pjesë nga libri i botuar para disa vitesh nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ku Bedri Blloshmi kujton ditën e 11 prill 1985 në burgun e Spaçit, si dhe një letër, raport shërbimi mbi sjelljen e tij pas vdekjes së “udhëheqësit”, të publikuar gjithashtu në faqen zyrtare të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

                                                                     ***

Kujtimet e Bedri Blloshmit -11 prill 1985, Spaç

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

Po mbushet viti që kam ardhur nga Qafë – Bari (ekzakt më 5 korrik 1984). Këtë burgun e Spaçit, që më parë ishte për politikanë (ose “armiq”), tani e gjeta të mbushur me të burgosur ordinerë. Kështu, për ne “armiqtë”, kanë ndërtuar disa kazerma në përrua, në krah të pallateve.

Në Qafë – Bari kishim tjetër mineral. Tani duhet të ri-mësohem me piritin, i përzierë me shume acid dhe me temperaturën 40-45 gradë. Tani, kur dalim në punë rreshtohemi te një urë-kafaz, që lidh barakat tona me pallatet dhe komandën.

Mbas dy ngjarjeve në të dy kampet, me distancë 11 vjetësh, policët me ri-ardhjen tonë na thonin: “Ju të Qafë – Barit, do rrini urtë, apo doni ta provoni prapë”?

Të gjithë, ne, sa ishim, nuk përgjigjeshim. Kështu, të frikësuar, nën këtë presion të policisë, kalonin ditë, javë e muaj në një monotoni të mërzitshme. Ditën e 11 prillit ndodhi kjo: Ishim turni i parë. Unë punoja në galerinë 20, të vjetër. Mbasi pastruam frontin e punës, isha bërë gati dhe prisja të vinte ajri (i kompresorëve), për të bërë birat e plasjes.

Prita sa prita, e pashë që koha po kalonte dhe dola nga galeria të shihja si është puna. Lart në kodër shoh shumë lëvizje, shumë policë dhe civilë. Ishte një situatë e pazakontë. Thirra policin për ta pyetur për ajrin, pse nuk kishte ardhur?

Ai ishte 10-15 metra larg, kur më vërsulet: “Ik qërohu, futu brenda në galeri”. Në krah të galerisë 20, ishte një kapanon ku rrinin ushtarët (jashtë rrethimit). Sapo u ktheva, për të hyrë në galeri, vë re që mbi kapanon, flamuri ishte ulur në gjysëm shtizë!

Shtanga në vend, kuptova që diçka kishte ndodhur. Nxitova dhe u futa brenda, vajta në frontin e punës të një shoku dhe i tregoj çfarë kisha parë. “Të bëjnë sytë”, ma ktheu me mosbesim.

“Ymer, – i them, – dikush ka vdekur, sepse nuk ka arsye tjetër, të ulet flamuri gjysmë shtizë”! “Mirë, mirë – më thotë ai, – ishalla është ashtu siç thua ti”. Pas pak na lajmëruan që të lëmë punën dhe të dalim jashtë.

Pak nga pak u mblodhëm të gjithë dhe dukej qartë, se policët ishin të lotuar, civilët ca më keq. Pasi na numëruan, na nisën për në kamp. Sapo u afruam pamë se në kamp ishin mbi 20-30 policë dhe civilë, altoparlanti i varur në degën e një plepi, vajtonte me muzikë funebër.

Sado që mundoheshin ta fshihnim gëzimin, ishte e pamundur. Nuk e zotëronim dot veten. U takuam me disa shokë dhe porositëm njeri-tjetrin të mos binim në sy, se ajo që ne kishim lutur gjithmonë, kishte ndodhur. Diktatori kishte vdekur. Mendonim se si do rridhnin ngjarjet.

I them një miku: “Shko në depo, merre sheqerin miellin dhe vajin që kemi ruajtur për këtë ditë dhe na trazo një hallvë”. Mehmeti më qortoi: “Pusho se do të të vrasin, nuk e sheh që janë bërë si të tërbuar, ik shtrihu në krevat dhe fli”. “Met, – i them, – ku më zë gjumi mua, sot është dita më e gëzuar e jetës time.”

Në kamp, policët e civilët vinin vërdallë, me kokë ulur me sy të përlotur. As natën nuk më zuri gjumi, fare. Rrija shtrirë, mbuluar me batanije. Shumë nga ne rrinim shtrirë e nuk flisnim asnjë fjalë nga frika, sepse policia ishte prezent gjatë gjithë kohës.

                                                            ***

Spaç 11.4.1985

Raport shërbimi nr. 36

Data 10.5.1985

Sot më datën 12.4.1985 në repartin 303 Spaç, në rajonin e banimit për krime kundër shtetit, rreth orës 6:00, i dënuari Bedri Blloshmi, në kohën që ka qenë duke ngrënë mëngjesin në mensë dhe kur të dënuarit e tjerë kishin ulur kokën e po hanin bukë, u shpreh me fjalët: “Gëzuar o shokë”.

Këtë thënie të tij e dëgjoi vetë kryetari i Këshillit Dhimitër Stefa, i cili informoi menjëherë. Ky i dënuar i ka thënë këto fjalë, në një kohë kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha. Ky i dënuar paraqet rrezikshmëri. Për këtë mendoj të izolohet dhe të ndiqet penalisht.

                               Kom. Togës. Policisë

                                  Josif Sadikaj

Shënime të oficerit të rojës: Të izolohet me 30 ditë, të përpilohen dokumentet dhe të ndiqet penalisht. Memorie.al   

Oficeri i rojës

                                 Refat Shkëmbi

Shënime të komandës: Të izolohet 30 ditë.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’...”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

Next Post

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës...”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

Artikuj të ngjashëm

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

May 29, 2026
“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 28, 2026
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 28, 2026
“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Në Danimarkë pushtuesi gjerman, si edhe në Shqipëri ai italian, strukturën shtetërore e lanë të pacenuar, pra të dy vendet patën parlamentet dhe qeveritë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 29, 2026
Next Post
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës...”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme