• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, March 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të

“Sigurimi inskenoi një ngjarje aksidentale, ku mbetën dy të vdekur, por ata thanë katër, se dy hetuesit, Ilian dhe Demirin, i nisën jashtë me mision sekret…”/ Dëshmia tronditëse e ish-të burgosurit politik
Reportazhi i gazetarit suedez: “Në Sheshin ‘Skënderbej’ ndodhet i vetmi polic trafiku në Shqipëri, por aty kalojnë karroca dhe…”!/ Ç’farë shkruhet në libër, për diktatorin Hoxha dhe “Bllok”-un
“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë  …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të
“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë  …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të
“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë  …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të
“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë  …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të
“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë  …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të
“Në Sarandë humbën jetën 9 persona dhe u plagosën 19 të tjerë, në Elbasan vdiqën 12 veta dhe u plagosën 23, në Pukë e Pezë  …”/ Zbulohen raportet sekrete të Sigurimit me aksidentet automobilistike në vitet ’70 – ‘80-të
Memorie.al

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al / Aksidentet tragjike të ndodhura mbrëmjen e së dielës, më 22 mars 2026, në harkun e pak orëve – i pari në afërsi të Drashovicës përgjatë aksit Kotë–Vlorë me tre viktima dhe i dyti në Divjakë – si dhe goditjet e njëpasnjëshme rrugore në këto tre muaj të parë të vitit në rrethe si Malësia e Madhe, Shkodra, Puka, Lezha, Mirdita, Tirana, Librazhdi, Elbasani, Lushnja e deri në Tepelenë, duket se janë kthyer në një “refren” apo një “rutinë” të frikshme që po merr jetë njerëzish me përmasat e një bilanci lufte. Viti 2026 nisi me këtë shije të hidhur që në ditën e tij të dytë. Mëngjesin e së premtes, 2 janar, një përplasje e fortë mes dy mjeteve në aksin Lezhë–Shkodër, në afërsi të fshatit Gocaj, u mori jetën bashkëshortëve Elona dhe Petrit Florini, 45 dhe 53 vjeç, me profesion mësuese dhe punonjës policie.

Ndërsa me këtë “listë të zezë” të aksidenteve ne njihemi çdo ditë përmes raportimeve në kohë reale të mediave, duhet theksuar se ngjarje të tilla, shpesh me përmasa po aq tragjike, kanë shoqëruar vendin edhe para viteve ’90-të. Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, qindra persona humbën jetën në rrugët e Shqipërisë, por siç dihet, ato ngjarje nuk bëheshin kurrë publike. Përkundrazi, konsideroheshin “Sekret Shtetëror” dhe mbi to mbretëronte heshtja absolute.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur familja e gjeneral Bekteshit ishin në Berat, Sigurimi u vuri bashkëpunëtoren e tij, ‘Nerënxa’, dikur shoqe klase me Verën, por edhe me mua, te ‘11 Janari’, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Nisur nga kjo analogji tronditëse, në këtë shkrim po publikojmë disa prej aksidenteve automobilistike të ndodhura në rrethe të ndryshme të vendit gjatë viteve ’70-’80-të, ku mbetën të vdekur me dhjetëra persona. Përmes këtyre dokumenteve arkivore, do njihemi me emrat e dhjetëra shqiptarëve që humbën jetën në kthesat e Gomsiqes në Pukë, Krrabë të Elbasanit, Potom të Skraparit, Batër të Dibrës, Shpal të Mirditës, Kudhës të Himarës, apo greminat e Leshnicës në rrethin e Sarandës etj., duke plotësuar një kapitull të dhimbshëm dhe pak të njohur të jetës së përditshme në Shqipërinë e gjysmëshekullit të kaluar.

Për këto tragjedi të dikurshme, na njohin dokumentet arkivore sekrete të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme (tashmë të de-klasifikuara), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 14 DHJETOR 1973, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN  E AUTOMOBILISTIK TË NDODHUR NË RRUGËN TIRANË – ELBASAN

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                      S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                        Ekzemplar Nr.1

DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE                                  Tiranë, më 14.12.1973 

                                               KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 294

ELBASANI

Më 13.12.1973, ora 15.00, në rrugën automobilistike Tiranë –Elbasan, në afërsi të katundit Petresh – Elbasan, u rrëzua makina e Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë, me targa 39 – 79, “Gaz”, që drejtohej nga shoferi Mehmet Allmuçaj, lindur dhe banues në Tiranë, vjeç 27. Nga rrëzimi i makinës gjeti vdekjen Enver Palluqi, vjeç 52, lindur dhe banues në Elbasan, drejtor i shkollës së natës në gjimnazin “Qemal Stafa” në Elbasan dhe u plagosën Todi Pali Tola, vjeç 37, oficer në repartin ushtarak Nr. 9909 në Gramsh, Gani Sami Kamberi, vjeç 26, nga Shirgjani i Elbasanit, shofer në kooperativën bujqësore, Fatmir Et’hem Bedolli, vjeç 33, nga Elbasani, brigadier në fabrikën e çimentos si dhe shoferi Mehmet Allmuçaj. Të plagosurit ushtruan në spitalin e Elbasanit. Sipas verifikimeve që bëri grupi operativ, rezultoi se makina ka pasur shpejtësi dhe në afërsi të kthesës frenoi, por doli jashtë rruge dhe u rrëzua 50 m. në greminë.

                                    DREJTORI

                                  PILO SHANTO

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 25 PRILL 1974, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN  E RËNDË AUTOMOBILISTIK NË RRUGËN PEZË E VOGËL – NDROQ, KU HUMBËN JETËN 5 USHTARË DHE U PLAGOSËN 2 TË TJERË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                        S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                     Ekzemplar Nr.1

DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE                          Tiranë, më 26.4.1974 

                                                  KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 97

TIRANA

Më 25.4.1974, ora 10.00, në rrugën automobilistike Pezë e Vogël – Ndroq, u përmbys makina “ZIL”, e parkut të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me targë Tr 11–35, me rimorkio, që drejtohej nga shoferi Avdulla Dervishi, e cila ishte e ngarkuar me rërë dhe kishte mbi ngarkesë 6 ushtarë dhe dy civilë përpara.

Nga ky aksident gjetën vdekjen ushtarët: Bardhyl Mehmet Zhurti, nga Vendresha e Dytë e Skraparit; Hasan Rrapo Spaho, nga Samatica e Beratit; Sherif Islam Zorraj, nga katundi Lohje – Shkodër; Sami Nuredin Kurti, nga katundi Luz i Madh Durrës; dhe Berti Filip Toska, nga Fieri, ndërsa shoferi dhe ushtar Hetem Musa Laze, kanë pësuar goditje në pjesë të ndryshme të trupit, të cilët u shtruan në spital. Dy civilët nuk pësuan gjë. Aksidenti ndodhi për faj të shoferit, se ka shkelur rregullat e qarkullimit.

ZV.DREJTORI

                             SHKËLZEN BAJRAKTARI

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 8 GUSHT 1974, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK NË FSHATIN POTOM TË SKRAPARIT, KU HUMBI JETËN 1 VAJZË DHE U PLAGOSËN RËNDË 22 TË TJERË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                     S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                 Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                   Tiranë, më 8.8.1974 

                                          KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 185

SKRAPARI

Më 7.8.1974, ora 04.45, në afërsi të katundit Potom, në vendin e quajtur “Borovë”, u rrëzua dhe ra në një greminë 70 m. kamioni “ZIS’ me targë BR 69-75, që drejtohej nga shoferi Rapush Dauti, nga Berati, në të cilën udhëtonin për në Helmës 32 persona. Nga ky aksident humbi jetën Merushe Osman Dervishi, vjeç 19, nga katundi Sheqëz Berat, kooperativiste, dhe u plagosën 22 të tjerë, 7 nga të cilët rëndë. Ata u shtruan në spital.

Në gjendje më të rëndë ndodhej Nazike Hysen Çaushi, 19 vjeç, lindur dhe banuese në “Qytetin Stalin”, punëtore në Kombinatin “Mao Ce Dun”, Ndini Llazi Mata, vjeç 22, lindur në Berat dhe banues në katundin Çiflik-Berat, kooperativist dhe Hajrulla Rexhep Harusha, vjeç 21, nga Shkodra, ushtar në repartin 4832 Berat. Këta u transportuan me helikopter për në spitalin e Beratit. Në vend ka shkurra grupi operativ dhe deri në datën 8.8.1974, ora 07.00, nuk ka dhënë asnjë njoftim.

ZV. DREJTORI

                                 SHKËLZEN BAJRAKTARI

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 20 GUSHT 1974, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN E RËNDË AUTOMOBILISTIK NË LESHNICË TË SARANDËS, KU HUMBËN JETËN 9 PERSONA DHE U PLAGOSËN 19 TË TJERË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                   S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                Ekzemplar Nr.1

DREJTORIA E ADMIN. DHE STUDIMEVE                     Tiranë, më 20.8.1974 

                                            KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 195

SARANDA

Më 19.8.1974, në vendin e quajtur Kelsua të katundit Leshnicë, u rrëzua kamioni “ZIS” me targë VL 51-57 i ndërmarrjes së Bonifikimit Vlorë (sektori Sarandë), që drejtohej nga shoferi Koço Vangjel Pasho, vjeç 32, lindur dhe banues në fshatin Senicë – Sarandë. Nga ky aksident mbetën të vdekur; 1) Theodhor Qirjazi, vjeç 53; 2) Piro Lezo, vjeç 25; 3) Kosta Lezo, vjeç 47; 4) Thoma Papathopi, vjeç 51; 5) Filip Milo, vjeç 23; 6) Theodhor Baraj, vjeç 23; 7) Thimio Gravo, vjeç 39; 8) Qirjako Papa, vjeç 28; 9) Ziso Pasho, vjeç 40 dhe 19 të tjerë u plagosën, dy nga të cilët rëndë. Paraprakisht mendohet se aksidenti ka ndodhur për faj të shoferit. Ai është plagosur dhe është në spital. Në vend ka shkuar grupi operativ.

                                     ZV. DREJTORI

                                    SHKËLZEN BAJRAKTARI

SHËNIMI I HYSNI KAPOS ANASH KOMUNIKATËS OPERATIVE, MBI AKSIDENTIN E RËNDË TË NDODHUR NË FSHATIN LESHNICË

 Të shikojmë konkluzionin e shokëve që kanë shkuar në vend dhe të merren masa. Plus ta përgjithësojmë në shkallë republike

             Hysni Kapo

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 15 TETOR 1975, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK ME 4 VIKTIMA NË VENDIN E QUAJTUR RAFAT – DUKAGJIN, NË RRUGËN E MALËSISË SË SHKODRËS

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                 S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                               Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                Tiranë, më 15.9.1975 

                                                 KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 217

SHKODËR

Më 12.9.1975, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur Rafat-Dukagjin, u rrëzua rreth 80 metra në humnerë, makina “Gaz – 69”, me targë SH 25-63, e ndërmarrjes Zunkth-Kashta- Shkodër, që drejtohej nga shoferi Zef Ded Mirashi, vjeç 30. Nga ky aksident mbetën të vdekur; 1) Suzana Hamdi Kastrati, vjeç 36, drejtoreshë e asaj ndërmarrje; 2) Zef Pal Kola, vjeç 43, anëtar partie, nëndrejtor i shkollës së mesme Ekonomike; 3) Ferdinand Nush Paci, vjeç 35, piktor dhe 4) shoferi, lindur dhe banues në Shkodër. Paraprakisht, grupi operativ mendon se aksidenti ka ndodhur se koka ka qenë e keqe, me shi dhe mjegull të dendur.

                            PËR KRYETARIN E DEGËS

                                 PILO SHANTO

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 22 PRILL 1976, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK NË RRUGËN PUKË – FIERZË, KU HUMBËN JETËN 5 OFICERË DHE U PLAGOSËN DISA TË TJERË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                      S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                   Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                    Tiranë, më 22.4.1976 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 96

PUKA

Më 21.4.1976. në ora 17.00. në rrugën automobilistike Pukë-Fierzë, në kthesat e Pavalisë, u rrëzua gaz-vetura e Korpusit të Pukës, me targa UP-040464 që drejtohej nga shoferi Neim Osman Kadria nga Shkodra, e cili ra në një lartësi 150 metra. Nga ky aksident mbetën te vdekur oficerët Islam Kutbi Kapaj, vjeç 41, nga fshati Bënçë Tepelenë, shefi i Artilerisë së Korpusit të Pukës, Lefter Sotir Dhimo, vjeç 28, nga Saranda, shefi i Ndërlidhjes së repartit 9000 Tropojë dhe nënoficer Kujtim Haskaj, nga fshati Luz i Kavajës, efektiv i repartit 9718 Kavajë, vjeç 34.

Gjithashtu vdiqën në spital edhe oficerët Shefqet Melezin Derveni, vjeç 33, nga Fushë-Kruja, shefi Shëndetësisë së Korpusit të Pukës dhe Zef Ndue Kaza, vjeç 35, nga fshati Domgjon Mirditë, efektiv i Korpusit të Pukës. U plagosën lehtë, shoferi dhe oficeri Sami Veledin Zeka, mjek në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore, të cilët u shtruan në spital. Në vend ka shkuar grupi operativ, një kuadër i Qarkullimit Rrugor dhe kuadro të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore. Shkaqet akoma nuk janë përcaktuar.

KRYETARI

                                 PILO SHANTO  

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME E DATËS 30 NËNTOR 1977, KU NJOFTOHET PËR AKSIDENTIN AUTOMOBILISTIK NË RRUGËN ELBASAN – GJINAR, KU HUMBËN JETËN 12 VETA DHE U PLAGOSËN RËNDË 23 TË TJERË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                     S E K R E T

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                  Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                  Tiranë, më 30.11.1977 

                                           KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 281

ELBASANI

Më 26.11.1977, rreth orës 15.30, në rrugën Elbasan-Gjinar, në fshatin Dërstillë, u rrëzua nga ura nga një lartësi rreth 6 metra, autobusi i linjës Elbasan-Gjinar, me targë EL 72-16, që drejtohej nga shoferi Mustafa Hasan Nurihana, vjeç 35, lindur dhe banues në Elbasan.

Nga ky aksident mbetën të vdekur:

1) Prena Liman Skënderi, vjeç 22, farmaciste në fshatin Zavalinë; 2) Naun Petrit Dedja, kooperativist; 3) Pren Veniam Toçi, vjeç 20, kooperativist, të tre lindur dhe banues në fshatin Zavalinë, 4) Liri Kostandin Muça, vjeç 22; 5) Dafina Lef Collodia, vjeç 23, të dy punëtorë në ndërmarrjen pyjore, lindur dhe banues në fshatin Petresh; 6) Agim Haxhi Lazareni, vjeç 30, lindur dhe banues në Elbasan, drejtor i shkollës së Zavalinës; 7) Petrit Refik Bishqemi, vjeç 28, veterinar në kooperativën bujqësore, Gjinar, 8) Polikseni Stefan Gegnosi, vjeç 24, arsimtare në Gjinar, 9) Shpresa Baftiar Memolla, vjeç 25, arsimtare në Zavalinë, lindur dhe banuese në Elbasan; 10) Petraq Zoi Pepa, vjeç 23, lindur në Vlorë dhe banues në Korçë, agronom në fshatin Poroçan-Gramsh; 11) Sotir Thanas Qirollari, vjeç 25, lindur dhe banues në Korçë, drejtor shkolle në atë fshat, dhe 12) Piro Manol Opari, vjeç vjeç 27, lindur dhe banues në Bilisht, arsimtar në fshatin Poroçan-Gramsh.

U plagosën rëndë, 1) Petrit Muharrem Boçi, vjeç 24, lindur në Tiranë, ekonomist në kooperativën bujqësore Gjinar, 2) Mark Stefan Kërçiku, vjeç 9, nxënës; 3) Vedli Ismail Subashi, vjeç 28m kryeagronom në kooperativën bujqësore Gjinar; të dy lindur dhe banues në Gjinar; 4) Donika Stefan Babi, vjeç 24; 5) Ferdie Xhevdet Qatipi, vjeç 24; 6) Zarife Anastas Skënderi, vjeç 20, dy të parat arsimtare në Gjinar, ndërsa e treta në Zavalinë, të tria lindur dhe banuese në Elbasan; 7) Kadri Sulejman Ceri, vjeç 35, lindur dhe banues në fshatin Shushicë, drejtor i shkollës së Gjinarit; 8) Kastriot Isa Hoxha, lindur dhe banues në Cërrik, arsimtar në Gjinar; 9) Raimonda Luan Skënderi, vjeç 50, lindur dhe banuese në Zavalinë; 10) Jeta Maksut Çomo, vjeç 21, lindur dhe banuese në Elbasan, farmaciste në Gjinar.

Gjithashtu u plagosën lehtë; 1) Pranvera Sotiraq Moisiu, vjeç 20, teknike ndërtimi në Gjinar; 2) Filianzi Dhimitër Zhurko, vjeç 22; 3) Fatmir Shefik Suparaku, vjeç 24; 4) Elba Thoma Gjeçka, vjeç 24, të tre lindur dhe banues në Elbasan, arsimtarë; 5) Petrit Musa Stambollxhiu, vjeç 30, lindur dhe banues në Elbasan, sekretar i byrosë së partisë në Gjinar; 6) Flora Abdyl Amati, vjeç 20, lindur dhe banues në Lleshan, zooteknike në Gjinar; 7) Aleks Jakov Balla, vjeç 15, lindur dhe banues në Gjinar, nxënës; 8) Shpresa Petro Muça, vjeç 12, lindur dhe banues në Petrash, nxënëse; 9) Vasil Kol Dedja, vjeç 57, lindur dhe banues në Zavalinë, kooperativist; 10) Behar Livan Rodhja, vjeç 20, lindur dhe banues në Shterman, agronom në Gjinar; 11) Shyqëri Selman Dakli, vjeç 19, lindur dhe banues në Shirgjan, arsimtar në Zavalinë; 12) Preng Lefter Shqau, vjeç 25, lindur dhe banues në Gjinar, arsimtar në Valas; dhe 13) shoferi.

Të plagosurit u shtruan në spital. Paraprakisht rezulton se aksidenti ka ndodhur pasi makinës i ka dalë paraleli i djathtë dhe ka humbur drejtimin. Shoferi u ndalua. / Memorie.al   

KRYETAR

PILO SHANTO                                           

                                                 Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Abat Prend Doçi, një intelektual i madh i kohës, ia kishte mbushur mendjen Fishtës, që të vazhdonte “Lahutën” e të këndonte si një rapsod homerian i maleve, pasi”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

Next Post

“Kur familja e gjeneral Bekteshit ishin në Berat, Sigurimi u vuri bashkëpunëtoren e tij, ‘Nerënxa’, dikur shoqe klase me Verën, por edhe me mua, te ‘11 Janari’, e cila...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

Artikuj të ngjashëm

“Në fund të atij takimi disa minutash me kryetarin e Gjykatës së Lartë, aty në Shtëpinë e Pritjes në Berat, para se të ndaheshim, ai më tha;….”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti
Dossier

“Kur familja e gjeneral Bekteshit ishin në Berat, Sigurimi u vuri bashkëpunëtoren e tij, ‘Nerënxa’, dikur shoqe klase me Verën, por edhe me mua, te ‘11 Janari’, e cila…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 23, 2026
“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
Dossier

“Spartak Ngjela, shoku im i fëmijërisë, që në vitet ’60-të, fliste kundër Enver Hoxhës, thoshte gjëra të frikshme dhe kur në maj ’73, unë i tregova për revoltën e Spaçit, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

March 24, 2026
“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi…”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!
Dossier

“Koha jonë, është mbushur nga profetë, që profetizojnë ‘Fundin e Evropës’, vallë, kaq shpejt…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur të botuar në 1934-ën në Tiranë, me titullin; “Evropa dhe ne të tjerët”

March 22, 2026
“Hektor Peçi, më ka treguar se kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, e njoftuan të shkonte në burgun e Burrelit dhe kur hyri në qeli, pa të shtrirë në…”/ Dëshmia e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Ndryshe nga sa deklaroi Enver Hoxha në kongresin e 8-të në nëntor ’81, inxhinieri amerikan, Cox, madje i afërt i presidentit Nikson, kishte montuar në Ballsh një….”/ Dëshmia e rrallë e ish-kryeinxhinierit të RTSH-së

“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
Dossier

“Në letër, ju lutesha në emër të shokëve, të ndërmjetësonit pranë Qeverisë këtu, për shpëtimin nga vdekja e të ndjerit Kol Tromara e Bahri Omari, të cilët…”/ Letra e Andon Frashërit për Fan Nolin, shtator ‘45

March 20, 2026
Next Post
“Në fund të atij takimi disa minutash me kryetarin e Gjykatës së Lartë, aty në Shtëpinë e Pritjes në Berat, para se të ndaheshim, ai më tha;….”/ Kujtimet e shkrimtarit Sokrat Shyti

“Kur familja e gjeneral Bekteshit ishin në Berat, Sigurimi u vuri bashkëpunëtoren e tij, ‘Nerënxa’, dikur shoqe klase me Verën, por edhe me mua, te ‘11 Janari’, e cila...”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme