• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, March 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Sipas letrës së Shtabit, na përgatitëm sulmin kundër gjermanëve, por humbëm Beratin që e muarën ata dhe ne dualëm në mal…”!/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Gjin Markut, për “kompromisin” me gjermanët  

“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Kryetari i Degës në Fier, kolonel Muço Salihu, kunati i Adil Çarçanit, kërkoi të më rekrutonte si bashkëpunëtore të Sigurimit e, të pranoja që babai…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së ish-gjeneralit të famshëm
“Problemi më i madh që ka pasur Enveri me gjeneral Gjin Markun, ishte se nuk formulonte një akuzë për dënimin e tij, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit dhe studiuesit të njohur
“I pari Grup Komunist i Korçës, nuk është ai i Miha Lakos, se para tij, u formua një tjetër grup, me kryetar…”/ Dëshmitë e panjohura të themeluesit të PKSH-së, e ministrit që vuajti 15 vite burg në Burrel
Fotografi dhe pamje të ndryshme nga Berati në vitet 1915 – 1940

Nga Gjet Ndoj

Pjesa e tretë

Memorie.al / Gjin Marku kishte lindur më 2 qershor 1918 (në dokumente është shënuar dy vjet më vonë, 1920), në fshatin Baz, në një familje me emër në atë krahinë. Kur vdes i ati i Gjinit, Pjetër Marku, miku i këtij të fundit, Hysen Selmani, si dhe byrazeri i tij, Abaz Kupi, e marrin Gjinin 9-vjeçar dhe e dërgojnë në Tiranë, në “Strehën Vorfënore”. Këtu Gjini mori mësimet e para të fillores dhe arsimit 5-vjeçar. Në vitet 1932-1936, Gjin Marku mbaron shkollën e mesme Teknike “Harry Fultz” po në Tiranë dhe më vonë në Kavajë (vetëm dy muaj), në degën e Bujqësisë. Pas mbarimit të shkollës emërohet agronom në rrethin e Korçës. Në vitin 1945, pas luftës, Gjini, si shumë drejtues të tjerë të luftës, caktohet për të kryer studimet në fushën ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Ai ishte nga të paktët studentë nga Shqipëria, që vazhdoi akademinë “Voroshillov” në Moskë.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

“Nisur nga fakti, se Skrapari e Mirdita, ngjasojnë në zakone e tradita, Gjin Marku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte të…”/ Dëshmia e kolonel Skënder Malindit

Alarmi në Tiranë

Gjithashtu, në dokumentet arkivore duket qartë se Shqipëria ishte projektuar të ishte pjesë e sistemit komunist sovjetik të Europës Lindore, ku përfaqësuesi dhe emisari i këtij projekti në Shqipëri ishte fiksuar Enver Hoxha, që kur u themelua PKSH-ja (1941). Në të gjitha dokumentet që kemi parë nuk mundëm të gjenim një dokument ku të shprehej interesimi i Enverit për situatën luftarake mes forcave tona dhe atyre armike-fashiste, humbjet apo fitoret në front, gjendja e forcave tona dhe e dislokimit të forcave armike etj., etj., por gjithmonë pre-okupacioni i tij për largimin Ballit dhe forcave nacionaliste të tjera nga fronti i luftës kundër fashizmit, qe pre-okupacioni kryesor i tij.

Letrat e Enverit

Një letër që Enveri i dërgon Gjin Markut dhe Kareman Yllit më 26.09.1943, është një nga dokumentet në të cilat shprehet fryma dhe qëllimi i tij gjatë luftës, por dhe acarimin e marrëdhënies së tij me Gjin Markun, tendencën për të futur nën kontroll gjithë veprimtarinë e drejtuesve kryesorë të luftës dhe “vënien nën zap” të tyre“… shokëve Gjin Marku dhe Karaman Ylli Berat…. Përsa i përket mbajtjes në korrent të nga ana e juaj Komitetin Qendror, është bërë një sëmundje e keqe që ka një vit e ca që po vazhdon. Nuk është puna të na lini dy-tre muaj pa lajme…!

Është e tepërt t’ju përsërisim dhe një herë se në këtë mënyrë nuk mund të vazhdojë puna, por ju sigurojmë se kjo do të jetë hera e fundit që kemi toleruar një gjë të tillë dhe në përsëritje do të marrim masa, të cilat nuk do të jenë në nderin e juaj si komunistë dhe si udhëheqës…! Me keqardhje konstatojmë se në një raport prej tetë faqesh të bëra nga dy shokë përgjegjësia dhe drejtues të punës në gjithë qarkun e Beratit, raport drejtuar Komitetit Qendror të Partisë, nuk gjejmë asnjë radhë për gjendjen organizative të Partisë.

Puna e Beratit është një mister i madh për ne. Duke qenë në një situatë të tillë, Komiteti Qendror i Partisë nuk din si ta ndihmojë atë në terren, nuk din si ta drejtojë këtë organizatë. N.q.s. punën e Partisë e merrni me kaq pak seriozitet dhe të mbani në korrent Komitetin Qendror e quani të tepërt, aherë ndryshon krejt puna… nuk është një gabim i rastit…! Në qytetin tuaj ekzistojnë dy pushtete, njëri ai i Ballit dhe T’oni.

Gjë që s’duhet të ekzistojë. Nuk mund të tolerojmë që Balli të ngrehi pushtetin e vet krahas me tonin, nuk duhet të lejoni dualitet në këtë gjë. Prandaj duhet ta luftoni patjetër këtë pushtet dhe të njihet vetëm t’oni, të luftohet me çdo mënyrë, me propagandë, me mitingje, duke folur haptazi në konferenca të gjëra, se ç’është Balli dhe njerëzit e tij me radhë… që prej Abaz Ermenjit, deri te Fazlli Frashëri.

Bashkim nuk ka me Ballin…! Shokë, vendosja e pushtetit nuk është një shaka dhe në rast se ne nuk do të dimë të veprojmë si duhet që në ditët e para, të jemi të sigurt se do të gjejmë pengesa të mëdha për më vonë. Këshillat duhet të jenë pushtet i vetëm… Mos kujtoni se tash Berati është i çliruar dhe na lejohet që të bëjmë dhe ndonjë lëshim. Lëshimet më tepër se asnjëherë janë një dëm i madh për ne.

Komanda ushtarake të veprojë kurdoherë duke e goditur armikun dhe duke vënë gjithmonë forcën e vet për të ndihmuar stabilitetin e pushtetit dhe forcimin e tij. Sot më tepër se kurdoherë duhet të spastroni elementët e poshtër dhe armiq të popullit dhe të Partisë…! Shtabi ju ka kërkuar shumë sende, por asnjë përgjigje s’jepni.

Me raportue luftën kundra Isa Toskës ose me çarmatos ushtrinë italiane, është një gjë, me raportue dhe me u interesue për çështjet organizative të Ushtrisë është një gjë tjetër. Këtë pikën e dytë as që ju ka shkue ndër mend me i raportue Shtabit, dhe këtë punë e presim nga komisari i atij grupi, shoku Gjin. Ju keni shkruar për çështjen e elementëve që duhet të dërgoni në Brigadë, për mobilizimin e punëtorëve të Kuçovës, për armatimin e tyre, ndërsa për dërgimin e tyre në vendin ku është caktuar juve nuk na shkruani aspak.

Nuk e keni kuptue rëndësinë e këtyre çështjeve dhe moszbatimi i tyre ose neglizhenca shkatërron gjithë planet tona… Komunistët duhet të jenë në radhë të luftës, këtë e kemi thënë kurdoherë, por lufta s’është gjithmonë në grykë të pushkës, është edhe në organizimin e pushtetit dhe të ushtrisë…! Situatat që po krijohen janë në favorin tonë, vetëm duhet të jemi në gjendje t’i dominojmë këto situata. Balli Kombëtar dita-ditës po diskreditohet, dita-ditës ne fitojmë tokën që ata humbasin e këto përfitime nuk vijnë vetvetiu, por me përpjekje…

Nuk mjafton të thuaç në popull se Balli s’ka gjë në vijë, por me punën tonë propaganduese të shohë vetë populli se Balli me të vërtetë s’qenka gjë…. Të dashur shokë Gjin dhe Karaman. Kemi bindjen se për sa ju shkruam, do të veproni ashtu si ju themi më lart dhe shpejt dhe ju dhe ne, do të kemi rezultate të mira. Në rastin e kundërt do ta kemi shumë keq me ju. Shumë të fala për Komitetin Qendror të Partisë, (‘Shpati’)”.

Konflikti i ri mes Enverit dhe Gjin Markut, për “paktin” me gjermanët

Pas largimit të italianëve, forcat hitleriane erdhën në Berat. Krijohet çeta “Antonio Gramshi”. Enveri akuzon gjeneralin për “marrëveshje” me gjermanët. Sërish lëshon akuza ndaj tij.

Konflikti i fundit, që ka të bëjë me veprimet luftarake mes forcave tona dhe forcave ushtarake fashiste italiane dhe “veglat” e tyre, bandën me frymëzim ballist të Isa Toskës, kishte sjellë shpartallimin e plotë të kësaj bande që përfundoi në fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit të vitit 1943. Ky moment shënonte edhe betejën e fundit me italianët, pasi më 8 shtator 1943, Italia fashiste kapitulloi pa kushte nga Lufta II-të Botërore. Kjo solli largimin e trupave ushtarake italiane. Për pasojë, largimin e tyre nga baza ushtarake e Beratit, një nga qendrat më të mëdha të asaj kohe në të gjithë vendin.

Formacionet kryesore luftarake partizane të Qarkut të Beratit, që ishin ndër më të përgatiturat, u inkorporuar rreth dy javë më përpara në Brigadën I-rë Sulmuese në Qarkun e Korçës. Ndërsa forcat e tjera, të lodhura nga betejat e shpeshta që nga qershori e korriku në Përmet-Kuqar, në gusht në Mallakastër dhe, së fundmi, në betejën për shpartallimin e bandës së Isa Toskës, e patën të domosdoshme një kohë të shkurtër për të marrë veten dhe gradualisht për t’u riorganizuar.

Ardhja e gjermanëve në Berat

Në situatën e re, partizanët u vendosën në bazën e Beratit, ku magazinat e “pafundme” të mbushura me ushqime shërbyen për furnizimin e tyre me armatime, veshmbathje, etj.. Një pjesë të kapanoneve i zunë forcat balliste të Abaz Ermenjit dhe të Ali Këlcyrës.

Në këtë kohë, pa u larguar mirë ushtria italiane, pas kapitullimit të saj, në Kuçovë, shumë afër Beratit, ishte instaluar një repart ushtarak gjerman, me mjete të motorizuara dhe me një numër avionësh luftarakë, të quajtur “Stukas”. Edhe këto forca, në këtë situatë “nuk pengoheshin” nga partizanët që të merrnin herë pas here furnizime me ushqime në Beratin e “zbrazur” nga italianët.

Ndërsa në një rrëfim të bërë nga vetë Gjin Marku në lidhje me atë situatë, ai dëshmon si më poshtë: “…Në shtator të vjetit 1943, italianët kapitulluan e na partizanët muarëm pushtetin në atë qytet. Gjermanët, kur erdhën nuk na luftuen, por shkuen e u ngulën në nji pikë strategjike jashtë Beratit. Ata thoshin se nuk kishin qëllim me luftue shqiptarët, kushdo t’ishin ata, porse donin të siguronin rrugët e ushtrisë që ishte shpërndarë gjithandej, drejt Greqisë dhe Jugosllavisë. Ata vinin në Berat për treg e, na lanë të lirë, mbasi nuk na luftonin.

Kjo punë na u duk e mirë, mbasi Pushteti Popullor u vendos për të parën herë në një qytet të Shqipnisë dhe kurrkush nuk kje kundër. Shumë ma vonë kjo ngjarje erdh tue u hulumtue ndër shtabe të ndryeshme; tue konsiderue skandal dhe jo fitore. N’këtë kohë m’erdh nji letër prej Shtabit partizan që urdhëronte të mësyheshin gjermanët. Përgatitëm sulmin kundër gjermanëve (mesi nëntorit 1943), por humbëm Beratin, të cilin e muarën ata dhe ne dualëm përsëri në mal me vazhdue luftën…”!

Arsyet e paktit të përkohshëm

Kjo “paqe” në heshtje ekzistoi dhe ishte në favorin e forcave partizane, për disa arsye: Arsyeja e parë lidhet me faktin se forcat partizane, të pakta në numër, por sidomos shumë të pabarabarta në logjistikën luftarake me armikun e ri, nuk mund të ballafaqoheshin në asnjë mënyrë në ato momente me ushtrinë gjermane.

Së dyti, në këto kushte, ballafaqimi me nazistët gjermanë do të sillte pasoja të rënda për popullsinë e Beratit, veçanërisht për qytetin e Beratit, për vlerat etno-kulturore dhe arkitekturore të papërsëritshme të tij, etj..

Arsyeja e tretë lidhet me nevojën që kishin forcat partizane për pak kohë për t’u riorganizuar, për t’u furnizuar, por sikurse thonë dëshmitarët veteranë: “Ne përfituam shumë, duke marrë mall pa fund (ushqime, armatim, veshmbathje, etj.) dhe duke transportuar materiale në thellësi për në Skrapar për popullin dhe për të fuqizuar logjistikën tonë në shërbim të betejave të gjata që na pritnin në të ardhmen me nazistët gjermanë”.

Akuzat e Enverit; “Kompromisi me gjermanët”!

Këtë situatë Enver Hoxha e përdor si një rast për të spostuar Gjin Markun nga udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste, duke e quajtur situatën si “kompromis e bashkëpunim me gjermanët” dhe Gjin Markun si përgjegjësin kryesor. Në një qarkore që po paraqesim, duket se Enveri e shfrytëzon këtë moment si të përshtatshëm, për “t’i ulur kokën” Gjin Markut: “Kompromisi me gjermanët është një nga punët më të këqija që mund të ketë bërë ndonjë qarkor i Partisë. Të gjitha mund të priteshin, por një vepër e tillë nuk mund të priteshe kurrë nga juve. Këto janë konsekuencat e shkëputjeve të lidhjeve me Komitetin Qendror.

Ky kompromis i juaj me gjermanët do të jetë një nga pikat e bisedimeve të mbledhjes së ardhshme të Komitetit Qendror. Qarkorja që ju dërgohet duhet të punohet me kujdesin më të madh në Qarkor, ku të marrin pjesë të gjithë anëtarët e tij, si dhe shoku Gjin Marku, i cili të thërritet apostafat për këtë gjë. Të fala shoqnore! Për Komitetin Qendror. ‘Shpati’”.

Në fakt, Enveri edhe vetë e dinte se në atë situatë u bë më e mira e mundshme, por “krijimi i idesë së kompromisit me gjermanët”, do t’i shërbente atij si mjeti dhe mënyra më e mirë për të luftuar dhe eliminuar “një rival” sipas tij, që, për hir të së vërtetës, deri në atë kohë, Gjin Marku kishte një reputacion dhe një famë që e shqetësonte Enverin. Skënder Malindi dhe ish-bashkëluftëtarë të tjerë të Gjin Markut kujtojnë dhe dëshmojnë:

“Gjini u shmang nga udhëheqja kryesore e PKSH-së, pasi Enveri shihte tek ky njeri personin me reputacion dhe mbështetje të madhe jo vetëm të partizanëve, por edhe të popullit të Skraparit, Gorë-Oparit, Gramshit, Beratit, Përmetit, Lushnjës, Fierit e më gjerë”. Sipas tij, “Gjin Marku deri në këtë kohë kishte më tepër emër se Enveri dhe do të ishte një pengesë për karrierën e Enverit, në të ardhmen”.

Paqja zgjati vetëm dy muaj

Gjithsesi, Gjin Marku, edhe pas këtyre akuzave, mbeti drejtuesi kryesor i Qarkut të Beratit, deri në çlirimin e vendit. Më 20 shtator, Gjin Marku formoi batalionin e rinisë “Margarita Tutulani”, si dhe ndihmoi në formimin e një batalioni të përbërë nga ushtarët italianë të mbetur në Shqipëri dhe që me vullnetin e tyre, u vunë në krah të forcave antifashiste të drejtuara nga Gjin Marku dhe që u pakësuan me emrin “Batalioni Antonio Gramshi”. Pak më vonë, situata ndryshoi.

Në tetor, partizanët përzunë forcat e Ballit me Ali Këlcyrën dhe Abaz Ermenjin. Kjo u bë në kuadër të frymës kundërvënëse të PKSH-së ndaj vendimeve të “Marrëveshjes së Mukjes”, e cila, ndër të tjera, e konsideronte PKSH-në në pozita të barabarta me Ballin Kombëtar, që ishte joreale. Kishte mbi një muaj që Partia Komuniste kishte lëshuar një qarkore, në të cilën bëhej thirrje për një luftë pa kompromis, si ndaj okupatorit dhe Ballit e, forcave të tjera “kolaboracioniste”.

Pas këtyre ndryshimeve, krijimit të formacioneve të reja partizane dhe përzënies së forcave balliste nga “baza” e Beratit, më 15 nëntor 1943, gjermanët filluan sulmin mbi forcat tona të dislokuara në Berat. Në sulmin e tyre, gjermanët përdorën avionët “Stukas”, tanke e artileri, mbi forcat tona./ Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Mars 2026

Next Post

“Kur i deleguari i Komitetit të Partisë në mbyllje të fjalës së tij tha; ai meriton të gjykohet si armik, por partia është zemër gjerë, Mehmeti u ngrit dhe...”/ Historia e ish-oficerit të Zogut, nga Derjani i Matit

Artikuj të ngjashëm

“Vëllai ynë, Aliu, me disa djem të tjerë të ‘Ballit’, u vranë nga çeta e Zylyftar Veleshnjes dhe pasi u futën të gjithë në një gropë, u thanë fshatarëve…”/ Historia tragjike e fisit të famshëm nga Berati
Personazh

“Në Skrapar lindi e u frymëzua lëvizja ‘Balliste’ në ’42-in, nga intelektualët skraparllinj si, A. Ermenji, M. Kapllani etj, por Gjin Marku…”/ Refleksionet e studiuesit dhe historianit të njohur, Gjet Ndoj

March 13, 2026
“Në korrikun e 1943-it, në Voskopojë, u takova për herë të parë me Enver Hoxhën, ai binte në sy nga tjerët, se ishte i veshur shumë mirë, dhe tepër simpatik, por…”/ Dëshmia e rrallë e Dhora Lekës!
Personazh

“Nisur nga fakti, se Skrapari e Mirdita, ngjasojnë në zakone e tradita, Gjin Marku fitoi një popullaritet të jashtëzakonshëm dhe fjala e tij ishte ligj, pasi ai dinte të…”/ Dëshmia e kolonel Skënder Malindit

March 12, 2026
“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“Shqyptarë, ase vagabondët jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë, pasi rreziku ma i madh i Shqypnisë, janë…”/ Çfarë thoshte At Gjergj Fishta, në vitin 1921?

March 9, 2026
“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42
Personazh

“Kur e pyeta një ditë daiun tim, Esat Dishnicën, për Beqir Minxhozin, ai më tha; Beqiri nuk duhet ta zërë me gojë fare Qemal Stafën, e di ai pse…”! / Dëshmia e rrallë e për ngjarjen e 5 majit ‘42

March 8, 2026
“Çfarë tha Fishta për mua dhe ç’më ndodhi kur përktheva katër vargjet e fundit të Dantes në Fushë-Krujë…”?! / Dëshmia e panjohur e Pashko Gjeçit dhe letra për Enverin
Personazh

“Pas ’91-it, kur e pyetën Flora Satën; si ishte e mundur, që ‘Shulja’ me Beqir Minxhozin dhe ato tre zonjat, u larguan nga baza, kurse Qemal Stafa mbeti aty, ajo…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Personazh

“Në vitet 1940 – ‘41, Enver Hoxha si me shaka, e pyeste babain tonë; more Neki Bej, besoj se vëllait të Nuredin Bej Vlorës, ja kanë besuar ruajtjen e parave të sojit tyre…”?! / Dëshmia e rrallë e nipit të Esat Dishnicës

March 7, 2026
Next Post
“Sapo u futa në sallën e gjyqit, gjykatësi Sofokli Papajani, për t’u bindur se deklaratën e kisha firmosur vetë, gjoja konfidencialisht, më tha…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të dënuarit politik 

“Kur i deleguari i Komitetit të Partisë në mbyllje të fjalës së tij tha; ai meriton të gjykohet si armik, por partia është zemër gjerë, Mehmeti u ngrit dhe...”/ Historia e ish-oficerit të Zogut, nga Derjani i Matit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme