• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, April 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh

“Në kryeqytetin e Iranit, ‘Rojat e Revolucionit’, sulmuan ambasadën amerikane, zunë rob titullarin, 60 nëpunës dhe 19 roja marinsa, të cilët ngritën duart…”/ Ngjarjet e vitit 1979
“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh
“Hua Kuo Feni, kryetar i Kinës ‘socialiste’, bisedonte shtruar në pallatin e Shahut, kurse SAVAK-u, vriste në masë popullin dhe patriotët iranianë, mirëpo Phalevi ra nga fiku e…”/ Ditari politik i Enverit në ’79-ën
“Në revolucionin e 1979-ës, organizata marksiste ‘Peykâr’ e Iranit, që endej mes marksizmit dhe islamit, si mentor të saj ideologjik kishte Enver Hoxhën, pasi…”/ Libri i panjohur i Abdyl Javadzadeh
“Ne e dimë se, Hua Kuo Feni, kur u kthye nga Beogradi, ndaloi në Teheran, bisedoi e hëngri bukë me Shahun e Iranit, Palehvin, kur në rrugët e atij qyteti…”/ Ditari politik i Enver Hoxhës, në ’79-ën
“Fitorja e Mosadekut dhe partisë ‘Tudeh’ në Iran, që mbështetet nga Moska e detyroi Shahun Palevi, të largohet për në Romë, por ndërhyri CIA…”/ Ditari politik sekret i Enver Hoxhës, në ‘79-ën

Nga Col Mehmeti

Memorie.al / Ndonëse Shqipëria totalitare ishte kthyer në shtetin më të izoluar në botë, diktatori plak në vilën e tij kishte nge që të preokupohej me ngjarjet në Iran. Si sebep të ca grupeve marksist-leniniste në Teheran, Enver Hoxha i arsyetonte protestat kundër Shahut, ani pse ato e veshën Iranin me xhyben islamike – gjendje që vazhdon sot e kësaj dite. ‘NACIONALE’ sjell një tjetër rrëfim të panjohur mbi ditarin e Enver Hoxhës, shënimet e tij për Iranin, dhe si organizata ‘Peykâr’ dhe fedainët e majtë e quanin veten ‘shqiptarë’, pasi motivoheshin nga Enver Hoxha. Diktatura komuniste në Shqipëri gjatë 45 viteve të sundimit gjakatar, u përfshi në gjithfarë prapësish edhe jashtë kufijve.

Një thagmë e vërtetë del të jetë edhe qëndrimi tejet simpatizues i Tiranës zyrtare për ngjarjet në Teheran, që përftuan rrëzimin e dinastisë Pahlavi. Trazimet e paharrueshme që zgjatën plot një vit – nga 7 janari 1978 deri më 11 shkurt 1979 – fillimisht nisën me protesta, vijuan me greva e mos dëgjueshmëri qytetare dhe kulmuan me përleshje të armatosura në rrugë. Gjithsesi, këto përpjekje në fund u kurorëzuan me rrëzimin e qeverisë së shahut Mohammad Reza Pahlavi, sundimi i të cilit paradoksalisht bënte bashkë modernizimin e thellë të jetës iraniane, qëndrimin properëndimor, por edhe qeverisjen dorëhekurt.

Revolucioni që e zezoi një popull

Gjithashtu mund të lexoni

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981

I njohur anetej bote si revolucion (në gjuhën farsi Enqelâb-e Irân), shkurti i 1979-s solli rrëzimin e Shtetit Perandorak të Iranit dhe zëvendësimin e tij me të ashtuquajturën Republikë Islamike të Iranit. Në krye të regjimit teokratik u vu kleriku, Ruhollah Khomeini, i cili kishte qenë në krye të njërit prej fraksioneve rebele. Ai, prej 1964-ës, kishte kaluar një jetë në mërgim, herë në Turqi, herë në Irak, dhe së fundmi në Francë. Pas një referendumi të mbajtur në marsin e po atij viti, qeverisja e re islamike draftoi një Kushtetutë të re.

Pavarësisht disa elementeve sipërfaqësisht liberale, Kushtetuta u ngrit mbi principet dhe vlerat e “një shoqërie ideale islamike”. Ajatollah Khomeini, që e kishte bërë veten si “prijës suprem”, e etabloi konceptin Velayat-e Faqih, që nënkupton sundim fetar të mbështetur në të drejtën islamike shiite.

Diktatori plak, Enver Hoxha, i shtynte ditët me ngjarjet në Iran!

Çuditërisht, ngjarjet në Iran përcilleshin me mjaft interes nga udhëheqësi komunist shqiptar, Enver Hoxha. Në ditarin e tij me shënime mbi Lindjen e Mesme, ai u kushtonte faqe të tëra protestave në Teheran dhe qytete të tjera iraniane. Në një shënim të datës 14 janar të vitit 1979, të titulluar domethënshëm si; “Lavdi popullit iranian”! – ai e niste me fjalë të zgjedhura vlerësimin e tij për popullin e Persisë dhe për “traditat e moçme përparimtare, kulturën e madhe dhe filozofinë e gjerë idealiste”.

Në sytë e Hoxhës, shkrimtarët, poetët, filozofët e shkencëtarët persë e kanë mahnitur botën. “Historia e popullit pers dhe përfaqësuesve të tyre të spikatur është një prej pjesëve më të lavdishme të historisë botërore”, shkruante Hoxha me 71-vjet moshë në supet e tij. Sidoqoftë, ngazëllimi i tij për Persinë zhdavaritej sapo ndërmendte faktin se “në kohën moderne Irani është bërë pre e imperializmit”.

Sipas tij, shah Pahlavi ishte bërë lake i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Amerikanët ishin zotër që sundonin, përvetësuan pjesën më të madhe të naftës dhe e bënin ligjin në Iran.”

Enveri “harronte” Sigurimin, merrej me SAVAK-un!

Pavarësisht se Sigurimi i Shtetit po bënte prej dekadash kërdi në Shqipëri, ku burgjet e kampet e internimit ishin kthyer në peizazhe të rëndomta, Hoxha i jepte vetes të drejtën të merrej me shërbimin inteligjent dhe sigurimin e Pahlavit (SAVAK). “Brenda vendit ai (shahu – v.j.) krijoi SAVAK-un, një armë e pamëshirshme që gjymtonte e vriste këdo që guxonte të kundërshtonte apo, madje të pëshpëriste një fjalë të vetme kundër shahut gjakpirës”, – shkruante Hoxha që, me siguri, ndodhej në ndonjërën prej vilave të tij.

Tutje, ai në ditarin e tij shkëputej nga ngjarjet aktuale dhe merrej me vlerësime edhe për liderët e rinj që po shquheshin në protestat në Iran. “Është fakt dhe duhet të njihet që ky person (ajatollah Khomeini – v.j.) dhe sekti i tij shia, po luajnë rol si faktorë subjektivë në revoltën e popullit iranian, por ai dhe sekti i tij nuk janë assesi e vetmja forcë vendimtare”, -shkruante ai.

“Edhe borgjezia përparimtare iraniane, në të vërtetë borgjezia jofetare ashtu sikurse edhe komunistët dhe atdhetarët e kulluar, janë në krye të këtij revolucioni me tipare borgjezo-demokratike, të cilin mund ta quajmë një revolucion anti-imperialist, slogani i të cilit është ‘Vdekje Shahut!’”. Duke iu gëzuar rrëzimit të regjimit monarkik, Hoxha bënte mashallah se “ja çfarë do të thotë forca kolosale e popullit.”

Këshilla për marksist-leninistët e Teheranit

Megjithatë, seç kishte dofarë shiblash në këto ngjarje që nuk po e kënaqnin tamam guston revolucionare të diktatorit shqiptar. Me një grimasë keqardhje, ai shkruante se Partia Komuniste Marksist-Leniniste, nuk ishte e vetmja në ngjarjet në Iran, pasi kishte edhe forca të tjera përparimtare, demokratike, borgjeze e anti-imperialiste. Për këtë arsye, Hoxha e quante me vend t’i mbushte me këshilla sivëllezërit e tij komunistë në Iran.

“Partia Komuniste Marksist-Leniniste e Iranit, duhet të marrë mësime nga kjo e të shkojë thellë mes njerëzve, të jetë në ballë të situatës, të krijojë lidhje me popullin, me proletariatin, t’ju tregojë atyre fitoret e mëdha të arritura, e të jetë në gjendje të bëjë aleanca me këto elemente, me këta shtretër demokratikë, që morën pjesë gjallërisht në kryengritje, e të përparojë tok me ta nga faza në fazë”.

Evropa komuniste dhe flirti me islamikët iranianë

Ajo çka duket njëmend e çuditshme është qasja tejet paradoksale e një regjimi komunist, kundrejt ngjarjeve që asokohe dhe më vonë u cilësuan si “lëvizje islamike” që e shfytyruan Iranin nga një vend properëndimor, në një regjim teokratik. Me penën e një grupi autorial, libri ‘1989: A Global History of Eastern Europe’ shpalos pikërisht paradoksin sesi disa shtete të Evropës Lindore, u përpoqën ta pajtonin socializmin arabo-islamik, me kulturën socialiste evropiane.

“Shumë regjime në shtetet komuniste të Evropës Lindore, nënvizonin natyrën anti-imperialiste të ndryshimeve në Iran pas 1979-ës, teksa përligjnin lidhje më të afërta ekonomike: në pesë vitet e para pas Revolucionit Islamik, Republika Demokratike Gjermane e rriti dhjetëfish tregtinë me Iranin, kurse Hungaria katërfish.

Në Çekosllovaki, një propagandist i mëshonte asaj se megjithëse Khomeini kishte thënë se Kurani do të ishte ligji më i lartë, nuk do të kishte ‘rikthim në Mesjetë’, siç linte të nënkuptohej shtypi perëndimor: kishte një interpretim modern të Kuranit dhe Revolucioni Islamik, do të ishte ‘unik’ në botën myslimane”, – shkruajnë autorët e librit në fjalë duke shtjelluar qëndrimet e regjimeve komuniste në Evropë.

“Udhëheqësi shqiptar Enver Hoxha, fillimisht pati shpresa të mëdha në potencialin afatgjatë anti-imperialist e marksist. të Revolucionit Iranian”!

Ironi iraniane: ‘Peykâri’ kishte mentor Enver Hoxhën

Ironikisht, përzierja e ndikimeve islamike e marksiste brenda opozitës iraniane, polli situata tejet të ndërlikuara në shoqërinë e atjeshme. Abdyl Javadzadeh e shpjegon mjaft bukur këtë me librin e tij, që mban titullin “Ironia iraniane: marksistët që bëhen myslimanë”. Ai shkruan se brenda Organizatës Popullore të Muxhahedinëve të Iranit ekzistonte një fraksion marksist, i cili më pas u shkëput prej lëvizjes.

“Ironikisht, shumë prej atyre që iu bashkuan fraksionit marksist, qenë mjaft fetarë dhe vinin nga familje të devotshme. Prandaj, ndarja mes marksistëve dhe myslimanëve brenda muxhahedinëve, shkaktoi edhe dasi brenda familjesh. Bashkëshortë e bashkëshorte, vëllezër e motra, dhe etër e bij, morën anë kundër njëri tjetrit, qoftë për marksizmin, qoftë për islamizmin”!

Sipas këtij studiuesi, kjo më së miri vërehej te muxhahedinët marksistë, që ishin pjesë e  organizimit Peykâr (Organizata e Përpjekjes për Emancipimin e Klasës Punëtore). Peykâri, që kishte llojin e vet të veçantë të marksizmit, kalamendej mes Marksizmit dhe Islamit. “Mentori i tij kryesor ideologjik ishte Enver Hoxha, udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Ky grup e hidhte poshtë si tipin sovjetik, ashtu edhe varietetin kinez të marksizmit”, – shkruan Javadzadeh.

Fedainët dhe fraksioni shqiptar brenda tyre

Versioni ekstremist i marksizmit të Shqipërisë enveriste, po i bënte për vete edhe një pjesë të fedainëve (nga gjuha farsi fedāyān “i devotshëm”). Në gjashtë muajt e fundit, fedainët i shtuan radhët e tyre me mijëra pasues. Kevan Harris shpalos përvojën e drejtuesit të njërit prej këtyre grupeve që me njëfarë sikleti, pranoi se asokohe ai “i takonte fraksionit shqiptar të Fedāyānëve”!

Po përse vallë një student iranian zgjidhte të rreshtohej me Shqipërinë, e cila asocionte me stalinizmin e Enver Hoxhës? “Pak e hiç kishte të bënte me Shqipërinë dhe më shumë lidhej me rivalitetin mes grupeve radikale, për të pasur të besuar radikalë: ‘Për shkak se ne u shkëputëm nga fraksioni maoist, për të cilin dikush na tha se ishte reaksionar’” shkruan Harris te libri i tij, ‘A Social Revolution Politics and the Welfare State in Iran.’

Sipas po të njëjtit autor, në ditët e fundit të regjimit të shahut në Iran ekzistonte një e majtë e madhe, por e çakërdisur, një grumbull i vogël i nacionalistëve fetarë, si dhe grupe islamiste të tërhequra ose të vëna nën çadrën e udhëheqjes së Khomeinit. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkodra dhe Korça na kanë sjellë të sëmurë mendorë dhe fizikë, apo familja e Hasan Vulës, prej 11 personash, të mitur dhe pleq, vetëm një djalë 14 vjeç, është krah pune...”/ Letra për Hysni Kapon, janar ‘63

Next Post

Kalendari 13 Mars 2026

Artikuj të ngjashëm

“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
Dossier

“Strauss nuk u prit as nga Enver Hoxha dhe as nga Ramiz Alia, po ashtu u evitua pa asnjë argument politik takimi me kryeministrin Çarçani, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ambasadorit Çaushi

April 28, 2026
“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981
Dossier

“Më 27 prill, Viktor Mayer nga Vjena shkruan: ‘në demonstratat në Kosovë ka të vrarë e të plagosur, një pjesë e funksionarëve jugosllavë kanë…”/ Shtypi evropian për ngjarjet e pranverës 1981

April 27, 2026
“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën
Dossier

“Kur hynë në Mitropoli, thërrisnin; ‘rroftë autonomia, rroftë Greqia’, Stavro Samaraj u solli një flamur grek dhe e ngritën në ballkon të dhespot Gjermanos…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914-ën

April 26, 2026
“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 26, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën
Dossier

“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Next Post
Kalendari 1 Mars 2026

Kalendari 13 Mars 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme