• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

“Miqtë që rrinë fort me të, janë Ali Bakiu, Gjergj Kokoshi e Sali Tagani, shtëpija që rrin në ‘Rrugën e Dibrës’ është e Saliut, për drekë, tek Rauf Fico, ku…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për Mirash Ivanajn
“Mua më brente ndërgjegjja për Mirash Ivanajn, ish-ministrin e Arsimit, që kishte ikur me Zogun dhe u kthye vetë nga Turqia, sepse nuk shkova te Mehmet Shehu…”/ Kujtimet e Petro Markos
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare
“Si trashëgova pasurinë e Maliq Pashait, beut të Libohovës, që më mori të vogël në Stamboll dhe…”/ Kujtimet e panjohura të Javer bej Hurshitit, ish-deputet, prefekt dhe ministër
Gjyqi Special 1945

Nga Saimir Kadiu

Memorie.al / Shkrim homazh për kryereformatorin e madh të arsimit shqiptar: MIRASH IVANAJ (12 mars 1891 – 22 shtator 1953), me rastin e ditës së mësuesit.

– “A e more vesh, mor ti”?

– “Jo mor zotni, ç’ka me marr vesh”?!

Gjithashtu mund të lexoni

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

“Majori Stojan Bruiç tha se Shqipëria po lodhej nga dominimi i Kominform, dhe me ndihmën e Jugosllavisë do të kuptonte se sovjetikët po e shfrytëzonin atë…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

– “Je i dënuar me 7 vjet burg”!

– “Po për ç’ka jam dënue mor zotni”?

– “Për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”.

– “Po unë sa kam ardhë prej Turqie, s’kam folë me njeri, përveç punës arsimore”.

– “Po me atë mendim ke ardhur prej andej që të bësh propaganda”.

– “Po pse a ka ligje në botë zotni, që të dënojë mendimin”?!

– “Mbylle gojën se je i dënuar”!

Me këto dialogje, pjesë e farsës bolshevike, regjimi dënoi me 7 vjet heqje lirie, krye-reformatorin e arsimit kombëtar, Mirash Ivanajn…! Jeta e mjeruar dhe puna shumë e rëndë në burg si përkthyes, sollën degradimin e shpejtë të shëndetit të Mirash Ivanajt. Një ditë, në shtëpinë e vuajtjeve, sipas kujtimeve të Jakov Miles, erdhi Mehmet Shehu me Bedri Spahiun. Në dhomën e përkthimeve, takuan edhe Mirash Ivanajn. Plaku me respekt u ngrit në këmbë:

– “Besoj se gjatë kohës së burgut, do t’i kesh rishikuar pikëpamjet e tua”- i tha Bedri Spahiu, asokohe Ministër i Arsimit.

– “Jo pikëpamjet, por bindjet e mia’ – e korrigjoi Mirashi. – ‘t’ju them të drejtën: asnjë nuk kam ndryshuar”.

– “Atëherë nuk qenke tjetër, veçse një plak matuf”, – iu shfry Mehmet Shehu.

– “Jam nji mendimtar dhe nji demokrat që edhe sikur të kthehesha mbrapa në jetë, do të ndiqja të njëjtën rrugë”.

Disa javë para ditës së lirimit nga burgu, ai i ka dërguar drejtorit një letër, ku i kërkonte atij ta mbante në burg, se nuk kishte ku të shkonte për të banuar dhe nuk kishte asnjë të ardhur për të jetuar. Por, i dërmuar nga puna e rëndë dhe kushtet e tmerrshme të burgut, më 22 shtator të vitit 1953, 12 ditë para mbarimit të afatit të dënimit të tij, mbylli sytë për jetë.

U shua në spitalin e Tiranës, pas një ndërhyrjeje të thjeshtë kirurgjikale, në moshën 62 vjeçare. Bashkëvuajtësi Ibrahim Hasnai, si dhe ish-laboranti i spitalit, Enis Boletini, tregojnë se në spital u mor vesh që trupi i Mirash Ivanajt, gjendej në auditorët e Anatomisë të fakultetit të Mjekësisë, për eksperiment e demonstrim mësimor. Për ironinë tragjike të fatit, ai i shërbeu arsimit shqiptar edhe i vdekur.

Dhjetë vjet më pas më 1963-in, kur të afërmit e Nikolla Ivanajt e nxorën nga vendi ku e kishin hedhur, për ta varrosur njerëzisht në varrezat e Sharrës, e gjetën të hedhur në gropë pa emër, pa arkivol, përmbys me fytyrë përdhe, si një të burgosur, të cilin e dënojnë përsëri pas vdekjes.

Kush ishte Mirash Ivanaj?

I lindur në Podgoricë, rridhte nga një familje patriotike prej viseve shqiptare të Malit të Zi. Intelektual klasi dhe patriot i vendit te tij. Shkrimtar, eseist, mësues, publicist, humanist…! I laruar në Romë për Filozofi dhe Jurisprudencë, Ivanaj ishte edhe një poliglot me plot 7 gjuhë të “gjalla” dhe tre të “vdekura”.

Megjithëse ishte admirues i Zogut, ai ishte kritik i gjendjes mjerane të arsimit shqiptar. E pranoi me dëshirë ofertën e Mbretit Zog, për të reformuar arsimin shqiptar. Mori portofolin e ministrit të Arsimit, në vitin 1933, (pas vdekjes së Hilë Mosit) në qeverinë e Pandeli Evangjelit. Madhështia intelektuale, patriotizmi i nivelit më të lartë dhe gjendja mjerane e arsimit shqiptar në vitet 30’ ishin “nxitësit” e Ligjit Ivanaj…!

Në shtator të vitit 1934, paraqiti ligjin e ri për arsimin, duke e bërë 5-vjeçaren fillore arsim të detyruar. Krijoi gjithashtu institute edukuese dytësore të ndryshme. “Ligji i Arsimit”, ose siç u bë i njohur si “Ligji Ivanaj”, ishte ligji më i rëndësishëm e më i plotë i periudhës së qeverisë Evangjeli.

Qëllimi i reformës së Ministrit Ivanaj, ishte që shkolla shqipe të kishte karakteristikat dhe fizionominë e saj, të ishte laike, shtetërore, kombëtare e demokratike, me tekste bashkëkohore të ngjashme me shkollat e perëndimit dhe të edukonte e orientonte në atë drejtim brezin e ri. Këto ide kërkoi të sanksionoheshin me ligj dhe në shumë raste ia arriti qëllimit edhe për shtetëzimin e shkollave private, veçanërisht ato italiane dhe greke.

“…Shkolla jonë, duhet të japë edukatë qytetare e laike, sepse qëllimi i shkollës është të formojë qytetarë të lirë, me edukatë dhe formim shkencor e teknik bashkëkohor…”. (Ky fragment i shkurtër është shkëputur nga fjala e mbajtur prej Mirash Ivanajt, si ministër i Arsimit kombëtar, në Parlamentin shqiptar, me 10 prill 1933)

Më 30 gusht 1935 dha dorëheqjen në shenjë proteste pasi Gjykata e Hagës detyroi qeverinë shqiptare, që të moderonte politikat e saj ndaj shkollave minoritare. Emërohet kryetar i Këshillit të Shtetit dhe këshilltar i Mbretit Zog, deri më 7 prill 1939. Ishte absolutisht kundër pushtimit fashist të Shqipërisë dhe bashkë me miqtë e tij, Safet Butka dhe Qemal Butka, mobilizoi studentët shqiptarë në protestat kundër pushtimit.

U largua nga Shqipëria drejt Turqisë në vitin 1939, duke refuzuar pushtimin fashist të vendit. Ai u largua nga atdheu bashkë me vëllain, Martin Ivanaj, jurist i shquar, kryetar i Gjykatës së Diktimit, si dhe miqtë e tij, arkitektin Qemal Butka dhe filozofin Branko Merxhani, si një refuzim ndaj pushtimit Italian të Shqipërisë dhe si një shpëtim për jetën e tyre.

E ka shpjeguar vetë këtë mërgim në ditarin e jashtëzakonshëm “Na, që shpëtimin e gjetëm në t’ikun”…! Kthehet në Shqipëri në tetor 1945, i kërkuar edhe nga Gjergj Kokoshi dhe i bindur që nuk kishte asnjë mëkat mbi shpinë.

Autoritetet e larta i luten që të shpallë kandidaturë për deputet nga ana e Frontit Demokratik, gjë për të cilën refuzoi. Punoi në shkollën Pedagogjike të Tiranës, nga nëntori i 1945, deri më 15 maj 1946, kohë kur u arrestua si “agjent i anglezëve”.

Kush ishte mëkati i Mirash Ivanajt?

“Mëkati” i vetëm… i preu bursën më 6 shkurt 1934, në kohën që ishte ministër i Arsimit studentit ngelës, Enver Hoxha…! Thuhet që kur Mirash Ivanaj u kthye në Shqipëri, u prit nga vetë Enver Hoxha, i cili me stilin e tij thumbues i thotë: “Shiko si po të presim… jo si ty që më hoqe bursën”.

Mund të qëndronte në Turqi. Por erdhi për të bërë Shqipërinë… dhe u dënua nga gjykata e teneqexhinjve dhe harbutëve provincialë. Në këtë mënyrë Shqipëria humbi “ministrin e hekurt” të Arsimit shqiptar, siç e ka quajtur studiuesi i shquar Lazer Radi. Padyshim më i madhi Ministër i Arsimit në historinë 113 vjeçare të shtetit shqiptar.

Për ironi te fatit, asokohe, ministër i Arsimit ishte një nga katilët e gjyqeve të pasluftës…Bedri Spahiu. Vdiste i vrarë Mirash Ivanaj… dhe arsimin e “reformonte” Bedri Spahiu… dhe populli “liridashës” dhe “arsimdashës”, për këtë kriminel kishte “kënduar”:

“Dridhen armiqtë

Porsi miu.

I gjykon Bedri Spahiu”

Një nga këta “armiq” ishte edhe Mirash Ivanaj… dhe “krimi” i tij ishte sepse donte Shqipërinë…! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ato kohë, Arifi dashurohej me një turke të bukur që quhej Guli, të cilën një mbrëmje vonë, në Jenikoi buzë Bosforit, ai...”/ Historia e dy vëllezërve shqiptarë Arif dhe Abedin Dino në letrat europiane

Next Post

Kalendari 10 Mars 2026

Artikuj të ngjashëm

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
Dossier

“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89

September 8, 2026
“Enver Hoxha porositi të zbulohej me çdo kusht nëndetësja e huaj, kurse Kadri Hazbiu, urdhëroi të hapnim zjarr…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Flotës, për ngjarjen e 13 tetorit 1981, që alarmoi Tiranën!
Dossier

“Majori Stojan Bruiç tha se Shqipëria po lodhej nga dominimi i Kominform, dhe me ndihmën e Jugosllavisë do të kuptonte se sovjetikët po e shfrytëzonin atë…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 7, 2026
“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989
Dossier

“Populli i Tropojës kishte dëshirë dhe ma ka lanë porosi për t’ju a transmetuar juve, shoku Ramiz, që të bëni një vizitë në këtë rreth, pasi…”/ Zbulohet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor 1989

September 6, 2026
“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in
Dossier

“Mehmet Shehu kritikoi tërthorazi takimet e Hrushovit në New York me Titon, dhe drejtpërdrejtë shprehu kundërshtim ndaj dy propozimeve sovjetike për bazat…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 6, 2026
“Në kongresin e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, më 27 tetor 1961, Hrushovi e acaroi konfliktin me Shqipërinë në duke kërkuar…”/ Historia e panjohur e përplasjes së Moskës me Enver Hoxhën
Dossier

“Më 24 tetor 1950, gazeta greke ‘Le Messager d’Athenes’, shkruante se sovjetikët donin të zevëndësonin Enver Hoxhën me Mehmet Shehun, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 7, 2026
“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Përveç agjenturës jugosllave, Enver Hoxha pretendoi sabotazhe nga grupet e armiqve si Abedin Shehu, Shyqyri Këllezi e Nasi Marjani, drejtor i operacioneve të Patosit…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 6, 2026
Next Post
Kalendari 1 Mars 2026

Kalendari 10 Mars 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme