• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, February 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Një grup prej 300 vetash, u grumbulluan në sheshin para monumentit Skënderbeut, për të penguar ‘Vullnetarët e Enverit’, por forcat e rendit…”/ Zbulohet dokumenti sekret për ngjarjen e Krujës, 28 shkurt ‘91

“Adrian Besnik Meta, mekanik në Parkun e MPB, ka drejtuar makinën ‘IFA’, ku ishte lidhur monumenti Enver Hoxhës, në Fier, Korçë e Durrës bustet i hoqën…”/ Raportet sekrete të Sigurimit, 20 shkurt ‘91
“Më 20 shkurt ’91, nga PTT-ja, deri te hyrja e Portit, mua më lanë vetëm në krye të protestës, por kur panë se ikën dy ushtarët, që ruanin bustin e Enverit, turma më shkeli dhe…”/ Kujtimet e ish-oficerit të Marinës
“Ditën e rrëzimit të monumentit të Enverit, nusja e djalit të Hekuran Isait erdhi në zyrën time dhe më tha….”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Ditën e rrëzimit të monumentit të Enverit, nusja e djalit të Hekuran Isait erdhi në zyrën time dhe më tha….”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Ministri Mbrojtjes nuk ju përgjigj pyetjeve të ushtarakëve dhe për 15 minuta na solli aty Presidentin Alia, të cilit kur i kërkuan llogari; se pse u tradhtua Enver Hoxha, ai…”! / Dëshmia e ish-oficerit madhor
“Ministri Mbrojtjes nuk ju përgjigj pyetjeve të ushtarakëve dhe për 15 minuta na solli aty Presidentin Alia, të cilit kur i kërkuan llogari; se pse u tradhtua Enver Hoxha, ai…”! / Dëshmia e ish-oficerit madhor
“Një grup prej 300 vetash, u grumbulluan në sheshin para monumentit Skënderbeut, për të penguar ‘Vullnetarët e Enverit’, por forcat e rendit…”/ Zbulohet dokumenti sekret për ngjarjen e Krujës, 28 shkurt ‘91
“Një grup prej 300 vetash, u grumbulluan në sheshin para monumentit Skënderbeut, për të penguar ‘Vullnetarët e Enverit’, por forcat e rendit…”/ Zbulohet dokumenti sekret për ngjarjen e Krujës, 28 shkurt ‘91

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al / Plot 35 vite më parë, më 20 shkurt të vitit 1991, me mijëra qytetarë të Tiranës dhe nga rrethe të tjera anë e mbanë vendit, që kishin ardhur apo ndodheshin ato ditë në kryeqytet, pas përpjekjeve të shumta dhe përleshjeve me forcat e policisë e trupat speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Sheshin “Skënderbej”, në ora 14.10, arritën të rrëzonin monumentin madhështor prej bronxi të diktatorit Enver Hoxha, simbolin e komunizmit në Shqipëri dhe ta tërhiqnin atë zvarrë të lidhur pas një automjeti “IFA”, deri në “Qytetin Studenti”, ku vazhdonte greva e urisë e studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët i kërkonin qeverisë, heqjen e emrit të Enver Hoxhës, nga Universiteti Shtetëror i Tiranës. Kjo ngjarje që bëri bujë të madhe në atë kohë në të gjithë rrethet e vendit, (pasi u transmetua direkt nga Radio-Televizioni Shqiptar), tashmë është mjaft e njohur, pasi që nga ajo kohë e në vijim, për tre dekada e gjysëm, janë publikuar me dhjetëra shkrime, emisione, foto-ekspozita, dokumente arkivore, pamje filmike, libra, dokumentarë televizivë, etj., ku dëshmitarë okularë apo protagonist të asaj ngjarje, kanë dhënë dëshmitë e tyre, mbi gjithë çka ndodhi aty.

Rrëzimi i monumentit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, pati efektin “domino”, pasi që atë ditë, apo dhe të nesërmen, nxiti mitingje dhe protesta të tjera në disa qytete e rrethe të vendit, ku gjithashtu ndodheshin monumente, shtatore dhe buste të tjera të diktatorit Enver Hoxha, si në Durrës, Fier, Korçë, Gjirokastër, Skrapar, Poliçan etj., por po ashtu, këto ngjarje ngjallën reagime të shumta jo vetëm nga ana e udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe qeverisë së asaj kohe, (të cilët përveç forcave të Ministrisë së Brendshme, kishin aktivizuar dhe forca speciale e reparte ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes), por edhe të shumë grupeve e fanatikëve të regjimit dhe ideologjisë komuniste, të cilët të grupuar në Shoqatën e “Vullnetarët e Enverit”, u ngritën dhe organizuan anti-mitingje, duke kërkuar rivendosjen e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë, si dhe busteve e shtatoreve të tij, në qytete dhe rrethe të tjera të vendit, ku ato ishin hequr.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Gjirokastër bënte ftohtë i madh, me borë e ngrica, te libraria e Alizotit nuk lejohej ngrohja me sobë dhe kur hynin brenda klientët …”/ Historitë e panjohura të librarit të famshëm të qytetit të gurtë

“Adrian Besnik Meta, mekanik në Parkun e MPB, ka drejtuar makinën ‘IFA’, ku ishte lidhur monumenti Enver Hoxhës, në Fier, Korçë e Durrës bustet i hoqën…”/ Raportet sekrete të Sigurimit, 20 shkurt ‘91

Si rezultat i këtyre ngjarjeve, ato ditë pati përplasje fizike të shumta, jo vetëm midis forcave të rendit dhe turmave të irrituara të protestuesve që kishin hequr monumentin, shtatoret dhe bustet e Enver Hoxhës, por edhe me “Vullnetarët e Enverit”, apo me studentët e pedagogët e Shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, të cilët u organizuan dhe kërkonin që me shtatoren e Enver Hoxhës që ishte në shkollën e tyre, të marshonin drejt qendrës së Tiranës dhe ta vendosnin në Sheshin “Skënderbej”, pikërisht në vendin ku kishte qenë monumenti i bronxit.

Kjo gjë shkaktoi irritim të dhjetëra banorëve të kryeqytetit që kishin marrë pjesë në protestën e 20 shkurtit ku u rrëzua monumenti i Enverit në qendër të Tiranës, të cilët rrethuan Shkollën e Bashkuar, me qëllim për të penguar daljen e studentëve jashtë portave të saj dhe rivendosjen nga ana e tyre të shtatores së Enver Hoxhës.

Nga kjo përplasje, fatkeqësisht pati të vrarë dhe të plagosur, nga të dy palët, si dhe me dhjetëra të arrestuar nga ana e pjesëmarrësve në mitingjet për rrëzimin e monumentit apo shtatoreve dhe busteve të Enver Hoxhës. Po kështu, kërkesa e studentëve ushtarakë të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve, për rivendosjne monumentit të Enverit, ngjalli reagimin e Partisë Demokratike, e cila përveç angazhimit të saj, disa ditë më pas, shpërndau një komunikatë në të gjithë Tiranën, ku ftonte të gjithë qytetarët e kryeqytetit, për të mbajtur pesë minuta heshtje, në shenjë homazhi dhe nderimi për të vrarët te Shkolla e Bashkuar.

Por të gjitha sa më sipër, përveç asaj çka u transmetua nga Radio-Televizioni Shqiptar në mesditën e 20 shkurtit 1991, ku u pasqyrua pothuaj e gjithë ngjarja e rrëzimit të monumentit në Sheshin “Skënderbej”, apo dhe ndonjë kronike të shkurtër në ditët më pas, të gjitha ngjarjet e tjera që ndodhën më pas deri në fund të shkurtit, si në Tiranë dhe në rrethe të ndryshme të vendit, apo ato në burgun e Burrelit, etj., pothuaj janë fare të panjohura.

Nisur nga ky fakt, në këtë shkrim po publikojmë dokumentet arkivore sekrete të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, (tashmë të de-klasifikuara), ku me anë të komunikatave operative, janë pasqyruar pothuaj pjesa më e madhe e ngjarjeve të atyre ditëve, si dhe emrat e të gjithë të vrarëve, të plagosurve e të dhjetëra të arrestuarve, të akuzuar si pjesëmarrës në mitingjet dhe protestat për rrëzimin e monumentit, shtatoreve dhe busteve të Enver Hoxhës, si në Tiranë, ashtu dhe në rrethe të tjera të vendit. Me ndonjë përjashtim të vogël, të gjitha këto dokumente publikohen për herë të parë (dhe me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 26 SHKURT 1991, LIDHUR ME ARRESTIMET E PERSONAVE QË KISHIN MARRË PJESË NË RRËZIMIN E MONUMENTIT TË ENVER HOXHËS NË TIRANË DHE BUSTEVE NË RRETHE TË TJERA TË VENDIT

 REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                  Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                   Tiranë, më 1.3.1991 

                                               KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 50

TIRANA

– Më datën 28.2.1991, u ndalua Dritan Kadri Hamdiu, vjeç 28, punëtor në Tipografinë Ushtarake, për arsye se ka marrë pjesë në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës.

– Më datën 28.2.1991, u ndalua Andrea Llazar Kosteci, i dënuar njëherë, për arsye se ka shkuar në Kopshtin e fëmijëve Nr. 22, si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe ka grisur fotografi dhe vepra të Enver Hoxhës.

KORÇA

– Më datën 28.2.1991, u ndalua Enver Ismail Muharremi, vjeç 39, punëtor, për arsye se ka marrë pjesë në rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës e ka goditur forcat e rendit.

KRUJA

– Më datën 28.2.1991, në ora 18.00 deri në 21.00, një grup prej 300 vetash u grumbulluan në sheshin para monumentit të Skënderbeut në një miting të paligjshëm, me kërkesën për të mos u zhvilluar mitingu i Shoqatës së “Veprimtarëve – Vullnetarë të Enver Hoxhës”, më 1.3.1991. Me që ishte errur, nuk u përdorën forcat e rendit.

FIERI

– Më datën 28.2.1991, u ndalua Hilmi Haxhia, vjeç 37, punëtor, i dënuar dy herë, për arsye se ka marrë pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                           HAKI LIÇAJ

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 4 MARS 1991, LIDHUR ME ARRESTIMIN E SHTETASIT ENGJËLL LEK MILOTI NGA DAJÇI I LEZHËS DHE DISA TË  TJERËVE QË KISHIN MARRË PJESË NË RRËZIMIN E BUSTIT TË ENVER HOXHËS

 REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                             SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                        Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                            Tiranë, më 4.3.1991

                                         KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 52

LEZHA

– Më datën 3.3.1991, u ndalua Engjëll Lek Miloti, vjeç 24, banues në Dajç, për arsye se me persona të tjerë kanë rrëzuar bustin e Enver Hoxhës në fshat.

PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                          ALI MËZYRI

KOMUNIKATA OPERATIVE SEKRETE E E MINISTRISË SË BRENDSHME E DATËS 6 MARSIT 1991, LIDHUR ME ARRESTIMET E PERSONAVE NË QYTETIN E KORÇËS, PUNËTORË NË NDËRMARRJEN BUJQËSORE QË KISHIN MARRË PJESË NË RRËZIMIN E MONUMENTIT TË ENVERIT

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                       SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                 Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                                    Tiranë, më 6.3.1991 

                                                KOMUNIKATË OPERATIVE NR. 54

KORÇA

– Më datën 5.3.1991, u arrestuan Pëllumb Muharrem Kafazi, vjeç 48, punëtor, Enver Ismail Kyçyku, vjeç 38, shofer, Rasim Muharrem Kafazi, vjeç 56, punëtor në Ndërmarrjen Bujqësore, Engjëll Ritvan Mullalli, vjeç 39, punëtor në Ndërmarrjen Bujqësore, Demir Nazmi Demiri, vjeç 36, punëtor në Ndërmarrjen Bujqësore, Gurkë Asllan Palla, vjeç 46, punëtor në Ndërmarrjen Bujqësore, për arsye se kanë vepruar në kundërshtim me dekretin 7459, datë 21.1.1991, duke rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës./ Memorie.al

                     PËRGJEGJËSI I GRUPIT TË DREJTIMIT

                            ARTILIER SHEHU

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Gjirokastër bënte ftohtë i madh, me borë e ngrica, te libraria e Alizotit nuk lejohej ngrohja me sobë dhe kur hynin brenda klientët ...”/ Historitë e panjohura të librarit të famshëm të qytetit të gurtë

Artikuj të ngjashëm

“Në Gjirokastër bënte ftohtë i madh, me borë e ngrica, te libraria e Alizotit nuk lejohej ngrohja me sobë dhe kur hynin brenda klientët …”/ Historitë e panjohura të librarit të famshëm të qytetit të gurtë
Dossier

February 22, 2026
“Adrian Besnik Meta, mekanik në Parkun e MPB, ka drejtuar makinën ‘IFA’, ku ishte lidhur monumenti Enver Hoxhës, në Fier, Korçë e Durrës bustet i hoqën…”/ Raportet sekrete të Sigurimit, 20 shkurt ‘91
Dossier

“Adrian Besnik Meta, mekanik në Parkun e MPB, ka drejtuar makinën ‘IFA’, ku ishte lidhur monumenti Enver Hoxhës, në Fier, Korçë e Durrës bustet i hoqën…”/ Raportet sekrete të Sigurimit, 20 shkurt ‘91

February 21, 2026
“Kur një e moshuar nga Dropulli i kërkoi Alizotit që t’i jepte një gjë për ta varur në mur, ai i tha po të jap një shenjtor e i dha portretin e Marksit…”/ Historia e panjohur me librarin e famshëm të Gjirokastrës

February 20, 2026
“Pas vendosjes së bustit të shokut Enver Hoxha, forcat destruktive kryen një kundra miting, goditën me gurë dhe armë zjarri forcat e rendit…”/ Zbulohen raportet sekrete të 20 shkurtit ’91, për Tiranën e rrethet

“Kur gjatë një bisede në librari, u diskutua nëse mund të quhej intelektual një njeri, vetëm pse kishte arsimin e lartë, Alizoti e kundërshtoi dhe u tha…”/ Dëshmia e djalit të librarit të famshëm të Gjirokastrës

“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Kur shoqja e kursit i tha Alizotit; pse je munduar, Ibrahimi është i shkëlqyer, ai iu përgjigj; kam frikë se mplekeset me ndonjë si puna jote…”/ Historia e panjohur me studentët Inxhinierisë së Ndërtimit

February 20, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme