• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, February 3, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë
“Dinejtë e Çamërisë”: Historia e panjohur e familjes që shkriu pasurinë dhe talentin për pavarësinë e Shqipërisë

Nga Nertila Hodo

Pjesa e parë

Memorie.al / Në jug perëndim të gadishullit të Ballkanit, gjatë brigjeve lindore të detit Jonë, nga liqeni i Butrintit dhe lumi Pavëlla, në veri dhe deri në gjirin e Artës në jug, shtrihet krahina me tipare të veçanta të peizazhit dhe që njihet me emrin Çamëri. Për shkak të pozitës gjeografike mjaftë të favorshme, pjesa më e madhe e të ardhurave të ekonomisë së kësaj krahine, kanë qenë gjithmonë nga dega e bujqësisë, duke i dhënë një zhvillim të dukshëm ekonomiko – shoqëror. Gjatë gjithë rrjedhave të historisë kjo krahinë është banuar nga popullsi autoktone shqiptare. Karakterin e thjeshtë shqiptar të kësaj treve e vërteton toponomastika dhe prezenca e gjallë e faktori njeri, shqiptarë në gjuhë, kulturë e zakone.

Një ndër familjet më të njohura të kësaj krahine, është “Familja Dino”, nga dera e së cilës kanë dalë personalitete të njohura diplomatike, burra shteti, artistë e patriotë. Po cila është gjeneza e kësaj familje? Për këtë familje që populli çam e ngriti në kufijtë e legjendës ekziston një gojëdhënë:

Gjithashtu mund të lexoni

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Dinejtë në fillim kanë qenë një familje e varfër nga Lopsi i Filatit. Djemtë e plakës Sako Dine, punonin bujq në fushë. Kësaj plake, një ditë i vajti në shtëpi një fukara dhe i lypi bukë. Plaka e mori brenda dhe i dha kafe e pastaj bukë që të hante. Fukarai iku i kënaqur nga pritja që i bëri plaka dhe kur kaloi derën i dha këtë urim: “ – Dino, thoshin në botë që më prite mua sot”! Në darkë kur plaka ra për të fjetur, pa një ëndërr të gëzuar. Ju bë sikur në një sterrë (pus) aty afër gjeti para të florinjta. Që me natë plaka shkoi në sterrë dhe aty pranë gjeti me të vërtet para. Me ato para Dinejtë ndruan sarajet (shtëpitë), u arsimuan dhe u vendosën në Prevezë”.

Përveçse një familje me ndjenja të thella patriotike, ajo përfaqëson edhe një nga familjet më të pasura të krahinës së Çamërisë. Familja Dino kishte nën zotërim qindra hektar tokë buke, kullota, ullishte në fshatin Lopës dhe në tërë fshatrat pranë qarkut të Prevezës, si në fshatrat; Lurë, Çaprazli, Strevinë, Strongjili etj. Nën zotërimin e kësaj familje ishin edhe dy brokat anije të një tonazhi mjaftë të madh të ndërtuara nga Ahmet bej Dino më 1848, por të cilat më vonë u shitën në Trieste.

Disa nga personalitete më të njohur të kësaj familje janë: Ahmet bej Dino, i cili si një nga krerët atdhetarë të kryengritjes së 1847 kundër Tanzimatit u internua në Konjë të Anadollit, ku edhe vdiq, Abedi pashë Dino, Vesel pashë Dino, Rasih Dino, Lejala Dino, Ali Dino, Xhemil bej Dino, Nuri Dino, Nebil Dino, Mazar Dino, Arif Dino, Abedin Dino (i riu) etj. Emrat e shquar të familjes Dino vazhdojnë të shtohen edhe sot.

Veprimtaria letrare e Abedin Dinos

Abedin Dino përveç veprimtarisë së tij si diplomat, politikan e burrë shteti është njohur edhe si poet, filozof, teolog, ekonomist, krijues tekstesh shkollore, përkthyes etj. Veprimtaria letrare e Abedin Dinos është e larmishme si për nga tematika ashtu dhe nga gjuha e përdorur. E veçanta e krijimtarisë së tij është se Abedini ka shkruar jo vetëm në shqip por edhe në gjuhë të tjera që ai zotëronte, si turqisht, greqisht, persisht, arabisht etj.

Poezia e tij e parë në gjuhën shqipe është “Këngë për Shqipërinë” e përbërë prej 64 vargjesh, e botuar pa emër në gazetën “Zëri i Shqipërisë”, më 22 dhjetor 1879. Një poezi ku autori shpreh ndjenjat e tij atdhetare dhe u bën thirrje bashkë këmbësve për qëndresë e luftë për pavarësi.

“Ju o Shqiptarë ndë doni

nga i huai të shpëtoni.

Duhet që të vazhdoni

kombin tuaj të dertoni.

Pas, të bëni lefterinë,

Edhe vetë ligjësinë

Gluhënë tuaj të shkroni

Shqip të flisni e të këndoni”!

Abedin Dino ishte përkrahës i shkrimit të gjuhës shqipe me shkronja latine, të cilën e lavdëronte duke theksuar se ishte një mënyrë shkrimi e përparuar dhe e qytetëruar. Kjo duket edhe në poezinë e mësipërme, ku këshillon që shqiptarët kudo që ndodhen të flasin e të shkruajnë gjuhën shqipe. Poezi tjetër në shqip është; “Të nxiturit e Shqipërisë turke përpjetur”, e botuar më 1 mars 1880 në gazetën “Zëri i Shqipërisë”. Kjo poezi u bënë jehonë ngjarjeve luftuese për mbrojtjen e Gucisë. Abedini ka shkruar edhe disa poezi e poema epike në gjuhën greke, të botuara në gazetën “Neologos”.

Pas dorëheqjes së tij si Ministër i Jashtëm dhe internimit të tij si vali në Adëna, Abedin Dino i kushtohet vereseteve (adeteve) të kuranit. Gjatë kësaj periudhe fillon përkthimin nga persishtja të veprës dy vëllimesh me “Përkthimin dhe komenti i Poemës së Shenjtë” (Mesnev-i serif), të cilën e përfundon një vit më vonë, në periudhën që qe vali në Sivës. E veçanta e këtij përkthimi është se ajo shoqërohet me komente të vetë Abedinit, i cili pasi jep dy varkëshin në origjinal persisht, bën përkthimin artistik në gjuhën turke dhe pastaj vazhdon komentin e dy varkëshit.

Një vepër tjetër e përkthyer nga persishtja është edhe “Koment i tregimeve arabe në Mesnevinë e Shenjtë”, e botuar gjatë periudhës që qe Vali në Ankara. Në qershor të vitit 1885, Abedini shkruan në turqisht autobiografinë e tij, e cila botohet tre herë sa ishte gjallë dhe për herë të fundit në vitin 1908 e censuruar rreptë. Në autobiografinë i tij ai shkruan se; “ndihej krenar që i përkiste një prej familjeve më fisnike të Çamërisë”.

Gjatë periudhës që qe vali në Rodos boton “Lumturia në këtë botë” (Dynya-y se’adet), e cila i kushtohet çështjeve etike, shpreh rëndësinë e jashtëzakonshme të librave dhe letërsisë. Lidhur me rëndësinë e librave Abedini shkruan: “Njerëzit mund të braktisen nga të dashurit dhe miqtë, por librat mbeten miqtë më besnikë”. Kjo vepër ribotohet për të dytën herë në Stamboll. Vepra të tjera të shkruara në gjuhën turke janë: “Borxhi Otoman” një vepër e shkruar gjatë periudhës që qe Komisar në Bursën e Stambollit.

Kjo është një vepër me rëndësi pasi ai shkruan për veprimet e Bursës, për çështjet financiare, probleme të borxheve, si dhe përvojën e grumbulluar në Portën e Lartë, “Qëndresa”, broshura “Trajtesë e dobishme mbi kolerën”, ku jep udhëzime për masat si duhet izoluar i sëmuri etj., si dhe një sërë tekstesh shkollore të shkruara po në turqisht.

Abedini ka përkthyer dhe nga arabishtja në turqisht ndër to më e rëndësishmja është “Përkthimi dhe komenti i Kasidatu l-burda”, poema e parë që i kushtohet jetës dhe veprimtarisë së profetit Muhamed. Vepër tjetër është “Gramatika arabe sipas metodës së re”, e përkthyer në vitin 1884 gjatë periudhës që Abedini qe vali në Rodos.

Abedin Dino ka shkruar edhe një sërë memorandumesh në gjuhën frënge që ua ka dërguar Fuqive të Mëdha ku proteston për padrejtësitë që i bëhen Shqipërisë dhe shqiptarëve. Veprimtaria e tij si krijues e përkthyes do spikasë edhe në shtypin evropian. Gazeta franceze, turke, greke etj do të shkruajnë për talentin e tij. Për veprimtarinë e tij letrare në vitin 1895 merr dekoratën “Palma e Artë” të Akademisë Franceze.

Veprimtaria e tij atdhetare dhe krijimtaria e tij letrare do të gjente jehonë edhe në shtypin shqiptar. Kështu në gazetën “Shqipëria” e botuar në Bukuresht më 10 maj 1879 do të shkruhej “Abedin bej Dino, shkrimtar dhe poet i shquar, guvernator i detit Egje, politikan dhe njeri i shquar që edhe muzave u ka shërbyer me sukses”.

Vlerësimet më të mëdha për figurën e Abedinit i ka dhënë populli, i cili e ka përjetësuar atë në folklorin e vetë. Trimërisë dhe luftës për pavarësi të Abedinit në mënyrë mjaftë origjinale i këndon populli i krahinës së Çamërisë:

“Kazatë më këmb’ u ngrinë,

Çamërjotë dhjetë milë,

në krie kanë Abedinë,

Abedin Dinua bajrak,

Evropit i dhe xhevap:

Abedin Dino me talentin e tij krijues ka bërë që emri i tij mos të përmendet vetëm si një politikan e diplomat i zoti, por edhe si një përkthyes, krijues, teolog, ekonomist dhe një njohës i shkëlqyer i gjuhëve të huaja. Krijimtaritë e tij letrare përveç të tjerave na dëshmojnë qartë, se Abedini qe një njeri i dijes, shkencës dhe një adhurues i flakët i kulturës dhe përparimit.

Anëtarë të tjerë të familjes Dino

Gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, nga familja Dino kontribut të veçantë ka dhënë edhe vëllai i vogël i Abedinit, Vesel Pasha. I rritur në një ambient atdhetarë edhe Veseli do të ndjekë hapat e të vëllait, duke iu përkushtuar çështjes kombëtare. Si një ushtarak i zoti ai do të gradohet nga sulltani me titullin Pasha. Duke e parë rrezikun e madh që i kanosej atdheut nga lakmitë e shteteve fqinje ai do të vihet në dispozicion të drejtuesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në maj të vitit 1877, Vesel Dino së bashku edhe me personalitete te shquara që përfaqësonin pothuajse të gjitha krahinat e vilajetit të Janinës si Abdyl Frashëri, Sulejman Tahiri (Tepelenë), Sabri Gjirokastra (Gjirokastër), Mehmet Ali Vrioni (Berat), etj., themeluan në Janinë “Komitetin e Janinës”, i cili do të merrte nismën për të vënë në jetë idenë e kryengritjes çlirimtare kundër osmane.

Veç përpjekjeve të tij për organizim e kryengritjeve anti osmane, Veseli është angazhuar drejtpërdrejtë edhe në sulmet mbrojtëse. Gjatë shkurtit të vitit 1878, kur andartët grekë sulmuan fshatin e Lëkurësit, Veseli së bashku me të vëllain Abedinin u vendos në krye të 2400 vullnetarëve shqiptarë dhe pas sulmesh të ashpra, u arrit çlirimi i zonave të pushtuara dhe zmbrapsja e ushtarëve grekë.

Veprimtaria e tij patriotike dhe luftarake dëshmohet qartë nga kontributi i tij në mbrojtje të çështjes kombëtare. Gjatë Kuvendit të Prevezës në janar 1879 Veseli u vendos në krye të komisionit ushtarak, i cili kishte si funksion organizimin e forcave luftarake nga e gjithë Shqipëria. Emërimi i tij në krye të komisionit ushtarak tregon për aftësitë e Veselit në këtë fushë.

Duke parë se rreziku që po i kanosej Shqipërisë së jugut nuk ishte zhdukur, “Lidhja Shqiptare” dekretoj në gusht të 1879 një delegacion, i cili do ti paraqiste Portës së Lartë vendimin se Lidhja qe e vendosur të luftonte jo vetëm Greqinë, por edhe kundër Perandorisë Osmane, për të siguruar mbrojtjen e trojeve Shqiptare. Në përbërje të këtij delegacioni u caktua Abdyl Frashëri, Mehmet Ali Vroni dhe Vesel Dino . Vendosmëria që tregoj delegacioni dhe rreziku i shpërthimit të një kryengritje anti osmane e detyrojë Portën e Lartë që ti zvarriste edhe më shumë bisedimet turko – greke për caktimin e kufirit jugor.

Krahas përpjekjeve për çlirim Vesel pashë Dino është angazhuar edhe në zhvillimin e gjuhës shqipe dhe arsimimit në këtë gjuhë. Ashtu si edhe patriotët e tjerë edhe Veseli e ndjeu nevojën e ngutshme për të formuar një shoqëri kulturore, e cila do të merrte përsipër drejtimin dhe organizimin e përpjekjeve për të ngritur shkolla shqipe në të gjithë vendin dhe për të botuar tekste shkollore, vepra letrare etj. Kështu në Stamboll, më 12 tetor 1879, Veseli së bashku me 26 delegatë të cilët përfaqësonin tërë popullsinë shqiptare morën vendimin e themelimit të organizatës së quajtur “Shoqëria e të shtypurit shkronja shqip”.

Edhe pse Vesel Dino është angazhuar në të gjitha mënyrat për mbrojtjen e çështjes shqiptare, figura e tij shpesh herë ashtu si edhe e të vëllait, Abedinit, është manipuluar duke e etiketuar si pro osman, dhe që vepronte kundër interesave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pavarësisht këtyre etiketimeve që kërkojnë ta nxjerrin Veselin si oportunist dhe antikombëtar, veprimtaria e tij politike dhe luftarake krah patriotëve më të shquar tregojnë qartë se Veseli ashtu edhe si i vëllai, Abedini, mbi gjithçka vinte interesat kombëtare dhe të mirën e vendit të tij.

Veprimtaria e Vesel Dinos na dëshmon që ai nuk qe vetëm një ushtarak i zoti por edhe një diplomatë i kalibrit të lartë duke u renditur denjësisht krah Abdyl Frashërit e Mehmet Ali Vrionit.

Familja Dino gjatë Dy Luftërave Botërore (1913 – 1945)

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u pritë me gëzim nga gjithë popullsia shqiptare. Kuvendi kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemal bej Vlora, krahas shpalljes së pavarësisë, krijimit të një qeverie, zgjidhjen e një Senati, i cili “do të kontrollonte e ndihmonte qeverinë”, vendosi edhe për kompozimin e një delegacioni, i cili do të bënte të mundur njohjen e pavarësisë së Shqipërisë në oborret e Fuqive të Mëdha.

Nga mesi i muajt dhjetor, qeveria e Vlorës me të marr vesh lajmin e hapjes së afërt të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, shtroj të menjëhershme nevojën e dërgimit të një delegacioni, i cili do të përfaqësonte shtetin shqiptar në këtë konferencë. Rëndësia e këtij delegacioni duket në faktin se Ismail Qemali u bë gati që ta kryesonte vetë këtë delegacion.

Pas këshillave të Italisë dhe Austro – Hungarisë se largimi i tij do të qe me rrezik, edhe faktit se luftanijet e kryqtarët athino – fanariotë vërtiteshin para Vlorës, duke e bllokuar bregdetin shqiptar, ai u tërhoq. Në këto rrethana, qeverisë së Vlorës nuk i mbetej gjë tjetër veçse të caktonte si delegatë të saj për në Londër, disa personalitete që ndodheshin jashtë Shqipërisë.

Qeveria e Vlorës caktoj delegacionin që do të mbronte interesat e Shqipërisë në këtë Konferencë. Delegacioni përbëhej nga Filip Noga, Mehmet Konica, Sotir Kolea, dhe do të kryesohej nga Rasih Dino.

Rasih Dino (1875 – 1926), u caktua kryetar i delegacionit për një sërë arsyesh. Si i biri i Abedin Pashë Dinos, ish ministër i Jashtëm i Perandorisë Osmane, Rasih Dino gëzonte një emër të mirë dhe i përkiste një prej familjeve më të njohura për nga traditat kombëtare. Pavarësisht këtyre, për ta ngarkuar ne një mision kaq të rëndësishëm, qeveria e Vlorës duhet të jetë nisur edhe nga vetë veprimtaria patriotike e tij. Rasih Dino ka luajtur një rol të rëndësishëm në veprimtarin patriotike të “Klubit të Filatit”, si dhe në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.

“Klubi i Filatit” u krijua më 20 shtator 1908. Ai ishte një nga Klubet e para që u hapën pas shpalljes së Kushtetutës Xhonturke. Rasih Dinua ishte një nga të 130 – të anëtarët që ky klub kishte në fillim. “Klubi i Filatit” nuk përfaqësohej nga asnjë anëtarë i komunitetit xhonturk, duke siguruar një pavarësi më të madhe. Ky klub u krijua si një vatër bashkimi dhe lufte, ishte vatër e arsimit dhe kulturës.

Rasih Dinua në këtë periudhë shquhet edhe për përpjekjet që ai bën për përhapjen e arsimit e shkollave në gjuhën shqipe. Duke financuar një pjesë të madhe të shpenzimeve të “Klubit të Filatit”, të cilat përdoreshin për pagimin e mësuesve që jepnim mësim, blerjen e teksteve shkollore, hapjen e shkollave dhe daljen e gazetës “Zgjimi i Shqipërisë”.

Në fund të muajt nëntor të 1912, Rasih Dino në marrëveshje me Ismail Qemalin u vendosë në Paris. Ai u ngarkua nga vetë Ismail Qemali, që të qe vëzhgues në rrugë jo zyrtare i qeverisë së Vlorës dhe të ndiqte nga afër zhvillimin diplomatik të çështjes shqiptare në Evropë. Gjatë gjithë muajt dhjetor, Rasih Dino informonte nga Parisi herë pas here Ismail Qemalin, mbi deklarata që personalitetet e qeverive të Fuqive të Mëdha bënin mbi çështjen shqiptare.

Më 23 dhjetor 1912, Rasih Dino lajmërohet me kabllogram nga Vlora që të nisej për në Londër. Ai udhëzohej nga Ismail Qemali që duhej të njoftonte telegrafisht Sotir Kolean që ndodhej në Brindisi, Mehmet Konicën e Filip Nogën, që ndodheshin në Vjenë, të shkonin në Londër, ku do të përfaqësonin shtetin Shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Ismail Qemali theksonte se do t’i prezantonte telegrafisht delegatët te ministri i Jashtëm i Anglisë, Edward Grej, që do të ishte edhe kryetar i komisionit./ Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 03 Shkurt 2026

Next Post

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar...”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

Artikuj të ngjashëm

Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941
Dossier

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar…”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

February 2, 2026
“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Gjyqit Special, si një vepër e madhe politike, siç e quajti ministri i Drejtësisë Manol Konomi, që ekzekutoi 17 vetë dhe ndëshkoi me burgime të gjata 41 persona të tjerë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

February 1, 2026
“Qytetarët e Shijakut, kishin respekt për atë grua me kulturë dhe të gjithë e quanin; zonja Mici, megjithëse kjo fjalë para emrit, ishte e ndaluar të përdorej …”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur
Dossier

“Bahri Omari, edhe pse s’ishte i diplomuar për drejtësi, reagoi; nëse Ismail Golemi ka thënë që ‘Balli’ ka bashkëpunuar me gjermanët, ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për Gjyqin Special, shkurt-mars 1946

February 3, 2026
Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!
Dossier

Pse duhet të kemi një datë zyrtare për Republikën?!

January 31, 2026
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

January 31, 2026
“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
Dossier

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

January 29, 2026
Next Post
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941

“Shtatë drejtorë kanë ardhur e ikur në dy dekada, por askush s’ka treguar interes për historikun spitalit, që ata vetë kanë drejtuar...”!/ Dëshmia e mjekut të njohur, për librin “Historiku i Spitalit të Durrësit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme