• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, July 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ndodhej në Vjenë kur i thanë se dy anët e tunelit të Semmeringut nuk ishin takuar, ndoshta nga një lajthitje apo me qëllim e teknikëve…”/ Historia e trishtë e projektuesit të famshëm me origjinë shqiptare

Nga Tomor Dani

Memorie.al / Karl Gega lindi në Venedik me 10 janar 1802 (dikush e shkruan 1800) dhe vdiq në Vjenë, më 14 mars 1860, duke vrarë veten prej dëshpërimi. Të parët e Karlit kishin mërguar në Venedik së bashku me shumë bashkatdhetarë të ikur nga Shqipëria Veriore, pas pushtimit osman. Si individ, Karl Gega u zhvillua para kohe. Mbasi kreu një kolegj për filozofi e matematikë me përfundime shumë të mira, në moshën 15 vjeçare u regjistrua në Universitetin e Padovës. Vetëm mbas një viti u diplomua në degën e Inxhinierisë. Më 1819, kur sapo kishte mbushur 17 vjetët, merr titullin “Doktor në Matematikë”.

Karl Gega u kushtua ushtrimit praktik të inxhinierisë në shërbim të hekurudhave të Mbretërisë Lombardo-Venete (krahinë e Perandorisë Austriake), duke u marrë edhe me trasimin e rrugëve, kanaleve dhe ndërtimin e godinave të mëdha. Ai punoi në hapjen e rrugës së madhe malore në provincën e Belunos. Gjatë periudhës 1824-’30-të, në provincën e Trevisos, në një pjesë rruge drejtoi punimet edhe nga ana hidraulike.

Nga 1830-‘33 ishte inxhinier në Rovigo dhe pastaj deri në vitit 1836, u caktua në Departamentin e Ujërave pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Venedik. Në vitin 1840 u gradua dhe u bë zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Ndërtimeve për mbarë Tirolin. Aty projektoi rrugën malore që kalon nëpër Val Sugana, pastaj atë që kalon nëpër Oberinnthal, tek Qafa e Finstermünsenit dhe bëri projektin e urës së varur mbi Etsh pranë Mores.

Gjithashtu mund të lexoni

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë, Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët

Në vitin 1848, si inspektor i Drejtorisë së Përgjithshme të Ndërtimeve, drejton ndërtimin e hekurudhave të Jugut deri në Laihah. Në këtë kohë bëri një udhëtim të gjatë studimi në Gjermani, Belgjikë, Francë e Angli dhe, me t’u kthyer, hyri përsëri në shërbimin e hekurudhave shtetërore dhe u mor me trasimin e linjës hekurudhore të Semmeringut, tunel i gjatë 1430 metra.

Asokohe diskutohej lidhur me mundësinë e trasimit të një hekurudhe me aderencë të thjeshtë. Kësaj zgjidhjeje ai iu kushtua mbas një udhëtimi të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Angli. Më 1849 u bë drejtor i Seksionit të Ndërtimit të Hekurudhave dhe më 1850 drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për ndërtimin e hekurudhave shtetërore në Vjenë.

Zgjidhja e problemit të hekurudhës së Semmeringut nga Karl Gega, u kundërshtua nga shumë specialistë, mbasi asokohe diskutohej shumë rreth vështirësive që lokomotiva të ngjitej në atë lartësi me aderencë të thjeshtë, por eksperienca provoi se ishte një gjë e mundshme, siç e kishte parashikuar ai, që lokomotiva me tren të përshkonte një pjerrësi 25 ‰ dhe rreze 180 metra.

Enkas për hekurudhën malore të Semmeringut, u shpall një konkurs midis konstruktorëve të lokomotivave për të ndërtuar një lokomotivë më të fuqishme, sepse zgjidhja e problemit kushtëzohej edhe prej forcës tërheqëse të lokomotivës. Në vitin 1860 përfundoi kjo linjë që është shembulli parë i hekurudhave malore.

Për të pasur një ide rreth kësaj pune vigane, po japim disa shifra: gjatë linjës së kësaj hekurudhe u ndërtuan 16 ujësjellësa, me gjatësi të përgjithshme prej 1502 metra, dhe 15 tunele, me gjatësi të përgjithshme prej 4520 metra. Përveç këtyre u ndërtuan disa qindra ura të vogla dhe një mori muresh mbrojtëse për sigurimin e trenave nga shembjet e dheut. Për të gjitha këto u hodhën në erë 1.500.000 m3 shkëmbinj, u zhvendosën 3.500.000 m3 dhé , u stivuan 65.000.000 tulla dhe u ngritën 80.000 blloqe guri.

Duhet pasur parasysh se asokohe, për shpimin e formacioneve shkëmbore, s’kishte mjete të tjera veç turjelave me dorë. Edhe në ndërtimin e ujësjellësve dilnin shumë vështirësi, meqë në atë kohë nuk njiheshin vinçat e mëdhenj; ndërtimi i atyre shtyllave madhështore që arrinin deri 45 metra lartësi dhe një gjerësi deri 20 metra, bëhej nëpërmjet skelave të luhatshme. Por vështirësitë e shumta i nxori sidomos shpimi i tunelit kryesor, që është si të thuash pika kulminante e kësaj hekurudhe malore, tuneli i Semmeringut, në lartësi 818 metra mbi nivelin e detit.

Ky tunel, për arsye të gjatësisë së tij, nuk u shpua vetëm horizontalisht e nga të dy anët, por edhe vertikalisht në gjashtë vende, për të hapur galeri porsi puse, nga të cilat nxirrej dheu e gurët. Mjerisht, të dhënat e jetës dhe të veprimtarisë së Karl Gegës, na kanë arritur mjaft të gjymtuara, aq sa nuk e kënaqin kureshtjen e ligjshme për ta njohur tërësisht.

Vitet e fundit të Karl Gegës qenë të mbushura plot me brenga e hidhërime. Pak kohë përpara se të përfundonte ndërtimin e hekurudhës së Semmeringut, qeveria austriake e dërgoi atë në Sibenburg, që të ndërtonte një rrjet hekurudhor të ri. Në të vërtetë, kjo ishte një manovër e bërë me paramendim për ta larguar së andejmi, pikërisht në një kohë kur po përfundonte vepra e tij kryesore.

Ai u mërzit e u shqetësua shumë për këtë luftë që po i bëhej prapa krahëve. Mjaftonte një lajthitje banale e teknikëve, që dy anët e tunelit të mos takoheshin në pikën e dëshiruar, por t’i shmangeshin njëra tjetrës, në drejtime të kundërta. Gjithçka mund të ndodhte në mungesë të tij. Ndodhej në Vjenë kur dikush i tha se dy anët e kundërta të tunelit të Semmeringut paskëshin devijuar gjatë shpimit pa u takuar.

Ky lajm e tronditi tej mase Karl Gegën. Me dështimin e kësaj vepre, në të cilën ai kishte derdhur të gjithë përvojën e njohuritë, sikur po i gremisej sedra dhe krenaria e tij. Ndoshta vdekja iu duk më e lehtë se sa poshtërimi, përqeshja dhe përbuzja e kundërshtarëve, prandaj përfundoi në vetëvrasje, në një banesë të Vjenës, në rrugën “Kulla e kuqe”, nr. 6. Ndërkohë tuneli i Semmeringut kishte përfunduar me sukses, por Karl Gega nuk arriti të gëzonte përurimin e veprës së tij madhore.

Karl Gega u vendos në panteonin e njerëzve të mëdhenj. Shtatë vjet më vonë, d.m.th. në 1867, eshtrat e tij u vendosën përfundimisht në një varr përmendore. Edhe në stacionin e Semmeringut, pas dy vjetësh, iu ngrit një përmendore në kujtim të këtij nismëtari të hekurudhave malore. Vite më vonë u emetuan pulla poste dhe kartëmonedha me fytyrën e Karl Gegës. Ndërkohë filluan shtrembërime tendencioze lidhur me kombësinë, gjoja italiane apo gjermane, të këtij personaliteti.

Por në vetë qarqet e kulturës austriake nuk munguan autorë objektivë, që e kanë vënë në dukje origjinën e tij shqiptare, siç është p.sh., rasti i Friedrich Wallisch, i cili, në librin me titull “Neuland Albanien”, botuar në Stuttgart 1931, thotë në faqen 113: “Karl Gega, ndërtuesi gjenial i hekurudhës së Semmeringut, ka qenë me prejardhje shqiptare, siç dëshmon vetë mbiemri i tij “Gega”, që do thotë nga Shqipëria Veriore”.

Karl Gega ka lënë shkrime për teknikën hekurudhore si “Pamje e përgjithshme e përparimeve në hekurudha, 1840-1850” (botim 3, Vjenë 1853), “Mbi ndërtimin e urave në Ameriken Veriore dhe kalkulimi i aftësive bartëse të urave Howe” (botin 2, ebd 1855). Gjithashtu ai shpiku një zhalon të përmirësuar si edhe një oktantë me nonius për trasimin e kurbave. I tij është koncepti i gjatësisë virtuale të një hekurudhe./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ai që mori përsipër lëvizjen e Mbretit Zog nga Franca drejt Anglisë, ishte vetë Ian Flemming, agjenti i famshëm britanik dhe autori i librave mbi ‘James Bond’, i cili...”/ Libri i panjohur i autorit britanik, Neil Rees

Next Post

“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative...”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

Artikuj të ngjashëm

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

July 24, 2026
“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë,  Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët
Personazh

“Mbreti Zog e la pa rrogë dhe s’ia realizoi projektin për Sanatoriumin në Voskopojë, Enveri ia konfiskoi floririn dhe e lejoi të ikte vetëm në ‘68-ën…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që braktisi Davosin për shqiptarët

July 24, 2026
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër

July 22, 2026
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
Personazh

“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm

July 23, 2026
“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

July 17, 2026
“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

July 14, 2026
Next Post
“Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, të gjithë pushuesit, në Ohër e Strugë, deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan, pasi …”! / Rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes

“Kateri silurues i yni, hapi zjarr ndaj anijes italiane ‘Zeus – 2’, e cila vjen me misione zbulimi, ka motoskaf, mitroloz dhe mjete radiollokative...”/ Zbulohen dokumentet sekrete për incidentin në brigjet e Sazanit, prill 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme