• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, January 21, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën

“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Pasi u lirua nga burgu i Burrelit, ajo mori guximin dhe iu drejtua me një letër Hysni Kapos, ku i shkruante…”/ Historia e panjohur e vlonjates së doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën

Nga Dashnor Kaloçi 

Memorie.al / Aty rreth fundit të vitit 1467 dhe fillimit të 1468-ës, të parët e Bezhanëve mendohet që të jenë shpërngulur nga zona e Shpatit të Elbasanit, për në fshatin Lekël të Tepelenës. Ndërsa rreth gjysmës së dytë të shekullit të XV-të, Bezhanët u vendosën në Manastirin e Shën-Ilisë (apo siç është njohur më pas: Manastiri i Shën-Dellisë) që ndodhej pranë Malit të Golikut dhe në tokat e atij manastiri ata hodhën themelet e para, mbi të cilat më pas u formua fshati Lekël, i cili ndodhet edhe sot në atë zonë të Tepelenës. Që nga ajo kohë Bezhanët u muarën me tregëti, të cilën e zhvillonin kryesisht me Venedikun, Greqinë dhe Egjiptin.

Si rezultat i kësaj tregtie që Bezhanët zhvilluan për vite me radhë, ata u pasuruan aq shumë sa më pas blenë edhe toka e prona të tjera, duke u shpërndarë në vende të ndryshme. Pas shpërndarjes së një pjese të asaj familje nëpër vende të tjera, në fshatin Lekël të Tepelenës në atë kohë mbetën: Haxhiu, Guda, Pasho dhe Mërtir Bezhani. Sipas dokumenteve që janë gjetur së fundmi në arkivat e Stambollit, Haxhiu ka lindur në vitin 1690-të, Guda në 1720-të, Pasho në 1750-të dhe Mërtiri në 1780-të.

Ndërkohë aty rreth vitit 1800, Mërtir Bezhani, shkoi në Stamboll dhe në zyrat e kadastrave të kryeqendrës së perandorisë osmane, ai gjeti të gjitha tapitë e tokave dhe pronave që Bezhanët kishin pasur në fshatin Pishkash. Pasi u kthye nga Stambolli në fshatin Lekël, Mërtiri ua shpërndau fisit të tij kopjet e dokumenteve kadastrale të tokave dhe pronave që ai kishte gjetur atje dhe që nga ajo kohë, Bezhanët filluan t’i kërkonin ato në Pishkash. Por Bezhanët nuk arritën që t’i merrnin dot ato prona që kishin pasur të parët e tyre nën zotërim, për arsye se u ndeshën në një rezistencë të fortë të banorëve vendas, që kishin zënë vend në pronat e tyre.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Gjyqin Special, kur Koxi Xoxe e akuzoi për mosorganizimin e rezistencës, në 7 prill ‘39, Koço Kotta i tha…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit shqiptar që vdiq në tortura në burgun e Burrelit, në ‘49-ën

“Më 21 janar 1920, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, ku midis 50 përfaqësuesve, ai…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit, që vdiq në burgun e Burrelit, në 1949-ën

Aventura e Bezhanëve në kërkim të pronave të tyre në Pishkash vazhdoi nga viti 1800-të, (kur ata gjetën tapitë në Stamboll) e deri në vitin 1810-të, dhe ajo u kushtoi shumë shtrenjtë atyre pasi lanë rreth tetë burra të vrarë. Nga Bezhanët e vrarë në kërkim të tokave ishin: Petro, Apostol, Thimio dhe Aleksandër Bezhani. Bashkë me këta u vranë edhe disa të tjerë të afërm të tyre nga trungu femëror i familjes, si Thoma Qëndro me të birin që kishin nën pronësi një han në fshatin Qukës, një nga familja Gjonaj dhe një tjetër nga familja Muçaj. Nga kjo familje mendohet se i vrari ka qenë Vladimir Muçi.

Lidhur me vrasjet e shumta që ndodhën në fisin Bezhani nga banorët e Pishkashit, asokohe u ngrit edhe një këngë vaji, në të cilën ndërmjet të tjerash thuhet: “Apostol, djalë tuxhari / qysh u gremise nga kali / Pse se vrave, po të vrau / ç’ bëri a ju thaftë krahu”! Pas vrasjes së atyre burrave të fisit Bezhani, nga ai fis lindën u rritën e u trashëguan edhe të tjerë burra, si Petro, (i lindur në 1810) Thimio, (1820) Apostoli, (1840) Josifi (1850) Thanasi, Pavllo me tre fëmijët e tij (Erifili, Leka dhe Evrionomi) Pandeliu, Leonidha dhe vajza e tij (Olimbia) Ksenofoni, Epaminonda, Athanasi dhe Pavllo.

Banka private e Bezhanëve në Vlorë në 1850-ën

Aty nga fundi i shekullit të XVIII-të, një pjesë e madhe e fisit Bezhani u shpërngulën nga fshati Lekël i Tepelenës dhe u vendosën në qytetin e Vlorës, por edhe pas kësaj shpërngulje ata nuk i humbën asnjëherë lidhjet me Lekël-in dhe tregtinë që ata bënin në atë kohë me Greqinë. Pasi u vendosën në qytetin e Vlorës, aty rreth vitit 1800, Bezhanët filluan dhe ndërtuan një godinë tre katëshe në lagjen “Muradie”, e cila ndodhet edhe sot aty, por pa shkëlqimin e viteve të shkuara. Aty nga viti 1831, familja Bezhani për qëllimet e saja financiare bëri sigurimin e asaj shtëpie pranë Institutit të Sigurimit (“ASSIGURAZIONI GENERALI TRIESTE”) në qytetin e Triestes në Itali.

Mbi muret e vjetra të asaj shtëpi tre katëshe e cila ndodhet edhe sot në lagjen “Muradie”, ekziston edhe sot një pllakë bronzi e oksiduar nga vitet, në të cilën shkruhet emri i shoqërisë së sigurimeve të Triestes dhe viti 1831, kur ajo u sigurua. Afro njëzet vjet më vonë, aty nga fillimi i vitit 1850-të, familja Bezhani, apo më saktë Petro Mërtir Bezhani, ngriti të parën Bankë private në Shqipëri, e cila në atë kohë njihej si “Banka Pandeli e Lefter Bezhani”. Lidhur me faktin që ajo Bankë është dhe e para e themeluar në Shqipëri, bëhet e ditur edhe nga një Almanak i bankave i botuar në Londër në vitin 1936.

Po në atë Almanak janë dhënë e përmenden edhe Bankat që kanë ekzistuar gjatë viteve të Monarkisë së Zogut në Shqipëri, si “Banka Nacionale e Tiranës”, me degët e saj në Shkodër, Korçë, Durrës, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe krahas tyre në fund jepet edhe Banka private e “P.I. Bezhanit”. Që nga krijimi i asaj Banke e deri në vitet e para të shekullit të kaluar kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Bezhanët u muarën me atë lloj aktiviteti financiar dhe njëkohësisht edhe me tregti me shtetet fqinje, si Italinë, Greqinë e deri me Egjiptin. Lidhur me ekzistencën dhe fuqinë ekonomike të familjes Bezhani, dëshmojnë edhe tre varre që ruhen edhe sot në gjendje të mirë pranë Manastirit të ishullit të Zvërnecit, të cilët i përkasin Josif dhe Olimbi Bezhanit dhe datojnë vitet 1902 e 1918-të.

Bezhanët shkollohen e diplomohen në universitetet e Evropës

Lidhur me të kaluarën dhe aktivitetin e familjes Bezhani në vitet e para të shekullit të kaluar, pasardhësi i tyre, 75-vjeçari Pavllo Bezhani, na dëshmonte: “Krahas aktivitetit tregtar dhe atij financiar me Bankën që ata ngritën në vitin 1850-të, të parët e familjes sonë Bezhani u kujdesën që fëmijët e tyre t’i shkollonin nëpër shkollat e universitetet e ndryshme të Europës, falë dhe fuqisë ekonomiko-financiare që ata kishin. Një ndër ta ka qenë dhe babai im Lek Bezhani, (nëna e të cilit, Amalia, ishte motra e patriotit të shquar, Sotir Koleas) dhe tre motrat e tija: Amalia, Erifili dhe Evrinomi. Babai im Leka, pasi mbaroi shkollën unike në qytetin e Vlorës, në vitin 1928 shkoi në Zvicër ku mbaroi një shkollë të mesme ekonomike dhe mësoi disa gjuhë të huaja.

Vlen për t’u përmendur dhe ndoshta është rast unikal në Shqipëri për periudhën e Monarkisë së Zogut, që tre motra (Amalia, Erifili dhe Evrinomi Bezhani) u diplomuan në universitete të ndryshme të Europës. Njëra nga hallat e mia, Erifili, që në moshën nëntë vjeçare u dërgua në Francë dhe aty përfundoi të gjitha ciklet shkollore, deri sa u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Jurisprudencë. Edhe pse Bezhanët u shkolluan dhe u diplomuan në universitetet të ndryshme të Europës, ata vazhdimisht patën qëndruar larg politikës, duke u marrë vetëm me aktivitetin ekonomiko-financiar. Por edhe pse ata ishin indiferent karshi punëve të politikës, Pavllo Bezhani, i cili ka qenë babai i babait tim, së bashku me vëllanë e tij Leonidhën, që ishin djemtë e Josifit, gjatë vitit 1912-të mbështetën pa asnjë rezervë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali e patriotët e tjerë të asaj kohe.

Aty nga viti 1918-kur në Gjirin e Vlorës erdhi një anije e madhe luftarake britanike, babai im Leka, u thërrit prej tyre dhe shërbeu si përkthyes, pasi në atë kohë ishte ndër të paktit që dinin gjuhën angleze. Edhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, si babai im Pavllo, ashtu dhe pjesëtarët e tjerë të fisit Bezhani, vazhduan të qëndronin larg politikës dhe u muarën vetëm me punët e tregtisë dhe bankës së tyre që kishin ngritur në qytetin e Vlorës”, – kujtonte Pavllo Bezhani lidhur me të kaluarën e fisit të tij, ku shumë prej tyre u shkolluan në universitetet e ndryshme të Europës.

Pavllo Bezhani me Sotir Kolean

Nga të gjithë pjesëtarët e familjes Bezhani, aktivitetin më të madh patriotik e ka pasur Pavllo Bezhani, i cili ka bashkëpunuar ngushtë me kunatin e tij Sotir Kolean, që është tepër i njohur për veprimtarinë e tij në dobi të çështjes shqiptare. Në familjen Bezhani, përveç shumë dokumenteve origjinale të kësaj familje, ruhen edhe sot një pjesë e madhe e korrespodencës së Sotir Koleas, që asokohe ishte në Aleksandri, me Pavllo Bezhanin në Vlorë. Këto letra që janë të shkruar me alfabetin shqip të para Kongresit të Manastirit, i përkasin viteve 1908-1910-të dhe janë të shkruara me një kaligrafi shumë të bukur.

Aty trajtohen probleme financiare të familjes, shkëmbime bankënotash, probleme bankare me bankat e Egjiptit etj. Po kështu aty trajtohen edhe probleme të gjuhës shqipe, ku Kongresi i Manastirit dhe Sotir Kolea i kërkojnë Pavllo Bezhanit, që t’i dërgojë lajme nga Shqipëria. Në mes shumë letrave që përbëjnë korrespodencën e Pavllo Bezhanit me atdhetarin e njohur Sotir Kolean, (të cilin Pavllo e kishte vëllanë e gruas së tij), ndodhet edhe një letër ku Pavllo e informon Sotirin, se ka ndihmuar me të holla Mit’hat Frashërin.

Në atë letër e cila mban datën e 20 shtatorit të vitit 1908-të, midis të tjerash thuhet: “Midat Frashërit i dërgova gr.190 argjend. Mbeturinat po i mbaj, them të blej ca abetare të kohës dhe t’i ndaj për djem të varfër”. Në një letër tjetër ku bëhet fjalë për përfundimin e votimeve për deputetët shqiptarë që përfaqësoheshin në Parlamentin turk, midis të tjerash, Pavllo Bezhani e njofton Sotir Kolean duke i shkruar: “Këtu, d.m.th. ndë Sanxhak të Beratit, doli Ismail Kemal Beu me guresë (vota) 57 dhe Azis Pasha me guresë 52. Omer Pashai mori g. 35 dhe të tjerët më pak”.

Ndërsa në një letër tjetër në të cilën flitet për problemet financiare dhe tregtare të familjes, ndër të tjera Pavllo Bezhani i shkruan Sotir Koleas që asokohe ndodhej në Aleksandri: “Si më tha Vangjeli dhe si u fjalosa pak me Leonidën, duket që janë mjaft mirë nga dynjallëku, kanë një hyje (të ardhura) nga 300-400 napolona ndë vit ndë Madakaskar që, sikur edhe gjysmat të jenë të vërteta, për vendit tonë këtu nuk janë pak. Unë besoj se do të jenë vërtet, se as Leonida dhe as i vëllai i tija, z. Kozma, nuk m’u dukën mburracak.

Vangjelit i shtrëngova edhe unë dorën, se ai e mbaroi këtë punë. Nga letrat e tua pashë që më bleve dy obligacione të Kredi Fonsierre Egjyptese të 1886 dhe të falem nderës. Ndë gazetë që më dërgove pashë se këtë herë nuk na ndihmoi ba Ai, po shpresoj se do të na ndihmoj njëherë tjetër”,- thuhet në mes të tjerash në letrat që Pavllo Bezhani i dërgon kunatit të tij, Sotir Koleas, në të cilat dëshmohet më së miri pasuria e asaj familje vlonjate në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII-të.

Pasuria e Bezhanëve dhe shkollimi i tre vajzave të tyre në universitetet e Perëndimit

Edhe gjatë periudhës të Monarkisë së Zogut, familja Bezhani e Vlorës vazhdoi te merrej administrimin e pasurisë së saj e me punët e tregtisë dhe Bankës që kishte hapur në qytetin e Vlorës. Në atë periudhë ajo familje asnjëherë nuk u përzje në punët e politikës ndonëse ishte një mbështetëse e qeverisë monarkiste të Zogut. Në atë kohë Bezhanët kishin blerë e kishin nën zotërim një çiflig prej 216 ha. në zonën e Mifolit, i cili përbëhej prej toke bujqësore dhe ullishtash. Po kështu përveç asaj ferme të madhe ata kishin si pronë të tyre edhe rreth 5000 rrënjë ullinj në periferinë e Vlorës. Por edhe pse ishin të dhënë vetëm pas punëve të ekonomisë familjare, Bezhanët u kujdesën që fëmijët e tyre t’i shkollonin nëpër kolegjet dhe universitetet e ndryshme të Europës.

Ata ishin e vetmja familja në Vlorë dhe ndoshta edhe në Shqipëri që gjatë viteve të Monarkisë së Zogut arritën të diplomonin tre vajza në universitetet e Europës. Kështu njëri prej pinjollëve të kësaj familje i quajtur Leko Bezhani (djali i Pavllos) e, bashkëshortja e tij Amalia, i shkolluan dhe i diplomuan dy vajzat e tyre, Erifili dhe Evrinomi Bezhanin, në universitetet e Parisit dhe Marsejës në Francë, për Jurisprudencë dhe Letërsi. Po kështu edhe një kushërira e tyre e quajtur Marika Bezhani studioi në universitetin e Bolonjës të Italisë duke u diplomuar në Shkencat e Natyrës në degën e Biologjisë. Pas diplomimit Marika u kthye në Shqipëri dhe për vite me radhë punoi si mësuese në gjimnazin e Vlorës.

Po kështu përveç këtyre tre vajzave të familjes Bezhani që u shkolluan në Europë, nga ajo familje u shkolluan e u diplomuan edhe djem të tjerë. Kështu Leonidha Bezhani i dërgoi të tre djemtë e tij për të studiuar jashtë Shqipërisë. Djali i madh, Viktori, studioi në qytetin e Munihut në Gjermani, ku pasi u diplomua për Mjekësi, u kthye në Shqipëri dhe punoi si mjek në qytetin e Elbasanit. Gjatë asaj kohe përveçse shërbeu si mjek në atë qytet të Shqipërisë së Mesme, ai dha edhe mësime në Shkollën “Normale” të atij qyteti. Më pas Viktori shërbeu si diplomat në përfaqësinë shqiptare të Greqisë dhe gjatë periudhës së Luftës, ai vdiq nga një sëmundje e rëndë. Dy djemtë e tjerë të Leonidha Bezhanit, Qirjakua dhe Haritua, studiuan dhe u diplomuan në universitetet e Italisë.

Shkollimet e djemve dhe vajzave të familjes aristokrate Bezhani në universitetet e ndryshme të Europës, dëshmojnë më së miri për formimin kulturor e emancipimin që kishin ata që në atë kohë. Edhe gjatë viteve të pushtimit nazi-fashist të Shqipërisë, fisi Bezhani që kryesisht banonte në qytetin e Vlorës, vazhdoi të merrej me administrimin e pasurisë së tyre dhe të qëndronte sa më larg politikës, ashtu siç kishin bërë edhe në të kaluarën. Por atë rregull strikt të asaj familje, e “prishi” vetëm njëri prej tyre i quajtur Minella Bezhani, i cili në tetorin e vitit 1943, mori pjesë si përfaqësues i Vlorës në Kuvendin Kombëtar që rishpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Asamblenë Kushtetuese nga e cila u zgjodh edhe Qeveria provizore që qeverisi gjatë asaj periudhe nën pushtim gjerman të vendit.

Shpronësimi i Bezhanëve nga komunistët në 1945-ën

Ndonëse Bezhanët e Vlorës që njiheshin si familje që kishin parë hesapin e tyre dhe ishin marrë vetëm me punët e tregtisë, duke i qëndruar larg politikës, me ardhjen e komunistëve në pushtet në fundin e vitit 1944 dhe fillimin e vitit 1945, ata u gjendën përballë goditjes së egër ndaj tyre, ashtu si qindra e qindra familje të tjera shqiptare të pasura të asaj kohe. Viktima e parë e familjes Bezhani, u shënua në fundin e vitit 1944, kur Aleko Bezhani, (apo siç është njohur ndryshe me emrin Leko) ish-pronari i “Banka di Napoli” u largua nga Shqipëria dhe mbeti i vrarë në rrethana të panjohura. Por vrasja e tij mendohet se u krye për qëllime grabitje nga disa vjedhës ordinerë serbë, në Sarajevo.

Lidhur me shpronësimet e persekucionin e fisit Bezhani gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, pasardhësi i tyre, 75-vjeçari Pavllo Bezhani, dëshmonte: “Historia e rrënimit të fisit tonë Bezhani që njihet si një ndër familjet e pasura të Vlorës, e ka zanafillën në fundin e vitit 1944, me ardhjen e komunistëve në pushtet. Në atë kohë familjes sonë dhe gjithë fisit Bezhani, iu sekuestruan të gjitha pronat dhe pasuritë të luajtshme dhe të paluajtshme, duke filluar që nga Banka e cila në vitin 1938 ishte kthyer në ‘Banka di Napoli’ me pronar babanë tim Aleko Bezhanin dhe të gjitha çifliqet e tjera që kishim në periferinë e Vlorës dhe në Mifol.

Pas shpronësimit dhe konfiskimit të të gjithë pasurisë së familjes Bezhani, ne mbetëm në mes të katër rrugëve pa asnjë të ardhur dhe u shpërndamë nëpër familje të tjera në qytetin e Vlorës”, kujtonte 75-vjeçari Pavllo Bezhani, për vrasjen e babait të tij dhe shpronësimin që iu bënë komunistët në fillimin e vitit 1945, asaj familje që njihej si nga më të pasurat e Vlorës.

Erifili Bezhani 20 vjet burg

Lidhur me persekucionin e familjes Bezhani nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, Pavllo Bezhani, dëshmonte: “Sikur të mos mjaftonte e gjithë ajo grabitje që komunistët ndërmorën karshi familjes sonë, në vitin 1947 ata arrestuan dhe dënuan me 20-vjet burg, hallën time, (motrën e babait) Erifilin, e cila ishte diplomuar për Drejtësi në Francë. Duke parë politikën e dhunës dhe terrorit që po ndiqte regjimi komunist i Enver Hoxhës që nga ardhja e tij në pushtet në dhjetorin e vitit 1944, Erifili, u bashkua dhe u angazhua me grupimin social-demokrat të kryesuar prej shoqes së saj, Musine Kokalarit.

Qëllimi i atij grupimi ishte që të sensibilizonin sadopak qeveritë e vendeve perëndimore nëpërmjet përfaqësive të tyre diplomatike që kishin në Tiranë, për politikën e terrorit që po instalonte qeveria e Enver Hoxhës, gjë e cila kishte filluar që me zgjedhjet e 2 dhjetorit të vitit 1945, ku nuk u leja që opozita të merrte pjesë dhe të përfaqësohej legalisht në ato zgjedhje. Si rezultat i asaj veprimtarie që kreu Erifili Bezhani, ajo u arrestua dhe doli në gjyq së bashku me shoqet e saja, Musine Kokalarin, Nurie Koculin (vajza e Qazim Koculit, komandanti dhe heroi i Luftës së Vlorës) Raile Luzin etj.

Erifili u dënua me 20-vjet burg, por vuajti vetëm tetë vjet, pasi përfitoi nga disa amnisti që u dhanë në atë kohë. Pasi doli nga burgu ajo u sistemua në Tiranë së bashku me nënën e saj Amalia Kolea dhe motrën Evrinomin. Pas shumë përpjekjeve që ajo bëri në atë kohë, mezi mundi që të siguronte ushtrimin e të drejtës së profesionit të saj të avokatisë. Të drejtën e ushtrimit të avokatisë, Erifili e gëzoi vetëm për pak kohë, pasi atë të drejtë ia hoqën përsëri dhe pas heqjes së saj ajo nuk rrojti shumë e vdiq në vitin 1959.

Ndërsa halla tjetër, Evrinomi, në atë kohë u thërrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku iu kërkua që të jepte mësim në gjuhët e huaja për personelin dhe fëmijët e diplomatëve të huaj që ishin në Tiranë. Gjatë asaj kohe ajo dha mësim në gjuhët italiane e frënge dhe u detyrua të mësonte edhe gjuhën ruse, për të cilën regjimi komunist kishte shumë nevojë.

Pas disa vitesh atë e hoqën dhe e dëbuan edhe nga ajo punë, e Evrinomi u detyrua që të punonte si sanitare në spital. Deri në vitin 2001, kur Evrinomi ndërroi jetë, ajo jetoi bashkë me ne, në shtëpinë tonë”, – kujtonte Pavllo Bezhani, lidhur me shpronësimet e familjes Bezhani dhe persekucionin e dy motrave të babait të tij, Erifilit dhe Evrinomit që ishin diplomuar në universitetet e Francës.

Ekzekutimi i Haritos dhe dënimi i Qirjakos

Persekucioni i familjes së njohur dhe të pasur vlonjate, Bezhani, nuk përfundoi me dënimin me 20-vjet burg të Erifilit, por ai vazhdoi edhe më tej në vitet që erdhën më pas, me arrestimin dhe dënimin me vdekje të Harito Leonidha Bezhanit. Lidhur me këtë, Pavllo Bezhani dëshmonte: “Haritua që ishte diplomuar në Itali gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, me ardhjen e komunistëve në pushtet deri në vitin 1954, punoi si furrtar në një furrë private.

Në vitin 1954, Haritua u arrestua së bashku me ing. Dhimitër Dogën, Vasil Kajanën, Fuat Bimon, dhe Adnan Myftiun nga Berati. Gjyqi i tyre u zhvillua në Kinema ‘Ali Demi’ në Tiranë dhe akuza ndaj tyre ishte: ‘Krijim grupi për tentativë arratisje’. Gjatë zhvillimit të gjyqit, Haritua i mori mbi vete të gjitha akuzat me qëllim që t’i lehtësonte sadopak shokët e tij dhe si rezultat i atij qëndrimi që mbajti në gjyq, u dënua me vdekje.

Ndërsa ishte në burg dhe priste ditën e ekzekutimit, ai me një qetësi të habitshme lexonte romane që ia kishin sjellë shokët e tij në qeli. Në korrikun e vitit 1955, atë ditë që Hariton erdhën dhe e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që kishte në dorë dhe shkoi bashkë me policët e skuadrës së pushkatimit. Akoma dhe sot nuk dihet se ku ndodhen varri dhe eshtrat e tij.

Pas ekzekutimit të Haritos, Sigurimi i Shtetit arrestoi edhe vëllanë e tij, Qirjakon, i cili në atë kohë punonte si shef-llogarie në Fabrikën e Orizit, duke e akuzuar se nuk kishte denoncuar vëllanë e tij, Hariton. Qirjako u dënua me pesë vjet heqje lirie dhe pasi u lirua nga burgu në vitin 1960-të, ai punoi në punë të rënda në ndërtim”, – e përfundon rrëfimin e tij 75-vjeçari Pavllo Bezhani, mbi historinë e dhimbshme të familjes dhe fisit të tij nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, të cilët janë njohur si një nga familjet më të pasura të atij qyteti, duke hapur Bankën e parë private në Shqipëri që në vitin 1851./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ibrahim Tukiçi pinte vetëm ujë të ngrohtë me rujt zanin, kurse sot, shumë këngëtarë të rinj, abuzojnë me alkool e duhan dhe e kanë prishë atë...”/ Biseda e panjohur me soprano e famshme Marie Kraja

Next Post

“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli

Artikuj të ngjashëm

“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Personazh

“Në Gjyqin Special, kur Koxi Xoxe e akuzoi për mosorganizimin e rezistencës, në 7 prill ‘39, Koço Kotta i tha…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit shqiptar që vdiq në tortura në burgun e Burrelit, në ‘49-ën

January 18, 2026
“Në burgun e Burrelit, Koço Kotën e kanë torturuar çnjerëzisht e godisnin me bajonetë dhe plagët e çara i’a mbushnin me…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të ish-kryeministrit, që e rrëmbyen në Greqi në ’45-ën
Personazh

“Më 21 janar 1920, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si delegat i Korçës, ku midis 50 përfaqësuesve, ai…”/ Historia e trishtë e ish-kryeministrit, që vdiq në burgun e Burrelit, në 1949-ën

January 19, 2026
Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes
Personazh

Ish-ministri Rahman Hanku, përkujtim i një personaliteti të ndërtimit, në 100-vjetorin e lindjes

January 17, 2026
“Mbreti Zog, i këshilluar nga Dr. Jani Basho, fillojë të ftojë profesorë e mjekë, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria, të cilët…”/ Historia e panjohur e mjekëve hebrenj në Shqipëri në vitet ’30-të
Personazh

“Mbreti Zog, i këshilluar nga Dr. Jani Basho, fillojë të ftojë profesorë e mjekë, që largoheshin nga Gjermania dhe Austria, të cilët…”/ Historia e panjohur e mjekëve hebrenj në Shqipëri në vitet ’30-të

January 17, 2026
“Katër personalitetet e fundit që sunduan në Bukuresht, ishin nga familja Gjika, me origjinë nga Zëreci i Përmetit, të cilët u vendosën në…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë
Personazh

“Katër personalitetet e fundit që sunduan në Bukuresht, ishin nga familja Gjika, me origjinë nga Zëreci i Përmetit, të cilët u vendosën në…”/ Historia e panjohur e tre shqiptarëve që drejtuan Rumaninë

January 15, 2026
Gazeta ‘Dielli’ në Boston: “Një zagar n’Itali, laro i Fan Nolit, Peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…”/ Shkrimi i vitit 1926
Personazh

“Pas vizitave që iu bënë Mbretit Zog nga mjekët më të mirë austriakë, si Prof. Dr. Hollznecht-i, Dr. Basho i tha Mbretit për pasaportën e Anshtajnit…”/ Misteri i ardhjes në Shqipëri të shkencëtarit të famshëm  

January 15, 2026
Next Post
“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli

“Julian Amery në kujtimet e tij ka shkruar; kur Mbretërit e tjerë të mërguar nuk u ndaheshin klubeve të natës në Londër, Zogu rrallë dilte në publik, pasi…”/ Historia e panjohur e Mbretit Zog në Angli

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme