• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, January 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë

“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë
“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
“Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e…”/ Kujtimet e ish-firmëtaritë të Pavarësisë
“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë

Nga Hajredin Bej Cakrani

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në Durrës takoj Abdi Benë (Toptanin) dhe më thotë javash, se nga fillimi i vjeshtërave nga ana e serbëve, kish ardhur një inglis dhe këta bajraktarë që e ruanin, ranë në pusi e u vranë, po dhe ky shpëtoi në qime e u plagos. Kjo gjë rrëfen se ky është ndonjë që rëndon e që j’u shkeli më kallo, si do që janë tok fitonjës e mund të gjezdisin nëpër njëri-jatrin. Po kur më erdhi më çiflig, më llafosi se Qeveria e Durrësit ka kërkuar në Conférencë de Paix mandatnë e Italisë, këjo është hataja më e madhe! Duajn ta ndajnë copa-copa qysh e kanë bërë në mënd dhe inglistë j’a kanë dhënë vetë llafnë për të marrë Vlornë si kaza të tyrej më atë kartë, që e thoshën hiderland. Pa syrin e kishin më të gjithë Shqipërinë.

                                                         Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë

– Kush do vejë t’u thotë, ti Aqif Pashë? Se sa ke bërë për vlonjatë më atë kohë, sa bëtë ato që bëtë me t’a e që ti e di! Pa unë nukë e bëj për vlonjatë Pasha, se në arçin nuk e di fare kë do cakëtojnë, po për Vlornë e asaj ditë që përmëndet! E qysh thua, që t’a lëmë më thonjtë e italianëvet, se mos n’a vijnë ata këtu e pastaj t’u themi atyrej se nuk e dijim që do vinit, vjen erë kjo Pasha! Ti u je bërë strehë më ç’do kohë atyrej, lere nashti se e mbaj unë përgjegjësinë! Dhe po ngjau ndonjë hata e s’keni përfaqësonjës më kaza t’onë, bëni si të bëni me këta që keni, por po e lamë sotë, e kemi qarë nesër Vlorë e Kaza Pasha!

Nga mesi jenarit kishin filluar të vijin të deleguarit dhe ne ishim më hall për këta miqtë t’onë më Vlorë, se me ç’pamë aha, s’ma do mëndja t’i lijin të vijnë! Kur ja u duk Imer Agai (Radhima) bërë paparunë nga ftoma, me ata sytë në bojë të qiellit, që ndrisin e i çojën lotë, me një pelë të bardhë. Të parnë pyetje, qysh u ike italianëve se ata të vrasin fare, pa ty dhe të njohnë, i thamë. – U ika ca me marifet, ja do vete te filan fshat, se kemi një dasmë e, ca me vrap kur shihja fushë sa j’a dola mb’anë, po të tjertë do vonohen se ikën fshatrave e fshatrave, për të kapëtuar më anët tuaja e, jallah të vinë këtu për një javë!

Na llafosi se, qysh pas rrëmujrave që bënë e u rrahnë më Vlorë për ditën e flamurit me italiantë dhe sherrin që bënë këta me Qeverinë e Durrësit e, që u thoshin: – Jeni shqipëtarë a jo, se që të shetisë flamuri ynë lidhur nëpër qëntë e sokakut, ju qofshi, se ne për atë flamur jemi vrarë e vritemi atças! Dërguan kartë dhe më Paris, kur në fund të ‘919 më Vlorë, kishte ardhur një që thosh se ish i dërguarë i vetë presidentit amerikan Uillsonë, dhe më shtëpinë e Osmën Agait, u mbëluadh gjithë paria.

Me Hamza Aganë, Ali Asllanë, me miknë t’onë, katoliknë Dom Marknë, Jani Mingën, Qazim Aganë e vetë Imer Aganë e të tjertë dhe ishin llafosur e i kishin dhënë me vete, s’bëhet llaf dhe një mémorandum se Vlora do që t’i bashkohet Shqipërisë, si ç’është Kaza e sajë. Këtë t’ja çonte Willsonit më dorë, pa italiantë i ndaluan, as t’a shkojin nëpër mënd e jo të vijin përfaqësonjës nga Vlora këtu!

Kështu ajo punë e Amerikës i paska pasur ca rrënjë dhe më këta. – Paskeni bërë një punë të paktën, – tha im vëlla Bektashi që j’a behu atças dhe tha që të vejim më Lushnje, se ishim në merak të madh, nga që të deleguarit nuk i lijin ushtëritë italiane a ata të Durrësit dhe vajtja e Imer Agait, do të fillonte të paktën listën e vlonjatëve.

Nuk do lijim gur mbi gur dhe shtetin që mezi e bëmë dhe që më e padëgjuara, mezi n’a e njohnë të Mëdhenjtë e, nashti hata më të madhe nukë kish, se duajn t’a fshinë, vetëm të vdekur e lijim! Im vëlla Sulo Beu kalnë e mban hazër dhe si djalë i ri, erë bëhet më ç’do vënd dhe unë e trazoj, se i kujtohet lufta me të palartë këtyre anëve. Ndaj do që të nderohemi këtë herë, doemos dhe e derdhë.

– Hajredin Bej, s’u lodhe kaqë vitra duke thënë e mbaso i quaje me inat të palartë, po ata u bënë mizë lisi, se ti e di që shqipëtari bëhet me fitonjësin! Po pakë bujq orthodhoksë u futnë më ushtri të tyrej, se u thoshin: – Nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më ndonjë copë tokë që mund’ të merrnit, e qani, po do t’u marrin, gratë e të gjitha! Dhe o burra t’ju djegim atë e këtë, se shqipëtari është zjarrë ndezur, për të liga dhe në ujë!

Jo vetëm ata që e bënë ushtërinë e tyrej mizëri të derdhej sikur e njih’ njëqind vjet vëndë, po të gjithë, qysh e tha Sulo Beu. U bënë me ta dhe nga nevej, se ne bektashiantë jemi aqë të ligj, sa dhe nëpër teqera e vakëfe, në vënd që t’i themi një llaf të mirë dynjasë për të ujdisur këtë e atë punë, si j’a do puna vëndit të shënjtë, po mbrapa atyre mureve bëjmë njëmijë e një ligësi! Se s’kanë frikë nga i madhi Zot hiç, tamëm a shumë më të ligj se masonertë, që i mbajnë të mbëshyhera njëmijë e një paudhësi, dynjasë!

Kush i ndihu e n’a lëftoi më Mallakastër, më luftë të Ballshit e të Beratit? Nukë ish shehu i Çorrushit me të tjerë zagarë që i vejin pas?! Ne më këtë anë të istikamit, ata mbëlidh’ njers më krah të Haxhi Demirit e vunë më komitet të tyrej Isuf Ohrin. Në Berat, të gjithë konakët t’onë, të Azis Pashës e me radhë, i vuadh’ e lemerisnë burra, gra e çilimiqër e i dogjnë, pa unë s’kisha njeri të mijtë. Vetëm ndonjë që e ruan, lija asokohe, se e kishja atë shtëpi kur veja rrallë.

Pa ata kishin bërë hatanë dhe më të tjerë dhe nukë harrojin që të lemerisnin e torturojnë edhe të tërë që u përpoqnë aqë shumë për shkollnë, gjuhnë, flamurnë e të tëra! Këto gjëra ata i kishin halë! Këta ishin të krishtertë atdhetarë me Jorgji Karbunarnë, si do që plak fare e që ata nuk e kishin harruar dhe mezi e prisnin, po dhe të tjerë. – Pse s’u ndezi më anë të veriut, që ka dhe andej islamë të mirë e që e duajn’vëndë!

Po ata s’kishin qysh t’i gënjejin se ata dyfeknë e pesë dhi kanë, nuk i trëmb me njers dotë, pa nuk më mbushet mëndja mua se ata duajn’ vërtet islamnë! Dhe kush, ata që s’dijin të këndojin asnjë llaf kurani, thoshte i lloisur im vëlla Bektashi. Ky kish qënë gjithënjë një rrezik i madh, që n’a rrij mbi kokë dhe që ne, si do që n’a dëgjon një kaza e tërë, të shumë vërtet ishin ata që na bëhin varrë! Ndaj nashti që këto ditë n’a kishin shtruar hartën t’onë mbi tavolinë, n’a erdh’ haberi se ish punë sahati të vëndosin kë copë do marrë ai a ky! Si do që ne po nxitojim shumë, thashë nashti qënka e shkruar se koha nuk është me ne dhe më duket e humbmë davanë!

Bektashi mbeti më Lushnje fare, se ata pak të deleguar që kishin ardhur bëjin hesap secili mëndje më vete, të viret ai apo ky, se ka qënë më këtë e atë qeveri e më aq e kaqë luftëra, shqiptarçe demek! Më nja tri katër herë që e kam pjekur atje e ai po haej me llafe me Aqif Pashnë, Abdi Benë e të tjerë që të mos virej më krye asnjë që e kish “ndritur” nëpër guvernat më përpara! Se ata të gjithë ishin mbi gjëmba pse të mos jetë një i anës t’onë që është aq e kaqë i zoti, ai që ka qënë më aq e kaqë qeveri ndaj të lloisemi, tha im vëlla dhe të zgjedhim një njeri të zot e jo të pazareve!

Aqif Pasha pa nga unë dhe unë i thashë pa të keq: – Nga këta njers nuk kanë mbetur më! – Hajredin Bej, po vete gjashtëdhjet vjeç dhe zili t’a kam mëndjen që ke, ndaj e qave punën me ata të Durrësit! – Unë nukë isha më qeveri Bektash Bej, pa do kishja ikur ditën e dytë! Jo ditën se u gabuaç, natën! Ika dhe i lashë, duke mbushur shqiptartë mëndjen njëri-jatrit, kur më darke sa shkeli më derë mir’ të më hajë të gjallë, duke më thënë se kishte shumë pak njers me vete.

Mezi kishin parë tërë ata vetë kush ishte më i zotë në atdhetarë, po dhe burrë të shtruar e të zot të mirrej vesh me të tërë. Se këta zotësi e dinë të hakërrohesh e ulërish! Nashti puna ishte e koklaviturë, se kohë më të ligë s’bëhej dotë dhe duhet të ishte dhe dhipllomat, dhe i gojës, me zëmër e të gjitha! Për këtë po u mbushte mëndjen atyrej! Të gjithë ishin bërë një grusht, po me këto që po ngjasin nuk bënë dëngëla dhe kishin pranuar të shumtit, të ish një njeri i zot e të mos ish përzierë jo më guvernë të Vlorës, jo të Durrësit e jo të Roshbullit!

Për këtë kishin thirrur të vëllanë e Namik Bej Delvinës, Sulejmanë që kish qënë më Stamboll, bërë shkollëra e ku nuk kish qënë! Më administratë të tyrej, që nga Veziri i Madh që i bën dekretet e gjer më ministri, i madh e drejton gjithë vilajetet! Pa kish qënë dhe Professeur de lycée më Gallatë e ku nuk kish qënë, po shqipëtartë ziren pas një gjëje vetëm, sa të prishin punë! -Po ku ka qënë më këto kohë që ne bëjim shtet, të mirë a të lig? Po dhe për këtë ama më fund të vitit ai kish qënë më Paris si délégation de Istanbul për të drejtat e Shqipërisë, që domosdo nga që u shkelnë n’a prunë në ethe më këtë ditë!

– Mbaso këta nashti nukë do thonë dotë se s’ka më kohë, se ka bërë gjë këtë e atë, si këta të tjerët këtu! Po dhe me rrezik është ama, se këta të rinj që duajm’ të vëndosim e që duhen aqë shumë sotë, se mbetmë: Ai do dëgjuarë se është plak, pa vini dhe këtë se i dëgjohet llafi, ikën këtoe këta të rinjtë nuk i njohin mirë tabijatet e këtyrej! Këtë herë është aqë i madh halli, sa ai që do ndihet të shalojë kalin dhe nga ka ardhur!

Po dhe këtu nëpër baltëra nuk është prishurë nga mënd njeri të rrijë qeveria që do bëjmë, se s’po gjejmë një konak për të qënë e s’ka, po rroftë Kaso Beu (Fuga) që tha u’a ujdis unë dhe e keni hazër sa të doni! Kështu që jemi lloisurë për tutje më Tiranë, se më Durrës nukë mundemi dotë jetë e mot nga që janë ata të Esat Pashsë! Më Elbasan nuk vëmë Aqif Pashën më zeval, se kur s’ka, s’ka as Perëndija, pa më Tiranë i vari të tërë vetë dhe është rehat nashti që nuk është dhe ai. Do e themi një herë sagllam se mbetmë, jo po jemi Mbretëri, jo po jemi Princëri, jo po shtet, jo po vilajet! Dhe e premë këtë radhë, pa mua nuk m’a kish shumë qejfi se do haen si shqipëtarë që janë po nuk mund të bëhej ndryshe e mbetmë për Mbretëri!

Po më vënd të Mbretit të jenë représentants religieux, (Përfaqësues të feve-frëngj) me muhamedanë e me bektashinj, Abdi Benë e Aqif Pashnë, me orthodhoksë doktor Turtullnë e me katolikë imzot Bumçin. -Ore s’paskeni lënë më nga ata të Durrësit pa marrë, po me imzot Luigj Bumçin nuk llafoseshe dot për Italinë kur ishim atje! -Ore ai është më l’homme justifie (i justifikuar-frëngj) si katolikë që është, po ti kishe Myfyt Benë (Libohova) që të hidhej për gryke për italiantë, sikur po i shaje t’anë!

Kështu do bëjmë ç’mos të ngatërrojmë me gegë e toskë, të krishterë e myslymanë nëpër ministri, se aqë duan njerst, pa u llafosa me Aqif Pashnë që pa asnjë llaf do jetë më krye të Kongresit e me të tjerë. Këtë herë për të ruajtur vëndë, si ministër të brëndshëmdo vëmë atë djalnë e gjallë majtanë, Amet Benë, pa le të më viret kondra njeri e të thotë se është çilimi nga ata më këtë kohë të ligë! Më të jashtëme nuk e luajmë dot Mehmet Benë se mezi u’a muartëm, po dhe atë e njohën ata në Conférence de Paix!

Të mos çojmë njëzet delegation de représentants e të n’a tallnë përsi si n’a e bëri italiani më Paris, pa për drejtësinë do vëmë Iljas Benë nga Vrionasit si më i ri, pa Azis Pashë e Omer Pashë që ishin bërë theror për vatanë, nuk bëhen më! Për punën e financave do kujdesohet vetë kryeministri, po nukë do vëmë më me ç’kemi vuajtur njeri këtejdhe mejtuam për katoliknë zotin Ndoc Çobnë! Familje tregëtarësh e që ka mbaruar më Venedik, i zoti s’ke ç’thua se për këtë hyqymeti e kishte çuar drejtor të të gjithë doganave!

Unë u bëra hazër t’i prisja llafnë, po Bektash Beu m’a kish kënduar mëndjen dhe tha: -E di që do thuash se dhe këtë e kishja më Durrës, po t’a ç’pjegova qëparë punën me katolikët dhe mos harro, që ky ka qënë më klub të At Fishtës, si ne me plakun. Esheref Be Frashërin që punon këtu më Lushnje e që është tok me ne më komisjonë, i përpjekur kiamet, të marrë botoren, pa shkollnë dhe telegrafnë, më korçartë! Të parnë dihet zoti Sotir Pecë që qe më Manastririn e parë të ‘908 drejtori i gazetës “Kombi” më Amerikë e mësonjës i Normales, se më me kulturë nuk bëhej dotë! Pa zotin Idhomenë atdhetar e i vëndosur me të tjerë kishte bërë për Korçën atë që s’e bën njeri dotë.

Të tërë u tha që do e pranojnë këtë barrë, pa vetëm këtë herë puna nuk të lë të pish një filxhan kafe, jo të mejtosh paudhësira dhe pa nga unë që isha duket i vrarë në çehre. Jo se dëgjova plot emëra nga ata të Durrësit, si do që mëndja m’a thosh se edhe ata i kish zënë gjarpëri më vënd’ të lig, ndaj rrijin atje nga halli!

-Hajredin Bej, nuk do flasim këtu presidentë Uillsonë a ndonjë tjatër të n’a zgjidhë më sahatn’ e lig që jemi! Me t’anët do kripemi, mos n’a e bëj ters se ja e ka ky sahat udhnë, ja më nuk ngrihemi dot në këmbë më! -Ku e di ti Bektash Bej se po llois për këto që thua, po këjo është provë me zarar t’a mbushëni me të rinj dhe pastaj kërkon sahatnë e hairit, iu këtheva.

-E po këta e ata që llois ti, gjer më sot e kanë ndriturë kush do qofshin, shikoje vetë ku jemi më buzë të greminës! -Po si këtë radhë, o ne mbetmë prapa dynjaje, o kjo lodër s’më pëlqen! Që të vësh dhe çilimiqër më qeverinuk është parë e dëgjuarë! Im vëlla Bektashi, vuri buznë më gas dhe e mori vesh meraknë t’im.

– E para më tha, s’është çilimi se po bën një gjë që s’e bën dot tjatër njeri, po bije toger Prengë Jaknë që e ka pasur nën të me gjithë batalionë të gjezdisë e ruaj vëndë! E dyta, po dhe në e ka shkuarë kaqë hollë nëpër mënd, ti mos u sëkëlldis se atë ministri do marrë të ruaj vëndë! Dhe në i daltë para ai që ti mejton, le të vriten ungj e nip, se boll jemi vrarë e bërë copë nevej!

Të tërë bëhin çudi, po Kamber Beu dëgjonte dhe vir’ buzënë më gas se qysh haeshim ne vëllezërija, sikur po bëhej llaf për gjëra që do ngjasin më çiflig t’onë. Po ja që vataninukë të lë të bëç gjumë se të zë për këmbe dhe të tregon sahat e minut benë që ke bërë për të!/ Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë...”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

Artikuj të ngjashëm

“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“I dënuari Muharrem Mborja, prej një viti ka kërkuar shtrimin në spital, por për avancim të sëmundjes nuk ka shërim dhe i duhet prerë…”/ Raporti sekret i Prokurorit të Përgjithshëm Dhori Panariti, në ’73-in

January 11, 2026
“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë
Dossier

“Pakë bujq ortodoksë u futnë më ushtri, se u thoshin: nashti që bejlertë bënë shtetin, jo më një copë tokë që s’mund’ të merrni, po do t’u marrin edhe gratë…”! / Kujtimet e ish-firmëtarit të Pavarësisë

January 11, 2026
“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915
Dossier

“Hasan Prishtina tha; ne luftojmë e, ndoshta nuk e gëzojmë lirinë, por ata që vinë mbas nesh, kanë me i gjet shejet tona dhe…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për kryengritjen e vitit 1915

January 9, 2026
“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75
Dossier

“Shkoi te Komiteti Qendror dhe kërkoi të takonte udhëheqësin kryesor, Enver Hoxhën, por kur u konstatua se kishte lyer rrobat me benzinë…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit, me ngjarjen e bujshme të 7 majit ‘75

January 8, 2026
“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit
Dossier

“Asht prifti, vllau i Dedës që punon me mue, ti ke shok t’nipin, atë qe i bjen kitarës, ka dalë prej burgut, e si duket .…”/ Historia e panjohur e Kardinal Ernest Troshanit

January 6, 2026
“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
Dossier

“Shkolla e parë shqipe është hapur në Labovë në mars 1861, me mbështetjen e Vangjel Zhapës, i cili nuk e mbështeti Naum Veqilharxhin për abetaren, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

January 5, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme