• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Po ju dërgonj një çek 100 dollarë dhe ju lutem shumë t’i dorzohet nënës sime Sofia N. Rondo në Himarë…”/ Letra nga SHBA-ës për Enver Hoxhën, në ’68-ën, që s’mbrriti kurrë në duart e plakës 90 vjeçare

Relacioni për Enverin: “Artist i merituar Besim Zekthi, tha se nën ndikimin e Paçramit, drejtori dhe Zhani Ciko, kanë lejuar numra çoroditës, veshje ekstravagante, kërcime…”. Raporti sekret për Operan e Baletin
“Po ju dërgonj një çek 100 dollarë dhe ju lutem shumë t’i dorzohet nënës sime Sofia N. Rondo në Himarë…”/ Letra nga SHBA-ës për Enver Hoxhën, në ’68-ën, që s’mbrriti kurrë në duart e plakës 90 vjeçare
Memorie.al

Memorie.al / Në janarin e ftohtë të vitit 1968, nga një apartament modest në Elmhurst të Nju Jorkut, një burrë 65-vjeçar me emrin Harry Rondos, shkroi një letër që nuk do të merrte kurrë përgjigje. Letra iu drejtua vetë Enver Hoxhës, me tonin e përunjur dhe shpresën e thjeshtë të një biri që donte të ndihmonte nënën e tij në fundin e jetës. “Kam nënën plakë, lart nga 90 vjet, – shkruante Rondos, “dhe çdo letër që i dërgoj me çek, më kthehet prapë”!

Në zarf, bashkë me letrën, kishte futur një çek prej 100 dollarësh për Sofinë – gruan që kishte mbetur e vetme në Himarë, në një Shqipëri të izoluar dhe të frikshme, ku lidhjet me botën e jashtme konsideroheshin mëkat.

Por shteti nuk pa as dashurinë e një djali, as mëshirën për një nënë në prag të vdekjes. Në dosjen zyrtare, “shokët e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, e përkufizonin kërkesën e tij si “të papranueshme”.

Harry Rondos nuk mund të hynte në Shqipëri – kishte tre vëllezër të arratisur, dhe një prej tyre ishte quajtur “diversant”. Për këtë arsye, nëna e tij ishte internuar dhe çdo dollar që i dërgohej, kthehej pas.

Gjithashtu mund të lexoni

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

Në fund të dokumentit burokratik, një fjali e ftohtë vulos fatin e lutjes së tij:

“Mendoj që ç’ka që dërgon, t’i kthehet të interesuarit me anë të Bankës së Shtetit dhe të mos i jepet përgjigje”.

Sot, ajo letër mbetet si një dëshmi e vogël, por therëse, e asaj kohe kur një djalë i mërguar kërkonte mëshirë nga një sistem që s’njihte dot as dashurinë, as mëshirën.

Dhe ndoshta, diku në Himarë, në një shtëpi që s’është më, nëna Sofia ka pritur deri në fund, që postieri t’i sillte lajme nga Amerika. Por letra bashkë me djalin, s’erdhi kurrë.

LETRA E EMIGRANTIT HARRY RONDO ME ORIGJINË NGA HIMARA DHE ME BANIM NË SHBA, DËRGUAR ENVER HOXHËS NË VITIN 1968

HARRY RONDOS (Harilaos Rondo)

                           85 – 14 Broadway

                           Elmhurts N.Y. (USA)

                            26 Janar 1968

Shokut ENVER HOXHA

Tiranë R.P.SH.

I nderuar shok:

Ju kërkoj ndjesë për guximin që marr, duke iu drejtuar personalisht për çështjen që vijon:

Kam nënën plakë, lart nga 90 vjet, Sofia N. Rondo në Himarë të R.P.SH. Kësaj vazhdimisht i dërgoja të holla për rrojtjen e saj, por mjerisht këtu e 9 muaj të shkuara, çdo letër që i dërgonj me çek, më kthenet prapë dhe nuk dinj si të bënj.

Dëgjonj këtu se është bërë një ligj për të ikurit vetë, por unë nuk jam në atë kategori. Unë jam larguar nga Shqipëria që në 1923 dhe jam kthyer vetëm njëherë në 1937, për një vizitë prej 7 muajsh. Unë nuk jam  trazuar dhe as trazuar në çështje politike.

Po ju dërgonj mbyllur një çek prej 100 dollarë, mbi emrin e nënës sime, Sofia N. Rondo dhe ju lutem shumë nëse është e mundur që t’i dorëzohet asaj në Himarë.

Me këtë rast do t’ju lutem edhe për një çështje tjatër. Shumë herë kam bërë kërkesë me anën e Ambasadave të R.P.SH. të Parisit dhe të Romës, për një vizitë të shkurtër në atdhe, për të parë nënën time plakë më parë se ajo të vdesë, po mjerisht nuk kam digjuar për aprovimin e kërkesës.

A është e mundur që të instruksionet Ambasada në Romë që të më japë vizë për një muaj që të vinj në Shqipëri dhe të çmallem me nënën plakë përpara se ajo të vdesë.

Me shpresë se do të kini mirësinë dhe do të merrni në sy kërkesën time, ju falem nderit që më parë dhe mbetem;

                           Juaji besnik

                         Harry Rondos

LETRA E SEKRETARES SË ENVER HOXHËS, VANGJELO SOTIRIADHI, DËRGUAR XHAFER SPAHIUT, NËNKRYETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, LIDHUR ME PROBLEMET QË NGRE NË LETRËN E TIJ HARRY RONDO NGA SHBA

                        Shokut Xhaferr 

                                                                  INFORMACION

                                               MBI LETRËN E HARRY RONDOS 

Është nga katundi Himarë dhe ka shkuar në SH.B.A. në vitin 1923.

Me anë të letrës që i dërgon shokut Enver, shkruan se në Shqipëri ka nënën plakë 90 vjeç, të cilës i dërgonte vazhdimisht të holla për të jetuar, por ka 9 muaj që çdo letër që i dërgon me të holla i kthehet, prandaj i dërgon një çek me 100 dollarë që t’i jepet asaj, pasi pretendon se ky nuk është në kategorinë e të ikurve dhe nuk është marrë dhe as që merret me çështje politike.

Gjithashtu shkruan se ka bërë disa herë kërkesë pranë përfaqësive tona diplomatike në Paris dhe në Romë, për të ardhur për vizitë në Romë por nuk i është dhënë leja.

Shokët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilët u pyetën përsa parashtron i sipërpërmenduri, njoftojnë se i është refuzuar kërkesa për të ardhur në Shqipëri në vitin 1963, për arsye se ka tre vëllezër të arratisur, njeri prej të cilëve ka vepruar dhe si diversant.

Nëna e tij Sofie Rondo ka qenë e internuar. Po për këto arsye, në bazë të kritereve të caktuar, i janë kthyer edhe të hollat që ky ka dërguar.

Mendoj që edhe të hollat që ka dërguar, t’i kthehen të interesuarit nëpërmjet Bankës së Shtetit dhe të mos i kthehet përgjigje./ Memorie.al

Vangjelo Sotiriadhi

     Jam dakord me propozimin tuaj.

              3/2/1968

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku...”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri

Next Post

“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi...”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri

Artikuj të ngjashëm

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska
Dossier

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

April 24, 2026
“Cinizmi i partiakëve dhe pushtetarëve të rrethit të Lushnjes arriti kulmin, kur përjashtuan nga partia një të vdekur, pse ky nuk pranoi me gjallje, që…” / Kujtimet e ish-të internuarit politik, Sokrat Shyti
Dossier

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

April 24, 2026
“Të burgosurit që kisha në dhomë, një kamerier, një bujk, një murator, një oficer, një brigadier, një çoban, një llogaritar dhe një ambasador, s’më ndihmonin dot, pasi…”/ Letra e Pjetër Arbnorit nga burgu, në ‘86-ën

April 23, 2026
Fotografi me pamje nga qyteti i Korçës në vitet 1910-1940
Dossier

“Qeveria greke nisi t’u jepte rroga edhe hoxhallarëve, që ata të flisnin mirë për Greqinë dhe ata i morën, se ndryshe merrnin…”/ Ana e panjohur e masakrave greke në Korçë në 1914 – ën

April 25, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Hrushovi thoshte për udhëheqësit shqiptarë, sidomos për Enver Hoxhën kryeministrin Shehu dhe ministrin Balluku, se; ‘ata janë më keq se egërsirat’, …”/ Libri i historianit irlandez

April 23, 2026
“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça
Dossier

“Në fshatrat e tyre mbërritën ushtritë greke; një lukuni egërsirash, të etura për gjak e plaçkitje, ishin mbledhur gjithë varfanjakët e Greqisë dhe mësynin myslimanët…”/ Libri i studiuesit nga Korça

April 24, 2026
Next Post
“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi…”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri

“Për shkollat shqipe në Filat, u caktua si përgjegjës Qamil Efendiu, por atij i dolën shumë pengesa nga autoritetet qeveritare, pasi...”/ Historia e panjohur e mësuesve të gjuhës shqipe në Çamëri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme