• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, December 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Aventura e tij për të hyrë fshehurazi në ‘Bllok’ i kushtoi shtrenjtë, e arrestuan dhe e mbajtën në birucat e Sigurimit ku…”/ Historia e panjohur e gazetarit libanez që solli eshtrat e Pashko Vasës në Shqipëri

Nga Avni Dani

Pjesa e parë

Memorie.al /  Ai kishte jetuar si një Pasha e qeveritar osman i fesë katolike. Kishte ndërruar jetë shumë larg vendit që e deshi aq shumë, e për të cilin pati shkruar një nga poezitë aq të bukura, saqë nuk kishte asnjë bashkëkombës që të mos e dinte. Fati i kishte rezervuar Vaso Pashës, 86 vjet pas vdekjes, që të kthehej në vendlindje në një “varr pa kryq”. Në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit regjimi i komunist në fuqi, pas shumë përpjekjesh e peripecish, do ta kthente “atin e shqiptarizmit” në Shkodër, aty ku kishte lindur, duke e rivarrosur sipas mënyrës së vet. 

Në dy rrëfimet e mëposhtme tregohet aventura e kthimit të eshtrave të Vaso Pashës në Atdhe, në vitin e largët 1978. Protagonistët e rrëfimeve janë një diplomat shqiptar dhe një gazetar nga Libani. Dalan Buxheli, e ka treguar ngjarjen në një intervistë të dhënë shumë vite më vonë për një gazetë shqiptare. Ndërsa Melhem Mubarak, e ka shkruar vetë historinë e kthimit të eshtrave në Buletini Katolik Shqiptar, që botohej në SHBA-ës në vitet 1980-’90-të.

Gjithashtu mund të lexoni

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

  1. RRËFIMI I PARË

Dalan Buxheli, ish-diplomat shqiptar në Egjipt

“Rikthimi i eshtrave të Pashko Vasës ka qenë një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit 1978, që përkonte me 100-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit. Asokohe kam qenë pjesë e misionit diplomatik të Shqipërisë në Egjipt, që mbulonte njëherazi Libanin, Arabinë Saudite, Algjerinë dhe një pjesë të vendeve të Afrikës.

Operacioni për kthimin e eshtrave të Pashko Vasës, në të cilin bëja pjesë edhe unë, iu besua një grupi diplomatësh shqiptarë, që operonin në atë zonë të kontinentit të largët në pranverën e vitit 1978.

Shumë herë kishim qenë disa herë te vendvarrimi i Pashko Vasës, në varrezat osmane Hazmieh të Bejrutit. Vaso Pasha pushonte në një varr të përbashkët me të shoqen, Katerina Khanum. Vend varrimi i tyre në krye të varrezave dallohej që nga larg. Vendësit kishin ngritur mbi të një ndërtesë karakteristike dhe në çdo kohë çonin aty lule dhe qiri.

Nderimet për Pashko Vasën prej tyre kishte të bënte me kontributet e tij për mëvetësinë dhe prosperitetin e Libanit. Në enciklopedinë libaneze njihet si figurë me kontribute të jashtëzakonshme për kohën. Në Bejrut, në pjesën perëndimore të tij, ishte ngritur një përmendore e lartë e Pashko Vasës.

E vërteta është se nga shteti shqiptar deri në vitin 1978, nuk ishte bërë asnjë përpjekje për riatdhesimin e eshtrave të tij, edhe pse artikulohej me të madh roli i Vasos si pjesë e Rilindjes Kombëtare. Në pranverën e vitit 1978, kam qenë zyrtari i parë shqiptar që kam trokitur te institucionet libaneze.

Autoritet e Bejrutit në asnjë rrethanë nuk pranonin të na jepnin lejen e zhvarrimit. Krahas të tjerave, fakti që vendvarrimi i Vasos ishte vakëf, ishte pengesa kryesore. Na u desh disa kohë të negociojmë, derisa morëm miratimin e tyre.

Kur dështova disa herë me radhë në negociatat me zyrtarët vendës, vendosa t’i kërkoj ndihmë një mikut tim, gazetar i njohur jo vetëm në Liban, por edhe në Perëndim, që m’u përgjigj menjëherë dhe shfrytëzoi të gjitha njohjet për t’i hapur rrugë “operacionit shqiptar”, për kthimin e eshtrave të ish-guvernatorit të Libanit në Shqipëri.

Ai ishte një mik i sinqertë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, që e ndoqi operacionin për rikthimin e eshtrave të Pashko Vasës nga momenti i parë e deri te ceremonia e varrimit në Shkodër.

E quanin Melhem Mobarak. Disa herë kisha vizituar shtëpinë e tij në Bejrut, ku kishte një bibliotekë të veçantë me 20 mijë libra shqip. E njihte mirë historinë e vendit tonë dhe interesohej vazhdimisht mbi të rejat nga Tirana.

Mobarak me ndërhyrjen time vizitoi disa herë Shqipërinë dhe botoi një sërë shkrimesh lidhur me realitetin shqiptar. Ai u bë organizatori i ceremonisë së zhvilluar në Bejrut me rastin e riatdhesimit të eshtrave të Pashko Vasës. Aktiviteti filloi mëngjesin e 31 maj 1978.

Eshtrat e Pashko Vasës dhe të familjarëve të tij, u vendosën në një podium të lartë, në krahët e të cilit bënin roje nderi ushtarët e gardës libaneze. Kishin ardhur me këtë rast një numër i madh qytetarësh dhe autoritetesh vendëse. Folën aty njerëz të ndryshëm.

Fjalën kryesore e mbajti kreu i Komunitetit shqiptar në Bejrut, një emigrant i hershëm nga Gjirokastra me profesionin e bankierit, i cili i njihte zhvillimet në Shqipëri deri para luftës. Foli përfaqësuesi i qeverisë libaneze. Përshëndeti ambasadori i Turqisë në Bejrut.

Në vazhdim e morën fjalën familjarët e Pashko Vasës dhe diplomatët tanë të rajonit. Tubimi vazhdoi rreth dy orë. Pashko Vasa rikthehej në vendlindje në Shkodër pas 86 vitesh. Në ditarin e tij, Melhem Mobarak shkruan: “Fati qenka vërtet tekanjoz.

Vaso Pashës që pati deklaruar se; ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, nuk besoj t’i kishte shkuar ndër mend se ky slogan do të aplikohej te eshtrat e tij, pasi po merreshin nga një varrezë fetare për t’u varrosur në Shkodër, te një varr pa kryq”!/

Më pas, Sulejman Tomçini paraqiti letrat e tij kredenciale në maj të vitit 1978. Unë e ndihmoja atë në të gjitha hapat që çuan në kthimin përfundimtar të eshtrave të Vaso Pashës në Shqipëri. Dhe më 31 maj ishim në ceremoninë zyrtare që u zhvillua në varrezën në Hazmieh.

Një trupë oficerësh bëri nderimet ushtarake para tre arkivoleve të mbuluar me copë të bardhë. Autoritete të larta vendase ishin aty të pranishëm mes të cilëve: Y. Rassy, Mohafez i Libanit, Koloneli Dargham nga Komanda e Lartë e Ushtrisë, G. Kassouf nga Ministria e Punëve të Jashtme, G. Feghali, Kryetari i Hazmieh dhe O. Arghit, përfaqësuesi turk për punë të jashtme.

Pjesëtarë të familjes së Pashko Vasës ishin gjithashtu pjesëmarrës në ceremoni. U mbajtën disa fjalime të rastit dhe në fund u kryen të gjithë rite e ceremonisë. Tre arkivolet u nisën në rrugë ajrore për në Shqipëri po atë ditë.

Epilogu i kësaj historie ndodhi disa ditë më vonë kur mora një telegram nga Sulejman Tomçini në Tiranë. Ai më kërkonte datat e sakta të lindjes dhe vdekjes së bashkëshortes dhe vajzës së Pashko Vasës, me qëllim që t’i varrosnin në Varrezat Kombëtare të Dëshmorëve të Shkodrës.

Fati është i çuditshëm. A thua ta kishte menduar Pashko Vasa, i cili shkroi vargun e famshëm: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, se një ditë kjo do të zbatohej simbolikisht edhe me eshtrat e tij, të zhvarrosura nga një varrezë fetare në Liban dhe të vendosura në një varrezë pa kryq në Shqipëri?!

Aventura shqiptare e gazetarit nga Libani

Po kush ishte gazetari që jo vetëm e kishte mundësuar kthimin e eshtrave të Pashko Vasës, por edhe e kishte ndjekur atë deri në vendlindje? Informacionin e mëposhtëm e rrëfen përsëri diplomati shqiptar Dalan Buxheli:

Melhem Mobaraku ishte djali i vetëm i dy diplomatëve libanezë nga Bejruti. Pas diplomimit në gazetari, ishte bërë i njohur jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. La vendlindjen në pikun e luftës midis kristianëve dhe myslimanëve, dhe u vendos në Montreal, Kanada. Dinte shqip, i sjellshëm dhe dashamirës në komunikim. Në Bejrut kishte organizuar një komunitet të zgjeruar me emigrantë shqiptarë.

Me shoqatat e tyre herë pas here zhvillonte veprimtari për promovimin e traditave të popullit tonë. Diku aty nga fundi i viteve ’60-të, Mobarak udhëtoi drejt Tiranës. Ishte interesuar të vizitonte vendlindjen e Pashko Vasës, madje ishte ngjitur deri në Kelmend. Kur u kthye, shkroi në shtypin vendës për mbresat nga Shqipëria.

Duke sjellë mbresat nga Veriu i Shqipërisë, shprehej: “Në vendin e shqiponjave, Zoti nuk ekziston më. Në Bogë dhe në Theth, vetëm dhitë gërziten akoma rreth kishave të vogla gërmadha, të rrethuara nga gardhe e varreza të braktisura, me kryqe të thyer rrëzuar përtokë.

Për Mobarak, ateizmi shqiptar ishte diçka absurde dhe, si i tillë, ishte i pakonceptueshëm. Ai vizitoi edhe dy herë të tjera vendin tonë dhe eksploroi më tej në hapësirat shqiptare. Bëri të tjera shkrime, duke u përpjekur të shmangë disi temën e besimit fetar. Në vizitën e radhës që do bënte në Shqipëri, synonte të takohej me Enver Hoxhën.

Kur erdhi në Tiranë, bëri kërkesë zyrtare, por nuk ia miratuan. Me sa duket, dikush shprehu dyshime për të si gazetar i vënë nga qarqe antishqiptare dhe nuk e lejuan të kontaktonte me Enverin. I mërzitur nga përgjigjja e autoriteteve, Mobarak provoi të futej fshehtas në Bllok, por aventura rezultoi e pasuksesshme. Madje, kjo përpjekje e marrë i kushtoi shtrenjtë.

I prangosur fare pranë vilës së Enverit, përfundoi në birucat e policisë dhe aty iu nënshtrua për ditë me radhë pyetjeve pa fund, për të cilat thoshte se kishin qenë brutale dhe të pakuptimta. Në fillimin e viteve ’90-të erdhi sërish në Tiranë. Shkoi në Shkodër e vizitoi vendvarrimin e Pashko Vasës. Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në informacionin tepër sekret dërguar shokut Enver Hoxha nga armiku Kadri Hazbiu, për vend-komandën e Këshillit të Mbrojtjes, ka mashtrime, pasi...”Zbulohet dokumenti i Sigurimit për objektin “Bunk-Art 1”

Next Post

“Po ju dërgonj një çek 100 dollarë dhe ju lutem shumë t’i dorzohet nënës sime Sofia N. Rondo në Himarë...”/ Letra nga SHBA-ës për Enver Hoxhën, në ’68-ën, që s’mbrriti kurrë në duart e plakës 90 vjeçare

Artikuj të ngjashëm

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?
Personazh

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?

December 8, 2025
“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica
Personazh

“Kur gruaja e Aleksandër Moisiut, i tha Viktor Eftimiut; jeni i vetmi njeri që mund ta lironi atë prej gjermanëve, ai…”/ Historia e panjohur e dramaturgut të famshëm me origjinë nga Boboshtica

December 6, 2025
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Personazh

“Shpend Sollaku Noè, Gëzim Hajdari dhe Jozef Radi… përbënin një ‘Trekendësh Bermude’… në rrethin e Lushnjes, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, ish-i internuar në fshatrat e Myzeqesë

December 6, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Personazh

“Burimi njofton se është takuar me Eqerem Mujon dhe kur e pyeti a ke marrë vesh ndonjë lajm nga babai, ai i tha se…”/ Raporti i agjentit të Sigurimit “Vjosa” nga Lushnja, për të arratisurin Tahir Kolgjini

December 2, 2025
“Në ’62-in, kur Mehmet Shehu po mbante fjalimin në OKB, mërgata antikomuniste shqiptare e la protestën, pasi u dëgjuan thirrjet ‘Vorio-Epir’, dhe…”/ Historia e dy familjeve nga Puka, që u arratisën në 1951-in

“Çun Kuraj u arratis bashkë me të shoqen, Dranen dhe vajzën e vogël, 7 muajsh, por shpejt u përhap lajmi i kobshëm se duke kaluar Drinin, vajza…”/ Historia e panjohur e dy familjeve antikomuniste nga Puka

December 3, 2025
Next Post
“Kur u punua ‘Letra e hapur e Partisë’ në fshatin Dhërmi, isha në presidium, por më kritikuan shumë, ndërsa për një komunist që kishte përdhunuar një vajzë të vogël…”/ Kujtimet e Petro Markos

“Po ju dërgonj një çek 100 dollarë dhe ju lutem shumë t’i dorzohet nënës sime Sofia N. Rondo në Himarë...”/ Letra nga SHBA-ës për Enver Hoxhën, në ’68-ën, që s’mbrriti kurrë në duart e plakës 90 vjeçare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme