• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kur ndeza diktofonin dhe ai dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botērori e, emrin e Zikos, u emocionua dhe..”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit sportiv që takoi legjendën e Brazilit, Perriera

Nga Namik Mehmeti

Memorie.al / Me vendosjen e Demokracisë në vendin tonē ku edhe sporti kishte ndjerë persekucion e diskreditim në vitet e diktaturës komuniste, u hapën rrugët për t’u afruar me sportin Perëndimor. Jo vetëm përmes propagandës në Tv, radio apo shtypin e përditshëm sportiv, por ajo që tronditi atmosferën e zymtë të 45 viteve në errësirë, ishte shpërthimi i “dyerve të blinduara” drejtë Europës. Në mes atyre që i kthyen shpinën me dhembshuri Shqipërisë, ishte dhe gazetari sportiv e komentatori i Radio – Tiranës, Engjëll Gjolaj, ndonëse nga “provinca”, Lezha, ai ishte i etur të sfidonte realitetin që përjetonte.

Një ditē tek po hyja në Hotel “Rozafa” për një kafe, pasi në Shkodër aty ka qenë edhe adresa e kohës së lire, pash që po më afrohej një djalosh, tip sportiv në veshje e në ecje.

– “Nuk më keni harruar besoj”?, mē tha me fjalët e para.

Gjithashtu mund të lexoni

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im…”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

I thirra kujtesës edhe pse kishin kalue 20 vite pa u pa, nuk gabova kur shqiptova emrin; Engjëlli

– “Po Engjëlli”.

Njohja me Engjëllin  u bë vetëm nëpërmjet sportit dhe sebep u bë krijimi i Shoqatës “Tifozët e Brazilit”.

Në festën tonë në Shkodër, përveç tifozëve të Brazilit të qytetit të lidhur ngushtë me futbollin, erdhën edhe mysafir nga Lezha, Malësia e Madhe, Puka, por dhe ajka e gazetarisë sportive nga Kryeqyteti; Ismet Bellova, Besnik Dizdari, Ahmet Shqarri, Vladimir Grillo etj.

– Engjëll, megjithëse kanë kalue ma shumë se dy dekada, besoj se i keni të freskëta kujtimet e atyre aktiviteteve që zhvillonte Shoqata “Tifozët e Brazilit”?

– As që diskutohet. Mbasi muarrëm pjesë në disa aktivitete në Shkodër, krijuam edhe ne në Lezhë Shoqatën e “Tifozëve të Brazilit”, ku për habinë tonë na u afruan shumë brazilian që jetonin e punonin në qytetin tonë, Lezhë, e merreshin me biznes, duke na dhuruar flamuj e bluza tē Brazilit. Kryetar i Shoqatës u zgjodha unë e sekretar Haxhi Haxhia.

– Engjëll një nga aventurat e Shoqatës “Tifozët e Brazilit?

Kujtoj se ishte takimi me trajnerin e mirënjohur brazilian, Karlos Alberto Perriera, cili kishte ardhur në Tiranë me skuadrën e “Fenerbahçes” për një ndeshje Kupën UEFA me  “Partizanin” në vitin 1995. Brazilianin Perriera i cili kishte shpallur Brazilin kampion bote për herë të katërt e, pas këtij suksesi kishte marrë përsipër detyrën e trajnerit të një nga klubeve me prestigjioze të Turqisë, “Fenerbahçen”.

Prezenca e tij në Tiranë dhe vete ekipi “Fenerbahçe”, kishin tërhequr vëmendjen e sportdashëseve të futbollit, jo vetëm në kryeqytet, por në gjithë vendin. Pra dhe jo rastësisht shumë qytetarë kishin rrethuar Hotel “Rogner” në pritje të një përshëndetje pse jo dhe një foto me brazilianin Perriera. Unë isha përgatitur të realizoja një takim me çdo kusht, pasi Perriera ishte idhulli im.

Për këtë kisha veshur fanellën e brazilianit të mirënjohur Romario, kisha marrë në çantë një diktofon ku kisha të incizuar transmetimin e komentet për fitoren e Brazilit në Botërorin e vitit 1994, duke veçuar komentet për golat e Zikos, si dhe komentet e “Sportit Shqiptar” për fitoren e Brazilit. Po ashtu kisha varur në qafë edhe aparatin fotografik.

– E vështirë për të çarë rrethimin e vendosur në Hotel “Rogner”, kur dhe gazetarë të tjerë kërkonin një takim me trajnerin Perriera?

– Dikush më tha, Engjëll mos u mundo, kemi që në mëngjes që përpiqemi të intervistojmë Perrierën, por është e pamundur! Por unë nuk u tërhoqa nga objektivi për të cilin kisha shkuar në Tiranë. Lëviza nga një qoshe në tjetrën tek Hotel “Rogner”. I tërhoqa vëmendjen një polici i cili duke parë edhe uniformën me të cilën isha veshur, më bëri një favor, më afroi duke më dhënë mundësinë të shikoja lëvizjet e Perrieres, në hollin e Hotelit.

Dhe për fatin tim veshja me uniformë braziliane në një moment tërhoqi shikimin e Perrieres ndaj meje, duke buzëqeshur. Në moment ndeza diktofonin dhe kur dëgjoj komentet e transmetimit të një ndeshje botërori dhe emrin e Zikos, ai u emocionua dhe i bëri me shenjë rojeve që të hyja e ta takoja Perrieren në hollin e Hotel “Rogner”. Menjëherë u afrua përkthyesi i cili i shpjegoj gjithëçka rreth veprimtarisë së Shoqatave të Tifozëve në Shkodër e Lezhë.

Perriera u bë kurioz se ku e kisha gjetur fanellën e Romarios, kjo dhuratë e një braziliani që punonte në Lezhë, Xhorxhio Demasenjo. Isha përgatitur t’i dhuroja një almanak të historikut sportiv të Besëlidhjes të Lezhës, të cilën e mirëpriti dhe më falënderoj.

Pyetjes, nëse unë do të isha i pranishëm në ndeshjen “Partizani” me “Fenerbahçe”, iu përgjigja: “Një rrugë e dy punë”. Në këtë kohë aparatet fotografike u shkrepën gjatë bisedës me idhullin tim Perriera.

Sapo përfundoi takimi ku turqit fituan 4-0, u nisa për Shkodër dhe takova shokët e mi, ku te Foto “Jakova” riprodhuam disa foto me Perrierën.

Engjëll, pas këtij sadisfaksjoni, vazhduat të organizoni të tjera aktivitete?

Po, e fundit ishte ajo për legjendën Pele, që u shpall “Futbollisti i Shekullit”. Kuptohet se shumë nga shokët e miqtë e mi u shpërndanë në katër anët e kontinentit si puna e juaj, e imja, por marrëdhëniet njeri me tjetrin, nuk i kemi shkëputur dhe bisedat për Brazilin janë në plan të parë, aq më tepër kur po afron Botërori 2026, ku ëndërrojmë të jetë realitet fitorja e Brazilit./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një fëmijë 12 vjeç, i sëmurë, më kërkonte bukë, por ku ta gjeja?! Ai e kishte ngrënë racionin e vet dhe pas pak më pyeti: Doktor, a do vdes?! Ashtu ndodhi...”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

Next Post

“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë...”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”

Artikuj të ngjashëm

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
Intervista

September 8, 2026
Intervista

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im…”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

September 6, 2026
“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

August 30, 2026
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

August 14, 2026
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
Next Post
“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”

“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë...”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme