• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, December 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës

“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës
“Nga uria e madhe në Tepelenë, Mukadesi hante mbeturinat e kampit, por s’mundi të mbijetonte, kurse motra tjetër e vëllai, po ashtu vdiqën…”/ Dëshmia tronditëse e 85-vjeçares nga Kavaja
“Një grua nga Mirdita, kishte dy fëmijë të vegjël të sëmurë, ndërsa merrej me njërin, kthen kokën dhe pa se ky kishte vdekur, filloi të ulërij e më pas qeshte…”/ Dëshmia e rrallë e infermierit të Kampit të Tepelenës
“Kur shkonte një herë Enveri, për në Gjirokastër, pyeti: ‘Ç’janë këto varre këtu mo’?! Dhe kur i thanë se janë të atyre të kampit, ai…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit në Tepelenë
“Në kampin e Tepelenës, një grua nga Vermoshi vrau veten se i vdiqën brenda ditës dy fëmijët binjakë…”/ Rrëfimi I Lek Pervizit

Nga Fiqri Sejdiaj

Memorie.al / Hazis Ndreu, i lindur në qytetin e Peshkopisë, është një nga të mbijetuarit e Kampit të internimit të Tepelenës. Ai kaloi 43 vjet në internim, duke nisur në moshën 14-vjeçare me Kuçovën, pas arratisjes së të atit në Jugosllavi e, për të vazhduar me Beratin, Tepelenën e Bënçën, me Myzeqenë, Llakatundin, Lubonjën, Vlorën. Internimi i tij përfundoi më 1990, por ai kaloi vitet më të vështira në kampin e internimit të Tepelenës, për të cilin tregon torturat, persekutimet dhe vuajtjet e të internuarve përmes punës, ndëshkimeve, dënimeve, skamjes, mungesës së ushqimit, rrobave, ilaçeve dhe sëmundjeve si dizenteria, tifoja, tuberkulozi e bronkopneumoni. Për shkak të sëmundjeve dhe vdekjeve të shumta në kamp, komanda e caktoi Hazisin sanitar e, më pas infermier të kampit.

Z. Haziz, çfarë ndodhi me ju pas arratisjes së babait?

Dy xhaxhallarët e mi u vranë. Ata u pushkatuan nga partia, kurse nëna, motra dhe unë, u internuam në Kuçovë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë…”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962

“Rolin e Shpëtimit te ‘Në fillim të verës’, ma besoi as/regjisori Esat Musliu dhe fitova nga dhjetë kinoprova, por regjizori Erebara, donte të ma hiqte…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit të njohur të kinematografisë

Sa vjeç ishit?

14 vjeç. Bashkë me nënën, na izoluan në qeli, në Peshkopi; pastaj na internuan në Kuçovë. Na strehuan në disa baraka, që i kishin bërë italianët për shfrytëzimin e puseve të naftës. Policët na bënin apel, dy herë në ditë. Ne fëmijët nuk dilnim në punë, të tjerët punonin në bujqësi. Mbillnin grurë e hanim bukë misri. Ja kështu jetonim, vetëm me 400 gramë bukë misri. S’kishim asgjë. Kur na internuan, kemi ikur me rrobat e trupit. Morëm vetëm një velenxë. Po të kishe ndonjë lek, mund të blije ndonjë gjë, sigurisht, me leje të komandës.

Sa kohë qëndruat në Kuçovë?

Kemi qëndruar 3 muaj, pastaj na strehuam në kalanë e Beratit, në dhoma pa dyer e dritare, të braktisura nga lufta. Disa i futën nëpër familje. Në një dhomë, dy-tri familje bashkë. Po të sëmureshe, duhet të merrje një dokument nga Dega e Punëve të Brendshme e të shkoje në spital. Kryefamiljarët ishin të detyruar të paraqiteshin në Degën e Punëve të Brendshme, një herë në javë.

Çdo të shtunë, policia bënte apelin. Në pranverë të vitit 1949, na transferuan në Tepelenë. Më lejoni t’ju tregoj një aksident. Pasi kishim lënë Beratin, një makinë del nga rruga e rrokulliset në rrëpirë. Autokolona ndalon. Zbresim për t’u shkuar në ndihmë. Ç’të shohim? Gra, burra, fëmijë, pleq, ishin shpërndarë nëpër shkurre e ferra, të mbuluar me dhe. Nga ky aksident, vdiq çifti Petrela.

Një nga fëmijët, 1 vjeç, kishte mbetur në shkurre. E mora, e ky është Seit Petrela, që jeton edhe sot e kësaj dite. Kur shkuam në Tepelenë, na strehuan në kazermat e italianëve. Ne ishim aq shumë, sa ato nuk na zunë të gjithëve. Disa flinin jashtë. Dritë elektrike nuk kishte. Një fener qëndronte te dera e kazermës. Këtë fener nuk duhet ta fiknim dhe as ta merrnim me vete. Kontrolli ishte aq i fortë, sa tre herë në ditë bëhej apel. Bukën e merrnim në Tepelenë, bukë misri. Asgjë tjetër.

Dyqane s’kishte. Fëmijët, nga 14 vjeç e lart, i mobilizuan për të punuar në rrugën Veliqot-Memaliaj. Nuk di nga t’ia filloj. E merrnin bukën dhe e zienin. Hidhi ujë e hidhi lakra, ja kështu, e shtonim ushqimin për të ngrënë. Pas 2-3 javësh vjen një autokolonë tjetër. Në Mirditë kishte ndodhur një atentat. Ishte vrarë Bardhok Biba dhe Sigurimi i Shtetit ç’kishte gjetur, i pruri të internuar në Tepelenë. Numri i kampit arriti në 3200 vetë.

Me se jetonit, çfarë bënit?

Vetëm me 400 gr. bukë. Nuk vonoi shumë dhe ra tifo e dizenteri njëherësh. Filloi vdekja në seri. Ambulancë dhe ilaçe nuk kishte. Vend i izoluar, pyll, epidemi. Ishte krijuar një skuadër vetëm për të hapur varre. Ajo shkonte për të hapur 2-3 varre e pastaj lajmëroheshin që të hapnin edhe një tjetër, edhe një tjetër…! Kishte raste, 5-6 varre në ditë.

Sa arriti numri i të vdekurve?

E kujt i shkonte mendja t’i numëronte e t’i regjistronte. Të gjithë ishim pa shpresë. As që bëhej fjalë se do shpëtonim e do jetonim më nga ajo skëterrë. Një ditë vjen doktor Hazika nga qyteti. Sapo sheh situatën, vë duart në kokë e thotë: – “Ç’të bëj unë këtu? Këtu ka rënë kolera”! Shkon në komandë e u thotë: – “I nisni për në Gjirokastër, këtu nuk mund të kurohen. As tifo s’kurohet në kamp, as dizenteria”. Pas alarmit që dha doktor Hazika, disa i çuan në Gjirokastër, por më kot. Disa vdiqën rrugës e, disa në spital.

Po ju tregoj një episod. Një mirditore kishte 2 fëmijë të vegjël binjakë. Po merrej me njërin, që ishte shumë sëmurë. Ndërkohë që merrej me të, sa kthen kokën, sheh që tjetri kishte vdekur. Fillon të qajë me kujë, siç dinë të qajnë mirditoret. Një kujë drithëruese, që të këpuste shpirtin. Pastaj nuk qau më. Kur ç’të shoh! Edhe fëmija tjetër po jepte shpirt. Hesht dhe fillon të shkulë flokët. Njerëzit grumbullohen rreth saj. Përpiqen ta qetësojnë. Ajo nga të qarët, fillon të qeshë…! U çmend!

Ku jetonit?

Në kazerma. Një kazermë merrte 400 deri në 500 vetë, sipas nevojës. Sapo u sistemuam në kazerma, filloi një organizim i ri. Çdo kazermë kishte 3 kompani. Çdo kompani kishte një përgjegjës, e çdo kazermë kishte edhe një përgjegjës tjetër, nga të internuarit. Zgjimi dhe apeli bëhej në orën 5 të mëngjesit. Dimër – verë.

Kush jua bënte apelin?

Apelin e bënte komanda, policë me uniformë, të armatosur. Ne ishim të detyruar të dilnim nga dera se do numëroheshim një për një. Polici thërriste emrin e ne dilnim me radhë. Nëse do vonoheshe, të çonin në qeli. Pasi dilnim jashtë, futeshim prapë brenda. Punëtorët merrnin supën dhe rreshtoheshin para komandës.

Të shoqëruar me policë, ata i ngjiteshin malit të Turhanit për të bërë dru. Një pjesë prisnin dru. Pjesa tjetër i ngarkonte në kurriz. Kush kishte një litar, ishte i fituar. Disa i ngarkonin mbi shpinë me tela. Nga mali i zbrisnin poshtë në një shesh. Çdo njeri duhet të bënte gjysmë metri kub.

Po ju punonit?

Punoja që ç’ke me të, edhe pse isha 14 vjeç! Në darkë ngarkonim dru për t’i çuar në qytet, në degën e Punëve të Brendshme. Bënim një orë rrugë. Ngarkesa kontrollohej nga polici. Ai të caktonte sa do ngarkoje. Gjatë rrugës bënte vaki që dikush rrëzohej. Policët vinin menjëherë dhe e gjuanin me këpucë. Në atë kohë, këpucët e policëve kishin pafka hekuri në majë.

Nëse ndonjë ishte i sëmurë, ata që ishin më të shëndoshë, i shkonin mbrapa dhe ja lehtësonin ngarkesën. Më shumë dënoheshim ne të rinjtë, se ne nuk i mbanim dot drutë. Gjatë kohës së punës, as hanim e as pinim. Zbathur, zhveshur. Në darkë vonë, ktheheshim në kamp.

Po nëna juaj, me se merrej?

Edhe nëna ime, si shumë nëna të tjera, vdiq nga tuberkulozi. Sot, nuk ka as varr.

A nuk kishte mjekë dhe ilaçe?

Mjekë kishte, por nuk kishte ilaçe. Një i sëmurë me tuberkuloz do ushqim dhe higjienë. Ne s’kishim, as njërën e as tjetrën. Nuk kishim as rroba me çka të mbuloheshim. Nuk kishim as rroba për të veshur e as bukë për të ngrënë. Nënën time e çuam në Gjirokastër e aty vdiq.

Po trupin kush e mori?

Po të vdisje në Gjirokastër, trupin e merrte komanda e Gjirokastrës. Kur vdisnin në kamp, i çonim në kazermën nr. 6, që ishte bosh, i vajtonim atë natë e pastaj i varrosnim. Varret e Kampit të Tepelenës janë hapur dhe mbyllur tre herë. Në fillim, varreza ishte afër kampit, pastaj tek ura, e më në fund pranë lumit. Traktorët që hapnin toka të reja, i zhdukën të gjitha varret.

Ne s’kishim të drejtë të kërkonim informacion apo të lëviznim për të parë varret e njerëzve tanë, sepse ishim të rrethuar me tela me gjemba. Meqë kishte shumë të sëmurë e shumë vdekje, komanda caktoi nga një sanitar për çdo kapanon. Një nga këta sanitarë, isha edhe unë. Duke parë, duke studiuar, brenda një kohe shumë të shkurtër, me ndihmën e mjekut të kampit, u bëra infermier. Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha...”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

Next Post

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi...”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

Artikuj të ngjashëm

“Më 9 prill 1961, në ora 15 e 40, pak minuta para se të ndahej nga jeta, Mbreti Zog I-rë, mori Princin Leka në prehër dhe i tha…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
Intervista

“Ngjitja ime në fron u bë në përputhje me kushtetutën Mbretërore shqiptare, por ajo duhet të ratifikohet nga populli dhe kur situata të më lejojë, unë…”/ Intervista e panjohur e Leka Zogut, Zvicër 1962

November 30, 2025
“Reshat Leskaj më arrestoi se kisha sharë Enver Hoxhën dhe më torturonte në qelitë e Degës së Korçës, vuajta 9 vjet në Spaç, gruaja komuniste më divorcoi, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e korçarit rebel
Intervista

“Rolin e Shpëtimit te ‘Në fillim të verës’, ma besoi as/regjisori Esat Musliu dhe fitova nga dhjetë kinoprova, por regjizori Erebara, donte të ma hiqte…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit të njohur të kinematografisë

November 28, 2025
“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë
Intervista

“Tre muaj pas mbarimit të filmit ‘Fije që priten’, ku mua më dhanë rolin që kishte pasur Bert Ndrenika, u takuam bashkë te lulishtja para ‘Dajti’-t dhe ai…”/ Dëshmia e e rrallë aktorit të teatrit e kinematografisë

November 29, 2025
“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur
Intervista

“Deri në ’96-ën, që isha deputete, shkoja me biçikletë në Parlament, pasi fillimisht nuk kishim rrogë dhe vazhdoja të punoja në spital e, kur mbaroja…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

November 25, 2025
“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur
Intervista

“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur

November 26, 2025
Si mundëm ta shpëtonim anijen tonë ‘Korabi’ në në Bari të Italisë në vitin 1973, ku u mbytën 95 marinarë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e navigatorit të Flotës Tregtare, për tragjedinë e 52 viteve më parë
Intervista

Si mundëm ta shpëtonim anijen tonë ‘Korabi’ në në Bari të Italisë në vitin 1973, ku u mbytën 95 marinarë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e navigatorit të Flotës Tregtare, për tragjedinë e 52 viteve më parë

November 23, 2025
Next Post
“Nasho G., ishte figura më e diskretituar e komunitetit arumun, personifikimi i së keqes, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që veç çamëve, kishte marrë më qafë edhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi...”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme