• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 3, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Aprovoj ekzekutimin e Fahredin Angonit”/Dokumenti me firmën e Enverit

“Aprovoj ekzekutimin e Fahredin Angonit”/Dokumenti me firmën e Enverit
“Aprovoj ekzekutimin e Fahredin Angonit”/Dokumenti me firmën e Enverit
“Aprovoj ekzekutimin e Fahredin Angonit”/Dokumenti me firmën e Enverit
“Aprovoj ekzekutimin e Fahredin Angonit”/Dokumenti me firmën e Enverit
“Aprovoj ekzekutimin e Fahredin Angonit”/Dokumenti me firmën e Enverit
“Aprovoj ekzekutimin e Fahredin Angonit”/Dokumenti me firmën e Enverit

Dashnor Kaloçi

Memorie.al/publikon dokumentin arkivor të datës 5 qershor 1945, ku Enver Hoxha urdhëron ekzekutimin e ish-shokut të tij të ngushtë që nga fëmijëria në Gjirokastër, me të cilin si bashkëmoshatarë, kishte qenë shok dhome për disa vite, ne konviktin e Liceut francez të Korçës…?!

                                                 Vijon nga numri i kaluar

Qeveria Demokratike e Shqipërisë. Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare. Komanda e Përgjithshme. Gjykata e Lartë Ushtarake Nr. i Vendimit 108. Vdekje Fashizmit Liri Popullit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

                                                               Proçes-Verbal

Gjykata e Lartë Ushtarake e formuar nga N/Kolonel Gaqo Floqi Kryetar, Major Frederik Nosi Antar, Kapiten Veledin Zeneli Antar. Në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate, Major Myftar Tare dhe me asistencën e Sekretarit Thoma Rino, sot më date 5/6/1945 mori në shqyrtim aktet e padisë penale, kundër të dënuarve: 1. Faik Riza Tartari, i biri i Rizait dhe i Qerimes, lindur në 1920 në Tiranë. 2. Gjon Cufi, i biri i Cufit dhe i Katerinës vjeç 27 lindur dhe banues në Dukagjin të Shkodrës. 3. Zenun Sadri Kabashi dhe i Xheles vjeç 20 lindur në Kabash të Pejës dhe banues në Thellë të Shalës. 4. Lec Ndreca, i biri i Ndrecës dhe i Gjystinës lindur në Shkodër më 1922, të gjithë Partizanë të Brigadës së I-rë Sulmuese, e civilët Faredin Angoni i biri i Myrtezait dhe i Fatimes, vjeç 38 lindur në Gjirokastër dhe banues në Korçë. 6. Myrteza Bektash Clleusha dhe i Ilmijes vjeç 30, lindur dhe banues në Cleushë të Përmetit, të cilët janë të dënuar me vdekje, pasi të katër partizanët të inspiruar dhe në marrëveshje me dy civilët, kanë përhapur parulla disfatiste dhe shqetësuese në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, kanë bërë mbledhje grupesh subversive me qëllim dezertimi, kanë inspiruar dhe agjituar me partizanët e tjerë për dezertim, dhe duke qenë të përkrahur nga civilët Fahredin Angoni e Myrteza Clleusha, kanë tentuar të dezertojnë me qëllim për të kaluar kufirin dhe për tu bashkuar me reaksionin grek.

Gjykata: Mbasi shqyrtoi deklaratat e lëshuara prej tyre, në të cilat pranojnë fajet e tyre dhe qëllimin që kanë pasur, por bëjnë përgjegjës të kësaj veprimtarie njëri-tjetrin. Mbasi  shqyrtoi proçes-verbalin mbi rrjedhimin e gjykimit para gjykatës së faktit: Mbasi mori mendimin e Prokurorit i cili kërkon të vendoset aprovimi i akt-gjykimit të sipërm si me vend dhe i bazuar në ligj: Mbasi studio çështjen nga pikëpamja e fakteve dhe e ligjit,

Observon:

Në Fakte: Të gjithë të dënuarit e sipër-përmendur, kanë qenë para çlirimit të Shqipërisë një pjesë anëtarë të Organizatës Tradhtare të Ballit Kombëtar dhe pjesa tjetër mercenarë në radhët e Milicisë, Xhandarmërisë, e Policisë kuislinge dhe me këto cilësi i kanë shërbyer tradhtarëve dhe okupatorit me koshiencë duke qëndruar besnikë deri në çlirimin e Shqipërisë. Të katër ushtarakët e sipërm duke përfituar nga zemër-madhësia e ushtrisë sonë Nacional-Çlirimtare dhe nga amnistia e akorduar nga Pushteti Demokratik në favor të elementëve të gabuar, janë hedhur në radhët e ushtrisë duke përhapur parulla shqetësuese dhe disfatiste kundër Pushtetit Demokratik, duke bërë mbledhje grupesh me qëllim që të organizojnë një dezertim në stil të gjerë nga rreshtat e ushtrisë, kanë propaganduar dhe agjituar për dezertim : Me përkrahjen e civilëve Faredin Angoni dhe Myrteza Clleusha kanë tentuar dhe janë përgatitur për të dezertuar për të kaluar kufirin dhe për tu bashkuar me reaksionin grek në dëm të Atdheut të tyre. Kanë pasur lidhje me tradhtarët dhe reaksionarët e tjerë si dhe me Syrja Zoton me shokë. Faredin Angoni dhe Myrteza Clleusha duke qenë në kohën e okupacionit anëtarë të kësaj organizate dhe të okupatorëve Nazi-Fashist, mbas çlirimit të Shqipërisë kinse të larguar nga jeta e tyre zyrtaro -politike, janë marrë me tregti por në të vërtetë kanë vazhduar rrugën e tyre tradhtare, dhe të maskuar në jetën e tyre private me anë të bashkëpunëtorëve si Faik Tartari me shokë kanë përhapur në ushtri parulla shqetësuese e disfatiste kundër Pushtetit Demokratik, kanë inspiruar për dezertim në radhët e Ushtrisë Nacional Çlirimtare, janë vënë në dispozicion aktiv të ushtarakëve të dezertuar dhe kanë qenë gati në çdo kohë dhe me çdo mjet ti siguronin këta për të kaluar kufirin dhe për tu hedhur në radhët mercenare të reaksionit grek. Veprimtaria tradhtare e gjithë të dënuarve të sipër-përmendur është provuar plotësisht dhe bindshëm nga proçes – verbalet e mbajtura pranë gjykatës së faktit gjatë rrjedhimit të gjykimit nga pohimet dredharake të bëra prej tyre si dhe nga atribuimet që i bëjnë njëri-tjetrit nga deponimet e dëshmitarëve.

Në Ligje: Gjykata vendimin e vet e ka bazuar në dispozitat ligjore dhe ndëshkimi i dhënë kundra të dënuarve është me vend dhe në proporcion me fajet e kryera prej tyre kundër Atdheut dhe në dëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Prandaj: Duke pëlqyer dhe mendimin e shfaqur nga Prokurori i kësaj gjykate dhe në bazë të nenit 31 të ligjit Nr.41 datë 14 Janar 1945, mbi organizimin e funksionimin e Gjykatave Ushtarake:

Vendosi:

Aprovimin e akt-gjykimit më date 4/6/1945 të Këshillit Ushtarak të Divizionit të II-të të Korparmatës të II-të, me anë të së cilës është vendosur ndëshkimi me vdekje i: 1. Faik Riza Tartari, i biri i Rizait dhe i Qerimes lindur në 1920 në Tiranë. 2. Gjon Cufi, i biri i Cufit dhe i Katerinës vjeç 27 lindur dhe banues në Dukagjin të Shkodrës. 3. Zef Sadri Kabashi dhe i Xheles vjeç 20 lindur në Kabash të Pejës dhe banues në Thellë të Shalës. 4. Lec Ndreca, i biri i Ndrecës dhe i Gjystinës lindur në Shkodër më 1922, të gjithë Partizanë të Brigadës së I-rë Sulmuese, e civilët; 5. Faredin Angoni, i biri i Myrtezait dhe i Fatimes, vjeç 38 lindur në Gjirokastër dhe banues në Korçë. 6. Myrteza Bektash Clleusha dhe i Ilmijes vjeç 30 lindur dhe banues në Cleushë të Përmetit.

Tiranë më 5/6/1945. N/Kolonel Gaqo Floqi Kryetar, Major Frederik Nosi Antar, Kapiten Veledin Zeneli  Anëtar. Në prezencën e Prokurorit pranë kësaj Gjykate Major Myftar Tare dhe me asistencën e Sekretarit Thoma Rino.

Seksioni Juridik Rez. Nr. 114 Urgjente. Radiogram Këshilli Gjyqësor Ushtarak Korçë. 5 Qershor 1945. Aprovohet ndëshkimi me vdekje i dezertorëve të poshtë-shënuar. 1. Faik Riza Tartari nga Tirana, 2. Zef Sadri Kabashi nga Kabashi i Pejës, 3. Gjon Cufi nga Dukagjini i Shkodrës, 4. Myrteza Bektash Satke (Clleusha) nga Përmeti, 5. Lec Ndreca nga Shkodra, 6. Faredin Myrteza Angoni Nga Gjirokastra. Na lajmëroni për datën e ekzekutimit. Vdekje Fashizmit Liri Popullit.

                    Komandant i Përgjithshëm

                    Gjeneral Kolonel Enver Hoxha

(Marrë nga Arkivi i Ministrisë Brendshme, F.H.GJ. Dosja 300 Nr. 108R/1945).

Profesori poliglot që në vitet ’30-të shkroi romanin “Skënderi dhe Olimbia” dhe përktheu kryeveprat e Letërsisë botërore…?!

            Kush ishte profesor Fahredin Angoni?

Fahredin Myrteza Angoni, lindi në qytetin e Gjirokastrës më 18 Janar 1908, nga familja e dëgjuar atdhedashëse e Angonëve. Fëmijërinë e kaloi në qytetin e lindje ku dhe mbaroi shkollën fillore. Në vitin 1924, ai shkoi në qytetin e Korçës, për të filluar studimet në Liceun Francez, të cilin e mbaroi me rezultate të mira në vitin 1933. Për arsye thjesht familjare, ai nuk mundi të vazhdojë studimet e larta në Francë. Ushtroi profesionin e mësuesit në Korçë ku dhe u martua. Fahredini shërbeu si kryemësues në fshatin Pojan në vitet shkollore 1933-1937, bashkë me mësuesit Virgjil Ballamaçi, Stasulla Zeqo, Nuçi Kondili, Krisanthi Kondili, e Krisanthi Kroi. Gjatë viteve shkollorë 1938-1944, Fahredin Angonin shërbeu si kryemësues në Progër, ku punoi së bashku me mësuesit, Enver Heta, Aleko Ikonomi e Tefta Ikonomi, Isa Pupa e Dhimitër Shundi. Në vitin shkollor 1944-1945, ai u transferua mësues në Gollomboç. Dëshira për kulture dhe dije, bëri që ai të zotërojë në nivele të kënaqshme shumë gjuhë të huaja, midis të cilave frëngjishten, anglishten, latinishten, gjermanishten, dhe italishten. Në vitin 1929, për nevojat e një studimi folklorik që kishte si objekt identitetin shqiptar të tokave të minoritetit grek në Dropull, u detyrua të mësojë edhe greqishten. Edukata familjare nguliti tek ai që në moshë të re, dashurinë për atdheun e vet. Për këto arsye, me aftësitë e tij për letërsinë si dhe njohës i gjuhëve të huaja, Fahredin Myrteza Angoni, filloi aktivitetin si përkthyes nga letërsia europiane në gjuhën shqipe, për të njohur rininë me kulturën dhe jetën europiane. Që kur ishte student liceist, ai përktheu nga frëngjishtja shumë libra, midis të cilave “Berberi Seviljes“ dhe “Djaloshi Gjenial“. Gjithashtu ai përktheu nga gjermanishtja “Faustin“ e Gëtes, si dhe shumë vepra të tjera për bibliotekën e rinisë në shtypshkronjën “Dhori Koti“ të qytetit të Korçës.

I brumosur me ndjenja të thella patriotike, duke mos duruar ekspansionin shovinist grek, ai shkruajti romanin “Skënderi dhe Olimbia“ ku denonconte masakrat e bandave greke në Shqipërinë e Jugut. Gjithashtu, Fahredini ishte një intelektual dhe anti-komunist i deklaruar, pasi idetë e tij nacionaliste dhe pro-perëndimore, binin thellësisht ndesh me ideologjinë komuniste. Fahredini kurrë nuk besoi në të ardhmen e kombit, nën drejtimin komunist, pasi komunizmin e quante një teori aventurë dhe Enver Hoxhën, ai e njihte gjithashtu shumë mire, pasi e kishte bashkë-qytetar dhe bashkë-nxënës. Për këto arsye Fahredin Myrteza Angoni, në maj të vitit 1945, u arrestua nëpërmjet një kurthi të Sigurimit të Shtetit dhe së bashku me disa intelektualë të tjerë anti-komunistë u nxor para gjyqit. Ai u pushkatuam së bashku me bashkë-vuajtsit e tij në Zërvaskë të Pogradecit, ndërsa të tjerët në Bilisht dhe Kolonjë. Akuza absurde e regjimit komunist për të cilën u pushkatuar Fahredini dhe të tjerët, ishte për bashkëpunim me forcat e reaksionit grek. Një paradoks i vërtetë për një anti-shovinist grek, si Fahredin Angoni. Fahredini la pas gruan shumë të re 33 vjeçe dhe tre fëmijë. Pas pushkatimit të tij, familja iu nënshtrua të gjitha përndjekjeve e persekutimeve të ligjit famëkeq të luftës së klasave. Eshtrat e Fahredinit u gjetën nga familja e tij, vetëm në vitin 1994, pas shumë kërkimesh. Në kuadrin e 75-vjetorit të Liceut Kombëtar të Korçës, më 25 Tetor 1992, me dekretin Nr. 375, date 30 Nëntor 1992, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Sali Berisha, e nderoi Fahredin Myrteza Angonin me medaljen “Martir i Demokracisë“, me motivacion: “Mësues i përgatitur nga ana pedagogjike, me mendime përparimtare antikomuniste, për të cilat u ekzekutua, nga diktatura komuniste“./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share3TweetPinSendShareSend
Previous Post

Me Kristaqin isha koleg dhe ndanim bukën bashkë, kurse Edit ka 30 vjet që nuk i flas, s’ja kam nevojën…?! Dëshmia dhe foto e rrallë e skulptorit rebel me Edin me flokë të gjata, të dobët si “Aushvic”, dhe me pantallona kauboj

Next Post

Letra e Telat Agollit: Shoku Enver, ja pse e pranova në hetuesi se isha agjent i UDB-së”

Artikuj të ngjashëm

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Dossier

“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla

July 2, 2025
Memorie.al
Dossier

“Ndërkohë që kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më komunikoi se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur, por unë…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës  

July 1, 2025
“Tiranasi që i kërkoi komandantit të rrinte më shumë në qeli, pasi…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, për historitë e çuditshme në burgjet e Enver Hoxhës
Dossier

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
Dossier

“Duke udhëtuar nga Ura e Bunës në Shirokë, motobarka ‘Mitro Xhani’, nga ngarkesa e madhe u mënjanua dhe ranë në ujë 50 veta…”! / Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën, në ’79-ën

June 30, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Kur kryetari i trupit gjykues, Llazi Polena, na komunikoi vendimin, ku unë dhe Pjetër Arbnori, ishim dënuar me vdekje, me pushkatim, menjëherë ndjeva se…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 1, 2025
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake
Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

June 28, 2025
Next Post
Telat Agolli

Letra e Telat Agollit: Shoku Enver, ja pse e pranova në hetuesi se isha agjent i UDB-së”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme