• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, November 22, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Pasi Xhafer Deva me dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë, u bë e mundur ndalimi i operacionit ushtarak nga çetnikët serbo-malazezë…”/ Ana e panjohur e spastrimit etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

“Rreth 130-140 persona, të moshave të ndryshme, që nga fëmijët, pleqtë e të tjerë, ushtarët e Brigadës 16-të partizane maqedonase, filluan t’i vrasin…”/ Masakra e Bllacës e, 14 nëntorit të vitit 1944
“Rreth 130-140 persona, të moshave të ndryshme, që nga fëmijët, pleqtë e të tjerë, ushtarët e Brigadës 16-të partizane maqedonase, filluan t’i vrasin…”/ Masakra e Bllacës e, 14 nëntorit të vitit 1944
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
“Xhafer Deva, doli nga salla e kongresit të dytë të ‘Lidhjes së Prizrenit’, në shenjë proteste, ndaj artikullit të “Dielli’-t, ku thuhej se Shqipëria…”/ Kontradiktat e krerëve të mërgatës antikomuniste
“Kosova, djepi i shqiptarizmit”, libri i intelektualit Hamit Kokalari nga Gjirokastra, që bëri jehonë në vitin 1943 dhe që Nexhmije Hoxha s’pranoi ta ribotonte
“Si e plagosëm kryeministrin Mustafa Kruja dhe pse e anulluam vrasjen e Xhaferr Devës, që do e kryeja unë…”?! / Dëshmia e Astrit Lekës, që morri pjesë në 44 aksione

Nga Ismet Azizi

Pjesa e dytë

                                   -Një histori e shtrembëruar, një realitet i zhdukur me qëllim –

Memorie.al / Ngjarjet e vjeshtës së vitit 1941 në Sanxhak dhe sidomos në Pazar të Ri, përbëjnë një nga episodet më të përgjakshme dhe më të shtrembëruara të historisë së rajonit. Ato që ndodhën atë vit nuk ishin “përleshje lokale”, siç i ka quajtur sistematikisht historiografia serbe, por përpjekja e parë e organizuar për një spastrimin etnik të Sanxhakut, e kryer nga formacionet çetnike nën komandën e Dragoljub Mihailoviqit, Kosta Pećancit dhe drejtuesve lokalë si Radomir Cvetić, Todor Dobrić, Mašan Đurović e të tjerë. Në historiografinë serbe – nga vepra e Vaso Çubriloviqit, deri te interpretimet e pasluftës të shkollës “partizane” – ngjarjet e Novi Pazarit, janë paraqitur qëllimisht të zbutura: si “konflikt ndëretnik”, “hakmarrje lokale”, “pabesi e myslimanëve”, madje edhe si “kolaboracionizëm shqiptar e boshnjak”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

                                                             Vijon nga numri kaluar

Pse dështoi sërish sulmi çetnik?

Arsyet janë të ngjashme me sulmin e parë:

  1. Disiplina e ulët e çetnikëve. Përfshinte:dehje gjatë luftës, plaçkitje masive, djegie shtëpish pa rend operativ, mosbindje ndaj urdhrave.
  2. Koordinimi i dobët komandues; Kapetan Cvetići dhe Pavloviqi ishin në konflikt të hapur.
  3. Mbrojtja e mirë-organizuar myslimane; Aqif Efendi Bljyta organizoi një sistem të dyfishtë të mbrojtjes:pozicione statike ndalimi, njësi mobile goditëse. d) Ndihmat e reja nga Peja, Drenica dhe Rugova. Gjatë 15–20 nëntorit, erdhën edhe 300–400 luftëtarë të tjerë nga Kosova.Paniku i popullsisë serbe dhe kërkesa e tyre për ndalim të sulmeve. Një nga faktet më të pazakonta të luftës:vetë popullsia serbe e Novi Pazarit iu lut çetnikëve të ndërprisnin sulmet.

Kanë mbetur të dokumentuara kërkesat me shkrim të: 2.500 serbëve të Pazari, 227 nënshkruesve nga fshatrat e Vojkovacës dhe Sopoqanit. Ata kërkuan: ndalim të menjëhershëm të sulmeve, hyrje në negociata, fund të djegieve e masakrave. Kjo është dëshmi se:popullsia serbe nuk kishte të njëjtin qëllim me çetnikët; çetnikët nuk luftonin për mbrojtjen e tyre, por për plane ideologjike; serbët e Pazarit e dinin se popullsia myslimane ishte gati t’i mbronte (siç edhe i mbrojti 420 prej tyre). Sulmi i tretë çetnik ndaj novi pazarit (4 dhjetor 1941)

Kur gjenocidi përpiqet të hyjë nën hijen e flamurit gjerman!

Sulmi i tretë është i vetmi në të cilin çetnikët u përpoqën të keqpërdornin Wehrmacht-in për t’i hapur rrugë planit të tyre për pushtimin e Novi Pazarit dhe masakrimin e popullsisë myslimane. Ky sulm është edhe shembulli më flagrant i manipulimit, mashtrimit dhe tradhtisë që përdorën çetnikët, madje edhe kundër aleatit të tyre të momentit.

Plani: mashtrimi i komandës gjermane në Rashkë

Vojvoda Mashan Gjuroviq, i dështuar në dy sulmet e para, vendosi të përdorë një metodë tjetër: T’i thotë gjermanëve se Novi Pazari kontrollohej nga partizanët. Arsyeja ishte e qartë:Gjermanët kishin urdhër që çdo territor nën kontroll partisansk të shkatërrohej menjëherë. Nëse do të besonin se Novi Pazar ishte “qendër komuniste”, atëherë bombardimi do të kryhej nga vetë Wehrmachti. Kjo do t’u shkurtonte punë çetnikëve: qyteti do të binte pa luftë.

Dhe gjermanët ranë në grackë — për 30 minuta.

Me 4 dhjetor 1941, një formacion gjerman i divizionit 113 të këmbësorisë u nxitua nga Raška drejt Pazarit, duke pasur me vete: rreth 100 ushtarë, katër topa kundërajrorë, skuadra zbulimi ajror.

Sulmi fillon me bombardim gjerman

Që në orën 09:00, pozicionet e mbrojtësve myslimanë dhe shqiptarë pranë Petrovës Crkva u bombarduan rëndë. Nëse gjermanët do të vazhdonin vetëm 30 minuta më gjatë, qyteti do të mund të binte. Por pastaj ndodhi çka nuk e priste askush: Gjermanët kuptuan se ishin mashtruar. Kur avionët e zbulimit u ngritën mbi Novi Pazar, nuk panë: flamuj partizanë,as njësi të armatosura komuniste, as gjurmë fortifikime partizane.

Çfarë panë? Flamuj gjermanë të ngritur nga popullsia myslimane. (Açif Ef. Bljuta kishte dhënë urdhër t’i ngrinin për të shmangur bombardimin.)

Gjermanët e kuptuan se: çetnikët kishin gënjyer, në qytet nuk kishte partizanë, qëllimi ishte spastrimi etnik i myslimanëve. Për Wehrmacht-in, manipulimi i aleatit ishte i patolerueshëm.

Gjermanët tërhiqen duke marr me vete çetnikët

I zemëruar, komandanti gjerman dha urdhër: Tërheqje të menjëhershme në Raškë. Ndalohet çdo operacion i mëtejshëm i çetnikëve. Në këtë moment, u bë e qartë se sulmi i tretë u kthye në një fiasko totale për çetnikët.

Pasojat: çetnikët e ekspozuan veten si forca terroriste, jo si aleate

Ky episod është tepër i rëndësishëm për disa arsye:Çetnikët provuan se nuk luftonin kundër gjermanëve, por bashkëpunonin me ta. Synimi i tyre i vetëm ishte eliminimi i elementit shqiptar dhe boshnjak. Ata ishin të gatshëm të masakronin edhe serbët e Pazarit, nëse do të duhej, për të realizuar marrëzinë ideologjike të Serbisë së Madhe.

Edhe dokumentet gjermane të Luftës II-të Botërore e përshkruajnë këtë episod si: “një tentativë e çetnikëve për të instrumentalizuar Wehrmacht-in në realizimin e objektivave të tyre etnikë”.

Rikthimi i gjermanëve në novi pazar (7 dhjetor 1941)

Më 7 dhjetor 1941, gjermanët hynë për herë të dytë në Novi Pazar. Ata u pritën me: duartrokitje, lule, entuziazëm, nga të gjitha komunitetet, përfshirë gra e fëmijë serbë. Prania gjermane nënkuptonte: ndalimin e operacioneve çetnike, fundin e masakrave, ruajtjen e një ekuilibri minimal të dhunës.

Xhafer Deva, i shoqëruar nga dy oficerë gjermanë, mbërriti në Rashkë më 6 dhjetor. Atje ai bisedoi me krerët çetnik, Sharkoviqin dhe Gjuroviçin, dhe më pas vazhdoi për në Novi Pazar. Pas vizitës së Devës, u mor një vendim për të ndaluar operacionet ushtarake.

Bilanci i masakrave (tetor–dhjetor 1941)

Kjo është pjesa më e rëndë dhe më e domosdoshme e analizës. Sipas autorit Živković: 634 të vrarë në total, 394 të vrarë në luftime, 240 civilë të masakruar, 216 myslimanë (shqiptar e boshnjak) të vrarë (144 prj tyre nga Kosova), 178 serbë të vrarë, 193 civilë serbë të vrarë, 47 civilë shqiptar e boshnjakë të vrarë.

Sipas Radoviqit (paslufta): 756 viktima, 482 të vrarë në beteja, 274 civilë të vrarë nga terrori i të dy palëve, 2.792 shtëpi të djegura, 2.016 serbe, 776 shqiptare e boshnjake. Ibrahim Lutfiu dhe Bajazit Boletini, ndër të tjera, paraqitën shifrën prej rreth 800 shtëpish shqiptare e boshnjake të djegura në rrethin e Dezhevës. Qeveria e Nediqit. Ajo përmend 892 shtëpi myslimane të djegura dhe 1.299 shtëpi të krishtera në zonën e Novi Pazarit.

Këto shifra nuk janë të barabarta, sepse çdo autor ka metodologji të ndryshme, por përputhen në një pikë të vetme: Masakra e Novi Pazarit ishte krimi më i madh etnik i Sanxhakut gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas atij të Bihorit, dhe luginës së lumit Lim.

Dimensioni human: shpëtimi i 420 serbëve

Një nga historitë më të mëdha të errësirës është drita: 420 serbë të Novi Pazarit u shpëtuan nga myslimanët. Kjo u organizua nga: Aqif Blyta, Mulla Jakub Kardoviq, Mumin Ef. Halidoviq, dhjetëra familje myslimane që strehuan, ushqyen dhe mbrojtën fqinjët e tyre.

Ky fakt: nuk përmendet në librat shkollorë serbë, nuk përmendet në historiografinë e viteve ’50–’80, është fshirë qëllimisht nga memoari serb. Por është dokumentuar në: raportet e komunistëve lokalë, dëshmitë familjare, dokumentet e pasluftës. Ky akt është një argument i qartë kundër narrativës serbe se “myslimanët e Pazarit ishin kolaboracionistë pro-gjermanë”.

Pse duhet t’u kthehet e vërteta këtyre ngjarjeve

E vërteta është e pakundërshtueshme; Sulmet çetnike ndaj Novi Pazarit ishin tentativë për spastrimin etnik të Sanxhakut; Popullsia shqiptaro-boshnjake u vetëmbrojt me organizim, dinjitet dhe heroizëm me rreth 3200 forca vullnetare; Aqif Efendi Blyta ishte figura qendrore e mbijetesës së qytetit — jo “kolaboracionist”, por udhëheqës legjitim i vetëmbrojtjes;  Qindra serbë u shpëtuan nga myslimanët — një nga rastet e rralla të humanizmit ndër-etnik në Ballkan; Historiografia serbe ka shtrembëruar qëllimisht këtë kapitull; Ky episod kërkon rishkrim historiografik, përgatitjen e një dokumentari dhe hapjen e arkivave. / Memorie.al

Burimi: Ismet Azizi, AĆIF EF. HADŽIAHMETOVIĆ BLJUTA: VELIKAN SANDŽAKA Botues: Fondacija “Memorijalni centar Hadžet” 2022 Novi Pazar

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nasuf Beg Dizdari ishte mik i ngushtë i Isa Boletinit dhe në fjalimin që mbajti në varrin e tij, ai...”/ Historia e panjohur e publicistit të famshëm, i diplomuar në Vjenë e Stamboll, që u dekorua nga Papa Piu

Next Post

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit
Dossier

“Me urdhër direkt të Kasem Trebeshinës, ne bëmë 12 atentate në Fier, kurse vetë Kasemi, vrau dëshmorin…”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit të vitit 1982, për vrasjet e kryera nga njësiti gueril i Fierit

November 21, 2025
“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit
Dossier

“Anë e mbanë kontinenteve dhe brezave të kaluar të njerëzimit, komunizmi ka sjellë shkatërrim dhe jetë njerëzish, 100 milionë të vrarë…”/ Presidenti Trump, shpall zyrtarisht javën e Antikomunzimit

November 20, 2025
“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it
Dossier

“Në Vuçja Lokva, një grua myslimane u gozhdua e gjallë në një pemë, 26 burra u masakruan, kurse 20 gra e fëmijë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për spastrimin etnik në Sanxhak, në vjeshtën e 1941-it

November 20, 2025
“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Ndërmjet udhëheqsave kryesorë të Partisë dhe të Shtetit, raportet s’janë të mira, kryeministri Shehu me Hysni Kapon kanë përplasje…”/ Dosja e Sigurimit me përgjimet e ambasadës jugosllave, në-‘82-in

November 19, 2025
“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin
Dossier

“Më 15 dhjetor ‘61, Moska rekomandonte që në Tiranë të mbahej përfaqësia e forcave ushtarake të vendeve socialiste, por…”/ Dokumentet e reja mbi prishjen e miqësisë së Enver Hoxhës me Kremlinin

November 19, 2025
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

November 20, 2025
Next Post
“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit

“Në historiografinë shqiptare, Tahir Kolgjini renditet midis figurave e personaliteteve të tilla, si Mehdi Frashëri, Ernest Koliqi, Mustafa Kruja, etj., pasi...”/ Refleksionet e publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme