• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për takimin e Hrushovit dhe Kenedit në Vjenë, Kremlini informoi Fidel Kastron dhe të gjitha vendeve socialiste, kurse Enver Hoxhës…”/ Dokumentet e reja për prishjen e Moskës me Tiranën në ’61-in

“Presidenti Xhon Kenedi i SHBA-ës, mbajti një fjalim shumë kërcënues, atij i duhet dhënë një përgjigje e fortë dhe ne do i japim një grusht, por…”/ Ditari politik sekret i Enver Hoxhës, nëntor 1961
“Presidenti Xhon Kenedi i SHBA-ës, mbajti një fjalim shumë kërcënues, atij i duhet dhënë një përgjigje e fortë dhe ne do i japim një grusht, por…”/ Ditari politik sekret i Enver Hoxhës, nëntor 1961
Relacioni për Enverin: “Artist i merituar Besim Zekthi, tha se nën ndikimin e Paçramit, drejtori dhe Zhani Ciko, kanë lejuar numra çoroditës, veshje ekstravagante, kërcime…”. Raporti sekret për Operan e Baletin
“Presidenti Xhon Kenedi i SHBA-ës, mbajti një fjalim shumë kërcënues, atij i duhet dhënë një përgjigje e fortë dhe ne do i japim një grusht, por…”/ Ditari politik sekret i Enver Hoxhës, nëntor 1961
“Presidenti Xhon Kenedi i SHBA-ës, mbajti një fjalim shumë kërcënues, atij i duhet dhënë një përgjigje e fortë dhe ne do i japim një grusht, por…”/ Ditari politik sekret i Enver Hoxhës, nëntor 1961
Gazeta “Christian Science Monitor” në SHBA: Inxhinierët gjermanë po ndërtojnë një bazë ushtarake në Sazan me 80-të nëndetëse ruse “Father”…

Nga Andrey Edemskiy

Pjesa e tretë

Memorie.al / Materiali i mëposhtëm është një punim i Andrey Edemskiy, i Institutit për Studime Sllave në Akademinë Ruse të Shkencave. Autori sjell për herë të parë si burim arkivor deri më tani të papublikuar, Fondet 2, 3 dhe 10 të Arkivit Shtetëror Rus, për Historinë Bashkëkohore, përmes të cilit mund të shohim optikën sovjetike mbi atë që po ndodhte në raportet me Shqipërinë në vitet 1960-1961. Këto burime ndihmojnë që disa mite në historiografinë e më pas imagjinatën kolektive shqiptare të rishikohen. Miti i “betejës” në bazën e Vlorës, duhet parë përtej optikës së ngushtë të një fitoreje shqiptare dhe demonstrimit të forcës, pasi të paktën sipas dokumentacionit në fjalë, nuk rezulton që sovjetikët të kenë patur ndonjëherë ndërmend skenarë ushtarakë në Shqipëri. Megjithatë akademiku rus e mbyll punimin me theksimin se ka nevojë që burimet të krahasohen, për të kuptuar më shumë atë që ka ndodhur.  

                                                          Vijon nga numri kaluar 

Gjithashtu mund të lexoni

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908

Një gjë del e qartë: pavarësisht sjelljes apo gabimeve të sovjetikëve – të cilat pranohen si të tilla – Enver Hoxha nuk ia la rastësisë shkëputjen me sovjetikët. Ai e kishte qëllim politik atë dhe e provokoi deri në fund, së pari duke luajtur në marrëveshje me palën kineze dhe së dyti duke minuar klimën e bashkëpunimit. Mbetet për t’u hulumtuar se çfarë qëndron pas kësaj politike, por p.sh., interpretimi i autorit për takimin në Tiranë mes tij dhe Andropovit dhe Pospjellovit, jep të kuptojë se Enver Hoxha është ndjerë i rrezikuar personalisht prej sovjetikëve.

Dhe vendosi të spastronte partinë nga çdo element i mundshëm pro tyre dhe pastaj në dritën e fërkimeve sovjeto-kineze të përgatiste përshkallëzimin e situatës, duke qëndruar publikisht si një komunist i vendosur që kishte kapur në gabim ideologjik sovjetikët. Është po ashtu e pasqaruar mirë, edhe me këto dokumente, nëse afrimi i Hrushovit me jugosllavët ishte refleks i prishjes me Shqipërinë, apo lidhet me një politikë të Kremlinit në Ballkan. Autori thotë se në çdo rast, afrimi me Jugosllavinë, i dha një alibi Enver Hoxhës, i shtroi edhe më tej rrugën atij drejt shkëputjes përfundimtare.

Studimi i Andrey Edemskiy, nga Instituti për Studime Sllave në Akademinë Ruse të Shkencave

Duke dashur të “bëjë disa vlerësime për veprimet e shokëve shqiptarë, që së fundmi janë shkëputur nga politika e jashtme e dakordësuar e vendeve të Kampit Socialist”, ai vuri në dukje disa pika. Sa për qëndrimin shqiptar mbi zhvillimet në Ballkan, ai ishte i pakënaqur me refuzimin e tyre për të mbështetur “propozimet konkrete të vendeve socialiste mbi çështjen e bashkëpunimit ndërballkanik, mbi krijimin e zonave të lira nga armët bërthamore në Ballkan dhe Adriatik”, dhe madje “e pengonin zbatimin e këtyre propozimeve”. Udhëheqësi sovjetik bëri madje disa sqarime rreth situatës në Bazën Detare në Vlorë. Ai theksoi se; “baza aktualisht është praktikisht e paaftë për të kryer detyrat e saj” dhe është bërë një “burim i shtuar fërkimesh”.

Sipas tij; “efektiviteti luftarak i bazës është paralizuar” dhe “nën kushtet e tanishme nuk ka asnjë kuptim që ajo të mbahet më”. Si të vetmin kusht për ruajtjen e saj dhe “normalizimin e situatës”, Hrushovi theksoi “nevojën” për të pranuar propozimin e bërë në letrën e Marshallit Greçko, për “një komandë të vetme në bazën ushtarake, në mënyrë që i gjithë ekuipazhi i anijeve të mund të mbetet sovjetik”.

Në këtë rast, Hrushovi e bëri të qartë se ai as nuk do t’i përgjigjej ndonjë hamendësimi kundër tij nga udhëheqësit shqiptarë. Nuk ka dyshim se detyrimi i përfaqësuesve shqiptarë për t’u konsultuar me Enver Hoxhën dhe pesha e tyre e ndryshme politike, në krahasim me përfaqësuesit e tjerë në takim, nuk u mundësoi atyre që të përgjigjeshin aktivisht dhe prerë, ndaj deklarimeve të ndryshme dhe akuzave që u drejtuan kryesisht ndaj udhëheqësve më të lartë shqiptarë.

Është e qartë se çdo gjë që ndodhi në atë mbledhje, përfshirë kritikat e liderëve bullgarë dhe polakë, me të cilët Hrushovi pajtohej ndaj deklarimeve të Enver Hoxhës në kongresin e fundit të PPSh-së për një komplot kundër Shqipërisë nga Greqia dhe Jugosllavia, me pjesëmarrjen e Flotës së Gjashtë Amerikane, u kalua në Tiranë fjalë për fjalë. Në vlerësimet e Hrushovit që dyshonte se Enver Hoxha kishte pompuar qëllimisht një “histeri ushtarake”, ai dukej sikur po mbronte udhëheqësit jugosllavë, në këtë rast të veçantë.

Është e qartë se komentet e Hrushovit të 29 marsit, mbi marrëdhëniet me Shqipërinë, lidheshin me hapat e mëtejshëm të mirë-menduar të sovjetikëve në raport me Shqipërinë, si në sferën ekonomike, ashtu edhe atë politike. Dy ditë më parë, udhëheqësit sovjetikë kishin miratuar rekomandime mbi politikën ekonomike që kishin të bënin me Shqipërinë e, që duhet të zbatoheshin nga Ministria e Jashtme Sovjetike, Komiteti Shtetëror për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Ministria e Tregtisë me Jashtë. Rekomandimet u hartuan në pak javë, në përputhje me vendimin e Presidiumit të Komitetit Qendror të PKBS-së, marrë në fund të shkurtit.

Këto “propozime“ përbënin një memorandum themelor, në të cilin ishin trajtuar me themel të gjitha çështjet që kishin të bënin me marrëdhëniet ekonomike mes të dyja vendeve, si dhe ishin përmbledhur edhe zhvillimet në marrëdhëniet dypalëshe në vitet e fundit. Të gjithë elementët e bashkëpunimit të mëparshëm ishin prezantuar në detaje të plota, si materiali sovjetik, ndihma teknike dhe financiare për Shqipërinë, përfshirë shumat e sakta të alokuara dhe kreditë e përdorura, gjendja e objekteve në proces ndërtimit dhe numri i specialistëve sovjetikë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, bashkë me specifikimin e specializimit të tyre.

Dokumenti ofronte po ashtu një vlerësim politik të gjendjes së marrëdhënieve mes të dy vendeve. Autorët besonin se; “themelet e marrëdhënieve miqësore, vëllazërore mes popujve shqiptarë dhe sovjetikë, mes qeverive të të dyja vendeve janë minuar në Shqipëri”. Kjo gjendje ishte sipas tyre, “arsyeja kryesore për anormalitetin që është shfaqur në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik”.

Ata e konsideronin “të domosdoshme që deri në momentin kur udhëheqësit e PPSh-së të kenë ndryshuar politikat e tyre nacionaliste dhe armiqësore ndaj Bashkimit Sovjetik dhe PKBS-së”, të zbatohen disa masa “në marrëdhëniet ekonomike mes Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë”. Si pjesë e masave financiare u këshillua, që Shqipërisë t’i ndërpritej mundësia të merrte kredi sipas Marrëveshjes së 3 korrikut 1957. U propozua edhe që kredidhënia të mos zgjerohej me kredi të reja për zhvillimin bujqësor dhe të mos jepeshin incentiva për kreditë e mëparshme. Përdorimi i kredive të mëparshme ndaj Shqipërisë, ishte i kufizuar në pagesën e pajisjeve apo mallrave sovjetike.

Në një mënyrë të ngjashme u përpunuan rekomandimet “mbi marrëdhëniet tregtare sovjeto-shqiptare”. Ekspertët vinin në dukje nevojën e një zbatimi të balancuar të Protokollit dypalësh mbi Tregtinë, të vitit 1961. Këshillohej që të mos firmosej një marrëveshje tregtare afatgjatë për vitet 1961-1965, me të njëjtin synim, presionin e udhëheqjes shqiptare për të pranuar që të takoheshin sërish me udhëheqësit sovjetikë (“nëse pala shqiptare e kërkon një gjë të tillë,…përgjigja të jetë se kjo çështje mund të diskutohet në nivelin më të lartë”). Nuk u harrua as edhe faza e fundit e ndërtimit të Pallatit të Kulturës në Tiranë. Nëse pala shqiptare do të pyeste për të, do të merrte përgjigjen se; “ishte një çështje për konsiderim të mëtejshëm në nivel qeveritar”.

Një seksion i veçantë i rekomandimeve kishte të bënte me ekspertët sovjetikë në Shqipëri, me një kalendar të qartë të tërheqjes së tyre nga fundi i vitit 1961. Ishte vendosur që; “për shkak të sjelljes së papërshtatshme të palës shqiptare drejt shumë specialistëve sovjetikë të vendosur në Shqipëri, të ndalohej dërgimi i specialistëve të rinj dhe të mos zgjatej afati i qëndrimit të specialistëve që janë tashmë aty”. U bënë disa përjashtime për specialistët e angazhuar në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentraleve, si dhe të ekspeditave gjeologjike. Nisur nga mundësia se “mund të krijoheshin kushte anormale që specialistët e mbetur në Shqipëri, të vazhdonin punën”, në këto raste “është e nevojshme” të rregullohet “kthimi i tyre në Bashkimin Sovjetik, përpara afatit”.

Disa rekomandime të tjera parashikonin ndalimin e furnizimit me pajisje tekniko-ushtarake, ushqime për njerëz dhe kafshë për ushtrinë shqiptare, duke pezulluar marrëveshjet e 28 shtatorit 1949, 24 marsit 1956 dhe 26 shkurtit 1959. Kjo e fundit që kishte të bënte me furnizimin me teknologji raketore, theksohej veçanërisht. U vendos po ashtu të injorohej kërkesa shqiptare, për një kredi prej 125 milionë rublash, për nevoja të Forcave të Armatosura Shqiptare në vitet 1961-1965, nën Marrëveshjen e 26 korrikut 1960. Një analizë e këtyre rekomandimeve tregon se ato më kryesoret synonin të shtrëngonin udhëheqjen shqiptare, në vazhdimin e bisedimeve në nivelin më të lartë të mundshëm.

Programi i elaboruar për të detyruar Enver Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij, që të takoheshin sërish personalisht, u pengua nga bashkëpunimi i intensifikuar i Shqipërisë me Republikën Popullore të Kinës. Në më pak se një muaj, më 23 prill, u nënshkrua një marrëveshje tregtare kino-shqiptare. Siç vijon nga rekomandimet e miratuara nga Presidiumi i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në fund të muajit prill, Hrushovi dhe enturazhi i tij prisnin që presioni ekonomiko-financiar mbi Shqipërinë do të rezultonte në aprovimin nga udhëheqja shqiptare, e një samiti tjetër dypalësh në mënyrë që të zbuteshin tensionet. Edhe sot, gati 65 vjet më pas, i gjithë materiali dokumentar në arkivat ruse, që lidhet me përgatitjen e letrës së Kosiginit, por edhe vetë teksti i letrës, nuk janë të disponueshme për kërkuesit.

Ne mundet vetëm të hamendësojmë se ky sektarizëm i pajustifikuar vjen vetëm si pasojë e mungesës së dëshirës për të zbuluar atë që me shumë gjasë ishte një reagim i tërbuar sovjetik ndaj vendimit të udhëheqjes kineze, për të firmosur një marrëveshje tregtare me Shqipërinë. Ndaj jemi ende të detyruar të bazohemi në atë që deklaron historiografia perëndimore për këtë problem që nga fillimi i viteve ’70-të. Sipas këtij mendimi, zv. kryeministri i Parë sovjetik, Aleksei Kosigin, dërgoi një letër brenda pesë ditëve, nga firmosja e marrëveshjes kino-shqiptare. Letra e tij sinjalizoi në realitet fundin e marrëveshjeve sovjeto-shqiptare të tregtisë dhe të kreditit. Mes të tjerave, Kosigin shprehej se; “është e kuptueshme se udhëheqja shqiptare nuk mund të presë që Bashkimi Sovjetik, do ta ndihmojë në të ardhmen ashtu siç ka bërë në të shkuarën, me një ndihmë të cilën vetëm miqtë dhe vëllezërit kanë të drejtë ta përfitojnë”.

Fundi i prillit dhe fillimi i majit 1961, shënuan një fazë të re në marrëdhëniet sovjeto-shqiptare. Me aktivizimin e marrëdhënieve kino-shqiptare në fund të muajit prill, sovjetikët kuptuan se ishte e nevojshme të sqarohej me udhëheqjen kineze situata me Bazën Detare të Vlorës, duke justifikuar vendimin për ta shpërbërë atë. Për këtë arsye, ambasadori sovjetik në Pekin u udhëzua që më 16 maj të takohej me Zhou Enlai, (Çu Enlai), që kishte ngritur këtë çështje me nismën e vet, disa ditë më parë. Moska donte të bindte të tjerët (në këtë rast kinezët), se: qeveria sovjetike nuk dëshironte të tërhiqte anijet dhe pajisjet nga Shqipëria dhe nëse kjo çështje është shfaqur tani, kjo nuk është aspak për shkakun tonë.

Hapat tanë për tërheqje…janë lëvizje e imponuar qëkurse pala shqiptare, duke ndjekur një linjë jomiqësore ndaj Bashkimit Sovjetik, ka krijuar një situatë tërësisht të patolerueshme në bazë. Si pasojë, baza ka humbur aktualisht kapacitetin e saj luftarak dhe prezenca aty e detarëve sovjetikë shoqërohet me incidente të padëshirueshme, për shkak të provokimeve direkte të autoriteteve ushtarake shqiptare. Pala sovjetike jepte shembuj të shumtë të rasteve të tilla, duke vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk u përgjigjej me asnjë mënyrë thirrjeve të tyre.

Asnjë masë nuk është marrë nga pala shqiptare për rregulluar situatën, përkundrazi, sa herë ne i adresojmë incidentet, ata përpiqen të justifikojnë veprimet e padisiplinuara dhe disa here provokative të autoriteteve ushtarake shqiptare, si pasojë e të cilave situata në bazën e Vlorës vazhdon të përkeqësohet. Vihej në dukje se “falë vetëm pjekurisë së lartë politike, ndjenjës së detyrës dhe durimit të oficerëve sovjetikë, nënoficerëve dhe marinarëve, është ende e mundshme të shmangen konfliktet dhe përplasjet mes detarëve tanë dhe atyre shqiptarë”, dhe kujtohej propozimi i mëparshëm për të vënë çdo ekuipazh dhe mjetet nën komandën e komandantit të Paktit të Varshavës.

Refuzimi i udhëheqjes shqiptare për të pranuar këtë propozim, e bindi Moskën që të tërhiqte anijet nga Vlora. Pjesa e fundit në këtë fazë ishte mbërritja në Tiranë më 19 maj 1961 e delegacionit sovjetik, të drejtuar nga zv. ministri për Punët e Jashtme Nikollai Firjubin, për të negociuar tërheqjen e forcave detare nga Vlora. Në fillim pala shqiptare refuzoi madje edhe të takohej me Firjubin. Më tej akoma, Tirana donte të ndante flotën. Vendimi përfundimtar i sovjetikëve ishte që Firjubin dhe delegacioni i tij mund të largoheshin nga Tirana “pas tërheqjes nga Shqipëria të tetë nëndetëseve, bazës lundruese dhe personelit të anijeve sovjetike”.

Negociatat përfundimtare filluan nën hijen e rëndë të përgatitjeve të një gjyqi ndaj Teme Sejkos, Kundëradmiral dhe Komandant i Marinës Shqiptare, si dhe disa oficerëve të lartë të Ushtrisë Popullore Shqiptare. Gjyqi u zhvillua në muajin maj 1961 dhe të akuzuarit u gjetën fajtorë. Disa prej tyre, përfshirë vetë Sejkon, u dënuan me vdekje. Zyrtarisht të gjithë u akuzuan për bashkëpunim me shërbimet sekrete greke dhe jugosllave, dhe se planifikonin një grusht shteti.

Gjithsesi kishte zëra jozyrtarë, të njohur mirë këta edhe për burokracinë me të lartë partiake, se të gjithë të përfshirët në këtë gjyq, dyshoheshin për një komplot pro-sovjetik, për rrëzimin e udhëheqjes së tanishme. Ngjarjet që lidheshin me tërheqjen e nëndetëseve sovjetike, anijeve ndihmëse dhe pajisjeve ushtarake nga Baza Detare e Vlorës, çuan në reduktimin e bashkëpunimit në fusha të tjera. Në fillim të qershorit, udhëheqja sovjetike vendosi për një “tërheqje të shpejtë nga Shqipëria të specialistëve sovjetikë, që jepnin ndihmë teknike në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare”.

Në qershor, 33 prej tyre duhet të ktheheshin në Bashkimin Sovjetik, të ndjekur në korrik nga dy specialistë të tjerë, që jepnin ndihmë teknike për rindërtimin dhe zgjerimin e kapacitetit prodhues të impianteve të sheqerit dhe çimentos. Një dëshmi e jashtëzakonshme e mosbesimit në rritje në marrëdhëniet mes Moskës dhe Tiranës, ishte vendimi i udhëheqjes sovjetike i 14 qershorit, që lidhej me ndarjen e informacioneve rreth takimit të Hrushovit dhe Kenedit në Vjenë, zhvilluar më 3-4 qershor 1961.

Nëse udhëheqjes të të gjitha vendeve socialiste dhe liderit të Kubës, Fidel Kastro u jepeshin regjistrimet e plota të bisedimeve, ambasadori sovjetik në Tiranë u udhëzua që të informonte Enver Hoxhën vetëm verbalisht. U vendos po ashtu të informoheshin verbalisht “në konfidencë” drejtuesit e shteteve apo qeverive të Afganistanit, Birmanisë, Brazilit, Kamboxhias, Finlandës, Ganës, Guniesë, Indisë, Irakut, Marokut, Malit, Meksikës, Nepalit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Somalisë, Ceilonit, Etiopisë si dhe Jugosllavisë. Ky ishte një vendim i qartë se në sytë e sovjetikëve, udhëheqja shqiptare qëndronte në të njëjtin nivel si udhëheqja jugosllave, që deri para pak kohësh përshkruhej si revizioniste dhe gati armiqësore.

Gjendja e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe nevoja për të dërguar një përgjigje Ministrisë së saj të Punëve me Jashtë ishte sërish në agjendë në takimet e udhëheqjes sovjetike më 13 qershor. Hrushovi dhe bashkëpunëtorët e tij ishin informuar “rreth fakteve të sjelljes së padenjë të kadetëve shqiptarë që studionin në shkollat ushtarake sovjetike”. Një notë për këtë qëllim duhej t’i dërgohej qeverisë shqiptare. Në 17 qershor, Hrushovi dhe Mikojani ishin dy folësit kryesorë në diskutimin e çështjeve shqiptare, një pikë e rëndësishme në agjendën e asaj dite. Memorie.al

Përktheu Skerdiljad Zaimi 

                                                          Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema ...”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908

Next Post

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por...”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

Artikuj të ngjashëm

“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës
Dossier

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

November 19, 2025
“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
Dossier

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908

November 19, 2025
Në Krakov të Polonisë, Fondacioni gjerman “Maximilian Kolbe”, nderon me ‘Çmimin e Mirënjohjes’, Zenel Drangun, një nga heronjtë e rezistencës antikomuniste të Shqipërisë
Dossier

Në Krakov të Polonisë, Fondacioni gjerman “Maximilian Kolbe”, nderon me ‘Çmimin e Mirënjohjes’, Zenel Drangun, një nga heronjtë e rezistencës antikomuniste të Shqipërisë

November 18, 2025
“Arso Milatoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in
Dossier

“Arso Milatoviç, takoi në Ndroq B.p. ‘Malësori’ dhe e pyet se; cili njihet më shumë, Enveri, apo Mehmet Shehu, pasi flitet…”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

November 18, 2025
“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in
Dossier

“Në takimin me delegacionin e kryesuar nga Enver Hoxha, Hrushovi tha; nëse ju doni, ne mund ta heqim bazën, pasi nëndetëset…”/ Zbulohen dokumentet për prishjen e Moskës me Tiranën, në 1961-in

November 17, 2025
“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën
Dossier

“Për të demaskuar Kujtimin dhe të birin e Hysni Lepenicës, erdhën instruktori partisë M. Rrapi dhe sekretari partisë për Gjormin, R. Osmëni…”/ Zbulohet lista me 84 familjet “kulake” të Vlorës, në 1960-ën

November 17, 2025
Next Post
“Pas problemeve me Mehmet Shehun, Enveri pyeti ku ishte kartela e tij dhe s’donte të kishte akses në të, as ministri Shëndetësisë, drejtori i Klinikës Speciale …”!/ Dëshmia e rrallë e mjekut personal të Hoxhës

“Ambasadori B. Komatina, i tha atij turk; Enver Hoxha s’ishte ai i mëparshëmi, sepse pas tij në kongres, s’doli Mehmet Shehu, por...”/ Zbulohet dosja sekrete e Sigurimit për ambasadën jugosllave, në-‘82-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme