• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, October 24, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

Nga Prof. Dr. Sylë Ukshini

                                   – Lëvizja për çlirimin e Kosovës – pjesë e emancipimit evropian –

Memorie.al / Deponimi i James Rubinit në Gjykatën Speciale, ka rivendosur një ekuilibër të munguar në narrativën tonë për luftën e Kosovës. Njëkohësisht, ai ka nxjerrë në pah, siç do të thoshte Ismail Kadare, një “kapardisje shqiptare”, që nuk është vetëm dukuri e ditëve tona, por shfaqet edhe në momentet vendimtare të vitit 1999. Rëndësia e dëshmisë së Rubinit, si palë e tretë me kredibilitet ndërkombëtar, sjell një dimension më realist për atë që ka ndodhur në dhe për Kosovën, duke rrëzuar pretendimet e disa figurave lokale të verbuara nga inate personale e fisnore, të cilat i rikthejnë shqiptarët te përplasjet e shekujve të shkuar.

Përputhja mes asaj që thotë Rubin dhe asaj që shënon Kadare në ditarin e tij, është kuptimplote: e vërteta historike nuk mund të shkruhet pa shumëburimësi dhe pa kontekstualizim rigoroz të rrethanave, në të cilat ngjarjet kanë ndodhur. Rrjedhimisht, ngjarjet e viteve 1998–1999, nuk mund të “implantohet” në rivalitetet politike të sotme pa u kthyer në karikaturë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

Dëshmia e James Rubinit dhe pesha e saj

Rubin dëshmon se, në atë kohë; SHBA-ja dhe Britania e Madhe kishin marrë tashmë vendimin strategjik se Kosova duhej të shkëputej nga Serbia. Kjo kornizë ndihmon të kuptohet pse nënshkrimi i Rambujesë nuk ishte një akt i izoluar, por hallkë e një procesi më të gjerë diplomatik dhe ushtarak.

Për opinionin publik shqiptar, megjithatë, ekzistonin zëra që kërkonin vijimin e luftës edhe pa mbështetjen amerikane; kjo ambivalencë politike dhe emocionale, shpjegon tensionet e brendshme të asaj kohe.

Kadare si dëshmitar dhe autoritet moral

Në esenë “Ra ky mort e u pamë – Ditar për Kosovën”, – artikuj, letra, Kadare përshkruan takimin e vonë të 18 marsit 1999, me Hashim Thaçin, udhëheqës i delegacionit të Kosovës në Rambuje.

Shënimi i tij ka rëndësi të veçantë sepse përputhet me linjën faktike të dëshmisë së Rubinit dhe, mbi të gjitha, sepse e pozicionon shkrimtarin si mbështetës të qartë të aktit politik, në një moment kritik.

Përgjigjja e pakushtëzuar e Kadaresë për të përkrahur publikisht nënshkrimin, i jep tekstit një dimension normativ: ai nuk vetëm regjistron një ngjarje, por ushtron peshë morale në funksion të një vendimi historik.

Në këtë optikë, Kadare e lexon aktin si “ogur të mirë”, duke legjitimuar UÇK-në, përballë shpifjeve të propagandës serbe e ruse, si edhe dyshimeve të një pjese të shtypit perëndimor.

Rambujeja: presione, përgjegjësi dhe nevoja për konsensus

Fragmenti i Kadaresë nxjerr në pah se vendimi për nënshkrim shoqërohej me presione të shumëfishta: kritikat e Adem Demaçit ndaj delegacionit, rrezikun e pakënaqësive nga disa komandantë të UÇK-së, si dhe polarizimin e opinionit shqiptar.

Në këtë kontekst, mbi supe të një udhëheqësi të ri si Hashim Thaçi rëndonte përgjegjësia për vendin, luftën dhe UÇK-në. Vetëdija për nevojën e konsensusit të gjerë brenda spektrit politik shqiptar lidhet me mësimin historik nga gabimet e mëhershme të elitave kosovare në momente kyçe.

Po kështu, pozicionimet e gabuara të viteve 1981 kontribuuan në dobësimin gradual të pozitës së Kosovës, duke u keqpërdorur më pas nga propaganda serbe për ta viktimizuar veten dhe për ta fajësuar viktimën.

“Kapardisja shqiptare” dhe qortimi i një retorike sterile

Me kërkesën dhe inkurajimin e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë. I revoltuar nga një “krekosje” retorike që injoronte rrethanat ndërkombëtare dhe logjikën strategjike, ai reagoi me shkrimin “Kapardisja shqiptare”, ku vërente se nga “shtëpitë e ngrohta”, bëheshin thirrje për mos firmosje të dokumentit të propozuar nga aleatët, veçanërisht nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright.

“Ky qëndrim i papërgjegjshëm shoqërohet me trille e me gjeste kinse të bujshme. Njëri mburret se është ai që e ka në dorë çdo të vendoset në Rambuje, se po të mos dojë ai, e të mos shkojë ai, gjithçka duhet të prishet. E një tjetër që nuk ka shkelur kurrë në Kosovë, jep mësime patriotike, bën thirrje që në emër të kësaj apo asaj, Kosova të bëhet shkrumb e hi.

E kështu me radhë e kështu pa fund. Dhe është gjithmonë populli shqiptar që paguan, që mjerohet, që digjet e kullon gjak. Kurse këta “biznesmenë të lirisë”, s’pësojnë kurrë asgjë,” shkruante Kadare më 24 shkurt 1999, në “Courrier International”.

E njëjta vijë argumentuese shfaqet edhe në letrën që Kadare i dërgon delegacionit të Kosovës: të mos humbej rasti historik, të mos dëgjoheshin “rraha gjoksit e papërgjegjshëm” dhe të kuptohej se lëshimi kur duhet, është po aq trimëri sa edhe lufta.

Mbështetja e kushtëzuar për UÇK-në dhe logjika e ndërhyrjes humanitare

Kadare, në intervistën për gazetën gjermane “Tagesspiegel”, artikulon një mbështetje të kushtëzuar për armatosjen e UÇK-së, brenda logjikës së ndërhyrjes humanitare: nëse NATO do të hezitonte të angazhohej me trupa tokësore për të shmangur rreziqet për ushtarët e saj, atëherë mbështetja për palën e gatshme të marrë përsipër rrezikun për mbrojtjen e civilëve do të ishte e arsyeshme.

Në këtë kuadër, armatosja e UÇK-së shihet si instrument i përkohshëm i vetëmbrojtjes kolektive, i legjitimuar nga mungesa e ndërhyrjes së menjëhershme ndërkombëtare.

Ndërthurja e rrëfimit diplomatik dhe atij letrar

Shënimi i Kadaresë për Rambujenë është vendosur në një moment kyç: kur vendi ishte në prag të vendimeve që do të përcaktonin kursin drejt ndërhyrjes ndërkombëtare dhe, në vijim, drejt pavarësisë. Si dëshmi letrare me përmbajtje historike, ai ndërthur politikën, letërsinë dhe përjetimin personal.

Njëkohësisht, ky shënim konvergon me deponimet e James Rubinit në Hagë, duke krijuar një vijë koherence ndërmjet burimit kulturor dhe dëshmisë diplomatike. Kombinimi i dëshmisë së Rubinit dhe shënimeve të Kadaresë, ofron një kuadër të plotë për ta parë lëvizjen çlirimtare të Kosovës si pjesë të emancipimit evropian.

Diplomacia perëndimore, autoriteti moral i shkrimtarit dhe përgjegjësia politike e delegacionit kosovar, krijojnë një triadë interpretative që ndihmon të kuptohet pse Rambujeja duhej lexuar jo si kompromis i dobët, por si hap i domosdoshëm drejt lirisë.

Në këtë kuptim, rrëfimi i i Rubinit në Tribunalin e Hagës dhe ditari Kadare, e përplotësojnë një moment të pandryshueshëm historik dhe jo vetëm rivendosin ekuilibrin historik, por vendos edhe standardin metodologjik: shumëburimësi, kontekst dhe maturi politike si parakushte të së vërtetës historike për Kosovën. Në këtë kontekst, ja se çfarë shkruan Kadare për takimin e tij me Hashium Thaçin:

Paris, 18 mars 1999

Në mbrëmje vonë, Hashim Thaçi shpreh dëshirën të më takojnë Vjen gati në mesnatë, bashkë me Ram Bujën dhe përkthyesen e delegacionit, Bukurije Gjonbalin. Një copë herë biseduam kokë më kokë.

Në dhomën tjetër pinin kafe njerëzit e familjes sime, dy shoqëruesit e Thaçit dhe ambasadori shqiptar në Paris. Rojet e policisë së fshehtë franceze janë kudo nëpër shkallët e ndërtesës. Thaçi ishte i paqetë. Natyrisht, kishte vendosur ta nënshkruante marrëveshjen, por ka shume presione.

Në Kosovë, Adem Demaçi vazhdonte të nxisë pakënaqësi kundër delegacionit, madje i quante edhe tradhtarë. Disa nga komandantët e UÇK-së, mund të krijonin përsëri ngatërresa.

Thaçi përmendi letrën që i kam drejtuar delegacionit në Rambuje, si dhe shkrimin “Kapardisja shqiptare”, që e kisha botuar tri ditë më pas. Thotë se përpiqet të nxjerrë mësime nga çdo kritikë, por gjendja s’ është aq e thjesht.

Ai më bënë një pyetje që është njëkohësisht një kërkesë: Në rast se sonte do ta nënshkruante marrëveshjen, unë si shkrimtar shqiptar, a do ta përkrahja atë akt publikisht? Pa asnjë ngurrim, iu përgjigja se po, do ta përkrahja. Madje, qysh në atë çast. Mbaroi biseda kokë më kokë. I ftojmë gjithë në sallonin e ndenjës. Jam dyfish i gëzuar. E para, sepse kjo punë po kryhet.

E dyta, sepse në këtë këshillim të luftëtarëve të Kosovës me një njeri të kulturës, shoh një ogur të mirë. Sa shumë shpifje janë bërë kundër UÇK-së: shpifje nga propaganda serbe, nga gazetat ruse, nga një pjesë e shtypit perëndimor, madje edhe nga vetë ultra-pacifistët shqiptarë.

Por ata, me këtë gjest, me këtë këshillim, tregojnë se, pavarësisht nga shtresimet e pashmangshme të një gueriljeje ballkanase, e kane ende një dozë të fortë idealizmi – një përmasë që i lidh me të ardhmen, me qytetërimin evropian.

Pak kohë më parë, në shtypin shqiptar – në “Kosova –Press”, në mos gaboj – kam shprehur mendimin se lëvizja për çlirimin e Kosovës, duhet të jetë pjesë e emancipimit evropian. Familja e popujve të kontinentit duhet ta marrë këtë mesazh. Dhe t’i përgjigjet atij.

Letra e Kadaresë, dërguar delegacionit kosovar në Rambouillet

“Ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovës dhe jo për vdekjen e saj”! Nga urtësia, trimëria, ndershmëria juaj, bashkë me fatin e Kosovës, varen fate të tëra jetësh njerëzore, varen jetë grash, fëmijësh, e burrash. Në këtë rast doja të përsërisja se të bësh lëshim atëherë kur duhet bërë, është po aq trimëri e heroizëm, sa edhe kur je në luftë.

Ju lutem mos dëgjoni rraha-gjoksit e papërgjegjshëm, të cilët e kanë lehtë të bërtasin: o pavarësi menjëherë, o të bëhemi shkrumb! Askush s’ka të drejtë të propozojë shkrumbin dhe vdekjen për popullin e vet. Ju jeni aty për lirinë, pra për jetën e Kosovës dhe jo për vdekjen e saj”.

Paris, 22 shkurt 1999

Në pamundësi t’ju them gojarisht disa mendime të miat për atë çka po ndodh e, çka po pret gjithë kombi shqiptar prej jush, më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër të shkurtër. Një shqetësim i orëve të fundit u bë nxitje për këtë letër, e sidomos deklarata e Madeleine Albright se:

a) nëse të dyja palët nuk bien dakord, nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake në Jugosllavi,

b) nëse shkas për dështim bëhen shqiptarët, ndihma ndaj tyre do të ndërpritet.

Besoj se jam në gjendje të dalloj deklaratat që bëhen për arsye presioni, nga ato që shprehin një të vërtetë më të thellë. Nga njoftimet që kam dhe nga një intuitë alarmuese, kam bindjen se deklarata e Sekretares së Shtetit të SHBA-së, duhet marrë me seriozitetin më të madh.

Në të dyja rastet, pra edhe sikur të dyja palët, serbe e shqiptare, të mos bien dakord, e sidomos në rastin e dytë, sikur faji t’u mbetet shqiptarëve, serbët dalin të fituar. Dhe në të dy rastet, shqiptarët dalin të humbur.

Me sa duket, strategjia serbe është bazuar pikërisht në këtë kurth: t’i bëjë shqiptarët bashkëfajtorë, madje edhe fajtorë dhe vetë të dalë e larë.

Serbët s’kanë ç’kërkojnë më shumë nga kjo konferencë. Për ata do të jetë fitore e madhe. Mendoj se kjo është e mjaftë për të kuptuar se kurrsesi delegacioni shqiptar nuk duhet të bjerë në grackë.

Pyetja dramatike që shtrohet është: ndonëse aspirata jonë është më e madhe, a mund të kënaqemi megjithatë me aq sa kemi fituar? A mund të arrihej më shumë nga një fazë e parë kalimtare prej tre vjetësh”? / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi...”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

Artikuj të ngjashëm

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
Dossier

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

October 23, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

October 23, 2025
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

October 23, 2025
“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit
Dossier

“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

October 22, 2025
“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha
Dossier

“Ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, ishte për afrimin me Jugosllavinë, Nako Spiro, ministri i Ekonomisë, ishte pro sovjetikëve kurse Enveri luante…” !/ Refleksionet e gazetarit të “Neue Zürcher Zeitung”

October 20, 2025
“Pasi vranë Tahir e Shaqo Muzhaqin, partizanët dogjën 30 shtëpi të tyre, mbi 20 të Cekanit, 5-6 të Allmetës në Vilan dhe…”/ Dëshmia e 90 vjeçarit Rruzhdi Muzhaqi, për “epopenë e lavdishme” të Luftës
Dossier

“Pasi vranë Tahir e Shaqo Muzhaqin, partizanët dogjën 30 shtëpi të tyre, mbi 20 të Cekanit, 5-6 të Allmetës në Vilan dhe…”/ Dëshmia e 90 vjeçarit Rruzhdi Muzhaqi, për “epopenë e lavdishme” të Luftës

October 20, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme