• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, April 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Letra për Komitetin Qendror: “Kemi dënuar me 6 vjet burg, anëtarin e Partisë, Zenel Buçpapaj, se s’pranoi të bënte qitje mbi tabelën me kokën e Titos…” Relacioni i sekretarit të parë të Tropojës, në ’77-ën
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit

Nga Ekrem Murtezai

                                           -“Fadil Hoxha, siç e njoh unë”, libër i Ekrem Murtezait-

Memorie.al / Jeta dhe veprimtaria e njërit prej njerëzve më kontrovers në Kosovë, ish – liderit komunist Fadil Hoxha, vazhdon edhe sot e kësaj dite të qëndrojë e mbështjellë me një hije misterioze. Janë shkruar libra dhe shkrime të ndryshme lidhur me këtë figurë, shumica e të cilave janë ose pro ose kundër tij. Filozofi i njohur kosovar Ekrem Murtezai, i cili për rreth pesë vite (1979–1984), ka qenë edhe shef i kabinetit dhe njëkohësisht këshilltar i Fadil Hoxhës, kur ky ishte anëtar i Byrosë Ekzekutive, që ishte pika më e lartë në karrierën e tij politike, ka vendosur që të hedhë në letër mendimet e tij mbi Fadil Hoxhën dhe përvojën e tij si bashkëpunëtor i afërt i udhëheqësit komunist.

Në librin me titull “Fadil Hoxha, siç e njoh unë”, libër ky që do të dalë nga botimi pas disa muajve, pasi që Murtezai ende nuk e ka përfunduar, tentohet që të vihet një balancë në qëndrimet e ndryshme mbi ish – udhëheqësin komunist.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

“Pas komandës; zjarr, 16 të dënuarit me vdekje ranë në tokë, por Fejzi Alizotin s’e kapën plumbat dhe kur ai i tha Bedri Spahiut; ma falni jetën, ai…”/ Dëshmia e priftit që asistoi në pushkatimin e tyre

Ai shprehet për ‘Expres’ se Fadil Hoxha, apo si e quan Murtezai, “komandanti i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe organizatori” i asaj që mund të quhet kryengritje apo revolucion i masave shqiptare të Kosovës, është figurë markante, e cila nuk mund të anashkalohet për askënd që ka aspirata ta shkruajë historinë më të re të Kosovës.

“Si njeri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të kryetarit të Jugosllavisë Josip Broz Tito, Fadil Hoxha është padyshim një figurë kontroverse. Ky karakter kontrovers i personalitetit të tij rrjedh, përveç tjerash, edhe nga fakti se veprimtaria e tij është shtrirë në shumë fusha në një territor që përfshin jo veç Kosovën e sotshme, por edhe më gjerë, deri edhe në pjesën veriore të Shqipërisë”, – vlerëson filozofi Murtezai, i cili është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Sipas tij, ky karakter kontrovers i Fadil Hoxhës, rrjedh edhe nga fakti se gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit shoqëror-politik të Kosovës e, së bashku me Kosovën edhe të ish- Jugosllavisë, ka pasur pozicionime të ndryshme, të cilat i japin mundësi ithtarëve dhe dashamirëve të tij, të flasin në mënyrë supremative për Fadil Hoxhën, si njeri, si politikan, si veprimtar, si shqiptar, por pse jo edhe si komunist.

Murtezai thekson se kundërshtarët e Hoxhës e mohojnë atë që është kryesore për të, që sipas Murtezait, është karakteri patriotik i veprimtarisë së Fadil Hoxhës dhe pikëpamjeve të tij.

“Karakterin patriotik të Fadil Hoxhës, madhështinë e tij, e nxjerri nga fakti se brenda përbrenda ideologjisë komuniste, politikës socialiste, brenda përbrenda asaj që ai i ka takuar, atij establishmenti, asaj strukture sociale politike, e baza e së cilës ka qenë internacionalizmi, Fadil Hoxha prore ia ka dalë me sukses që ta paraqes, ta mbrojë dhe ta avancojë kauzën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe të shqiptarëve jashtë Kosovës, atyre në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, ku shqiptarët siç dihet mirëfilli, atje nuk kishin gati kurrfarë të drejta”,- pohon akademiku Murtezai.

Në veprën “Fadil Hoxha, siç e njoh unë”, theksi vihet në paraqitjen e atyre të dhënave, e atyre fakteve, të cilat janë më pak të njohura për opinionin e gjerë. Duke qenë bashkëpunëtor i Titos, anëtar i Byrosë Ekzekutive, kryetar i Kuvendit të Kosovës, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, komandant i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare, Fadil Hoxha, sipas Murtezait, gjithmonë në fokus të vëmendjes së tij dhe veprimtarisë politike e ka pasur kauzën e shqiptarëve, kauzën e kombit, gjë që Murtezai këtë tenton ta dëshmojë me ato fakte që i ka të njohura.

Murtezai gjithashtu flet edhe për Konferencën e Bujanit dhe rolin e Fadil Hoxhës në këtë konferencë, pastaj për dobësitë dhe vlerat e personalitetit të tij, e po ashtu edhe për raportet e tij me dy udhëheqësit komunist të asaj kohe, Josip Broz Tito dhe Enver Hoxha.

“Çështja e Konferencës së Bujanit është e pashmangshme, nuk mund të anashkalohet as Bujani prej Fadil Hoxhës e, as Fadil Hoxha nga Konferenca. Është e vërtetë se aty kanë qenë shkrues të rezolutës Hajdar Dushi, Zeqirja Rexha dhe të tjerë, por me sa di unë, nga biseda që kam pasur me të dhe nga ajo që kam lexuar, del se Fadil Hoxha ka qenë ‘Spiritus Movens’, ka qenë ai shpirti lëvizës, ajo fryma e gjallë që i ka dhënë determinantat kryesore se si të shtjellohet dhe formulohet rezoluta e Konferencës së Bujanit”, – shprehet Murtezai për konferencën, në të cilën porosia kryesore ka qenë vetëvendosja e shqiptarëve të Kosovës dhe bashkimi me Shqipërinë, por që nuk u arrit kurrë një gjë e tillë.

Murtezai tregon se Fadil Hoxha ishte takuar për herë të parë me Titon në Leskovc, atëherë kur çështja e raporteve midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, ishte ashpërsuar deri në maksimum dhe Jugosllavisë i kanosej rreziku i sulmit nga ana e Bashkimit Sovjetik. “Kur u zgjodh anëtar i Byrosë Ekzekutive në Kongresin e madh në vitin 1969 e, deri me vdekjen e Titos, Fadil Hoxha ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Titos, marrëdhëniet kanë qenë të afërta.

Personalisht mund të dëshmoj me përgjegjësi të plotë se për shumë çështje lidhur me politikën jugosllave e veçanërisht me politikën e Lidhjes së Komunistëve dhe të qeverisë jugosllave ndaj Kosovës, Titoja është konsultuar me Fadil Hoxhën”, thekson Murtezai.

Ndërkaq, kur flet për marrëdhëniet e Fadil Hoxhës me Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe me Enver Hoxhën, Murtezai pohon se kur Partia Komuniste Jugosllave filloi t’i tradhtojë parimet mbi të cilat ishte formuar Ushtria Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe kur plasi lufta në Drenicë dhe të tjera raste që dëshmonin se kauza shqiptare nuk është duke shkuar si duhet, Fadil Hoxha ka shkuar incognito te Enver Hoxha dhe i është ankuar për gjendjen e keqe, të padëshirueshme dhe të papritur të shqiptarëve.

“Fatkeqësisht nuk dihet kush, a Enver Hoxha apo Koci Xoxe, apo të dy, apo vetëm njeri e kanë denoncuar Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë, e kanë lajmëruar kryepolicin e atëhershëm Aleksandër Rankoviq, kurse ky e ka lajmëruar edhe një polic të egër antishqiptar, i cili erdhi në Prishtinë dhe e mori në pyetje Fadilin”, pohon ai.

Pas rezolutës së Informbyrosë në vitin 1948, kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë erdhën e u keqësuan, sipas Murtezait, Fadil Hoxha tërhiqet dhe nuk jep shenja të animit kah Enver Hoxha dhe Partia Komuniste e Shqipërisë, ani pse, sipas fjalëve të tij, një kohë të gjatë është luhatur, ka hezituar cilën anë ta marrë, atë të Titos apo të Stalinit.

“Pasi që ka përsiatur rreth dy muaj, ka vendosur të përcaktohet për Titon dhe kjo automatikisht do të thotë; jo me Enver Hoxhën, jo me Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe për këtë Enver Hoxha e akuzon Fadilin si titist”, thekson Murtezai.

Libri i Murtezait, siç pohon ai, ka për qëllim që të tregojë se Fadil Hoxha me gjithë dobësitë që janë shfaqur qoftë si personalitet, qoftë për arsye të sistemit në krye të të cilit ka qenë ai, prapëseprapë mbetet një shqiptar i ndershëm, një njeri që jetën e vet e ka vu në shërbim të popullit.

Libri që tenton të nxjerrë në pah të vërtetën rreth Fadil Hoxhës, sipas autorit Ekrem Murtezai, do të shfaqë vlerat dhe dobësitë e ish udhëheqësit komunist dhe në këtë mënyrë do të balancojë mendimet kundërthënëse që janë shfaqur deri me tani rreth personalitetit të Hoxhës. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Te kulla e sahatit, vigjilonte një ushtarak i armatosur, disa vajza të reja të bukura, punëtore rrobaqepësie, mbajtur nga gishti i vogël, prapa statujës së Stalinit...”/ Aventura 60 ditore e francezit në Shqipëri, në 1964-ën

Next Post

“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por...”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

Artikuj të ngjashëm

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj
Dossier

“Nëse të binte një makaron në tas, ishe me fat, dreka, në vend të makaronave, kishte oriz, darka çaj dhe kjo bëhej për ta çuar njeriun drejt vdekjes…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit, Gjeto Vocaj

April 14, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Pas komandës; zjarr, 16 të dënuarit me vdekje ranë në tokë, por Fejzi Alizotin s’e kapën plumbat dhe kur ai i tha Bedri Spahiut; ma falni jetën, ai…”/ Dëshmia e priftit që asistoi në pushkatimin e tyre

April 14, 2026
“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“S’dihet se, Enveri apo Koci Xoxe, apo të dy bashkë, e denoncuan Fadil Hoxhën te OZNA e Jugosllavisë dhe ministri A. Rankoviç, i cili e mori në pyetje Fadilin dhe….”/ Libri më i ri i ish-shefit të kabinetit
Dossier

“Tito ka qenë kundër autonomisë së Kosovës, ai ka akuzuar Kardelin dhe Bakariqin, si arkitektë të kushtetutës së ‘74-ës…”/ Dëshmitë e studiuesit që deglorifikon figurën e ish-kreut të Jugosllavisë

April 12, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Dossier

“Kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha, i dënuari Bedri Blloshmi, u tha të dënuarve të tjerë që po hanin bukë…”/ Dokumenti sekret i Sigurimit për kampin e Spaçit, 11 prill ‘85

April 14, 2026
“Kryehetuesi, zotni Qemali, më tha; ‘Fol për Fishtën, thuej të vërtetën, edhe kur të dalësh, thuej asht patriot, asht artist, – e përsëriti me delikatesë, – por…”/ Dëshmia e rrallë e ish-Ipeshkvit të Shkodrës
Dossier

“Ndalimi i fesë në Shqipëri, kaloi pa u vënë re jashtë vendit dhe ngjalli pak protesta, me përjashtim të gazetës së Vatikanit, ‘L’Observatore Romano’…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit nga SHBA-ës

April 13, 2026
Next Post
“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por…”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

“Nderimi për Mbretin Zog i I-rë, është jo vetëm detyrim dhe respekt ndaj historisë së shtetit shqiptar, por...”/ Refleksionet e politikanit të njohur, ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit, Ekrem Spahiu

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme