• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe  

“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe   
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
“Kur i thashë Kadaresë se; te libri im i ri, që sapo e kam mbaruar, ju kam paraqitur si personazh negativ, ai më pa dhe…”/ Dëshmia e shkrimtarit të njohur, për botimin kushtuar gjeniut të letrave shqipe   
“Pak ditë më pas, Kadare u takua me Todi Lubonjën, i cili i tha; më ke folur, se si priteshin kokat e pashallarëve turq, nëse ke vend në romanin tënd, shkruaj…”/ Historia e trishtë, e autorëve të festivalit 11-të!
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Memorie.al Ismail Kadare

Nga Lumnie Thaçi-Halili

Pjesa e parë

Hulumtim letrar për librin “Kujtime të kohës me Kadarenë”, të Sulejman Matos; ‘URA’, Prishtinë, 2025 

Memorie.al / Letërsia e kujtimeve është një nga hapësirat më delikate ku ndërthuren kujtimi dhe arti. Ajo fiton një dimension të veçantë kur autori zgjedh të shkruajë jo për veten, as për veprën e një kolegu, por për njeriun që fshihet pas figurës publike të shkrimtarit. Në këtë territor, sinqeriteti bëhet një akt letrar po aq i rëndësishëm sa gjuha apo stili: të portretizosh mikun me gjithë dritëhijet e tij është të afirmosh se e vërteta, sado e ndërlikuar, i shërben më mirë kujtesës sesa thurja e lavdit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka

“Ditën, i vdekuri lihet në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet, prandaj ka mbetur shprehja; ‘me e qa me llahinka’, kurse ‘Lugati’ i Selitës…”! / Ritet e panjohura të dasmave dhe vdekjeve, në familjet tironse

Vërtetësia si bosht i rrëfimit letrar

Shembuj të tillë gjenden në letërsinë botërore, si Ernest Heminguei (Hemingëay, E.(2009). A moveable feast: The restored edition. Neë York, NY: Scribner), i cili na dhuron një Paris të viteve ’20-të, ku shfaqen figura si F. Scott Fitzgerald, jo vetëm si mjeshtër i prozës, por edhe si njeri i brishtë, me veset, frikërat dhe bukurinë e tij njerëzore. Më pas Constantine P. Curran (Curran, C. P. (1968).

James Joyce remembered. Oxford, England: Oxford University Press), që i rikthehet viteve të hershme të Joyceit në Dublin, duke e paraqitur jo si monument i modernizmit, por si shok i gjallë, me humor e zakone të zakonshme. Ndërsa Truman Capote (Capote, T. (1987). Ansëered prayers: The unfinished novel. Neë York, NY: Random House), i cili e çon sinqeritetin deri në kufirin e thashethemit, duke e shndërruar rrëfimin për miqtë në një provokim mbi marrëdhënien mes kujtimit dhe etikës.

Në këtë traditë dhe me ndryshueshmëri kontekstesh, hyn natyrshëm edhe libri “Kujtime të kohës me Kadarenë” i Sulejman Matos, i cili e sheh shkrimtarin më të njohur shqiptar, jo si ikonë të fiksuar, por si shok të afërt (mik), bashkëkohanik dhe dëshmitar, të jo vetëm një kohe. Mato ruan në kujtime biseda, situata dhe fragmente të përditshmërisë, duke ia dhënë lexuesit Kadarenë me ngjyrat e gjalla të njerëzores, pa ia mohuar aspak madhështinë krijuese. Ashtu si Hemingëay, Curran apo Capote, edhe Mato zgjedh rrugën e ndershme, ta gdhend portretin e mikut me penën e së vërtetës, duke treguar se respekti më i madh për një shkrimtar, është t’ia ruash origjinalitetin ashtu siç është.

Veprat e lartë-cekura, nga Parisi i Hemingueit, te Dublini i Curranit, nga sallonet e Capotes, te kujtimet e Matos për Kadarenë, dëshmojnë se miqësia dhe letërsia krijojnë një hapësirë ku e shkuara bëhet rrëfim i gjallë dhe portreti i mikut mbetet i paharrueshëm, vetëm atëherë kur është i vërtetë. Mirëpo, vlen të përmendet se, edhe në letërsinë shqipe tashmë ka vepra të tilla, për shembull njëra prej tyre si vepër me peshë madhore është shkruar për disa figura të letërsisë a personalitete nga Ibrahim Kadriu , Buzëqeshje miqsh-reflekse biografish, Faik Konica, Prishtinë, 2025.

Për dallim prej të gjithave, libri i Matos vjen i hartuar ndryshe, ai qëndron diku midis kujtimit personal, kronikës historike dhe kritikës letrare, një zhanër që në botë njihet si memoar biografik-kritik, (shënime biografike me qasje analitike), më afër “bisedave” dhe “portretit”, sesa jetëshkrimeve faktike e të thata.

Përveç se dallon që bart një frymë shqiptare shumë të veçantë, ai gërsheton intimitetin miqësor me kontekstin e diktaturës, duke sjellë jo vetëm Kadarenë si shkrimtar, por edhe jetën e njerëzve të kohës së tij. Mbi gjithçka, është, në thelb, një rrëfim me shumë shtresa motivuese, ku ndërthuren natyrshëm arsye personale dhe publike.

Në planin më intim, ndjehet si një dëshmi malli dhe mirënjohjeje, ku autori kërkon të ruajë gjallë kujtimin e një miqësie që e ka shoqëruar nga vitet e rinisë, deri në prag të ndarjes nga jeta e shkrimtarit Kadare (2024). Shumë fragmente në libër, kanë një butësi që e tejkalojnë tonin kritik, janë rrëfime ku ndihet nostalgjia për kohët e përbashkëta, për udhëtimet, bisedat, librat e dhuruar njëri-tjetrit, për ngrohtësinë dhe dritëhijet e marrëdhënies me një njeri që mbetet i jashtëzakonshëm, por edhe i thjeshtë në përditshmëri.

Ky mall shndërrohet në një mënyrë për ta mbajtur Kadarenë të gjallë, jo vetëm përmes veprës, por si figurë njerëzore. Megjithatë, libri nuk kufizohet vetëm te privatësia. Ai tejçon edhe një synim publik, një përpjekje për t’i ofruar lexuesit një Kadare “tjetër”, atë që qëndron pas romaneve, poemave dhe poezive: njeriun që u përball me diktaturën, që ruajti hapësirën e lirisë krijuese, që u përfshi në marrëdhënie miqësore, me grindje, me humor, me brenga…!

Autori e shpreh këtë qëllim më së miri në pasthënie, kur thekson se ka dashur të ndërtojë një portret “me imtësi jete”, për ta bërë më të plotë kuptimin e kësaj vepre të Kadaresë. Kështu, libri merr natyrën e një dëshmie historike dhe letrare, një mozaik që u flet brezave mbi mënyrën sesi lundron një shkrimtar i madh mes presioneve të kohës dhe thesarit të fantazisë.

Në disa fragmente ndjehet edhe një frymë homazhi, autori i kësaj vepre, ia njeh mirë mikut të tij vendin që i takon në kulturën kombëtare dhe në kujtesën e qytetëruar evropiane. Por ky homazh nuk është i ngurtë, është i shoqëruar nga humori i lehtë, nga kujtime të çiltra, nga episode ku Kadareja shfaqet si njeri i zakonshëm, ndonjëherë edhe me dobësi e ngurrime, duke e shpëtuar librin nga ekzagjerimi i madhështisë (patetizmi).

Më tej, në këtë kuadër, mund të thuhet se motivi nuk është thjesht një, por një rrjet arsyesh: mall dhe nostalgji për mikun, nevojë për të ruajtur kujtesën e një kohe, dëshirë për të dhënë një dëshmi për jetën nën diktaturë, dhe vullnet për t’ia dhuruar publikut një portret më të plotë të Kadaresë, përtej aureolës së autorit kanonik. Këtë e ndriçon edhe ky shënim i I. Kadriut: “Do kohë kanë mbetur peng në kujtesë, peng me plot sharmë të një afrie njerëzore, kur ajo afri ndodhte me vullnetin e autorit” (Ibrahim Kadriu, Buzëqeshje miqsh, “Faik Konica”, Prishtinë, 2025, fq. 531).

Nga ana tjetër, ky libër mund të shihet edhe si një lloj kritike e butë dhe “zhveshjeje” të figurës së Kadaresë nga idealizimet e tepërta. Sulejman Mato nuk shkruan vetëm për ta lartësuar, ai kërkon ta vendosë mikun e tij në një dritë më të natyrshme, ku madhështia bashkëjeton me brishtësinë njerëzore. Përmes episodeve ku Kadareja shfaqet i lodhur, i tërhequr, herë-herë i ftohtë ose i zhytur në mendime, Mato afron një portret të vërtetë, larg ikonës së paarritshme (gjithmonë duke iu referuar librit në shqyrtim).

Në shumë fragmente ai sjell kujtime ku humori, teket, nervozizmi apo mospërfillja e shkrimtarit nuk fshihen. Këto nuk janë aspak denigrime, por një mënyrë për ta bërë figurën e tij më të plotë, për ta çliruar nga ngurtësia e legjendës. Në këtë kuptim, libri ka një dimension çmitizues, duke treguar se Kadareja, përveçse mbetet përjetësisht një gjigant i letrave, ishte edhe një njeri me dritëhije, me lodhje, me momente harrese ose mërie, me rituale të thjeshta të përditshmërisë.

Portreti i Kadaresë ndërtohet me një finesë që shmang glorifikimin, duke e paraqitur shkrimtarin si njeri të zakonshëm, e tregon edhe dialogu mes Matos e Kadaresë, kur ky i pari i thotë: “Të kam bërë personazh negativ, – i thashë, sigurisht me shaka…” (Sulejman Mato, Kujtime të kohës me Kadarenë, ‘URA’, Prishtinë, 2025, fq. 5).

Më pas vjen fjalia e tij ironike: “Negativ jam unë, – dukej se ishte në humor të mirë. – O pikë e zezë! Njeriu pse duhet të jetë patjetër pozitiv?! Mund të jetë edhe negativ…” (fq. 6), nga kjo, lehtë vihet re se e çliron nga hirësia ceremoniale dhe e kthen tek thjeshtësia e përditshme. Ky aspekt kritik shfaqet edhe në analizat për veprat e tij, sepse Mato nuk e sheh krijimtarinë e Kadaresë si një tempull të paprekshëm, por si një univers ku ia vlen të vëzhgosh mekanizmat, të dallosh truket narrative, të krahasosh sukseset dhe vlerën estetike të secilit tekst në librat e tij.

Edhe vetë gjuha e kujtimeve, me mozaikun e bisedave, shënimeve, anekdotave, krijon një ndjesi zbërthimi, që gjithsesi lexuesi ftohet të hyjë “në punishten” e shkrimtarit, të shohë procesin krijues dhe marrëdhëniet që kanë ndikuar tek ai. Prandaj, ky libër nuk është homazh apo dëshmi nostalgjike, por një portret letrar, ku dashuria dhe sinqeriteti për mikun shoqërohet me guximin për ta parë ashtu siç ka qenë, një personalitet kompleks, i jashtëzakonshëm në art, por i prekshëm nga përditshmëria, besnik sikurse e dëshmon edhe vetë në libër: “… duke nisur këto kujtime kam parasysh këshillën e shkrimtarit të shquar rus Anton Çehov: “Zoti im, – shkruante Çehovi në letrat e veta,- mos më lejo të flas dhe të gjykoj për atë që nuk kam njohuri”! (po aty, f. 8).

Struktura e rrëfimit në vepër përfshin një hark të gjerë, që nga kujtimet e fëmijërisë në Gjirokastër, me rrugicat me kalldrëm e deri te hyrja në jetën letrare të Tiranës. Në vepër, Sulejman Mato nuk afron një renditje të thjeshtë faktesh, por ngre një mozaik ku politika (si vdekja e Stalinit dhe jehona e saj në qytetin e gurtë), arti (poezia e hershme e Kadaresë) dhe jeta e përditshme ndërlidhen në një kohezion narrativ të qetë e të mirë-menduar. Kjo qasje i bën kujtimet të kapërcejnë kufijtë e privatësisë dhe t’i japin rrëfimit në vepër një funksion dokumentar mbi klimën e viteve ’50-’60-të.

Në këtë sfond, Kadareja shfaqet si një figurë e shumanshme. Fillimisht, Mato e portretizon si djalosh me syze, që ecën mbi kalldrëmin e Gjirokastrës, me një imazh të thjeshtë e njëkohësisht elitar, që përçon premtimin e një krijuesi të ardhshëm. Më pas, portreti zgjerohet: studenti i kthyer nga Moska, i shpenguar, me humor, që provon dorëzat e boksit te Ahmet Golemi, poeti që e njeh vlerën e vet, por ruan një shpërfillje të qetë ndaj sukseseve, i dashuruari me Helenën, i përfshirë në atmosferën e mbrëmjeve studentore etj.

Këto tablo e të tjera, e zhvendosin nga ikonizimi aristokratik te thjeshtësia e përditshme, pa mohuar mënyrën e tij fisnike, duke mos ia zbehur madhështinë krijuese, përkundrazi, e bëjnë më të prekshëm, më të qasshëm, më njerëzor. Ia vlen të përmendet se, kapitulli “Berat”, i librit “Kujtime të kohës me Kadarenë”, përbën zemrën narrative të veprës së Sulejman Matos.

Këtu, figura e Ismail Kadaresë shfaqet në dimensionin e saj më të plotë: i ardhur nga fama dhe njëkohësisht i zhytur në përditshmërinë e një qyteti të vogël; i lirë, ironik, pa durues, i pranishëm në skenën e zakonshme të jetës. Mato e ndërton portretin jo nga distanca e një biografie të ekuilibruar, por nga afërsia e mikut dhe dëshmitarit që e sheh shkrimtarin duke u shfaqur “njeri mes njerëzve”. Topografia e Beratit bëhet pjesë e rrëfimit: restoranti “Moska”, shëtitorja buzë Osumit, dhoma e ngushtë me dritare të mbyllur.

Aty shfaqet Kadareja si njeri i zakonshëm: luan letra, gëzohet kur fiton, mërzitet kur humb, bën telefonata te kujdestari (dezhurni), kërkon të mbushë boshllëkun e ditës. Këto skena veprimi e bëjnë shkrimtarin të zbërthyeshëm dhe të kuptueshëm, duke ia hequr maskën e famës. Mirëpo, S. Mato nuk harron, përfshin edhe tensionin mes dukshmërisë publike dhe dëshirës së Kadaresë, për t’u bërë i “pavërejtur”.

Nxënësit që e lexojnë në shkollë dhe e shohin pasditeve në shëtitore, krijojnë një binar mes veprës të tij dhe trupit, mes figurës së njohur dhe njeriut që kërkon të mbetet, si njeri i thjeshtë i atij qyteti. Ky dyzim e bën portretin më të pasur dhe më të sinqertë.

Krahas të tjerave, Mato na tregon një Kadare shkrimtar që di përmendësh edhe shumë poezi popullore, jo si koleksionist motivesh, por si laborator figuracioni. Vetëm se vërejtja e tij kritike për rimat foljore “poezia popullore ka shumë rima foljore… e bën poezinë si bejte” (fq. 43) e tregon si lexues me standarde të larta prozodike, që nuk e pranon lehtësinë në dëm të disiplinës së formës, pavarësisht që vepra “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos mbi komodinë ka peshë skenike dhe semantike. Kurse tek “Një skenar që s’u shkrua kurrë”, është pjesa e veprës ku Kadareja shihet në dritën më të kthjellët të njerëzores, ngaqë ai e përmbledh realitetin në kthesa ironike, zgjedh heshtjen mbi zhurmën, ushqen ditën me rituale dhe e përkthen kohën në letërsi.

Përmes syrit të Matos, portreti i shkrimtarit del i besueshëm dhe i gjallë, duke dëshmuar se gjenialiteti nuk rri në piedestal, por ecën mbi kalldrëme, buzëqesh ndaj pa kuptimësisë dhe mbetet i besnik gjithmonë korrektësisë së fjalës. Ndërsa nga ana tjetër, raporti me pushtetin në rrëfim, shfaqin një Kadare që refuzon instinktivisht zyrtarët dhe ceremonitë boshe.

Moskthimi i përshëndetjes, shmangia e ftesave, skepticizmi ndaj mbledhjeve, distanca nga “kuadrot” janë pjesë e një kundër-protokolli që ruan lirinë e krijuesit. Humori i tij “i mbrapshtë”, që tallet me kotësinë e mbledhjeve, është strategji mbrojtjeje, por edhe shenjë e qartë se shkrimtari nuk pranon të humbasë kohën në rituale pa substancë.

Në libër, mendjemadhësia e Kadaresë trajtohet si nyje interpretimi, krenari që ai e deklaron hapur dhe e shndërron në vetë pranim etik, duke e vendosur kundrejt mendjemadhësisë së të tjerëve: “Kam qenë mendjemadh. E pranoj… dhe s’kam pasur të keqe nga kjo” (po aty, f. 66). Në këtë rast, “mendjemadhësia” nuk nënkupton arrogancë, por krenari të qetë e vetëbesim krijues, një bindje e fortë për domosdoshmërinë e arritjes së standardit më të lartë personal.

Është një mburojë që e mbron nga ceremonialet e kota dhe nga “çinovnikët e klonuar”. Andaj, shkruesi i këtij libri e shpjegon qartë, se kjo nuk është arrogancë, por njëlloj mburoje që i lejon autorit të ruajë kohën, mendjen dhe lirinë e krijimit, për të mos u marrë me të parëndësishmet.

Nga cepi tjetër i vështrimit, Mato tregon portretin e Kadaresë si autor, që e ka të qartë peshën e fjalës. Ai punon me disiplinë, tri faqe në mëngjes, pak në mbrëmje. Ky regjim i rreptë e vendos larg mitit të frymëzimit spontan, duke e kthyer krijimin në një proces të matur ku talenti bashkëjeton me metodën.

Dua të ndalem pak te kapitulli “Tri letrat” (fq. 89-102) që përfaqëson provën se (proza e memoareve) proza e kujtimeve mund të përmbajë edhe  tensionin e një trilleri, duke ruajtur peshën e së vërtetës historike. Përmes detajeve të kujdesshme dhe skenave të paharrueshme, si: porta me hark, torta me qirinj, bezeja e kuqe e tribunës, rrëfimi e kthen një histori personale në reflektim mbi brishtësinë e intimitetit dhe dinjitetin njerëzor përballë dhunës ideologjike. Në periudhën pasuese vjen kapitulli “Grimca jete”, që sjell tablo të veçanta, të cilat bashkohen në një reflektim të hollë mbi përditshmërinë kulturore dhe shoqërore të viteve ’60-të.

Vetëm se këtu, merr një ngjyrë të butë nostalgjie rrëfimi, kur autori i këtij libri shkon për herë të parë në banesën e re të Kadaresë, ku përballja e tij me televizorin krijojnë një atmosferë të ngrohtë shtëpiake, ngase detaji teknik (ekrani bardhë e zi, antena pranë dritares), merr një ngarkesë simbolike. Televizori paraqitet si një dritare drejt botës tjetër për të, një “profeci e Zhyl Vernit”, që i jep lexuesit shijen e një epoke kur çdo risi teknologjike dukej si magji. Memorie.al

                                                         Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si qindra vajza të tjera, Fatimeja provoi urinë, përbuzjen e, jetën e përvuajtshme të kampit makabër të Tepelenës, ku një ditë në vitin 1951...”! / Historitë e trishta të familjeve “reaksionare” në komunizëm

Next Post

“Regjimi i Zogut e burgosi Fiqriun si komunist, kurse regjimi komunist e dënoi me 25 vite burg si fashist, kurse në të vërtetë, ai ishte...”/ Historia  publicistit të famshëm, i diplomuar në Sorbonë

Artikuj të ngjashëm

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka
Art & Kulture

“Diktatura komuniste e Enver Hoxhës i hoqi nga dora penelin dhe i dha furçën e bojaxhiut, duke menduar se e çarmatosën, por ai…”/ Historia e panjohur e skenografit të Teatrit të Durrësit, Zef Ujka

September 26, 2025
“Ditën, i vdekuri lihet në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet, prandaj ka mbetur shprehja; ‘me e qa me llahinka’, kurse ‘Lugati’ i Selitës…”! / Ritet e panjohura të dasmave dhe vdekjeve, në familjet tironse
Art & Kulture

“Ditën, i vdekuri lihet në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet, prandaj ka mbetur shprehja; ‘me e qa me llahinka’, kurse ‘Lugati’ i Selitës…”! / Ritet e panjohura të dasmave dhe vdekjeve, në familjet tironse

September 1, 2025
“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët
Art & Kulture

“Gjetja e vëllimit të tretë të ‘Acta Albaniae…’ të Milan Shuflajt në Arkivin Shtetëror të Tiranës, është një sensacion i shkencor dhe kulturor, pasi…”/ Fakte të panjohura për albanologun e famshëm që u vra nga serbët

August 27, 2025
Do të vijë dita…
Art & Kulture

Do të vijë dita…

August 23, 2025
“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala…”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm
Art & Kulture

“Mirditasit dhe shaljanët konsiderohen si kushërinj me lidhje martesore dhe, nuk do të ndodhë kurrë, që një mirditor të marrë një vajzë nga Shala…”/ Libri i panjohur ‘Intireraret shqiptare’, i albanologut të famshëm

August 23, 2025
“Kudo në Burrel e shihje Adhamin, duke mësuar nxënës për kitarë, fizarmonikë, këngë dhe në të gjitha eventet festive ku talenti i tij në kompozim…”/ Historia e panjohur e muzikantit që realizoi vetë kitarën elektrike në vitet ’70-të
Art & Kulture

“Kudo në Burrel e shihje Adhamin, duke mësuar nxënës për kitarë, fizarmonikë, këngë dhe në të gjitha eventet festive ku talenti i tij në kompozim…”/ Historia e panjohur e muzikantit që realizoi vetë kitarën elektrike në vitet ’70-të

August 14, 2025
Next Post
“Nga Fejziu, ministri Zogut që u pushkatua me ‘Gjyqin Special’, te i biri, Rizai, i diplomuar në Oksford, që e varën në litar në Kuçovë dhe…”/ Historia tragjike e sagës Alizoti

“Regjimi i Zogut e burgosi Fiqriun si komunist, kurse regjimi komunist e dënoi me 25 vite burg si fashist, kurse në të vërtetë, ai ishte...”/ Historia  publicistit të famshëm, i diplomuar në Sorbonë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme