• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, January 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  

“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  
“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Më 27 qershor 1944, rreth 2.500 forca të EDES, me në krye Napolon Zervën, të udhëhequr nga Mitropoliti Dhorotheos, masakruan shqiptarët në Paramithi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Arben P. Llalla 

Pjesa e nëntë

– Kolaboracionistët grek, projektuesit dhe udhëheqësit e gjenocidit në Çamëri (1944-1945) E vërteta e bashkëpunimit të çamëve, me gjermanët –

                                                                      PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

Memorie.al / Periudha që kam nisur për të shkruar librin ka qenë nga viti 2008-2016, duke mbledhur materialet pak e nga pak. E kam patur tepër të vështirë për të gjetur fotografitë origjinale dhe disa  gazeta në gjuhën greke, për vitet që bëhet fjalë. Shteti grek me strukturat e saj shtetërore prej rreth 70 vitesh, e ushqejnë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, me libra dhe shkrime të gënjeshtrës rreth asaj që ka ndodhur në të vërtetë nga viti 1936-1945, në lidhje me minoritetin shqiptar në Çamëri-Epiri i Jugut.

                                                              Vijon nga numri i kaluar

KREU VI

Roli i klerikëve ortodoks grek në gjenocidin  e viteve 1944-1945, kundër popullsisë shqiptare në Çamëri 

Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllehu, në vitin 1949 u zgjodh Kryepeshkop i Athinës dhe i gjithë Greqisë, vdiq në vitin 1956. Pasi u zgjodh më 1949, Kryepeshkopi i Greqisë Spiridon Vllahu, vendosi Mitropolit të Artës, Serafeimin, i cili kishte marrë pjesë direkt në masakrat kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë.

Nga gjaku i shqiptarëve të Çamërisë, u shpërblyen për karrierë të lartë klerikë projektuesit dhe pjesëmarrësit të cilët lanë rrobën e klerit fetar dhe veshën uniformën ushtarake të EDES, për të spastruar Çamërinë nga shqiptarët myslimanë, më 1944-1945.

Dy pjesëmarrësit në gjenocidin grek kundër çamëve, Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos dhe prifti i thjeshtë Serafim, i ngjitën shkallët e karrierës së tyre klerikë, pikërisht falë pjesëmarrjes në masakrat kundër shqiptarëve mysliman të pambrojtur të Çamërisë.

Duke lidhur ngjarjen historike, aktivitetet e dy Mitropolitëve të Epirit të Jugut-Çamërisë, atij të Janinës, Spiridon Vllehu dhe të Paramithisë, Filatit, Gjiromeriu dhe Pargës, Dhorotheos Naskara, letrën sekrete të Kryepeshkopit Damaskino me anë të korrierit të cilin e kishte veshur ai Dhjak Serafim, që më tej do të bëhej Mitropolit dhe Kryepeshkop, nxjerrim përfundimin se projekti për spastrimin e Çamërisë nga shqiptarët mysliman, është bërë pikërisht nga klerikët e lartë të Kishës Orthodokse Autoqefale të Greqisë, para se të ndodhte ekzekutimi i 49 grekëve në Paramithi nga gjermanët.

Mitropolitët Dhorotheos dhe Spiridon Vllehu, e dinin gjuhën shqipe sepse, ata kishin jetuar me shqiptar orthodoksë dhe mysliman në Çamëri. Ata kishin mbaruar të dy shkollën e Teologjisë Halki në Stamboll, dhe kishin një urrejtje ndaj myslimanëve. Kryepeshkopi i Greqisë Spiridon Vllahu, ishte shfaqur si pararojë e ushtrive greke gjatë luftërave në Janinë, shkurt, 1913 dhe në Gjirokastër, shkurt, 1914.

Mitropoliti i Janinës, Spiridon, më 1940, kishte udhëhequr një mbledhje në Gumenicë, ku u mor vendimi që të internohen të gjithë meshkujt shqiptar të Çamërisë nga mosha 10 vjeç e deri 95. Në prill të 1941, Mitropoliti Spiridon Vllehu ishte në Gjinokastër, për t’ju bërë presion oficerëve grekë, për t’u dorëzuar pa luftë divizionet greke tek gjermanët.

Ngjarja e 29-30 shtatorit 1943, ku u pushkatuan 49 grekë në Paramithi, hedh hije dyshime se Mitropoliti Dhoroseos ka gisht direkt në këtë ngjarje, ndërsa Mitropoliti i Janinës, më vonë Kryepeshkop i Greqisë, Spiridon Vllehu, indirekt. Që nga pushtimi i Greqisë nga ushtria gjermane 1941-1944, asnjë incident apo vrasje nuk kishte ndodhur në Paramidhi, midis banorëve dhe forcave gjermane.

Përse u dërgua Mitropolit i Paramithisë në Prill 1943, Dhorotheos (Dhimitër Naskara), njeriu që u shugurua Dhjak nga Kryepeshkop Damaskino? Përse i dërgoj letër në verë të 1943, Napoleon Zervës, Kryepeshkop Damaskino (Dhimitër Papandreu) me anë të njeriut të besueshëm priftit Serafeim (Visarion Tika), të cilët e kishte pagëzuar ai Dhjak? Çfarë i shkruante në letrën sekrete Kryepeshkopi Damaskino, komandantit të EDES Napoleon Zervës?

Përse pasi dorëzoj letrën Zervës, prifti Serafim veshi rrobat e ushtrisë EDES? Çfarë e shtyu Mitropolitin e Paramithisë, të hiqte petkun e njeriut shpirtëror të besimtarëve orthodoksë dhe të vishte rrobat ushtarake të EDES, kur dihet që gjermanët i mbronin drejtuesit e kishës greke, manastiret me urdhër direkt të Hitlerit?

Përse Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, hyri me EDES në Paramithi i veshur ushtarakisht, për të kryer masakrat kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare myslimane dhe nuk veshi rrobën e Mitropolitit?!

Në vend që Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, të përhapte zërin e Zotit, dashurinë e njeriut për njeriun, paqen midis njerëzve, ai ishte pjesëmarrës direkt i masakrave të ushtrisë EDES ndaj popullsisë myslimane shqiptare të Çamërisë-Epiri i Jugut!

Kisha Autoqefale e Greqisë dhe Patriarkana e Stambollit, gjithnjë kanë luftuar për asimilimin dhe zhdukjen e gjuhës dhe kombit shqiptar. Gjatë periudhës së Perandorisë Otomane, në Vilajetin e Janinës, shumica e drejtuesve të Mitropolitëve ishin me origjinë vllehe, ose orthodoksë nga Azia e Vogël.

Ashtu siç e kemi thënë në ushtrinë EDES që vepronte në Çamëri dhe që gjendeshin gjithnjë pranë Napoleon Zervës, ishin klerikët orthodoks si: Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, prifti Serafim që pas lufte do bëhej Mitropolit dhe Kryepeshkop, dhe prifti Spiros Zafeiris, që u vra në janar 1944 nga ELAS.

Historia e ngjarjeve na çon në gjurmët antishqiptare të drejtuesve të lartë të Kishës Autoqefale të Greqisë. Udhërrëfyesi i masakrave kundër shqiptarëve në Çamëri, është Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, sepse ishte njohës i mirë i territorit, njihte personalisht të gjithë parinë e Çamërisë dhe e fliste gjuhën shqipe.

Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos, ishte krahu i djathtë e Zervës dhe e udhëzonte për çdo veprim që duhej të merrte në Çamëri, pasi Napoleon Zerva nuk e njihte territorin, njerëzit. Prifti Serafim, i ardhur në ushtrinë EDES të Zervës me letër të Kryepeshkop Damaskinos, mori pjesë direkt në masakrat kundër çamëve.

Çfarë i lidhte këta katër emrat Damaskinos, Spiridonos, Dhorotheos, Serafim që ndeshim në ngjarjet e vitit 1943-1945, në Çamëri?

a. Mitropoliti i Janinës, Spiridonos (Spiridon Sito Vllehu), që më 1949 u zgjodh kryepeshkop i Greqisë, është njeriu që bëri trysni tek gjeneralët grek në prill 1941, për të nënshkruar aktin e kapitullimit. Mitropoliti Spiridonos, ishte njeri i besueshëm i gjermanëve, ai kishte shfaqur pas nënshkrimit të kapitullimit ambicie për kryeministër të Greqisë.

b. Kryepeshkop Damaskinos (Dhimitër Papandreu), ishte zgjedhur Kryepeshkop i Greqisë në 6 korrik 1941, me ndihmën e qeverisë kuislingë të Çolakoglu dhe gjermanëve nazistë. Ai kishte bekuar qeveritë kuislingë të Gjeorgjio Çolakoglu, Konstandinos Logothetopulos dhe Joani Ralli. Kryepeshkop Damaskinos ishte njeri në shërbim të gjermanëve.

c. Mitropoliti i Paramithisë, Dhorotheos (Dhimitër Naskari), është veshur Dhjak nga Kryepeshkop Damaskinos në Korinthi. Ata njiheshin që në vitin 1929 dhe kishin lidhje të ngushta, Dhimitër Naskarin, emrin Dhorotheos e ka pagëzuar Kryepeshkop Damaskinos.

d. Priftin Serafeim (Visarion Tika) që më vonë do të bëhej Mitropolit i Artës, Janinës dhe Kryepeshkop më 1974, e ka veshur Dhjak, Kryepeshkopi Damaskinos më 1938 duke e pagëzuar me emrin Serafeim.

e. Dhorotheos dhe Serafeim ishin shok të vjetër që nga vitet 1932, kishin jetuar dhe punuar në Korinth afër Mitropolitit Damaskinos që më 1941 u bë Kryepeshkop i Greqisë.

f. Damaskinos, Spiridoni, Dhorotheos dhe Serafimi e dinin gjuhën shqipe, dhe ishin luftëtar për aneksimin e Jugut të Shqipërisë-Autonomia e Veriut të Epirit. Urrenin tej mase myslimanët. Këto janë vërejtur ndër vite gjatë aktiviteteve të tyre.

g. Spiridonos dhe Dhorotheos ishin vlleh, pra ishin me origjinë nga vllehët e Pindit.

Nga të gjitha këto sa parashtruam, ne nxjerrim përfundimin se projektuesit e genocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, është Kisha greke, Kryepeshkopi Damaskinos, Mitropoliti i Paramithisë Dhorotheos dhe Mitropoliti i Janinës, Spiridon Vllehu, i cili nga viti 1949-1956, ishte Kryepeshkop i Kishës Autoqefale të Greqisë. Pjesëmarrës në këto maskara është edhe kryepeshkopi i Greqisë Serafim, cili atë periudhë ishte ushtar i EDES të Napoleon Zervës, që vepronte në Çamëri.

Në qershor të 1993, Kryepeshkopi i Greqisë Serafim takoj në Athinë udhëheqësin serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç dhe kur ky u përpoq t’i puthte dorën, kryepeshkopi e shtyu me butësi, duke i thënë:- “Unë duhet të puth këmbët e tua”.

Kjo dëshirë e shprehur në publik e kryepeshkopit Serafim për t‟i puthur këmbët Radovan Karaxhiç, njeriut që ka urdhëruar masakrat kundër myslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë, dhe që gjendet i burgosur në Gjykatën e Hagës për gjenocid 1992-1995, na lenë të kuptojmë se kryepeshkopi Serafim i urrente tej mase myslimanët, pavarësisht se kujt kombësie i përkisnin. Gjenocidin grek kundër popullsisë shqiptare myslimane në Çamëri e projektoi dhe e udhëhoqi Kisha Autoqefale e Greqisë.

Falsifikime të historisë me anë të tjetërsimit të fotografive

Që grekët dhe Greqia njihen, si falsifikatorë dhe mashtrues të mëdhenj, kjo është vërtetuar botërisht nga të gjitha organizatat ku është anëtare ajo, prandaj shteti grek ka probleme të thella ekonomike dhe të identitetit kombëtar. (Shkrimtari dhe poeti i njohur grek, Nikos Dhimu, në një intervistë dhënë më 23 qershor, 2009, gazetës ‘NY TIMES’, tha: “Ne flisnim shqip dhe vet-quheshim romaikos…)

Historia nuk mund të shkruhet duke falsifikuar dokumentet dhe duke keqinformuar për fotografitë që mund ta shoqërojnë atë. Është për të ardhur keq kur lexon librat e historianëve, studiuesve dhe publicistëve grekë, që i ofrojnë lexuesve materiale të falsifikuara nga ata vetë.

Çdo historian apo studiues grek që është marrë me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë, për vitet 1941-1944, për të vërtetuar akuzat që Greqia ka ngritur ndër vite se çamët kanë qenë bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve, i shoqërojnë librat apo shkrimet e tyre me fotografi ku shihen myslimanët e Bosnjës me veshje gjermane SS, ku shihen shqiptarët në ish-Jugosllavi në shoqëri me oficerët italianë dhe gjermanë, apo me veshje SS. Këta shkrues të mjerë i kanë ofruar opinionit të gjerë grek shkrime jo shkencore, të kufizuara, duke bërë shtrembërime primitive.

Nganjëherë një fotografi flet sa qindra fjalë të historianit, prandaj ne me anë të fotografive të falsifikuara po denoncojmë historianët dhe studiuesit grek, të cilat kanë bërë prej kaq shumë vitesh një punë joprofesionale, duke i ofruar lexuesve të tyre fotografi që tregojnë bashkëpunëtorët e gjermanëve, sikur janë shqiptarët e Çamërisë, por në të vërtetë janë, boshnjak dhe shqiptar nga ish-Jugosllavia, por jo çamër, bashkëqytetar të grekëve.

Nuk ka asnjë dokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare nga Çamëria, që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Në qoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, denoncimi i parë do të bëhej nga populli hebre i Janinës, Grevenasë, Larisë, etj, të cilët i hipën nëpër kamionë të shoqëruar nga Batalionet e Sigurimit grek, për t‟i dërguar nëpër kampet e punës dhe të shfarosjeve.

Të paktën botërisht populli hebre ka falënderuar kombin shqiptar, që nuk dorëzoi tek gjermanët asnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo do të thotë shumë për ata që duan të mësojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve të Çamërisë./ Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas ministrit italian, Dino Grandi, foli babai im, Fuad Asllani dhe të nesërmen, plot 12 gazeta londineze, shkruan për fjalimin e delegacionit tonë...”/ Historia e panjohur e diplomacisë shqiptare

Next Post

“Shqipëria rrezikonte të mbetej si Koreja e Veriut dhe për t’i çjerrë maskën presidentit e regjimit, për të inkurajuar një lëvizje demokratike, më duhej...”/ Intervista e panjohur e Kadaresë për revistën amerikane  

Artikuj të ngjashëm

“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
Dossier

“Ajo që bëri Enver Hoxha në vitin 1945, duke dekoruar me medalje dhe tituj të lartë oficerët jugosllavë, mbetet një pjesë e turpit tonë kombëtar, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Zvicra

January 31, 2026
“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë
Dossier

“Më 27 janar 1990, ministri Simon Stefani, hartoi një ‘Plan masash operativo – ushtarak, për goditjen…”/ Zbulohet dokumenti me emrat e 13 të arrestuarve, për demonstratën e heshtur në Tiranë

January 29, 2026
“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi
Dossier

“Ata ja kanë dhënë, por po të mundin, t’ja heqin dhe mendoj se s’duhet dhënë, nuk e di se ç’farë bën tani kjo…”?/ Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

January 29, 2026
“Nuk na bëjnë më përshtypje të rikthyerit e mëdhenj, si; Fishta, Konica, etj., por ende i rrimë larg Koliqit, Mustafa Krujës, Anton Harapit, Mit’hat Frashërit, edhe pse ata…”/ Refleksionet e publicistit të njohur
Dossier

”Akuza e komunistëve ndaj Fishtës, është se ai pranoi titullin e antarit të Akademisë së letrave në Romë, akorduar nga qeveria italiane, por ai s’ishte funksion politik, si p.sh. Omer Nishani…”/ Shkrimi i panjohur i Ali Këlcyrës

January 29, 2026
“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën
Dossier

“Në mbledhjen demaskuese para popullit, një fshatar i tha; ti Fran, ja ke vënë emrin ‘Brezhnjev’ djalit, pasi pret që Bashkimi Sovjetik…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen që alarmoi Komitetin Qendror në ’69-ën

January 28, 2026
“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Pasi ai hyri në zyrën e tij të Komisionit të Planit të Shtetit, Kerenxhi e Lakrori dëgjuan krismat e pistoletës dhe menjëherë…”/ Misteri i eliminimit të Nako Spiros, në librin e studiuesit të njohur

January 27, 2026
Next Post
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë

“Shqipëria rrezikonte të mbetej si Koreja e Veriut dhe për t’i çjerrë maskën presidentit e regjimit, për të inkurajuar një lëvizje demokratike, më duhej...”/ Intervista e panjohur e Kadaresë për revistën amerikane  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme