• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, July 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Goni Treska tregonte për Enver Hoxhën, që merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin ‘Kia’, raportet me vajzën fisnike Gallata, për gratë e ‘Grupit Komunist’ të Korçës…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

“Pasi më shau nga nëna dhe më tha; ‘qen’, Mihallaq Ziçishti u ngrit nga karrigia dhe më ra më grusht në nofull, sa që më theu dhëmballën e, më lau në gjak…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
“Enverin e kisha shok dhome në Liceun e Korçës, ku ai përzihej me lloj-lloj horash, vagabondësh dhe femra imorale, saqë katër herë mori sëmundje…”/ Dëshmia e Prof. Foto Balës, që u burgos nga shoku i bankës
“Halla ime e kishte pasur shok klase Enverin në Liceun e Korçës dhe shpesh i tregonte babait, për moralin e tij dhe se ai kishte qenë një Don Zhuan…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të Sabiha Kasimatit
“Kur banonim në Gjirokastër, Enver Hoxha i propozoi disa herë Aurelias për fejesë dhe pasi mori refuzimin e prerë të saj, ai u betua që…”/ Kujtimet e italianit, nipi i ish-portierit të Kombëtares shqiptare
“Të furnizoheni me bomba, gaz lotsjellës, kundragaz e veshje të verdha për të dënuarit, kurse për ushtarët …”/ Udhëzimet e Hekuran Isait pas Revoltës së Qaf-Barit në ’84-ën
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?

Nga Uran Kalakulla  

Pjesa e tridhjetepesë

                                                           Nazizmi dhe komunizmi

Memorie.al / Nazizmi zgjati 12 vjet, ndërsa stalinizmi 2 herë më shumë. Krahas shumë karakteristikave të përbashkëta, në mes tyre ka shumë ndryshime. Hipokrizia dhe demagogjia e stalinizmit, ishte e një natyre më të stërhollë, e cila nuk mbështetej në një program që ishte sheshit barbar, si ai i Hitlerit, por mbi një ideologji socialiste, përparimtare, shkencore e popullore, në sy e punonjësve; një ideologji që ishte si një perde e volitshme dhe komode për të gënjyer klasën punëtore, për të përgjumur mprehtësinë e intelektualëve dhe të rivalëve në luftën për pushtet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, punëtorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme. Së paku 10-15 milionë sovjetikë, humbën jetën në dhomat e torturave të KQB-së, të martirizuar apo të ekzekutuar, si dhe në kampet e gulakëve e të të tjerëve si ata, kampe ku ishte e ndaluar të korrespondoje (në fakt ato ishin prototipe të kampeve naziste të vdekjes); në minierat nëpër akujt e Norilskut dhe të Vorkutes, ku njerëzit vdisnin nga e ftohta, nga uria, nga puna dërrmuese nëpër kantieret e panumërt, në shfrytëzimin e pyjeve, në hapjen e kanaleve dhe gjatë transportimit nëpër vagonë të plumbosur, apo në hambarët e përmbytur të anijeve të vdekjes.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Të them te drejtën, ketë pyetje ia bëja me qëllim se e dija që ai do t’ia fillonte ndonjë historie që lidhej me diktatorin. Në atë kohë unë mblidhja sa mundja nëpër burg materiale nga ata që e kishin njohur personalisht diktatorin në kohë e periudha të ndryshme, drejtpërsëdrejti apo me anë të ndonjë personi të tretë.

Dhe të gjitha i shënoja në një fletore me kriptogram, domethënë me një alfabet që e kisha sajuar vetë, i cili të jepte përshtypjen, së jashtmi, se ishte një fjalor shqip, për fjalët e rralla të gjuhës sonë, por ne të vërtetë aty kishte ç’më kishin njoftuar njëri e tjetri për diktatorin. Sepse kisha qitur cekën të shkruaja një monografi për këtë personazh tragjikomik të historisë sonë fatkeqe. Dhe po pata ende jetë, pa dyshim që do ta shkruaj.

Kështu Goni më ka treguar shprehimisht se si Enver Hoxha, kur ishte student në lice, merrte dollarë të Zogut si dylber i një kasapi me emrin Kia. Kur ishte “profesor”, vite më vonë, po në atë lice, ia vidhte këmishët drejtorit francez të liceut që nga dritarja; si e përbuznin njerëzit e ndershëm e seriozë; si i vinte vërdallë një vajze me emrin Galata, bijë e një familjeje fisnike, që atëherë mësonte piano; si i kallëzonte në pastiçeri përralla dhe Aventura, me gratë anëtare të ‘Grupit komunist’ të Koço Tashkos e Koci Bakos, duke ia ngrënë pastat qyl, gati përditë.

E plot kësi gjerash. E Goni në këtë drejtim, ishte një minierë e vërtete. Po edhe për shumë anë të tjera të jetës. Puna ishte vetëm ta gërgisje e ta bëje te fliste. Dhe këtë “zanat” unë e pata mësuar fare mirë, por ama pa humbur asnjë çast dashurinë miqësore dhe respektin e merituar për të. Mjerisht, kur dola nga burgu dhe internimi, ai nuk ishte më, se kishte vdekur në mjerim, së paku në gjirin e familjes së vet të nderuar, por jam i sigurt me një pezmatim të pashuar në shpirtin e tij, se nuk arriti ta shohë me sytë e vet shembjen e turpshme të diktaturës enveriste.

Në kamp-burgun e Elbasanit, unë u njoha edhe me Fehmi Beshirin. Për të kam botuar para ndonjë dy-tre vjetësh, një portret te gazeta “Liria”. E kisha mik te mirë Fehmiun, e doja dhe më donte, madje edhe kam ngrëne bukë me të, sa kohë që qemë bashkë, derisa më morën dhe më çuan ne Burrel dhe atë e lashë atje, se donte diçka si ndonjë muaj që të lirohej.

Ishte burrë i lezetshëm Fehmiu dhe nuk e desha dhe e çmoja vetëm unë, por atë e donte i gjithë kampi: të rinj e pleq, të mirë e të këqij. Sepse Fehmiu ishte nga ata lloj njerëzish që, nuk dinë kurrë të armiqësohen me të tjerët, sidomos me bashkëvuajtësit e vet.

Ai ishte një burrë i shkurtër, mbi të gjashtëdhjetat, kur unë duhet të kisha gati gjysmën e moshës së tij. Por kjo diferencë moshe, nuk na pengoi aspak të bëheshim miq të mirë. E sot, mes bashkëvuajtësve, sidomos atyre më të rinjve, janë plot që e kujtojnë me dashuri e me respekt.

Me kokën e madhe tullë, me dhembët e rënë, me shtatin e tij shulak e sidomos me të veshurën e tij që linte shumë për të dëshiruar, ai më shumë se Sokrati athinjot, më kujtonte Diogjenin, por jo për skepticizmin e tij ama, sepse Femiu ishte shumë afër epikureizmit, ku etjen për dije e përziente shpesh me hedonizmin, duke qenë edhe ai, si beqar i përjetshëm, një adhurues i palodhur i bukurisë femërore dhe një dashnor i paepur ndaj kësaj bukurie.

Në këtë anë kishte diçka mjaft të përbashkët, me Goni Treskën, por me ndryshimet e veçanta të secilit. Por edhe Fehmiu, si Goni, ishte një armik i vendosur i komunizmit, një adhurues i demokracisë perëndimore dhe i qante fort zemra për fatin e keq të popullit dhe të kombit tonë, duke patur një ndjenjë të fortë qytetarie dhe atdhedashurie. Dhe këtë e kishte të bazuar jo vetëm në traditën e familjes së tij, por edhe në kulturën që kishte.

Sepse Fehmiu kishte bërë një gjimnaz klasik në një kolegj privat në Romë dhe ende mbante në kujtesë vargje të Horacit, Ovidit dhe Virgjilit, përmendësh, në origjinal, pra në latinisht, ashtu si ato të Homerit, Hesiodit, Pindarit, Anakreontit e, sidomos të Safos (besoj se kuptohet tamam pse), në greqishten e vjetër. E pra nuk kishte ndjekur në Vjenë, në universitet, degën e letërsisë e të studimeve klasike, por ishte regjistruar në fakultetin e mjekësisë, por pa mundur ta mbarojë atë, sepse si epikurean që ishte dhe hedonist i thekur, më fort kishte frekuentuar gratë e bukura vjeneze dhe klubet e famshme të kryeqytetit austriak, se sa aulat e mjekësisë.

Fehmiu dinte atëherë fare mirë edhe italishten, anglishten dhe gjermanishten. Madje qe ai që më nxiti fort të nis edhe unë mësimin e kësaj gjuhe të fundit. Por, duke qenë disi konservator, ai nuk pranonte asnjë version zyrtar apo letrar të shqipes dhe vazhdonte të fliste thjeshtë në dialektin e tij origjinal tiranas. Dhe pak a shumë edhe unë po në versionin e tij flisja me të, sepse edhe unë kam lindur e jam rritur në Tiranë dhe e quaj veten tiranas, pavarësisht nga origjina prindërore.

Duke parë me përbuzje mjerimin shpirtëror dhe meskinitetin e ca bashkëvuajtësve, ai, i indinjuar nga sjellja e tyre vulgare, sepse në shpirt kishte mbetur zotëri i vërtetë, disave u thërriste jo me emrin e tyre, por me nofkën “shqiptar”. Por dalëngadalë këtë nofkë ua ngjiti të gjithëve, madje deri aq sa qe edhe atë vetë të tjerët, nisën ta thërrisnin po “shqiptar”.

Në këtë mënyrë ky lloj “autogoli” i mbeti në derë vetë atij. Madje deri atje sa sot, gati ndër shokët tanë, tek qëllon të kujtojmë Fehmiun, më parë na kujtohet nofka “shqiptar”, se sa emri i tij i vërtetë. Por, ama, me një ndryshim themelor, se Fehmiu nuk ishte nga ata “shqiptarët” që stigmatizonte, por ishte një shqiptar i vërtetë, fisnik e patriot, zotëri në shpirt dhe i ndershëm, pra një shqiptar me germa të mëdha.

Për fatin e keq, kur vdiq, unë nuk vajta dot në varrim, se isha në internim me gjithë familje. Dhe kështu s’u pamë më në këtë jetë. Në burgun e Burrelit u njoha, veç pleqve të tjerë, edhe me Engjëll Çobën, nga familjet më të mira dhe fisnike të Shkodrës. Ishte një burrë i shkurtër edhe ai, që kishte kohë që i kishte kaluar të shtatëdhjetat. Ai bëri jo pak, por mbi 23 vjet burg, shumicën e të cilave e kishte kaluar në burgun e Burrelit.

Engjëlli gati të gjithë arsimimin e tij, gati nga e mesmja e deri në universitet, e kishte kryer ne Itali, ne mos gaboj në Romë dhe në çdo kategori shkolle ishte shquar si një ndër me të mirët. Kështu ai kishte marrë një formim kulturor te përsosur, veçanërisht në dijet humanitare. Edhe pse specialiteti i tij ishte drejtësia, ai njihte letërsinë, ekonominë, filozofinë dhe sociologjinë. Si njohës i shkëlqyer i italishtes, ai e njihte fort mirë edhe shqipen, madje edhe toskërishten, pos dialektit të tij të lindjes. E po ashtu njihte frëngjishten dhe anglishten.

Dhe sido që tashmë në moshë të thyer, me një barrë vitesh të gjata në burg, pasioni për dijen dhe etja për lexim, nuk e kishin braktisur fare. Apo s’kishte edhe një kujtesë të mrekullueshme, gati djaloshare! Kështu ai mbante mend pasazhe të tërë librash që kishte lexuar, ashtu si biseda të bëra me personalitete të njohura historike e politike të kohës para komunizmit. Të vetmit njeri, gjatë gjithë burgut tim, që i tregova fill e për pe, historinë e grupit politik për të cilin isha dënuar, qe ai.

Dhe sido që mes nesh kishte ca ndryshime në pikëpamjet dhe botëkuptimin politik, ai prapë më kuptoi shumë mirë dhe madje e aprovoi veprimin tim. Ishte një kënaqësi e vërtetë të bisedoje me të. Në të folurën e tij kishte një elegancë të vërtetë, a thua se lexoje një libër dialogjesh të zgjedhura. Ekspozimi i mendimeve të tij apo, i një teze të caktuar, jo vetëm bëhej me një elegancë stili në të folur, por kishte në të një thellësi të shquar mendimi dhe një fjalor fort të pasur të qëlluar, që i shkonte për shtat mrekullisht argumentit në fjalë. Apo nuk kishte edhe një thimth fort të hollë, ku humori gjente shteg lehtësisht të shpërthente me tërë lezetin e tij argëtues.

Engjelli kishte ushtruar më parë profesionin e tij si jurist, sapo ishte kthyer nga studimet universitare në Atdhe. Më pas kishte patur pozita të larta shtetërore. Kështu, në kohën e zaptimit italian, kishte punuar si sekretar i përgjithshëm në Kryeministri, në kabinetin e Mustafa Krujës. Kurse në qeverinë e Këshillit të Lartë (shtator 1943, nëntor ‘44), kishte punuar si nënministër i Punëve të Brendshme. Detyra shumë delikate në një kohë shume delikate, ato të tijat! E pra ishte një patriot i kulluar. Por, a nuk ishte kjo punë një kontradiktë e madhe, e papajtueshme?

Ai kishte një konsideratë madhore për Mustafa Krujën, qoftë për pikëpamjet e tij politike, qoftë edhe për formimin e tij kulturor. Dhe në ndonjë rast, kishte edhe adhurim. Por këto konsiderata sikur nuk ma mbushnin mua fort mendjen. Dhe atëherë pata me të një diskutim disi të forte. Unë e pranoja kulturën, deri gjuhësore në lëmin e shqipes të Mustafa Krujës, si dhe pozicionin e tij politik mes viteve ‘20-24, por nuk doja të dëgjoja fare për kohën e emigracionit të tij politik, kur ai kishte shfaqur haptazi pikëpamjet e veta pro-italiane. Pse, a nuk e dinte Mustafa Kruja oreksin e imperializmit italian, ndaj Shqipërisë? A nuk e dinte ai Protokollin e Firences, si dhe paktin Tittoni-Venizellos? E atëherë?

Unë e çmoja nismën e Mustafa Krujës, për ngritjen e të parit Institut të Studimeve Shqiptare, ku ndër të tjera ishte ngritur me të madhe ruajtja e pastërtisë së gjuhës shqipe dhe pastrimi saj nga shumë barbarizma. Por politikisht a shkonte qëndrimi i tij (i Mustafait) si kryeministër nën fashizmin, e duke mos qenë, si thoshte Engjëlli, asfare fashist? Pastaj si ai, bir i një familjeje patriote shkodrane, kishte pranuar të bashkëpunonte në një kabinet të tillë qeveritar, që atëherë, dashur pa dashur, kishte marrë nofkën e një qeverie kuislingë, term fort i përdorshëm në atë kohe kritike?

Nga replikat e mia, Engjelli nuk e prishi fare terezinë dhe atëherë nisi shpjegimin e tij, që me ka mbetur në mendje: – “Si unë dhe plot të tjerë që morën pjesë në atë qeveri, si dhe në qeverinë e mëvonshme të Rexhep Mitrovicës apo të Maliq Bushatit, u nisëm nga parimi që italianët e thonë me shprehjen e njohur: ‘Salvare il salvabile’ (të shpëtohet ç’mund të shpëtohet). Duke ia lënë qeverinë tërësisht italianëve, ata do të bënin ligjin ne vendin tonë dhe italianizimi i Shqipërisë do të bëhej me hapa të shpejtë.

Pra, ne hymë në qeveri që ta pengonim sa të ishte e mundur këtë proces shkombëtarizues. E po kjo punë qe edhe në kohën e pushtimit gjerman, jo pse gjermanët deshën gjermanizimin e vendit, se ti e di pse erdhën ata në Shqipëri, por për të minimizuar, sa të ishte e mundur, represionet e tyre ndaj rezistencës së armatosur të forcave të ndryshme politike të kohës, që donin çlirimin sa më parë të vendit nga të huajt.

Kështu, kur të çlirohej Shqipëria nga zaptuesit, në saje të luftës së fuqive të mëdha antifashiste dhe po qe se në vendin tonë do të ngrihej një qeveri demokratike si ato të Perëndimit pas luftës, unë dhe shokët e mi, ishin bërë gati te dilnim në gjyqin e lirë të demokracisë, për të dhënë llogari, ashtu si dha Peteni në Francë e, duke pranuar çdo dënim që mund të na jepej, deri në jetë, siç i ndodhi Lavalit, që francezët e pushkatuan. Pra, ishte një vetësakrifikim i ndërgjegjshëm ai i yni”!

Shpjegimi i tij më vuri në mendim. Ishte një shpjegim i sinqertë dhe serioz dhe gati për të të mbushur mendjen. Kur tjetri pranon ta vërë veten në bankën e të akuzuarit, para gjyqit të drejtë shqiptar, çfarë mund t’i thoja më? Edhe sikur teza e tij të mos ishte fort e saktë, ajo të krijonte, për ketë njeri, një respekt të natyrshëm, sa për sinqeritetin, aq edhe për burrërinë e tij.

Dhe Engjëlli vazhdoi: – “Kisha mundur edhe unë të arratisesha si të tjerët, që ikën nga Shkodra, që nga Mit’hat Frashëri e, deri tek Bazi i Canës, megjithëse as njëri dhe as tjetri, nuk kishin bashkëpunuar fare me zaptuesin. Pse, a nuk mund të ikja me ta, duke pas qenë në atë kohë në Shkodër? Të them të drejtën, unë atëherë, si shumëkush, mendova se do vijnë anglezët dhe atëherë ngritja e një qeverie demokratike të vërtetë, do të ishte e mundur. Por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi, unë ndenja dy vjet i fshehur dhe në vitin ’46, më në fund, kur e preva çdo shpresë, dola nga skuta dhe u dorëzova. Më dënuan me vdekje dhe më falën jetën.

Dhe ja, tash ndodhem, pas 23 vjetësh, ende në burg. Unë jam, pra, i ndërgjegjshëm pse jam këtu dhe burgun, me gjithë vështirësitë e rreziqet e mëdha që kemi kaluar bashke me të tjerët, e kam kryer me qetësinë më të madhe. Por edhe si të dal këndej, meqë po më afrohet lirimi, unë e di se ç’lloj jete më pret. Por të paktën të vdes në shtëpinë time, po me lanë, në gji të familjes sime. Ja, kështu paska qenë fati im”!

Pas kësaj bisede unë heshta. Ai kishte thënë në fjalët e tij të fundit, një të vërtetë të pamohueshme, edhe pse fort të hidhur. Engjëll Çoba ishte nga të burgosurit e vjetër, që kishte “përuruar” burgun e Burrelit dhe i kishte jetuar të gjitha tmerret e atij burgu. Dhe aty ishte njohur e miqësuar me të gjithë personalitetet dhe intelektualët e asaj kohe, që kishin qenë ajka e kulturës shqiptare. Dhe dinte të të kallëzonte për secilin, gjithçka. Ai ishte një enciklopedi në këtë drejtim. Por edhe kur burgu nisi gradualisht të ndryshojë si përmbajtje, ai kish mbetur si një shembull sjelljeje dhe serioziteti.

Dhe i gjithë burgu e nderonte në kulm. Madje sjellja e tij e urtë, e matur dhe serioze, e kishte detyruar deri komandën që ta respektonte, sepse edhe hasmi, kur ka parasysh figurën e një njeriu të tille, detyrohet të jetë i matur e madje, të të respektojë. E përcollëm Engjëllin kur doli më në fund nga burgu, me dashuri e nderim. Dhe që atëherë në atë burg, unë nuk gjeta më një njeri tjetër që ta plotësonte, qoftë edhe përgjysmë boshllëkun që më la ai.

Ai u kthye ne familjen e tij të përgjysmuar, si të shumëkujt, dhe pas ca kohësh vdiq i vetmuar nga ceroza epatite. Kështu unë isha atëherë ende në burg dhe nuk u pame më kurrë. Por, kur botova librin tim të vjershave, një nga ato, me titullin; “Vdekja e shtërgut”, ia kushtova kujtimit të tij, se lënda e asaj vjershe, kishte mjaft gjëra të përbashkëta me jetën e fatin e tij.

“Universiteti” i burgut

Duke të mbyllur në burg, nëse nuk të ekzekutonte menjëherë, me plumb, me litar apo, edhe me anë të torturave të skajme në hetuesi, diktatura synonte të të eliminonte në dy drejtime. Qëllimi i saj ishte të të sillte vdekjen e ngadalshme, të ta afronte atē çdo ditë e më shumë, nëpërmjet: urisë, të ftohtit, vapës së padurueshme, ngushticës plot lagështi të vendit ku të strukte (pa ajrin e mjaftueshëm, pa dritë, pa veshje) dhe, kur ishte rasti, të nxirrte në kamp nëpërmjet një shfrytëzimi fizik të skajshëm. / Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ishte Esat Pash Toptani, që në vitin 1907, ndryshoi ‘fytyrën’ e ‘Pazarit të vjetër’, duke i kërkuar tregtarëve tiranas që të përshtateshin me kohën, duke...”/ Historia e panjohur e Tiranës, ‘Qytetit të munguar’!  

Next Post

“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe...”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen

Artikuj të ngjashëm

“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës
Dossier

“Si major i inteligjencës ushtarake, ai shërbeu në stafin e gjeneralit Aizenhauer gjatë pushtimit të Francës dhe luftoi për çlirimin…”/ Historia e panjohur e shqiptarit të famshëm, që u përcoll me protokoll në SHBA-ës

July 20, 2025
“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Dossier

“Në Burrel u njoha me Goni Treskën, nga familjet më të dëgjuara të Korçës, i diplomuar në Korfuz, që kishte njohur ata të Grupit Komunist dhe kur e pyeta për Enver Hoxhën, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 18, 2025
“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970
Dossier

“Jerzhi Legucki, është kuadër i Zbulimit Polak dhe ai interesohet për fëmijët e udhëheqësit tonë, Enver Hoxha…”! / Zbulohet dokumenti i Sigurimit, për diplomatin që tentoi të futej në “Bllok”, më 9 prill 1970

July 17, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Komandanti i parë i burgut Burrelit, ishte sadisti me gradën e togerit, me emrin e mallkuar Vangjel Rrëmbeci dhe, deri në vitin 1949, ai mori emrin ‘Burgu i shfarosjes’, pasi aty…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

July 17, 2025
“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos
Dossier

“Shoku Miladin më kishte ngarkuar bashkë me shokun Qemal Stafa, si agjitprop, por Qemali ishte në të dy Komitetet Qendrore (të Rinisë e të Partisë), kurse unë nuk kisha…”! / Zbulohet letra e Koço Tashkos

July 17, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Dossier

 “Të gjitha burgjet kanë një hije të trishtë, por burgu i Burrelit, ku na çuan në vitin 1968, ishte ndryshe nga të tjerët, pasi aty…”!/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

July 16, 2025
Next Post
“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe…”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen

“Me ftesë të Hysni Kapos, Valter Audicio erdhi në Shqipëri dhe u akomodua në një nga vilat e plazhit të Durrësit, ku vinte për ta takuar edhe...”! / Dëshmia e rrallë e përkthyesit të kolonelit që vrau Duçen

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme