• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, May 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë

“Shkodra kishte mir’prit’ kráh’háp nji magjistar, qi ndezte flakë do pluhna dhe lângje e, mândêj t’népte në dorë nji copë letër të trashë, ku ishe…”/ Historia e panjohur e dinastisë Marubi
Gjon Mili
“Nga italiani Pietro Marubi që u vendos dhe punoi në Shkodër, te korçarët Gjon Mili dhe Kristaq Sotiri, të cilët…”/ Ana e panjohur e tre fotografëve të famshëm, që bën emër të madh edhe në botë
“Shkodra kishte mir’prit’ kráh’háp nji magjistar, qi ndezte flakë do pluhna dhe lângje e, mândêj t’népte në dorë nji copë letër të trashë, ku ishe…”/ Historia e panjohur e dinastisë Marubi
“Kur isha e vogël, mbaj mend dhomën në fund të korridorit, ku mua më qe ndaluar rreptësisht të hyja, pasi aty…”/ Dëshmia e rrallë e pinjolles së fundit të dinastisë së famshme, Marubi
Studjuesi Fischer: “Zogu ishte një nacionalist dhe ai nuk u lëkund nga presionet dhe kërcënimet e Musolinit, i cili…”/ Tre tentativat e italianëve, për të vrarë Mbretin e Shqiptarëve

Nga Neritana Kraja

Memorie.al / Ndonëse i trajtuar si një art i dorës së dytë, para viteve ’90-të të shekullit XX-të, në ndryshim nga artet e tjera pamore, fotografia ka qenë pararojë. Ajo është zhvilluar thuajse paralelisht si në vendet e tjera të Europës, ku nisi të zhvillohej fotografia…! Fundi i shekullit XIX-të dhe fillimi i shekullit XX-të, numëron emra të mëdhenj fotografësh, madje u ngritën në këmbë edhe dinasti, të cilët na kanë dhënë mundësi të shohim sot të paprekur Shqipërinë e atyre viteve: peizazhe, portrete, mënyra jetese, veshje…! Ne do të ndalojmë në tre pre tyre.

Marubi

Pietro Marubbi, italiani i lindur në Piacenza të Italisë në vitin 1834, mbështetësi i flaktë i Garibaldit, do ta lidhte jetën e tij përjetësisht me Shqipërinë dhe do të hynte në histori, si fotografi i parë i vendit tonë. Përndjekja nga forcat austro-hungareze, e detyruan italianin Marubbi, të emigronte drejt Shqipërisë, ku mbërriti rreth vitit 1850.

Gjithashtu mund të lexoni

“Nëpërmjet ‘Onufrit’, Bujar Hurdhri ka ndërtuar jo vetëm një institucion botues, por një hapësirë dinjiteti për letërsinë shqipe, pasi…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

I lidhur ngushtë me vendin që e mirëpriti e që u kthye në atdheun e tij të dytë, Pietro do ta shqiptarizonte edhe emrin e tij për t’u njohur tashmë nga të gjithë, si; “Pjetër Marubi”.

Pikërisht këtij pionieri të fotografisë shqiptare, i njihet merita e padiskutueshme, që solli për herë të parë në Shqipëri aparatet fotografike e, me to arriti të përcjellë deri në ditët tona, figura e portrete njerëzish të shquar e jo vetëm, peizazhe të ndryshme, por dhe momente nga ngjarjet historike më të rëndësishme, ato që lanë gjurmë në memorien e brezave. Por krahas mjeshtërisë në artin e fotografisë, Pjetër Marubi ishte dhe piktor, skulptor e arkitekt.

I vendosur në Shkodër, djepin e kulturës shqiptare, Marubi hapi të parën studio fotografike “Foto Marubi” e aty shkrepi dhe atë që mendohet si fotoja e tij e parë, kushtuar kaçakut të njohur të atyre anëve, “Hamzë Kazazi” (1858).

Pas shkrepjes së parë në 1858, Pjetër Marubi nisi të dalë nga studioja e tij, për të shkrepur tashmë shumë foto të tjera në natyrë, që do të përjetësonin copëza të tëra të realitetit shqiptar, duke i dhënë udhë kështu, asaj që më vonë do të quhet nga të huajt; “epoka e artë e fotografisë shqiptare”.

Tre vjet pas shkrepjes së parë, në vitin 1861, ai realizoi peizazhin e parë fotografik, që paraqet Shkodrën. Dalëngadalë, Pjetër Marubi nisi të përthithi mendësinë e shqiptarëve. Pjesa më e madhe e fotove të tij, janë stampuar në bardhë e zi, por ka edhe në sepje.

Krijimtaria fotografike e Pjetër Marubit, përfshin shumë zhanre, si foto-portretin, peizazhin natyror dhe urban, etnografinë, historinë, fotografinë me subjekte sociale, etj. 150 mijë negativët e përcjellë deri në ditët tona, përbëjnë një nga dëshmitë më autentike e të rralla të historisë së vendit tonë, traditave, etnografisë e kulturës shqiptare.

Gjon Mili

Gjon Mili, lindi në Korçë në vitin 1904, mërgoi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1923 dhe studioi në Institutin e Teknologjisë të Masaçusec-it, si inxhinier ndriçimi dhe u bë i famshëm si fotograf, për revista të njohura amerikane, si “Life” dhe “Fortune”. Me mjeshtërinë e tij prej fotografi, ai e çmontoi idenë, se momenti brenda fotografisë, qëndron përjetësisht i ngurtë.

Mili ishte një pionier i fotografisë flash (me dritë) si dhe një nga të parët që përdori teknikën stroboskopike (fenomen vizual që ndodh kur lëvizja është e vazhdueshme). Stroboskopika përdorej si metodë, por vetëm në shkencë. Ishte Mili që e masivizoi edhe në fusha të tjera të fotografisë.

Ai u përpoq të studionte lëvizjen dhe ndërveprimin e trupit të njeriut, duke fotografuar valltarë, muzikantë, aktorë me teknika të ndryshme. Për 15 vjet ai ka punuar si fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”, ku ka pasqyruar në fotografi figura të rëndësishme të artist dhe kulturës botërore, si regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski, aktoren Helen Vajgel, këngëtarët Frank Sinatra dhe Pol Robson etj.

Në vitin 1949, ai u dërgua nga revista “Life” për të fotografuar artistin Pablo Picasso, me të cilin krijoi një seri fotosh, në Valori të Francës. Ndër to ishte edhe ajo më e njohura, me titull “Pikaso duke vizatuar me dritë”, që gjendet në shumë albume të fotografisë botërore.

Në vitin 1952, hapi ekspozitën kushtuar Pikasos në Galerinë e Parisit, gjithashtu mori pjesë edhe në ekspozitën kolektive më të madhe të fotografëve të shekullit të kaluar, me emrin “Familja e njeriut”, hapur në New York, në vitin 1955.

Ai mbeti gjatë gjithë jetës një shqiptar, duke mos ndryshuar shumë gjëra, që nga emri i tij, të cilin e shkroi gjithmonë “Gjon”, duke thënë se; “ai shkruhet dhe lexohet kështu, vetëm në Shqipëri”. Gjon Mili vdiq në Stamford, Connecticut, SHBA-ës, me 14 shkurt të vitit 1984.

Kristaq Sotiri  

Korça është një qytet i veçantë që dallohet për shumëllojshmërinë e kulturës. Kristaq Sotiri lindi në një periudhë të ndryshimeve të mëdha, në vitin 1883, në fshatin Mborje. Emigroi në SHBA-ës dhe kishte një interes të veçantë dhe talent në fushën e fotografisë.

Më pas ai punon në një studio me fotografin e shquar “George Steckel”. Aty ai përvetëson artin e fotografisë. Kur kthehet në Korçë, në bashkëpunim me piktorin e famshëm, Vangjush Mio, ai hap studion e tij private “Studio Sotiri”.

Dy dëshirat e tij ishin të fiksonte natyrën me aparatin e tij dhe qenien njerëzore me gjithë ngjyresat e tij. Mendohet nga studiuesit, se ka me mijëra fotografi të ruajtura. Janë të njohura portretet “Lypësi mandolinist”, “Gajdexhiu” etj. Kristaq Sotiri mori pjesë në një ekspozitë të artizanatit shqiptar në Tiranë, më 1931 dhe në Bari të Italisë, ku fitoi medalje.

Ndër shumë portrete të njohura, është dhe portreti i këngëtares së famshme Tefta Tashko Koço, nëpërmjet fotove. Kristaq Sotiri e kaloi jetën, duke fiksuar jetë njerëzore në celuloid dhe duke iu dhënë atyre jetë përtej jetëve të tyre, që vijnë deri në ditët tona sot, si një pasuri e jashtëzakonshme, për ta njohur atë kontekst të ngjarjeve, emocioneve, tipologjisë së karaktereve.

Ai rreshtohet bashkë me Kel Marubin, në esencën e fotografisë shqiptare, si një zë i rëndësishëm i imazhit në Shqipëri, të shekullit të XX-të.

Imazhe të njerëzve të veshur me veshje tradicionale shqiptare, por edhe të atyre që janë veshur me rroba moderne të kohës, portrete grash dhe burrash, lypsarë, endacakë, shumë herë dhëndurë e nuse të reja, ditën e martesës, janë personazhet që ndeshim në fotografinë e tij. Ai është fotografi që e ka fotografuar më së shumti Korçën, shtëpitë, sokaqet, pazarin e famshëm e, deri tek rrugët e mbuluara me bore.

Sotiri është konsideruar si pionier i fotografisë moderne. Pavarësisht se nuk mund të krahasohet me fondin e Marubit, ai është nga më të rëndësishmit dhe një figurë e madhe e artit pamor. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë atyre 64 ditëve, që unë me Pjetër Arbnorin, prisnim të na merrnin nga qelia, për të na ekzekutuar, Pjetri ishte shumë i sigurtë, që neve do të na falej jeta, pasi...”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës

Next Post

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat...”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

Artikuj të ngjashëm

“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë
Art & Kulture

“Nëpërmjet ‘Onufrit’, Bujar Hurdhri ka ndërtuar jo vetëm një institucion botues, por një hapësirë dinjiteti për letërsinë shqipe, pasi…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

May 17, 2026
“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë
Art & Kulture

“Bujar Hurdhri mori mbi vete rrezikun dhe barrën e një misioni kulturor, ta shndërronte Shtëpinë Botuese ‘Onufri’ në një tempull të…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur, për botuesin e Kadaresë

May 22, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Art & Kulture

“Thanas Dino nuk ishte nga ata që mund të ‘ngujohej’ brenda fatit të tij, të kthehej thjesht në një kronist manikin, por ai…”/ Historia e gazetarit gjirokastrit që u kritikua nga Enver Hoxha në vitin 1972

April 25, 2026
“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

April 24, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

April 19, 2026
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936
Art & Kulture

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

April 4, 2026
Next Post
“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat…”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

“Nga familja Toptani, Mulleti, Këlliçi e Bakiu, te Deliallisi, Basha, Kaceli, Tufina, Nallbani, etj., të cilat...”/ Historia e trishtë e grave dhe vajzave aristokrate tiranase, që u persekutuan nga regjimi komunist!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme