• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, February 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

“Vëllai im, ish-pilot i klasit të parë i diplomuar në Rusi, i’u dogj avioni në ajër në stërvitjen “Peza-72” dhe….”/ Ngjarja tragjike në ‘72-in, në prezencë të udhëheqjes
Ulu ti Mehmet dhe mos fol këta janë specialistë dhe aeroporti do bëhet në Gjadër dhe jo në Hekal” / Dëshmia e ish-komandantit të Aviacionit për debatet e Enverit në…
“Gjatë një fluturimi në shtatorin e 1973-it, atij i ndodhi një difekt i rëndë dhe në bazë të urdhërave që mori në radio nga eprorët, duhej të hidhej me katapultë, por…”/ Ngjarja e trishtë e pilotit Luto Sadiku
“Duam të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë, – na thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes me në krye Beqir Ballukun…”/ Dëshmia e rrallë e specialistit të aerodromeve ushtarake

Nga Ylli Molla

Memorie.al / Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria komuniste nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas dëshmive të dhëna nga gjenerali Rrahman Parllaku, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, në kohën kur nisi ideja e ri-dislokimit, aerodromet kryesore gjendeshin në afërsi të vijës bregdetare, çka do të thoshte se ato mund të goditeshin njëherësh me raketa nga Perëndimi. Ndaj ngritja e aerodromeve të rinj, më në thellësi të vendit, do t’i jepte aviacionit një autonomi më të madhe veprimi edhe për detyrat që mund të kryente matanë kufijve, në një luftë të imponuar nga fqinjët. Kështu, rreth viteve ’60-të, kur aviacioni luftarak përdorte vetëm dy aerodrome ushtarake, Rinasin dhe Kuçovën, me mbështetjen e Kinës, nisi projektimi dhe ndërtimi i bazave të reja.

Njazi Mani, një nga kuadrot kryesorë për mirëmbajtje e shfrytëzim aerodromësh, tregon se; pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, një delegacion ushtarak, i kryesuar nga ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, shkoi në Kinë. Pas kësaj Ministria e Mbrojtjes vendosi të hapë një shkollë Aviacioni, ku do të përgatiteshin pilotët e rinj.

Fillimisht, në vitin 1959, u ngrit aeroporti i Pish-Poros në Vlorë. Në ato vite, kursantët fluturonin me avionë mësimorë në Kuçovë, ku u hap për herë të parë Shkolla e Aviacionit Luftarak, pastaj kalonin në praktikë me avionë luftarakë në Vlorë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas vendosjes së bustit të shokut Enver Hoxha, forcat destruktive kryen një kundra miting, goditën me gurë dhe armë zjarri forcat e rendit…”/ Zbulohen raportet sekrete të 20 shkurtit ’91, për Tiranën e rrethet

“Kur gjatë një bisede në librari, u diskutua nëse mund të quhej intelektual një njeri, vetëm pse kishte arsimin e lartë, Alizoti e kundërshtoi dhe u tha…”/ Dëshmia e djalit të librarit të famshëm të Gjirokastrës

“Por kur u ktheva nga Bashkimi Sovjetik dhe pashë fushën e Pish -Poros, nuk më pëlqeu, krahasuar me aerodromet ushtarake të Bashkimit Sovjetik”, – kujton Mani. Gjatë përfundimeve, në fund të inspektimit, ai kritikoi gjendjen e bazës, duke u thënë drejtuesve, se regjimenti duhet të largohej nga ky aerodrom. Në këtë situatë të vështirë, kur ndihma nga Bashkimi Sovjetik u bllokua tërësisht, Këshilli i Mbrojtjes vuri detyrë të shikohej mundësia e ndërtimit të aeroporteve të rinj.

Për këtë u krijua një grup pune prej 4 vetash, ku bënin pjesë: Niko Hoxha, komandant i regjimentit të aviacionit, Lavdosh Dulaj, inxhinier dhe specialist i xhenios, Njazi Mani, specialist për ndërtimin e aerodromeve dhe piloti Peço Polena. Detyra e prerë e ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku, ishte: “Duam aerodrome në Jug dhe Veri të vendit”.

“Fillimisht vajtëm në Gjadër, – vijon Mani, – piketuam vendin, aty kishte terren të përshtatshëm edhe për mbrojtjen nga armët e dëmtimit në masë. Ndërsa në Shkodër ishte një aerodrom që nga koha e Zogut. E pamë, por, për mendimin tim, kishte parametra të kufizuar, ulja mund të bëhej vetëm nga një drejtim”. – “Duam më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë”, – thanë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ekipi shkoi në Pukë, por aty nuk gjeti vend të përshtatshëm. – “Në Mirditë gjetëm një vend të mirë, rreth 1100 metra mbi nivelin e detit. Por aty, për shkak të ajrit të rrallë, pakësoheshin mundësitë e frenimit të avionëve dhe, fare pranë Kurbneshit ndodhej një humnerë, që e ndërlikonte problemin”, – thotë specialisti.

Kërkimet vijuan më tej në Tropojë, Kukës dhe Peshkopi, por pa ndonjë rezultat. Puna për projektimin e aerodromeve, sipas Manit, pas këtyre kërkimeve u zhvendos në Jug. Në Cërrik u gjend një vend i mirë me gjatësi 3000 metra dhe gjerësi më shumë se 100 metra. Kishte hapësirë edhe për shtrirjen e teknikës. Por ishte larg kufirit me fqinjin e Jugut.

“Avionët që mund të bazoheshin aty, mund të shkonin për të kryer detyra me një ngritje deri në Follorinë, jo më larg”, – shton Mani. Ekspedita shkoi në Korçë, ku ishte aerodromi i vjetër, rreth 800 metra, por i shkurtër, për kërkesat e aviacionit luftarak.

Ndërsa në Lumalas të këtij rrethi, u gjet një vend i mirë, me përmasat që duheshin: 3 mijë me 100 metra. Në Gjirokastër ndodhej një aerodrom i vjetër, që nga mbretërimi i Zogut, i cili mund të zgjerohej edhe 300 metra, por gjithsesi nuk mund të përshtatej për të gjithë tipat. Kurse në Vlorë, ishin dy aerodrome, një në Ujë të Ftohtë dhe tjetri në Nartë, ky i fundit doli më i përshtatshëm.

“Deshëm një në Kavajë, por vendi që gjetëm pranë Shkëmbit të Kavajës, kishte përmasa të kufizuara dhe dëmtonte shumë tokë buke, rreth 40 hektarë”, – shton Mani. Pas këtij inspektimi të gjatë, u përpilua raporti për udhëheqjen dhe më pas doli urdhri për të ndërtuar aerodromet e Cërrikut, Lumalasit dhe Gjadrit. Ky i fundit u ndërtua sipas standardeve ndërkombëtare për aeroportet ushtarake dhe në përshtatshmëri me teknikën moderne të kohës.

Një vendstrehim fantastik, ku mund të sigurohen nga goditjet e aviacionit armik, rreth 40 avionë. Ndërsa Lumalasi dhe Cërriku, u ndërtuan si aerodrome fushore. Në të dy këto aeroporte, është vendosur disa herë regjimenti i Kuçovës për stërvitje. Në vitet e mëvonshme, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën, qeveria nuk pati fonde për të vazhduar ndërtimin dhe modernizimin e aerodromeve. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kryetar i trupit gjykues në gjyqin tonë, ishte Ll. Polena, me ca veshë si opingë, prokuror S. Kapllani, kurse antar, R. Nepravishta, një kapadai, që hiqej si intelektual, pasi ai...”/ Kujtimet e Uran Kalakullës

Next Post

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që...”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

Artikuj të ngjashëm

“Pas vendosjes së bustit të shokut Enver Hoxha, forcat destruktive kryen një kundra miting, goditën me gurë dhe armë zjarri forcat e rendit…”/ Zbulohen raportet sekrete të 20 shkurtit ’91, për Tiranën e rrethet
Dossier

“Pas vendosjes së bustit të shokut Enver Hoxha, forcat destruktive kryen një kundra miting, goditën me gurë dhe armë zjarri forcat e rendit…”/ Zbulohen raportet sekrete të 20 shkurtit ’91, për Tiranën e rrethet

February 20, 2026
“Kur gjatë një bisede në librari, u diskutua nëse mund të quhej intelektual një njeri, vetëm pse kishte arsimin e lartë, Alizoti e kundërshtoi dhe u tha…”/ Dëshmia e djalit të librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Kur gjatë një bisede në librari, u diskutua nëse mund të quhej intelektual një njeri, vetëm pse kishte arsimin e lartë, Alizoti e kundërshtoi dhe u tha…”/ Dëshmia e djalit të librarit të famshëm të Gjirokastrës

February 20, 2026
“Librar si Alizoti, nuk kisha parë në të gjithë vendin, kudo ku kisha shëtitur, nga Jugu në Veri, ai kishte lexuar të gjitha librat dhe….”/ Dëshmia e rrallë e ish-redaktorit të “Hosteni”-t
Dossier

“Kur shoqja e kursit i tha Alizotit; pse je munduar, Ibrahimi është i shkëlqyer, ai iu përgjigj; kam frikë se mplekeset me ndonjë si puna jote…”/ Historia e panjohur me studentët Inxhinierisë së Ndërtimit

February 20, 2026
“Xhaviti tha se sikur Stalini të thoshte diçka kundër Enverit dhe Mehmetit, këta nuk do t’i zinin 24 orët, kurse në Jugosllavi…”/ Raporti i Sigurimit për nënkryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit
Dossier

“Kur ushtarakët e pakënaqur nga që nuk u mbrojt dot monumenti i Enverit, e thirrën Ramiz Alinë në Ministrinë e Brendshme, ai iu përgjigj se…”/ Kujtimet e ish-studentit të Lëvizjes së Dhjetorit, Mujë Buçpapaj

February 18, 2026
“Xhaviti i tha Xhafer Vokshit se shtëpia e Aqifit dhe e të atit të Haxhi Lleshit, e kanë ngrënë me çdo qeveri, prandaj nuk kanë qenë kurrë patriot, por…”/ Përgjimet e “Vigjëlentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Grupi i shoqnuem prej Kolë Jakovës dhe që kryesohej prej Nako Spirut, ‘vizituen’ edhe Bibliotekën e Muzeun e At Shtjefën Gjeçovit, ku Kola kërkoi unazën e…”/ Dëshmia e rrallë e At Zef Pllumit

February 18, 2026
“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit
Dossier

“Kur vajta në shtëpi dhe tepër i mërzitur i tregova mamasë, se Alizoti më tha se; në Francë edhe fshatari më i humbur e flet shqipen më mirë se ty, ajo më…”/ Dëshmia e rrallë e djalit të Telo Mezinit

February 19, 2026
Next Post
“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që…”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

“Ky është një krim i vogël, në raport me ato në Shqipëri, por është nga më të shëmtuarit, është hakmarrje ndaj grave që...”/ Kur Kadare denonconte barbarizmin e regjimit komunist, ndaj grave të huaja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme