• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 25, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit

“Në Zejmen, ku na dërguan pas revoltës, na torturuan barbarisht. Pasi na bënë nga një kryq në kokë, me makinën e qethjes, polici Anton L., më futi këpucën në gojë, e më tha…”! / Dëshmia e të dënuarit të Qafë-Barit
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
“Të dënuarit u nxitën nga element armiq të betuar, si Dalip Zhabolli dhe Hajredin Fratari, bir krimineli dhe sabotator, të cilët…”/ Zbulohet dokumenti i “Revoltës së Qafë-Barit”, 22 maj 1984   
“Kryetari i Degës së Brendshme Pukë, urdhëroi që vend-roja nr.1, të përdorte armën, ndaj të dënuarve, M. Leka, K. Gjordeni dhe T. Ndoja, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Revoltës së Qafë-Barit, 22 maj ‘84
“Më arrestuan për ‘Kartën e të Drejtave të Njeriut’ që kisha në shtëpi, se më spiunoj, burri kushërirës së parë, bashkëpunëtor i Sigurimit dhe…”/ Dëshmia e rrallë e profesorit të matematikës nga Korça
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit

Nga Skënder Tufa

Pjesa e pestë

Memorie.al / Pas amnistisë së vitit ‘82 dhe pas vrasjes së Rexhep Gecit, gjendja u rëndua më shumë në burgun e Spaçit, ku policia nisi të shtrëngojë masat e regjimit të brendshëm me oraret, radhët e ushqimit e zgjatjen e kohës së pritjes në tarracë për apel. Në fund-janarin e vitit ‘83, na njoftojnë se një pjesë e burgut të Spaçit, do të transferohej. Ishte hapur një burg i ri pranë malit Munellë të Pukës, që quhej Qafë-Bari dhe duheshin krahë pune, për shfrytëzim. Punëtorët e fortë dhe problematikët, u futën në listën që do të nisej për në minierën e Pukës. Transferimi i rreth 200 të burgosurve, ishte mundim i madh për ta, pasi duhej të bëheshin dorëzimet e batanijeve, çarçafëve, dyshekëve dhe enëve, si; tas, lugë e pagure, duhej të merrje sendet e tua personale nga depot e, t’i bëje gati për kontroll.

Më 22 maj 1984, aty ndodhi një ngjarje me rëndësi historike, (Revolta e Qafë-Barit), e cila mendoj se duhet të përcillet me dëshmitë e drejtpërdrejta të pjesëmarrësve në të, për ta sjellë atë sa më të plotë e, më pranë reales. Duke i mbledhur copat e fakteve të shprehura nga protagonistët, mundë të krijohet një vizion më i plotë, që do t’i ngjante restaurimit të një mozaiku.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

“Ministria e Brendshme, kishte të dhëna se në kampin e Qafë-Barit, po përgatitej një arratisje masive dhe ajo e inskenoj vetë ngjarjen e 22 majit ’84, pasi…”/ Refleksionet e ish-protagonistëve kryesorë të revoltës

                                                           Vijon nga numri kaluar

NUREDIN SKRAPARI

Zylyftar Ramizi, me megafon kërkoj që këta të dorëzoheshin dhe kërkoj dikë për negocim. I pari shkoj Sokol Sokoli e, kishin rënë dakord në besë të burrave. Këta u dorëzuan se nuk kishin ç‘të bënin. Unë jam i bindur, se edhe këta do ta ngrinin flamurin por, nuk patën kohë, se nuk i lanë, tërë kohën ishin nën tension.

Policia është sjellë shumë ashpër me ta, bishti i lopatës ishte i butë. Me bishta kazme i rrihnin, i rrëzonin në tokë e, i masakronin. Më pas i kanë hedhur si thasët në makinë. Siç morëm vesh më pas, gjyqi i tyre është bërë, siç nuk kishte ndodhur asnjëherë tjetër, për 6-10 ditë, e Sokol Sokoli me Tom Ndojën, u dënuan me pushkatim.

NDUE KOLA

Më pas dihet, shteti të shtyp. Burgu i rrethu me disa kordonë si ushtarë, policë, sampistë dhe pushkatarët e lirë. Të ardhurit nga Tirana premtuan se nuk do të prekej njeri me dorë, – me besë burrash! Po ku është parë ndonjëherë që të kenë besë komunistët?! Na kishin fut të gjithë nëpër dhoma dhe kush të dëgjonte emrin, duhej të zbriste poshtë.

M’ua më kane thirr të pestin. Sapo dola te cepi mensës, me hipin në shpinë disa trupa të mëdhenj, me lidhën duart mbrapa e, deri te dhomat e takimit, një korridor me sampista të përcillte me grushte e shqelma, më fusin në një dhomë ku bëheshim pesë veta, po ashtu mbushën edhe dy dhomat e tjera që shërbenin për takime.

Mbaj mënd se me m’u ishin; Lazër Shkëmbi, Nikoll Prenga, Kolë Shkëmbi dhe Tom Ndoja. Mbasi i prunë të gjithë personat që ishin në listë, policët e veshur me të zeza, që kishin ardhur nga Tirana, u futën nëpër dhomat ku ishim ne dhe kanë bërë një të rrafme çnjerëzore. Të rinj, të shëndetshëm si kuaj, ata qëllonin pa mëshirë me bishta kazmash, me dru sobe, me shqelma. Iknin një palë e, vinin të tjerët.

Dhoma u kthye në “thertore”, në dysheme, nëpër mure vetëm gjak. Nuk e di si kemi dalë gjallë prej duarve të tyre?! Mbasi na rrahën për disa orë, rreth orës 15 – 16.00, kur po vinte turni i parë nga puna, na nxjerrin zvarrë në oborr, na lënë pak ashtu të larë në gjak, për të na parë shokët tanë që kishin qenë në galeri e, më pas na lidhin dhe na hedhin si thasë në dy makina të mëdha ushtarake, të mbuluara me mushama. Edhe përgjatë rrugës, policët sampista që na shoqëronin na binin me dru dhe na shqelmonin me ato këpucët me gozhda, nga poshtë. Kudo vetëm gjak, klithje dhe ulërima, sharje, ofendime, deri sa mbërritëm në Pukë.

Kur zbritëm na priste një korridor policësh me hunj në duar, të cilët na binin duke na shtyrë se ne nuk kishim më fuqi, as me qëndru në këmbë, në birucë na kanë lidh prap dy nga dy. Të gjithë ishin si të vdekur, por mua më kishte ikur shpatulla e majtë dhe qafa më një anë e, kisha gjak të zi, deri në fund të këmbëve. Mbas 3-4 ditësh më kanë marrë ne hetuesi, më pyesnin se; “kush e organizoi revoltën, pse kundërshtuat policinë”?!

Pastaj më ka bërë hetuesi Gavrosh Andoni, për dy ditë e, mbas tij më ka marrë hetues Ylber Shehu, ky më pyeste: – “Kush ju ka rrah? Si ndodhi ngjarja”? Në birucat e Pukës, polici Ndue Qymyri, më ka rrahur në banjo, se refuzova ta pi çajin pa sheqer. Hysen Tabaku dhe Lazër Shkëmbi më kanë larë gjakun e, me kanë futur në dhomë, se Kolq Shkëmbi ishte i sëmurë e nuk ndihmonte dot.

Dega e Pukës kaloj në dispozicion të Hetuesisë Speciale të Tiranës. Unë isha te 12 të burgosurit që nuk u dënova. Në datën 5 ose 6 (se kujtoj mirë), vijnë tre auto-burgje, në të parin hipën Tom Ndojën me Sokl Sokolin, në dy të tjerat na hipin ne që na dërguan në burgun e Zejmenit, ku përsëri do të na torturonin mizorisht. Na futën në dy dhoma të birucave dhe na lëshohen duke na rrahur në mënyrë çnjerëzore!

Edhe këtu, një palë dilnin e, një palë hynin, të rrahura me seanca. Kur mbaruan rrafjen, polic Anton Lapi, na ka bërë në kokë nga një kryq me makinë qethëse, ndërsa mua më ka fut këpucën në gojë, duke më thënë: – “He mor Ndue Kola, si do të na e merrje pushtetin”?.

Haxhi Baxhinovski me Llazi Koçin, i kanë thënë atij: – “Këto kryqe që po na i bën ne tashti në kokë, shumë shpejt do të bëhen Kisha e Xhamija”. Menjëherë kanë fillu prap, duke na rrahur. Unë isha më i pafuqishmi dhe Edmond Mustafarai, ju thotë: “Mos i bini atij, se është i sëmurë, po hajde më qëlloni mua”. Nuk na dhanë as bukë e as ujë.

Tellalli i burgut, një ordiner me emrin Idriz Derbishina, pruni një tas me ujë. Patëm temperaturë dhe ethe, por asnjeri nuk pyeti për ne. Te nesërmen në ora 9 të mëngjesit, 11 veta nga ne që ishin dënuar, i dërgojnë me auto-burg në Burrel, ne 11 të tjerët, na dërgojnë në Spaç

HAXHI BAXHINOVSKI

Sapo dola te shkallët, më kapën prej krahësh, më vunë hekurat e nuk më prekën këmbët në tokë. Na ndanë në grupe te tre dhomat e takimit. Aty kishte drunj të trashë zjarri, kërcunj. Sokol Progri më thotë; – “T’i fusim poshtë krevatit, që mos t’i shohin”. – Un i them; – “Futi sa të duash ti, ata prap do t’i gjejnë, se për këtë punë i kanë pru këtu”!.

Janë futur në dhomë mbi njëzet veta, të gjithë si kuajt e, na janë lëshuar me grushte, me shqelma, me bishta lopate e bishta kazme dhe me drutë e zjarrit. Nuk e di por, më katilë nuk ma merr mëndja se mundë të ketë në këtë botë. Nuk pyesnin se ku qëllonin, të tërbuar, bisha krejt, e bënë vendin si kasaphanë. Vetëm gjak, mua më thyen këmbën dhe krahun e ashtu siç isha, më binin prap.

Dhimbje që si kisha provu ndonjëherë në jetën time. Më ra të fikët, më hodhën ujë e prap më qëllonin me hunj. Nuk e ndjejsha më trupin. Dhe në gjyq na nxuarrën me barel, se nuk mund të ecja dot vetë në këmbë. S‘e di se sa ka zgjatë ajo masakër, po mua m’është dukur sa një jetë. Shpirti qenka i fortë dhe nuk dilka kollaj!

Për disa orë na lanë si kufoma, askush nuk mund të fliste, po dhe nuk guxonte se ata ishin gati. Na lanë ashtu deri sa erdhi turni i parë. I kthyen të gjithë të burgosurit me fytyrë nga ne, që të shihnin si na kishin katandis. Na hodhën si thasë në karrocerinë e IFËS, për të futur terror e, ne na dënuan për terrorizëm, dënim i cili edhe pse ka ardhur demokracia, nuk na është hequr ende?!

Na kanë bërë hetuesi të dhunshme, kërkonin të flisnim se; si do të merrnim pushtetin, si do të arratiseshim? Nuk e di pse u ndryshua por, ata donin të bënin dy grupe, se e kishin metodë pune gjithmonë, krijonin “Grupin perëndimor” dhe “Grupin lindor”, për këtë ishin arrestuar 24 veta. 12 për çdo grup. Përfundimisht na dënojnë vetëm 12 veta, me akuzën “për organizatë kundërrevolucionare, me qëllim rrëzimin dhe marrjen e pushtetit popullor”!!

Se si do t‘ua u merrnim ne pushtetin këtyre, që nuk kishim as bishta luge, këtë nuk e di! Me këto akuza të kota, pushkatuan Tomën e Sokolin. Me Tomën kam qenë në një birucë. “Në këtë birucë kam qen i lidhur kok e këmbë, kur më dënuan me vdekje vite më parë”, – më thotë Toma. Ne raportin e Ministrisë së Brendshme, thuhet se; në rebelimin e Qaf-Barit, janë implikuar 38 persona, prej të cilëve 24 janë marrë atë ditë.

Personat e listës së parë, arrestuar me datën 22 maj 1984, janë:

Sokol Sokoli, Sokol Progni, Tom Ndoja, Lush Bushgjoka, Haxhi Baxhinovski, Vllasi Koçi, Kostandin Gjordeni, Bajram Vuthi, Martin Leka, Lazër Shkëmbi, Hysen Tabaku, Ndue Pisha, Petrit Moriseni, Agim Karameta, Ramazan Spahiu, Nikolle Prenga, Kolë Shkambi, Ndue Kola, Edmond Mustafaraj, Ded Martini, Xhemal Tota, Ded Nimani, Mark Ndoci, Martin Pjetri,

12 të fundit na qartësojnë se personat që duhej të ndëshkoheshin ishin të piketuar, pasi ata nuk dënohen me të tjerët. Këtë arsyetim e plotëson edhe mosndëshkimi i Ndrek Nikollit i cili, së bashku me Ndue Pishën, kundërshtuan daljen në punë. Me një procedurë të përshpejtuar dhe me dënime të parapërgatitura, me 3 qershor 1984, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, e ka mbyllur këtë çështje, duke dhënë dënimet si më poshtë:

-Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim; – Sokol Progni, me 25 vjet burg; Vllasi Koçi me 25 vjet burg; – Martin Leka me 16 vjet burg; – Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg; – Bajram Vuthi, me 15 vjet burg; – Ndue Pisha me 25 vjet burg; – Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg; – Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg; -Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg – Hysen Tabaku me 11 vjet burg.

Ra heshtje varri mbasi u muarën 24 të parët, të cilët pas masakrimit janë hedhur si thasë në karrocerinë e makinës, ankthi i terrorit ishte futur tek çdo i burgosur i cili, në çdo çast mund të behej preh në kthetrat e xhelatëve. Brenda ambienteve të burgut, kishte dy herë më shumë efektivë me Forca Speciale e policë, se sa të burgosur! Na lanë disa orë ashtu të ulur. Policë të shumtë rrotulloheshin si korbat rreth të dënuarve. Ankesa më e vogël të kushtonte shtrenjtë. Më pas filluan veprimet në mensë, po kujt mund t’i kalonte kafshata, mendonim për ata që ikën, i morën si thasë e, s’dihej ku i hidhnin?!

KËPUCËT

Çfarëdo e papritur mund ta priste secilin prej nesh, kalonim me sytë poshtë si të mundurit, nga hordhitë që të shkonin në shpatë Në mbrëmje shkojmë për të fjetur. Unë flija tek “Maunja” në krahun majtas kur hyje, shtrati im mund t ishte i dhjeti nga dera, më binte mbas Mihal Shtetos, një Nartjot shumë i mirë e studioz.

Duke menduar se mund të na vinte radha, Ahmeti, Fatmiri dhe unë, nxuarrëm nga trastat tona teshat e pastra dhe u ndërruam, për çfarëdo që të na ndodhte, të ishim me veshje të pastra. Më kujtohen luftëtarët që mbanin qefinin rreth qeleshes. Unë mora edhe këpucët. Ato kishin një histori më vete. Për herë të parë kisha mundur të bëja një palë këpucë me porosi dhe munda t’i vishnja dy a tre herë, dhe kur më arrestuan i kisha të veshura.

Me to hyra në biruce, me to dola në “Kaush” (vend grumbullimi i të dënuarve nga të gjitha rrethet, prej aty ndaheshin në kampe-burgjet që i kishin caktuar), e me to shkova në Spaç. Aty nuk lejoheshin, prandaj i futa në traste e vesha opinga me gomë makine. Kur bëhet amnistia e 82-shit, përpara se të dilnin ata që do të liroheshin, ja shoh të veshura Goles, këpucarit të burgut. Sapo ja pashë në këmbë, i njoha, nuk e di por më ishte fiksuar se me ato kisha bërë rrugën drejt burgut e, me ato do të dilja prej atje. – “Ku i ke marrë këto këpucë”? i them i nervozuar.

Ai u pre e më tha: – “Kam bërë shumë burg e, do të lirohem, prandaj mi le, se të paguaj”. – “Jo – , i thash- ti nuk mi ke kërkuar, por i ke marrë te trasta dhe një njeri që hap trastën e tjetrit, ti e din mirë se çfarë është, prandaj tani në depo e më jep këpucët”. Kur na pa depoxhiu, Haxhi Muka i tha; -“Po pse i veshe kaq shpejt ti, nuk prisje dhe një çik”?! Binim rreth miqësie me të, prandaj nuk e zgjata, po i mora e i futa prap tek vendi i tyre. I kishte rregulluar, se ato të reja ishin, por qenë punuar me thumba druri e nga lagështia, ishin hapur. Mjeshtri i kishte bërë si për vete.

Kur u bë revolta dhe ne u ngjitëm tek fusha lartë, filluan të gjithë të vishen mirë e trashë, me qëllim që edhe të mbroheshim disi nga druri. Në darkë kur ishim në shtrat, vjen tek dera e kapanonit polic Fiqiri Çakalli me Abaz Bërhanin dhe shikojnë nga shtrati im. Te nesërmen në mëngjes, këpucët nuk ishin më! Vesha një palë shapka dhe dola nxitim me të tjerët.

ARRESTIMET E DITËS SË DYTË

Gjendja e rëndë vazhdoj në ambientet e brendshme të burgut. Policët e shumtë bënë shërbim mbi një javë brenda këtyre ambienteve, duke i mbuluar ato me hijen e terrorit shtetëror. Ditën e dyte datë 23 maj 1984, u bënë arrestimet dhe trajtimet shtazarake mbi grupin e dytë, i cili përbëhej nga 14 të burgosur, ja lista emërore sipas raporteve të Ministrisë së Brendshme: Dalip  Zhabolli, Drago Vujosheviç, Sadri Sokoli, Nuredin Skrapari, Anastas Dhami, Roland Tole, Sali Gaca, Ilirjan Manushi, Hajredin Fratari, Lulash Bushgjoka, Xhemal Mustafraj, Veiz Ceci, Agron Hoxha, Çajup Bejko.

NUREDIN SKRAPARI

Pasi kishin marrë “rrënjët” e kishin lënë “degët”, të nesërmen na morën e na ulën në sheshin para mensës. Mbaj mend një operativ të Ministrisë së Brendshme, emri nuk më kujtohet (Lekë Ymeri), i cili me një listë të gjatë në dorë, filloj të thërrasë emrat. I pari në listë ishte Dalip Zhabolli, ish-oficer i lartë, komandant i Korpusit të Matit, i dënuar nga gjyqi ushtarak me 25 vjet burg, i vunë “byzylyqet” para nesh. I dyti u thirr Dr. Drago Vujosheviç, malazez, kishte qenë mjek në Gjirokastër dhe atij i vunë “byzylyqet”.

Kishte edhe djalin të burgosur politik në Spaç. I treti u thirr Sadri Sokoli. Ky ishte nipi i Sadik Bekteshit, gjeneral i Luftës. Mbasi e burgosin, i fusin edhe nipin në burg. Sadriu kishte qenë drejtori i MEKS-it (ndërmarrje ushtarake e prodhimit të municioneve) dhe kishte studiuar në Bashkimin Sovjetik. I katërti ishte emri im. Pa u ngritur në këmbë, m’u sulën nja tre -katër policë, se unë isha pak më i bëshëm se të tjerët, më vunë “byzylyqet” edhe mua. Na futën në dhomat e takimit. Andej fillojë rrahja.

Tek unë erdhi Zylyftar Ramizi e më thotë: – “Ti je Nuredin Skrapari”? – I thashë se: “nuk paskan gabuar ata që të paskan thënë”.

– “E dini kush është ky?  Ky ka thyer portretin e udhëheqësit të madh e të lavdishëm të Partisë tonë, bjerini”, – tha. Ishin nja njëzet policë, njeri më ra me bisht lopate, po unë pata të veshur një peliçe burgu dhe nuk e ndjeva shumë. – “Jo more inxhinierit me bisht lopate, – tha dikush, – por me bisht kazme”. Pa e zgjatur, njeri më ra me bisht kazme në sup e, ma theu kockën, dhimbja ishte e madhe, ata më kërcyen të tërë me grushte, shqelma e hunj. Më vunë në kolaps, pa tension.

Më goditën edhe nja nëntë herë e, thanë; “lere, se macja ka shtatë shpirtra, ky paska njëmbëdhjetë”!  Më hodhën ujë. Sikur u qetësova nga ajo dhimbje e jashtëzakonshme prej ujit. Pastaj na dërguan në birucë e të nesërmen, na dërguan për në kampin e Zejmenit. Unë isha më i rënduari, shokët më ndihmuan. Për fat atje ka qenë dhe një inxhinier i naftës, Teki Biçoku, akademik, i cili ndërhyri e me çuan në spital, në reaminacion, ku më kanë dhënë rreth njëzet kg. glukozë. Më ka kuruar mjeku Ramazan Xhaja, të cilin e kam takuar edhe mbasi dola nga burgu.

Kur shkova në Zejmen, mora vesh se Tom Ndojën e Sokol Sokolin, i kishin pushkatuar, ndërsa Sadri Sokoli kishte vdekur rrugës, siç më tha Dr. Drago, e kishin provokuar policët, ky kishte reaguar, e kishin goditur te “bulbi rakildjam” (mbas koke) dhe ky kishte vjellur të bardhë e, kur kishte shkuar në Pukë në qeli, kishte vdekur. Sandri (siç e thërrisnin), është varrosur në një kënd përball burgut, ku ndodheshin edhe të burgosur të tjerë që kishin humbur jetën në këtë burg. Kështu u mbyll kjo revoltë, me gjak e hekur. Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“As Besim Zekthi, mjeshtri i madh i kombit, që ka realizuar sa e sa maja koreografike, s’mundi ta ‘kopjojë’ dot stilin e veçantë të artistit kurveleshas, pasi...”! / Historia e panjohur e legjendës Alush Milori

Artikuj të ngjashëm

“Në kampin e Spaçit, kushtet nuk ndryshonin shumë, vepronte rregullorja e Repsit, po ato mizori kriminale, madje më të tmerrshme, po ato ushtarë të armatosur, që thirrjen; ‘ndal se do të qëlloj’, e…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gjatë 22 vite në burgje, kam parë tmerre me vetëvrasje, po si dibranin Maliq Skuka në kampin e Rubikut, që u mbulua me batanije e, me thonj nxori sytë e tij…”! / Tmerret e diktaturës së Enver Hoxhës

June 24, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Ministria e Brendshme, kishte të dhëna se në kampin e Qafë-Barit, po përgatitej një arratisje masive dhe ajo e inskenoj vetë ngjarjen e 22 majit ’84, pasi…”/ Refleksionet e ish-protagonistëve kryesorë të revoltës

June 23, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Dossier

“Në qelitë e Durrësit, më sollën një hetues të ri, nënkolonel Irakli Kocani, një ‘gorrillë’ që më merrte në pyetje pas mesit të natës dhe me një dërrasë që mbante mbi tavolinë…”/ Dëshmia e Uran Kalakullës

June 24, 2025
“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë
Dossier

“Ditën që shpërtheu revolta, oficer i rojes ishte një matjan, Asllan Kurti, ai e qëlloj Kosta Gjordenin, pasi…”/ Ana e panjohur e revoltës Qafë-Barit, sipas organizatorëve kryesorë të saj, ish-të burgosurve politikë

June 22, 2025
“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Kur s’pranova ta firmosja akt-akuzën, nënkryetari i Degës së Brendshme të Durrësit, Kapllan Sako, u ngrit të më godiste me grusht në fytyrë, por…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

June 22, 2025
“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit
Dossier

“Kur Kosta Gjordeni i plagosur bërtiste; ‘më qëllun komunistat, kriminelat, të dënuarit H. Tabaku, L. Shkëmbi e N. Skrapari afrohen, por breshëria e armëve…”/ Kujtimet e ish-të burgosurve të Qafë-Barit

June 21, 2025

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme