• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, June 20, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik

“Kur shkova në Spaç dhe mu shfaq Fatosi, ashtu i qethur zero, me ato rrobat e shëmtuara të burgut, u ngashëreva dhe isha gati të shpërtheja në lot, por ai më tha…”/ Kujtimet e Liri Lubonjës
Me kokë të qethur në qeli pak minuta pas arrestimit….! Zbulohet foto e rrallë e Visar Zhitit
Telat Agolli
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
“Po t’i bënim një skaner ‘mbretërimit’ të komandantëve të kampe-burgjeve, Çelo Arrëza, ‘guri i kandarit, do epej me siguri nga negativja, gjë për të cilën e vlerësoi Partia, kurse Haxhi Gora…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
“Pas reagimit të shkrimtarit, komisari Shahin Skura na u hakërrye: ‘Ç’a me i ba Partisë dhe shokut Enver, pa ta tregoj unë të drejtën universale! Ju ballistët, s’meritoni asnjë të drejtë, pasi….”! Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

Nga Visar Zhiti

Memorie.al / Më së fundi, Estrada e burgut do të jepte shfaqjen e vet të re në sallën e mensës, që sakaqherë u mbush me të burgosur. Ndonëse një pjesë e mirë nuk pranonin të vinin. (S’ishte me detyrim, si leximi i veprave të Enver Hoxhës.) Ndienin jo vetëm talljen, një cinizëm tejet të poshtër, që ia bënim vetvetes, natyrisht me dhunë, por dhe neveri, gati fizike. Si s’kanë turp ata që kërkojnë nga ne humor, dhe këta që pranojnë ta bëjnë?!…

​I dëgjoja që bënin prova, s’di se ku, në ç’depo, kapja ndonjë tingull a copëz kënge a britmë, por s’arrija ta besoja. Pale, edhe mua më kishin thirrur, vetë përgjegjësi i riedukimit, i burgosur si unë, për të marrë pjesë. – “Shkollë të lartë ke, bir aktori je dhe sikur ke dashur të studioje për teatër. Të pëlqente skena. Nga puna e rëndë nën tokë shkëputesh, kur ka prova”. – “Jo, thashë. E pamundur”.

Më dukej sikur më hapnin një plagë të hershme, ma lëviznin thikën, duke u shqyer gazit. Ajo ëndërr, më e bukura e jetës, në mënyrë të përçudnuar, kërkonte të realizohej së prapthi tani, në burg, në kundër-jetë. Jo, jo! Poshtërim… nuk doja ta gjykoja atë që pranonte. Përveç detyrimit, mund të bëhej dhe nga mërzia, ose nga një dëshirë mbeturinë. Ja ashtu siç mbajnë kurorën e brirëve, nga dreri i vrarë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Duke parë rrezikshmërinë shoqërore të të dënuarit, jemi të mendimit, të mos i akordohet falja e kërkuar…”! Zbulohet letra e Manol Konomit, për pushkatimin e Koci Xoxes, 11 qershor 1949

“Dyshimet e mija se kush nga pjesëtarët e grupit të Tiranës apo Durrësit, na dekonspiroi te Sigurimi i Shtetit, që na arrestuan të gjithëve dhe…”! / Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

​Kreu i mensës do të shërbente si skenë, prandaj qenë zhvendosur që aty stolat e drunjtë dhe nja dy tryeza qenë ngritur lart, vertikalisht, si kuinta. Sporteli i ushqimit në mur qe hapur, skenografi? Kuzhinieri kishte dalë përgjysmë për këndej, kishte rol a për të ndjekur shfaqjen, s’kuptohej. Në çdo qoshe të sallës, rrinin në këmbë kapterë shërbimi. Në radhën e parë qenë ulur ushtarakët e lartë, vetë komandanti, komisari, operativi, oficeri i rojës dhe…!

​U ndien duartrokitje, sikur shqepeshin dërrasa. Pra, shfaqja filloi. Doli në atë farë skene i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist. A thua prandaj e kishin burgosur, u duhej për estradën? Ai, me uniformë burgu, por të larë, dhe me këpucë të mëdha ushtari të lyera, i trishtuar dhe i emocionuar ndryshe… duartrokitje prapë… të sinqerta… e donin atë njeri… talent i shkëlqyer, tani punonte me lopatë nën tokë.

​- “Bashkëvuajtës të dashur, – tha me zërin e mësuar skenave, por tejet të huaj, si një dëborë prej letre karamelesh të helmuara, – zotërinj të Komandës! Reparti 303 i Riedukimit Spaç, jep sot për ju…”! – Zëri m’u duk sikur sapo kishte qarë… dikur…!

​Në skenë doli kori. 5-6 të burgosur, tmerrësisht seriozë. Të dobët, s’rrinin dot drejt dhe ngjanin me një rresht të shtrembër shkurresh. Në anë të tyre, njëri me fizarmonikë. Po, po, fizarmonikë, prej vërteti. Gishtat e trashë, njëri i lidhur me fashë, endeshin mbi tastierën e bardhë dhe të zezë, sikur të qenë renditur gishta të tjerë të prerë. Kitarë! Kitara e Vaçes?

Ajo të jetë? E nxorën? Kush po i bie? Këngë partizane. Po e këndonin robërit e tyre. Marsh. Refreni. Vaçen e kritikonin pse këndonte më mirë këngët spanjolle se këto. Më i moshuari i korit, e kishte kënduar këtë këngë malit, gjatë luftës, si partizan. Tani si i burgosur…! Po u shihja gojët. Mungesë dhëmbësh o dhëmbë të nxirë, si me tym beteje…!

​Leja qe dhënë, të burgosurit edhe mund të qeshnin. U përtallën dhe gjumashët: pse kanë ardhur në burg, për të fjetur, ë? Hotel është këtu? Qeshi rreshti i parë i spektatorëve. U kritikuan ata që i marrin gazetat jo për t’i lexuar, por për të pasur letër… e ata i duan për t’i djegur, kur bëjnë kafe ose, ziejnë makarona. Një poezi e gjysmë, duhet për një filxhan kafe.

Makaronat duan një roman, që vijon një gjysmë viti, nga njëri numër gazete në tjetrin. E po burgu i gjatë është. E pse të mërzitemi? Qeshi prapë rreshti i parë. Ata që interpretuan, ishin spiunë të shpallur. Kurse për 100 cigare të dredhura, a mjafton apo nuk mjafton faqja e problematikës shoqërore të gazetave? Kjo është çështje. Ky skeç ka mbetur nga Frederik Rreshpja, ai e shkroi. S’ka asnjë lajm pas lirimit të tij. E kanë futur prapë thonë…!

​​- “E zeza estradë”! – se kush pëshpëriti. Nuk e ktheva kokën… Doli në skenë mjeshtri i cirkut, Telat Agolli. Trupmadh sa një ciklop. Është “Artist i Popullit”,- dëgjova zëra, titullin ia kanë hequr. – “Po çdo të bëjë, pse është aq i hutuar më shumë se ariu i tij, dikur në cirk”?

– “Shih, shih, po bën numra shpejtësie. Qenka prestigjator. Kur ditka të bëjë sehir, ja, e zhduku një shami me gjithë vezë, pse s’i huton policët, t’ua marrë revolet e, t’ia mbathë”?! – “Është Artist i Popullit, s’i lejohet”.

​Pastaj u thirr në skenë ai, i famshmi për rënien e defit, që kishte lënë nam në Turqi, kishte zënë vendin e parë në një konkurs ballkanik e, kudo ku kishte shkuar Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe i Valleve Popullore, mburreshin me të, Xhevat Lishiiii.

Salla heshti e kreshpëruar. Sepse mjeshtri kryeulur shihte defin, thellë, pa lëvizur, sikur të kishte ndër duar një gropë, brengë a hall, me lëkurë të rrjepur, të tendosur. Të burgosurit duartrokitën sërish, për t’i dhënë kurajë artistit të tyre, qetësi… tani shikoni… edhe ju… të rreshtit të parë…!

​Krimi juaj këtu është dyfish krim. Është dënuar njeriu dhe talenti i tij. Shikoni mrekullinë!… Mjeshtri i defit hodhi sytë nga salla. Urimin mynxyrshëm e kishte marrë. Çfarë priste, leje nga komanda? Jo, frymëzimin, i duhej gjendja… s’e ka kollaj këtu… Bam-bam-bam! – shungulloi defi dhe heshti. Siç duket lajmëroi praninë e vetvetes, të gjëmimit. Pastaj një drithërimë, që kaloi nga lëkura e defit, në lëkurët tona.

Gishti i madh e përshkoi dy herë atë elips brenge e hareje, si një tabaka e ardhur nga orienti…! Pastaj artisti me majat e gishtave të të dy duarve, po derdhte trokëllima, trak-trak-trak, hap zonjash, taka vallesh, u bënë më të forta, vrape dhish në një pllajë, troke kuajsh. Ja, përmbysja e një hëne të drunjtë, lemeri ujqish në dëborë. Të burgosurit po duartrokisnin, duke mbajtur ritmin bashkë me defin. Pastaj qetësi, defi dridhte zilet e yjeve të veta.

​Duke qenë në anë, u ngrita në këmbë për të parë më mirë, i mbështetur pas murit. Mjeshtri kishte përhumbur i çmendur nën ritet e veta pagane. Pashë se edhe salla qe hipnotizuar. Mahnitëse. Kurrë s’kisha parë një gjendje kështu: sy të çakërdisur, të zbutur më tej, të qeshur, të ngrirë, të mëdhenj, sy prej shiu, prej dheu, prej vdekjeje. Një galaktikë robërie po shkëputej nga mallkimi i vet. Gojë të hapura, gjysmë të hapura, pa dhëmbë, të kyçura, rrudha që vijonin nga njëri ballë në tjetrin, të pjerrët si rreziku.

Fytyra e një populli të burgosur, e shtangur nga buçima… e një defi. Jo, ishte më shumë. Loja e fatit. Defi u hodh përpjetë, ra mbi kokën e gjeniut, kumbuan së bashku, prapë u hodh, e prisnin duart si një dhuratë nga Zoti, rrëshqiste defi nëpër krahë, kalonte poshtë këmbëve, i binte mjeshtri me këmbë, u shtri, i ra defi nga lart, meteorit, femër, lumturi dhe gjëmë.

Defi – duf njerëzor. Pusho të dëgjojmë. Dhembje, qetësi…! Tak-tak! Trokitje në derë. Fort. Hape… jemi policia…. ushtonte defi, protestë, akuzë, betejë, rrapëllimë, plagomë, trokëllimë prangash, shpërthime portash.

Ra e madhja, burgu u hap. Ja, turma të burgosurish po dilnin, ngadalë, me druajtje. Breshërima e mitralozit dhe duartrokitje të stuhishme, stuhi mbi pemë, pemë s’kishte, kufoma…! Def pas pushkatimit, regëtima e fundit e zemrave…! Po si mbahet ky njeri në burg? Bravo! Të lumtë! U dëgjuan zëra dhe ofshama. Një plak doli nga salla i përlotur.

Pas tronditjes ra një nemitje e përgjithshme, e mjegullt. Ndërsa iknin të gjithë, unë e dija, të burgosurit mezi do t’i zinte gjumi, do të përpëliteshin shumë. Të gjithë do të kenë maraz të tregojnë një histori dashurie e, s’do të ketë asnjë sherr.

​Gjeniu i defit, Lishi, rrinte si fajtor i kënaqur. – “Na prit lart, te dyert e birucave”, – i tha komisari. “Pse? Ç’bëri ai, defit i ra, me leje…”?! Memorie.al

​(Pjesë nga burgologjia “Rrugët e ferrit”, botimet “Omsca-1” Tiranë 2012).

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Dyshimet e mija se kush nga pjesëtarët e grupit të Tiranës apo Durrësit, na dekonspiroi te Sigurimi i Shtetit, që na arrestuan të gjithëve dhe...”! / Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

Next Post

“Duke parë rrezikshmërinë shoqërore të të dënuarit, jemi të mendimit, të mos i akordohet falja e kërkuar...”! Zbulohet letra e Manol Konomit, për pushkatimin e Koci Xoxes, 11 qershor 1949

Artikuj të ngjashëm

Fotot e panjohura / Si festohej 1 Maji gjatë periudhës së komunizmit: Nga udhëheqja që përshëndet klasën punëtore e cila “parakalon e lumtur”, te imitimet e “armiqëve”, si Mehdi Frashëri, Qazim Mulleti, etj.
Dossier

“Duke parë rrezikshmërinë shoqërore të të dënuarit, jemi të mendimit, të mos i akordohet falja e kërkuar…”! Zbulohet letra e Manol Konomit, për pushkatimin e Koci Xoxes, 11 qershor 1949

June 19, 2025
“Materialet e dërguara nga ju, u studjuan nga zv.ministri Feçor Shehu, i cili miratoi asgjesimin e dokumentëve për antarët dhe kandidatët e partisë, si Ismail Kadare dhe…”! / Dokumenti sekret i janarit 1979
Dossier

“Dyshimet e mija se kush nga pjesëtarët e grupit të Tiranës apo Durrësit, na dekonspiroi te Sigurimi i Shtetit, që na arrestuan të gjithëve dhe…”! / Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

June 19, 2025
“Poshtërimi dhe tortura ishin kënaqësitë më të mëdha që ndjenin toger Hakiu, aspirant Syrjai, kapterët Selfo, Tomi, Ismaili, etj., ndaj të internuarve në Tepelenë…”! / Dëshmitë dhimbshme të Eugjen Merlikës
Dossier

“Nga të dhënat që kemi në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohenit në Vlorë dhe Zhak Vitulit në Tiranë,..”/ Dokumentet e Sigurimit për survejimin e 237 izraelitëve, që ndodheshin në Shqipëri

June 19, 2025
“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

June 18, 2025
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

June 17, 2025
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina
Dossier

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

June 16, 2025
Next Post
Fotot e panjohura / Si festohej 1 Maji gjatë periudhës së komunizmit: Nga udhëheqja që përshëndet klasën punëtore e cila “parakalon e lumtur”, te imitimet e “armiqëve”, si Mehdi Frashëri, Qazim Mulleti, etj.

“Duke parë rrezikshmërinë shoqërore të të dënuarit, jemi të mendimit, të mos i akordohet falja e kërkuar...”! Zbulohet letra e Manol Konomit, për pushkatimin e Koci Xoxes, 11 qershor 1949

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme