• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 19, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Nga të dhënat që kemi në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohenit në Vlorë dhe Zhak Vitulit në Tiranë,..”/ Dokumentet e Sigurimit për survejimin e 237 izraelitëve, që ndodheshin në Shqipëri

“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
Raporti i Sigurimit: “Leka Meksi, thotë se; Enver Hoxha ka rrjedhur, kurse Dhurata shton; udhëheqësi është budallallepsur dhe për pesë vjet, do i vrasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret, i 19 tetorit 1982
Memorie.al
Letra për Enverin: “Në Drejtorinë e Sigurimit të Udhëheqjes, është ish-oficeri i shoqërimit të Mehmetit, që disa herë ka shkuar në shtëpinë e tij me…”/ Raporti ‘Tepër sekret’
Dëshmia e rrallë: “Kur vetë gjermanët shpëtonin hebrenjtë në Shqipni në vjetin 1944, duke i…”/ Historia e panjohtun e djaloshit shkodran, Ludovik Deda, ish-ushtarak i tyne
“Si i arrestuam grupet ‘Gargarelët’, ‘Sirena e fitores’ dhe ‘Fafajc’, me 50 anëtarë, që hidhnin trakte në Lezhë, Vlorë, Durrës, Tiranë…”/Dokumenti sekret i ’74-ës

Nga Ilir Vata

Memorie.al / Shqipëria është një nga vetmet vende të pushtuara nga nazizmi, që priti dhe strehoi hebrenj e përndjekur nga gjenocidi nazist, por ende pa u shuar era e luftës mes tymit dhe flakëve, lindi një regjim tjetër despotikë në Shqipëri. Nga 2000 izraelit që u strehuan në Shqipëri, pjesa më e madhe u larguan në shtete të tjera dhe në vendin e tyre pas luftës, por sipas statistikave zyrtare, mbetën në vendin tonë dhe deri në vitet 1960, ishin 237 izraelitë. Sipas dokumenteve të gjendura dosjet e ish – Sigurimit të Shteti, rezulton se izraelitët që qëndruan në Shqipëri, ikën nga ferri dhe ranë sërish në ferr.  Regjimi komunist në Shqipëri, nisi zhveshje e qytetarëve dhe të huajve që ishin në vendin tonë t’i zhvishte nga çdo e drejtë, e drejt politike, liria e fjalës, e drejta e pronës, pra nisi shtetëzimin duke e realizuar me forca shtrënguese policinë politikë, Sigurimin e Shtetit, pre e së cilës ranë edhe hebrenjtë që mbetën në Shqipëri.

Dritë mbi këtë të vërtetë të hidhur, hedh dosja e gjendur në arkivin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit. Në kuadër të kurimit të së shkuarës, AIDSSH ka vënë në dispozicion të studiueseve, dosjen e fshehtë të Sigurimit të Shtetit, për 237 izraelitët, që mbetën në Shqipëri dhe përjetuan regjimin diktatorial, si dhe vetë shqiptarët. Persekutimi, përndjekja, syrvejimi, detyrimi për bashkëpunim, përgjimi i izraelitëve në Shqipëri, ishte fokus i veçantë i regjimit të kohës dhe që realizohem nëpërmjet Sigurimit të Shtetit.

Metodat që ndiqte Sigurimi i Shteti ishin praktika të zakonshme, si dhe për të tjerë të huaj në Shqipëri, apo vetë shqiptarët dhe qëllimi ishte zbulimi i armiqve të pushteti brenda tyre dhe dyshimi i bashkëpunimit të tyre më agjent të huaj. Dosja e de-klasifikuar, që gjendet në arkivin e Autoriteti të Dosjeve, nuk ka të dhëna për ekzekutimin e hebrenjve, vetëm një raste shënohet kur është burgosur një izraelite, që të dhënat janë të pamjaftueshme për identiteti apo ku vuajti dënimin. Nëse jetoi apo vdiq në burg?! Dosja e thurur nga ish -Sigurimi i Shtetit, që mbanë numrin 270/2, është titulluar; “Relacion mbi izraelitët, çifut, që ndodhen me banim në vendin tonë”. Në dosje shënohet afati i ruajtjes, që dedikohet i përkohshëm dhe mban datën 19.08.1960, në dosjen e parë janë 6 fletë dhe që ka mbaruar në datën 19.8. 1960, e që përkon me numrin rendor 79.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

Në vitin 1954, rezulton se në vendin tonë, banonin 237 izraelitë

Regjimi komunist, ishte kujdesur t’i shpërndante izraelitët në disa rrethe të vendit, kryesisht në ato rrethe ku Sigurimi i Shteti kishte kontroll më të rreptë. Po ashtu, kishte përpunuar të gjitha të dhënat e ardhjes së izraelitëve në Shqipëri, vendin e origjinës dhe identitetet e tyre. Në faqen e relacionit që mbanë firmën e Sigurimit të Shtetit mbi izraelitët, çifutët në Shqipëri, thuhet se; “nga studimi që u bë materialeve sipas evidentimeve të viti 1954, rezulton se në vendin tonë banojnë 237 izraelit të përqendruar në rrethet Vlorë, 140, Tiranë 83, Sarandë 5, Gjirokastër 4, Shkodër 4, Peshkopi 1. Nga shuma e personave, 68 vetë kanë ardhur nga vende të tjera, të ndara si, Nga Greqia 59 vetë, Jugosllavi 3, Çekosllovakia 3, Austria 2, Rumania 1 në total 68”.

Po ashtu në dosjen e Sigurimit të Shtetit në ngarkim të izraelitëve në Shqipëri, rezulton se çifutë kanë patur nënshtetësi, greke 47 persona, jugosllave 5, dhe të tjerët kanë pas marrë shtetësinë shqiptare. Sipas informacionit të dosjes së Sigurimit të Shtetit, thuhet se të pandehurit janë marrë më tregti dhe si rezultat, mbas çlirimit kanë paguar tatim fitimin, janë shtetëzuar pasurit e ndryshme, po kështu kanë pasur dhe shtetëzim të pasurive të luajtshme. Një tjetër vëmendje e Sigurimit të Shteti të regjimit komunist, ishte edhe profesioni si dhe mendimi politik i tyre, lidhje brenda dhe jashtë vendit, bisedat mes tyre, aktiviteti i ditës.

Në dosje, jepet informacion mbi punë e tyre, ku thuhet se nga viti 1954-‘55, 37 persona merreshin me punë të ndryshme shtetërore, të tjerët zanatçi, 5 kanë qenë në kurse, për pjesën tjetër nuk dihet me çfarë janë marrë. Në dosje jepet informacion se; nga viti 1950 dhe deri tash (periudha e viteve ‘50-të) nuk dihet se të ketë pasur të arrestuar. Duke iu referuar kohës së dokumenteve, të vitit 1950, thuhet se nga radha e këtij kontingjenti, pra e hebrenjve, janë 6 persona në përputhje me 2/B dhe 2 B.P. nga radhët e kësaj mase. Po ashtu në informacion thuhet se; martesat midis krushqisë, i bëjnë mes njëri-tjetrit, kurse me shqiptarët, ka pothuajse pak fare raste. Gjatë okupacionit gjerman, ky kontingjent është ndjekur këmba këmbës, me qëllim shfarosjen, kështu dhe këta izraelit që ndodhen në Shqipëri, kanë lëvizur nëpër shtete të Ballkanit, Greqi dhe Jugosllavi.

Gjithashtu, në dosje shënohet dhe qëndrimi politik i tyre. “Nga të dhënat që kemi pasur në atë kohë në organet tona, kjo masë izraelitësh, nën kryesinë e Isak Kohanit në Vlorë dhe Zhak Vitulit në Tiranë, në vjeshtë 1950, kanë kërkuar të njihen si sekt fetar më vete, më vonë kanë kërkuar formalitete për t’u riatdhesuar dhe i kanë kërkuar qeverisë tonë dhe i kanë dërguar 127 formularë riatdhesimi, legatës së Izraelit në Jugosllavi”. Një tjetër shqetësimi i Sigurimit të Shtetit, ishte lidhja e izraelitëve me Amerikën dhe një nga shënjestrat ishte Komiteti i Përbashkët Amerikan, për çështjet e Shpërndarjes, Seksioni Janinë me qendër në Paris.

Në dosjen e Sigurimit të Shtetit, thuhet se; “në vitin 1952, me anë të korrespondencës kanë rënë në kontakt me legatën e Izraelit në Moskë dhe kanë kërkuar riatdhesimin e tyre. Kështu i kanë shkruar ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit për riatdhesim dhe këtë kopje ua kanë dërguar dhe miqve të tyre jashtë shtetit, për riatdhesim”. Në vijim të informacionit përsa i përket riatdhesimit, në dosjen e Sigurimit të Shtetit, thuhet se; “në vitin 1952, bien në kontakt me korrespondent me shoqërinë amerikane, Xhoint, Komiteti i Përbashkët Amerikan për çështjet e Shpërndarjes, Seksioni Janinë me qendër në Paris. Nga ky, kanë marrë materiale fetare, ndihmë ushqimore etj. Për të gjithë këto, ata kanë zhvilluar korrespondencë të rregullt dhe kanë falënderuar, kanë kërkuar ndihmë për riatdhesim dhe gjendjen e keqe ekonomike”.

Shqetësimi i Sigurimit të Shtetit, ishte për lidhjen e disa izraelit kishin rënë në kontakt me një oficer të marinarë bullgar. Në shtator 1952, Dega e Punëve të Brendshme në Vlorë ka pasur të dhëna se disa izraelit kishin rënë në kontakt me një oficer dhe marinarë bullgar të cilin, këta të fundit udhëtonin me vapor Bullgari-Izrael. Kapiteni dhe marinsi bullgar, u kanë bërë vizita në shtëpitë e tyre në Vlorë, kurse izraelitë u kanë dhënë rekomandime me letra për njerëzit e tyre në Izrael dhe Palestinë.

Disa izraelit me banim në Vlorë, “spiunia” amerikane e arrestuar në vitin 1950

Në dosjen e Sigurimit të Shtetit, nuk ka shpjegime të tjera kush ishte gruaja e arrestuar e akuzuar si spiune amerikane, ku u burgos dhe çfarë ndodhi me ta?! “Nga procesi i spiunes amerikane, e arrestuar në vitin 1950, ka dalë se, në vitin 1948, disa persona izraelit me banim në Vlorë, emrat nuk dihen kanë bërë një mbledhje antipushtet të drejtuar nga agjentë të Perëndimit, ku në këtë mbledhje është diskutuar situata politike veprimtaria e të arratisurve, krimineleve të luftës dhe u janë dhënë prej saj udhëzime të ndryshme”.

“Disa izraelitë në Tiranë, kanë bërë mbledhje në familjen X”

“Prej këtij kontingjenti, ka patur dhe parulla të ndryshme në lidhje me gjendjen ekonomike të vendit tonë dhe parulla e komente të tjera”. Në dosje shkruhet se; “sipas të dhënave Isak Koheni në Vlorë, ka bërë mbledhje me elementë të tjerë izraelit, por nuk dihet se çfarë është biseduar. Po kështu, kanë bërë mbledhje dhe disa izraelit në Tiranë dhe kanë bërë mbledhje në familjen X”. Përveç detajeve të tjera në dosjen e izraelitëve të ndërtuar nga ish-Sigurimi i Shtetit, thuhet se; “nga një e dhënë e Drejtorisë së Zbulimit, më datë 23/3/1953, rezulton se, Organizata Sioniste N’Austri në vitin 1952, ka organizuar në masë përgatitjen e pasaportave të huaja falso, për riatdhesimin e çifutëve nga vende Demokratike Popullore në Izrael”.

“Të gjejnë dhe të vizitojë varrin e një revolucionari izraelit”

Në vijim të survejimit të izraelitëve, në dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit, thuhet se; “prej datës 17/7/1955, deri në datën 28/7/’55, i ngarkuari më punë i Izraelit në Bullgari, i quajtur X, me kërkesën e tij dhe me aprovimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, vizitojnë vendin tonë. Me ardhjen këtu, ai pretendon të shtrojë tri çështje të qëllimit të vizitës së tij. Të gjejnë dhe të vizitojë varrin e një revolucionari izraelit me emrin X, të bisedojë për shkëmbime tregtare me vendin tonë dhe interesohej për riatdhesimin e izraelitëve”.

Po ashtu, Sigurimi i Shteti vijon me informacionin duke thënë; “për çështjen e varrimit X, kishte sjellë një libër të vjetër, ku bëhej fjalë se tre shekuj më parë, qe internuar në Turqi një person me këtë emër dhe kishte vdekur në një vend afër Beratit. Për këtë, izraeliti i shoqëruar nga X, shkon në malin Shëndëlli të Beratit, ka biseduar me popullin për këtë çështje, por nuk mundi të marr të dhëna, por në takim që ka bërë në Kryegjyshatën e Teqes se atyshme, mësuam se ishte një varr afër teqes, për të cilët bektashinjtë kishin qenë një grup turqish të internuar dhe kryetari i së cilëve, ishte një person i ardhur nga Palesitina i cili ishte varrosur me nderim nga populli. Përsa i përket shkëmbimit tregtarë në vendin tonë, ka marrë takim me X dhe në emër të vendit tonë, i ka paraqitur prodhimet tona për eksport në Izrael”.

“Diplomati ka bërë agjitacion e propaganda, për jetën izraelitëve”

Sigurimi i Shtetit përgjonte dhe mbante nën mbikëqyrje dhe diplomatë dhe zyrtarë të lartë që vinin në Shqipëri dhe kishin kontakt me izraelitët. “Për riatdhesimin e izraelitëve që ndodhen në vendin tonë, ka biseduar Zv. Ministri i Punëve të Jashtme, Vaili Nathanili, por siç janë shtruar çështjet, nuk dihet. Gjatë qëndrimit në vendin tonë, kanë vizituar Kombinatin Tekstil, “Stalin”, “Nako Spiro”, rafinerinë e naftës në Cërrik, Fermën e Sukthit, Kooperativën Maminas, Muzeun e Luftës Nacional-Çlirimtare, Muzeun Etnografik, Shkencave, Kinostudion, Bibliotekën Kombëtarë, kanë vizituar Durrësin, Elbasanin dhe Krujën”.

Në dosje, thuhet se; “gjatë vizitës në Tiranë kanë marrë takim me diplomatë francezë, italianë dhe Jugosllavë. Më datën 20/7/1955, përfaqësuesi i izraelit që erdhi nga Bullgaria, kërkoj të merrte takim dhe me familjen Vituli, izraelit që banonte në Tiranë, si familje shumë e vjetër izraelite”. Takimi u bë në hotel “Dajti” dhe sipas Sigurimit të Shteti, i është kërkuar mbi gjendjen e izraelitëve në Tiranë, dhe rrethanat si trajtohen nga qeveria. Gjithashtu i ngarkuari me punë i Izraelit në Bullgari, e ka pyetur Zhakun, nëse izraelitët kanë qenë farë e fis me Isralil, a ka ndër ta që janë martuar me shqiptarë ose anasjelltas. Në të njëjtën kohë ky diplomat, ka bërë agjitacion e propagandë për jetën izraelite”.

Një herë “X”, porsa ndahej nga diplomati që kishte ardhur në vendin tonë shkon në takime dhe me izraelitë e tjerë që banojnë në Tiranë, bëjnë një mbledhje me 10 vetë, ku shtojnë edhe çështje ndërmjet Zhakut dhe diplomatit izraelit. Në dosje thuhet se; “që nga viti 1955 dhe deri më sot, për këtë kontingjent nuk është punuar fare. Organet tona si në qendër dhe në periferi, nuk kanë evidentime të sakta mbi numrin e kësaj mase, vendet ku janë përqendruar, nëse ka ndër ta të arratisur, burgosur dhe riatdhesuar. Duke mos pasur evidencë të sakët, nuk dihet për aktivitetin armiqësor që mund të zhvillohet aktualisht”. Në fund të dosjes, sugjerohet që; “të evidentohen dhe të hetohen, sepse sipas tyre, duke qenë se hebrenjtë lëvizin nga një shtet ne tjetrin, mund të ketë ndër ta agjentë të zbulimit kapitalist”, dhe propozojnë evidentimin e tyre, shkruan në fund të dokumenti Shefi i Sektorit 3-të, Kap. I-rë, H. Vila.

Në dosjen e Sigurimit të Shtetit, gjendet dhe fashikulli i çifutëve në Tiranë!

Në klasifikimin e të dhënave, thuhet se; “Zh.V., ka qenë në burg, ku materiale të arshivuara në dega 4, aktualisht nuk ka asgjë”. Po ashtu, jepen të dhëna për një person që është J.R.J, ku jepen detaje, Datë, 1922, “lindur në Vlorë, teknikumet e bashkuar, X. Është kontingjent ka qenë dënuar si armik, i prekur nga reforma e pushteti popullor”. Një tjetër emër është B.B., i cili ka bërë korrespodencë me njerëzit në Izrael, por që i është ndaluar korrespondenca”. Po ashtu një tjetër emër me inicialet, K.J. dhe H.V., i cili është regjistruar si kontingjent sepse ka patur vëllain në burg. Pastaj shënohet lista e çifutëve. E.D, 1916, SH., 1928, R.SH., 1930, S.M., 1927, N.K., 1909, E.I., 1895, E.R., 1924, N.E., 1926, Z.K., 1919, J.S., 1908, K.B., 1883, A.B., 1895, R.A., Jakuel, 1915, S.I., 1926, I.O., 1907, V.R., 1929”.

Po ashtu, në një raport të datës 18.8 1970, jepet një raport për izraelitët në Shqipëri, sipas të dhënave, mendimit politik, shoqëror dhe aktivitetin e tyre. Jepen të dhëna për izraelitin Ilia Matathia, dentist në Kombinat, që ka dy fëmijë, e shoqja punon në kooperativën “Migjeni”, “djali D.R. Zino Matathi, kirurg në Berat dhe djali i vogël në NSHRAK Tiranë, njeri me indiferencë politike. Robert Zhvarc, i martuar më një grua të krishterë, ka punuar në turizëm, tani nuk dihet ku punon dhe çfarë qëndrimi mban”.

“Një emër tjetër është Avram Mimiko, Cami që punon në N.I.SH., Mjete Mësimore, ndërsa i vëllai, revizor në Ministrinë e Bujqësisë, gruaja në Institutin e Folklorit, mban qëndrim të mirë. Cef Jakoel, i martuar me motrën e Dr. Koleka, me dy fëmijë, punon në Drejtorinë e Farmacisë në Ministrinë e Bujqësisë. Ai njihet si llafazan, për qëndrimin e tij politik nuk dimë gjë. Loni Jakoel i martuar, motra, ZH.V., punon në organet e Tregtisë, Komiteti Ekzekutiv, ka njerëz në Greqi dhe në Amerikë”.

Zbulimi Amerikan që kërkon të diskreditojë vendin tonë

Gjithashtu në një raport që mbanë Nr.3162, datë 5.7.1970, në lidhje me gjendjen e të hollave, thuhet se janë dërguar letra dhe dollarë nga Amerika, dhe ata mendojnë se kësaj dore është Zbulimi Amerikan që kërkon të diskreditojë vendin tonë. Sipas, Sigurimit Shtetit, këto para përdoren për të kompromentuar izraelitët në Shqipëri dhe për t’i përdor si kontingjent për t’i shfrytëzuar për interesa të tyre. Po ashtu në një shkresë dërguar Ministrisë së Brendshme nga Sigurimi i Shtetit, jepen të dhëna për izraelitët në Tiranë, që përkojnë me 33 persona, dy prej tyre kontingjent.

Në një shkresë të Sigurimit të Shtetit, nxjerrë nga shënimet që ka sjellë Dega e Vlorës dhe ajo Punëve të Brendshme Sarandë, me shkresën Nr. 1806 data 8.10. 1971, thuhet se; “gjatë bisedës me Kristo Zervën në datë 20/8/1969, ndër të tjera na thanë se kishte biseduar me Pavllo Dushanin, zëvendës-teknik në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zekino Matathan, shef i llogarisë në NBSH, Sukth, të cilët ndër të tjera i thanë, Zakini u interesua shumë për kufirin grek, duke pyetur për brezin e afërt të kufirit”.

Po ashtu, në raportin e Sigurimit të Shtetit, jepen sugjerime për kontrollin e tyre dhe nënshkruhet nga Kadri Ismailati. Në një tjetër shënim të datës 30.8.1968, në një shkresë të Degës së Punëve të Brendshme Fier, thuhet se; “kohët e fundit nga ana e kësaj Dege është arrestuar ZH.V. çifut, familja dhe të afërmit banojnë në Tiranë. Po ashtu, jepen informacione për vëllain që banon në Tiranë, me iniciale H.V., që punonte në NTSHA, motra me iniciale R.J., dhe burri i saj Leon Jakuel me punë në NTSHUS Tiranë, motra tjetër I.ZH., martuar me “X”, rrobaqepëse dhe që kërkonin masa kontrolli ne drejtim të tre”. Shkresa nënshkruhej nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Muço Saliu dhe informacioni jepej nga punëtori operativ, Fuat Pushaj.

Në një shkresë të arkivit të dosjeve, thuhet se; “Drejtori i Punëve të Brendshme, Dashamir Bime, ka zbardhur një vendim ku thuhet se fashikullit të çifutëve me banim në Tiranë, është hapur në vitin 1970, ku thuhet janë verifikuar dhe kanë pasur lidhje të dyshimta jashtë shtetit në disa raporte, “Energjiku”, “Rini e lagjes”, të vitit 1972, që nga ajo kohe. Nisur nga më sipër në bazë të rregullores së evidencë operative Nr. 81-41 datë 2.5.1985, vendosi që arshiva e çifutëve në Tiranë, të arkivohet për vlera studimore”, firmosur nga Z.V., kryetari Degës së K. Zbulimit, Gëzim Bejko.

Një tjetër dosje e viti 1961, që mban datën 5 dhjetor, ka të dhëna për çifutët në Shqipëri. Në një shkresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, dega e parë, seksioni i tretë, thuhet se; “nga studimet e bëra dhe analizimi i materialeve, rezulton se deri në vitin 1955, ka një numër prej 237 personash. Duke u bazuar në këto materiale, ekspozohet një veprimtari armiqësore nga radhët e këtij kontingjenti dhe këto element kanë shëtitur në shumë shtete, si para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku nga radhët e tyre mund të jenë rekrutuar agjent nga zbulimet amerikane, me qëllim që të krijimin dhe të vendosnin evidence.

Sipas raportit nga në të gjithë vendin tonë ndodhen 92 izraelit, duke përjashtuar, Tiranë dhe Durrësin. Në Vlorë 78 persona, nga këta 3 në përpunim. Në Shkodër 6 vetë. Në Sarandë, 1. Gjirokastër 5, Fier dhe Krujë 1 person. Përsa i përket veprimtarisë armiqësore, rezulton se është në kuadrin e agjitacion e propagandë, po ashtu në raport, Shefi i Seksionit, Kapiten i Parë, Hariz Hila, jep dhe porosit e vëzhgimit dhe monitorimit të aktivitet të hebrenjve në Shqipëri.

Sigurimi i Shteti ka hartuar edhe një dosje që mban Nr. 166/3, datë 25/3/1955. “Reparti 3011 jep informacion mbi Organizatën e Sionistike n’Austri në vjeshtë të vitit 1952, e cila shprehet se ka organizuar në masë përgatitje e pasaportave të huaja falso për emigrantët e çifutëve nga vendet e Demokracisë Popullore në Izrael. Po ashtu informohet se pasaporta jepen ilegalisht dhe me një çmim 3 mijë dollarë. Këto pasaporta të huaja falso, përgatiten sipas modelit të të pasaportës që nga viti 1952 konsullata Çekosllovake, i ka dhënë një çifuti çekosllovak që jeton në Rumani, emri nuk i dihet”…etj., shkresa mbanë emrin e e Komandanti të Reparti 2001. N/Kolonel Zoi Themeli, më datë 23/3/1955.

Në vijim të hartimit të dosjeve të çifutëve në Shqipëri, gjendet një tjetër proces-verbal i të dhënave të izraelitëve në vendin tonë. Informacioni vjen nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dega Dytë, që është e klasifikuar si tepër sekret dhe mban datën 7/6/1955. Në relacion thuhet se; “Izraelitët në vendin tonë kanë ardhur para dhe pas okupacionit dhe janë përqendruar në Vlorë, Durrës dhe Tiranë. Deri në vitin 1954, nga materialet e kohës rezultonin të ishin 237 çifut, nga këta në Vlorë, 140, Tiranë 83, Gjirokastër 9, Shkodër 4, Dibër 1. Po ashtu ka statistika për ardhjen e çifutëve në Shqipëri si nga Greqia 59 vetë, Jugosllavia 3, Çekosllovakia 3, Australia 2, Rumania 1”.

Metodat e Sigurimit të Shtetit, për t’i përdorur izraelitët

Metodat e Sigurimit të Shtetit, ishin në fillim ofruese që të bënin mes izraelitëve bashkëpunëtorët e tyre dhe kishte disa raste të këtij bashkëpunimi. Më pas ishin metodat përndjekëse, kërcënuese, ndëshkuese dhe në fund izolimi, rrahja dhe format e torturat, preh e së cilës ranë edhe izraelitët e fundi që i mbijetuan nazizmit. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një...”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

Next Post

“Shtatë burra nga Lajthiza e Oroshit, nuk e lëshuan Dedë Gjo Lulin, në vitin 1915, kur ai u rrethua nga forcat pushtuese serbe, por u vranë bashkë me të...”/ Reportazhi i publicistit të njohur nga Mirdita

Artikuj të ngjashëm

“I dënuemi me burgim të përjetëshëm, që ban një delikt tjetër, ndëshkohet me një mbyllje vazhduese të re në qelië, për një kohë nga gjashtë muej, deri në…”/  Ç’farë parashikonte Kodi Penal i vitit 1928?
Dossier

“Ndryshe nga rregullat që kishim vendosur në grupin tonë, unë pranova të takohesha me Pjetër Arbnorin, që na e solli Tanush Kaso, por ai ishte dhe me një…”/ Kujtimet e ish-kreut të “Grupit Social-Demokrat”

June 18, 2025
“Refat Karamani, zv/komandant batalioni, toger, 5 muaj përgjegjësi në Brigadën VII-të Mbrojtjes së Popullit, s’ka shkollë, është nga Kurveleshi…”/ Lista me 70 emrat e komandantëve dhe komisarëve, në ’45-ën
Dossier

“Ne shqiptarët habitemi se si në Shqipëri, nuk u bë kurrë një gjyq serioz dhe i vërtetë ndaj komunizmit, ndaj enverizmit, përveçse…”?! / Refleksionet e ish-të dënuarit që vuajti 22 vite burg politik

June 17, 2025
“Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit në Prishtinë, ku u ulëm në tokë dhe ata filluan të…”/ Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina
Dossier

“Gazetari serb Mifi L., publikoi dëshmi mbi djegin e kufomave të shqiptarëve në shkritoren e aluminit të Surdulicës, por edhe të tjera në Serbi e Kosovë, ku…”/ Libri i politikanit të njohur, që akuzon Serbinë.

June 16, 2025
“Ganimete Avni Fratari (Gjilani), e datlindjes 1907, lindur në Kosovë të Jugosllavisë, me banim në Tiranë, shtresë e pasur, e ëma e Hajredinit…”/ Vendimi i Komisionit Internim-Dëbimeve, viti 1967
Dossier

“Lenini i internuar në Siberi nga Cari, me gruan dilte për gjah me çifte dhe qentë e gjuetisë, Qemal Stafa u la nga Mbreti Zog te varrimi vëllait, kurse mua më vdiqën…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit, me 22 vite burg  

June 16, 2025
“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora
Dossier

“Kur sekretari partisë më tha; Pse shkon në qytet, shokët e tu, po korrin grurin në aksion, ku i thërret partia dhe shoku Enver, ti bredh, ata luftojnë në Veitnam’, unë…”/ Refleksionet e shkrimtarit nga Vlora

June 16, 2025
“Kur mbi trupin e saj ranë breshëritë e para të skuadrës së pushkatimit, Ramize Ggjebrea, tha…”/ Dëshmitë e panjohura për ekzekutimin e partizanes, të akuzuar për “dashuri të ndaluar”…!
Dossier

“Sjelljet e partizanëve nga Shqipëria në Kosovë, janë brutale, merren pleq peng, tue i shtrëngue, ja të bien djemtë, ja nuk i lëshojnë, kërkohet ushqim me imponim, mishra dhe…”! / Historia e panjohur e “Luftës Antifshatiste”

June 15, 2025
Next Post
“Shtatë burra nga Lajthiza e Oroshit, nuk e lëshuan Dedë Gjo Lulin, në vitin 1915, kur ai u rrethua nga forcat pushtuese serbe, por u vranë bashkë me të…”/ Reportazhi i publicistit të njohur nga Mirdita

“Shtatë burra nga Lajthiza e Oroshit, nuk e lëshuan Dedë Gjo Lulin, në vitin 1915, kur ai u rrethua nga forcat pushtuese serbe, por u vranë bashkë me të...”/ Reportazhi i publicistit të njohur nga Mirdita

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme