• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur   
“Pse u lejua kryeartikulli i Xhevahir Spahiut në ‘Zëri i Popullit’ pasi shoku Enver tha…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, nga Komiteti Partisë i Mirditës
Mao Ce Duni: “Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur   
Mao Ce Duni: “Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967

Nga Artan Fuga

Pjesa e parë

Memorie.al / Nga historia e Shqipërisë. Lidhur me këtë çështje është e domosdoshme të dallohen qartë dy nivele të analizës. Domethënë të dallohet se çfarë vendi dhe çfarë funksionesh u jepeshin mediave nga ana e propagandës dhe çfarë funksionesh kanë pasur ato në të vërtetë. Nuk mund të thuhet në asnjë mënyrë që këto dy nivele, përputhen me njeri tjetrin, por nuk mund të pretendohet edhe as që nuk kanë pika të ndryshme të përbashkëta. Tjetër është ajo që thuhet në shtyp për median dhe gjithë jetën shoqërore të vendit, dhe tjetër se çfarë përfaqësonin në vetvete shtypi, media dhe jeta shoqërore e tij. 

Koncepti mbi funksionet e shtypit të shkruar dhe të mediave në përgjithësi shpesh trajtohet sikur ka mbetur i njejtë përgjatë gjithë periudhës 45 – vjeçare të shoqërisë totalitare në Shqipëri. Por në fakt, në formulimin që bëhet lidhur me detyrat e mediave, janë shprehur edhe nuanca të ndryshme, të herëpashershme, të cilat nuk mund të mos merren në konsideratë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Funksionet e mediave janë shprehur, në fakt, në dy forma të ndryshme. Edhe në formën e detyrave të përgjithshme, edhe në formën e detyrave të tyre konkrete. Forma e përgjithshme përfshin funksionet e shtypit dhe mediave në shoqëri pavarësisht se cilat janë karakteristikat e periudhës. Ajo ka të bëjë më tepër me funksionet e shtypit dhe të mediave, të cilat supozohen se mbesin të paluajtshme dhe të përhershme. Ndërsa, funksionet e veçanta shprehin detyrat e shtypit sipas objektivave konkrete të një periudhe të dhënë. Këto detyra të fundit mund të jenë prioritare në një periudhë të dhënë dhe mund të mos shtrohen më fare për një periudhë tjetër.

Funksionet e mediave, sikurse ato shprehen, konsiderohen si universale, pra për të gjithë llojet e shtypit, të botimeve, të mediave. Ndërkaq, për çdo gazetë ose revistë, për radion ose për televizionin, për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, apo për kinostudion “Shqipëria e Re”, përcaktohen edhe detyra specifike. Ja se si përcaktohen detyrat brenda sistemit të shtypit të shkruar në një dokument zyrtar të kohës, një vendim i Sekretariatit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Aty theksohet: “’Zëri i Popullit’ është organi kryesor i shtypit në vendin tonë që jep vijën e Partisë…! Gazeta ‘Bashkimi’ mund t’i kushtojë një kujdes më të madh pasqyrimit të jetës së organeve të shtetit, problemeve të fshatit, si edhe problemeve e aktivitetit në fushën e kulturës, arsimit dhe çështjeve sociale… Gazeta ‘Luftëtari’ duhet të trajtojë kryesisht problemet e përgatitjes luftarake të ushtrisë…! Gazeta ‘Puna’ duhet të trajtojë dhe të pasqyrojë kryesisht jetën dhe problemet e klasës punëtore…! Gazeta ‘Rinia’ duhet të trajtojë problemet që kanë të bëjnë me edukimin komunist të rinisë…”!

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ende nuk duket se ka pasur ndonjë formulim sintetik mbi funksionet e medias. Formulimet që jepen nuk janë fort të saktësuara e nuk përqendrohen rreth një boshti të vetëm. Sidoqoftë, bën përshtypje një shkrim, botuar pa firmën e autorit, nga më të rëndësishmit të botuar në atë kohë, lidhur me problemin në fjalë. Në këtë artikull të botuar në gazetën ‘Bashkimi’, me titull “Shtyp e kulturë në Shqipërinë e re”, theksohet se shtypi shqiptar i asaj kohe duhet të ishte “Shërbenjës i vërtetë i shoqërisë e i popullit shqiptar”, “Përfaqëson një unitet mejtimi, siç është fronti unik, front nacional – çlirimtar dhe del të mbrojë interesat e këtij uniteti popullor”.

Sikurse mund të dallohet jo me shumë vështirësi, shtypi dhe detyrat e tij përcaktohen në këtë periudhë, 1944 – 1948, në funksion të realizimit të objektivave “unike” të Frontit Demokratik. Ky i fundit, del si bashkim forcash politike dhe shoqërore, në solidaritetin e tyre të nënkuptuar. Në një farë mënyre, është një përpjekje për t’a menduar politikën e komunikimit masiv, në një mënyrë paksa më të gjerë sesa synimi për t’a vendosur shtypin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Partisë Komuniste. Detyrat e shtypit në këtë deklarim konsiderohen të lidhura me angazhimin për të ruajtur “unitetin e mendimit” dhe për t’u vendosur në “shërbim të popullit”, ku “populli”, kuptohet ende si një masë amorfe e pa-diferencuar në klasa dhe grupe të ndryshme shoqërore.

Pjesa e popullsisë që përjashtohet nga termi “popull”, është numerikisht e vogël. Në këtë kohë, jashtë konceptit “popull” mendohet se janë njerëzit që kanë bashkëpunuar me pushtuesit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më pas, ndërkohë që marrëdhëniet politike dhe ekonomike me jugosllavët e Titos, kanë zbritur në nivele shumë të ulëta, dhe ka nisur një afrim i përshpejtuar me Bashkimin Sovjetik të drejtuar nga Stalini, çka nis nga viti 1948, funksionet e shtypit përcaktohen ndryshe nga më parë, si në terminologji, ashtu edhe lidhur me praktikat e gazetarisë.

Shtypi nis të quhet “agjitator dhe propagandist kolektiv”, “organizator kolektiv”, etj. Ndërsa nga pikëpamja e përmbajtjes shtypi do të vihet në shërbim të veprimit dhe ndryshimit shoqëror mbi baza klasore dhe politike. Ai merr një detyrë të theksuar pragmatike dhe ideologjike. Nuk lidhet më me emrin dhe detyrat e Frontit Demokratik. Kjo organizatë, në formë dhe në përmbajtje nuk bëhet veçse një instrument i bindur i Partisë Komuniste. Vartësitë e shtypit dhe të mediave, tanimë, përcaktohen në lidhje me partinë.

Në një artikull të shkruar nga Bedri Spahiu, i rëndësishëm për të kuptuar çështjen që po trajtojmë, pra nga një autor që në atë kohë mbante një post kyç në hierarkinë partiake, Sekretar për Propagandën në Komitetin Qendror të Partisë, theksohet se shtypi “Do të bëhet përherë e më shumë një organizator kolektiv dhe edukator i masave në duart e Partisë dhe të Pushtetit Popullor”. Nuk ka kaluar veçse një vit, por përkufizimi i detyrave të shtypit paraqitet tanimë ndryshe. Nga Fronti Demokratik, vartësitë e tij kalojnë te Partia Komuniste.

Por, në këtë vit, sikurse e kemi theksuar, ka ndodhur një ndryshim i ndjeshëm. Shqipëria ishte shkëputur nga varësia e Jugosllavisë dhe kishte kaluar nën vartësinë staliniane. Modeli i shoqërisë politike, i shtetit, i reformave ekonomike, i modelit të luftës së klasave, pra edhe i komunikimit masiv, kishte marrë pamjen sovjetike. Vetë termi “Organizator kolektiv”, që i atribuohet si funksion shtypit dhe mediave të kohës, vjen literalisht nga fjalori leninist dhe stalinist.

Përcaktimi i mësipërm vazhdon të mbetet në fuqi deri në fillim të viteve ’60, ndërkohë që lidhjet me sovjetikët kanë nisur të zbehen si rezultat i divergjencave politike dhe ideologjike mes E. Hoxhës dhe N. Hrushovit, të cilat çuan deri në prishjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, e mbi të gjitha, u shoqëruan me dëbimin e forcave ushtarake sovjetike nga baza ushtarake shqiptare e Pashalimanit. Gjithsesi, edhe në vitin 1962, E. Hoxha e mban ende në përdorim terminologjinë e periudhës që po perëndonte.

Me rastin e 20 vjetorit të daljes së numrit të parë të ‘Zërit të Popullit’, ai iu drejtohet gazetarëve që punojnë atje, duke përdorur të njëjta formula ideologjike që kanë qenë në përdorim edhe më parë. Ai iu shkruan: “Komiteti Qendror është i bindur se edhe në të ardhmen, ‘Zëri i Popullit’, do të luftojë si një propagandist dhe organizator kolektiv për triumfin e vijës së Partisë”.  Ende janë në përdorim termat sovjetikë për shtypin, si; “organizator kolektiv”. E vërteta është se kjo gjuhë politike nuk është se nuk përdoret edhe më vonë, por gjithsesi, pas prishjes me sovjetikët, ajo nis të tingëllojë paksa më e zbehtë.

Nga viti 1960, nis periudha kur Shqipëria izolohet nga vendet e tjera të Lindjes Komuniste dhe në majë të piramidës politike totalitare, përpunohet ideja për të ecur në “shtigje të reja”. Sigurisht që brenda kësaj strategjie të ndryshuar, do të duhet të përpunohej edhe një terminologji e re në përcaktimin e funksioneve të shtypit dhe të mediave. Pas letrës së Enver Hoxhës drejtuar Konferencës së katërt të Bashkimit të Gazetarëve të Shqipërisë, përcaktimet që ai ka dhënë atje mbeten si zyrtare e më të përdorurat. Kuptohet se përzgjedhja e gjuhës politike është bërë me kujdes dhe me qëllime të përcaktuara shumë mirë në planin politik dhe ideologjik. Sigurisht, edhe në këtë rast vazhdon të mbetet në përdorim termi “organizator kolektiv”, porse termat e rinj të përdorur dhe ideja se: “Gazetarët revolucionarë, janë arkitektë të mendimit revolucionar të masave”, marrin përparësi.

Në këtë përkufizim, zbehet disi ana administrative e formulimit të mëparshëm. E theksojmë këtë sepse termi “organizator kolektiv”, zëvendësohet me termin “arkitekt”, çka dashje pa dashje e përqendron rolin e shtypit dhe të mediave drejt sferave më intelektuale. Nga ana tjetër, mediave terminologjikisht iu hiqet një farë pushteti praktik, sepse ato nuk quhen më “organizatorë”. Organizator është vetëm një – partia. Tjetër konsiderohet periudha e aktivitetit ilegal të Leninit në regjimin carist, ku shtypi, në mungesë të aparateve shtetërore, ishte ndofta i vetmi organizator, si makinë burokratike, e lëvizjeve revolucionare.

Po kështu, flitet jo për shtypin në përgjithësi, por për “gazetarët revolucionarë”. As për të gjithë gazetarët. Ka gazetarë revolucionarë, por nënkuptohet se ka edhe që nuk janë të tillë. Statusi i gazetarit nuk të jep më asnjë funksion a privilegj në mënyrë automatike. Kërcënimi ndaj gazetarëve, të cilët, nëse devijojnë nga vija politike në fuqi, tash e tutje mund të mos konsiderohen në anën e revolucionit, por kundërshtarë të tij, mbetet i ngritur si një shpatë mbi kryet e tyre.

Nga ana tjetër, shihet se nis një periudhë që do t’a quaja të vetëglorifikimit të mediave dhe të shtypit zyrtar. Shtypi nuk e ndjen veten si çdo lloj “arkitekti” tjetër, i cili projekton duke mbajtur medoemos parasysh mirë, se me çfarë lënde të parë do të realizohet në praktikë objekti i imagjinuar prej tij. Lënda e parë e këtij “arkitekti”, që është gazetari, janë njerëzit, janë masat e qytetarëve. Ai merr përsipër pretendimin ambicioz, gjigandoman, të bëhet “arkitekti i shpirtit të masave”. T’u japë atyre formën që dëshiron.

Gazetari “revolucionar”, shihet pra si faktor ndërtues, aktiv, kurse shpirti individual i gjithkujt, apo “shpirti kolektiv i masave”, quhet një lëndë pasive, që mund të marrë ato konture që u jep sistemi i informimit masiv dhe i propagandës. Së fundi, ky krahasim me arkitektin e vërtetë, metafora e “arkitektit”, hyn në përdorim duke paralajmëruar se siç duket në shtypin shqiptar, do të përvijoheshin strategji që do të çonin në ndryshime të rëndësishme përgjatë viteve të ardhshme.

Aty nga mesi i viteve ’60, tamam në valën e lëvizjeve masive që u nxitën nga propaganda dhe u integruan në strategjitë politike të partisë në pushtet, nën influencën e Revolucionit Kulturor në Kinë, përkufizimet mbi shtypin dhe rolin e mediave në shoqëri, pësojnë ndryshime të tjera. Fillon të nxirret në pah një aspekt që më parë kalohej si pa u venë re dhe disi shpejt e shpejt. Shtypi dhe mediat nisin të quhen në shumë raste, si “tribuna” të mendimit dhe të aspiratave të masave të gjera të popullsisë.

Është një periudhë përgjatë së cilës, pushteti ka interes ta zbehë rolin dhe misionin e gazetarit, duke e kthyer këtë në një përcjellës të thjeshtë të zërit të “masave”. Përgjatë këtyre viteve, edhe gazetari, sikurse funksionari i mesëm apo gjysëm i lartë, pëson një proçes zhvleftësimi. Është koha kur pushteti fton masat që të errësojnë rolin e kuadrove të shtresave të mesme. Një formë presioni dhe kontrolli mbi ta. Ndërkohë Mao Ce Duni, është duke udhëhequr në Kinë “Revolucionin Kulturor”, sipas parullave; “Të sulmojmë shtabet”!

Enver Hoxha iu drejtohet në këtë mënyrë korrespondentëve vullnetarë të mediave dhe të shtypit të fshatit Fier – Shegan: “Pa ju ngec në vend edhe shtypi edhe radioja, pasi ju u jepni atyre ushqimin kryesor, të shendetshëm, pa fraze boshe stereotipe, ju i jepni jetën e gjallë, eksperiencën e madhe të popullit”. Shihet se në këtë adresim, janë ngjyrat e kohës të vendosura në mënyrë fort të dukshme. Diktatori i lartëson korrespondentët vullnetarë të shtypit dhe të medias. Nuk iu drejtohet gazetarëve profesionistë.

Këta kanë arsye ta shohin veten të zhvleftësuar. Presioni ndaj tyre është rritur. Për më shumë, ai nuk iu adresohet të gjithë korrespondentëve vullnetarë të vendit, por thjesht të atyre që punojnë në një fshat. Punohet me terma shumë konkretë. Mbi të gjitha deklarohet se; gazetarët vullnetarë janë ata që i japin jetë dhe gjallëri shtypit dhe mediave. Çfarë mbetet për të bërë nga ana e gazetarëve profesionistë? Duket hija e kritikës së pashprehur drejt e në sy: “Ju nuk jeni veçse burokratë të shtypit, mykur zyrave të redaksive”!

Gjithsesi duhet pranuar se në ligjërimin politik të kohës, balanca ideologjike ka ardhur në një farë ekuilibrimi. Nga njera anë, gazetari profesionist, “arkitekti”, që përvijon shpirtin e masave, kurse ne anën tjetër, vetë masat, të mishëruara te korrespondentët vullnetarë, që i “japin jetë dhe gjallëri shtypit dhe mediave”! Një rivalitet pushteti që shpreh një tension, një konflikt brenda atyre që ushtrojnë profesionin e gazetarisë.

Mirëpo as ky përkufizim i fundit, nuk do ta ketë jetën e gjatë. Duke përfshirë vitet ’70 dhe më pas, të cilët përfaqësojnë një tjetër periudhë mbyllje edhe më të theksuar të Shqipërisë, që nis e ndahet edhe nga Kina, një kohë përqendrimi pushtetesh edhe më të konsiderueshëm sesa më parë, brenda një ideologjie kurdoherë totalitare, metaforat për gazetarin si “arkitekt”, pra i përfytyruar si njeri në profesion të lirë, individual, dhe për mediat si “tribunë” ku dalin flasin pa radhë njerëzit e thjeshtë, kanë humbur forcën e mëparshme në përdorimin ideologjik.

Mediat konsiderohen tani, gjithnjë e më fort, si instrumente të aksionit politik të partisë në pushtet. “Arkitekti”, tani është partia, tribuna është çmontuar dhe njerëzit nga të hipur atje janë zbritur në sheshin e një mitingu, ku iu dërgohen direktiva, iu hidhen slogane nga një tribune, ku iu ndalohet të hipin. Drejtuesit e sektorëve të mediave, tanimë, janë të detyruar të flasin ndryshe. Krejt ndryshe. Pipi Mitrojorgji, njeri prej tyre, thekson në revistën që trajton probleme të mediave: “E gjithë propaganda jonë në shtyp, të shërbejë për mobilizimin e masave për realizimin me sukses të të gjitha detyrave që ka shtruar Partia, për të gjithë sektorët e jetës sonë”.

Ndërkaq, në gjysmën e viteve ’80, periudhë pas vdekjes së Enver Hoxhës, ndërkohë që pushteti kërkon që përsëri të ndërmarrë disa reforma, duke i legjitimuar ato nisur nga pakënaqësitë e masave, për mediat dhe shtypin, bëhen përpjekje për të ridhënë përsëri idenë e një tribune. Mediat konsiderohen si një lloj “kanali bosh”, si një lloj mikrofoni, që iu zgjatet masave popullore, që ato të flasin. Foto Çami, që ndërkohë është edhe Sekretar i Komitetit Qendror të Partisë për ideologjinë, kulturën dhe propagandën, shkruan se; shtypi dhe radiotelevizioni, janë “Tribunë e mendimit të lirë demokratik të masave dhe e veprimit revolucionar. Vetëm si të tilla, ato quhen “ndihmëse aktive” të Partisë”.

Po të dëshironim të theksonim një përfundim paraprak, ai do të ishte se brenda ideologjisë në fuqi, mediat thërriten sipas nevojave të ditës me epitete të ndryshme, roli i tyre emërtohet sipas përkufizimeve të ndryshme.

Tre janë kryesoret:

– “Organizatore kolektive të masave”. Atëhere kur theksi vihet te roli i tyre si instrumente të përçimit të direktivave, urdhrave, sloganeve, nga maja e pushtetit te masat popullore.

– “Arkitektë të mendimit kolektiv”. Atëhere kur bëhen përgatitje që mediat të përdoren për të reformuar dhe adaptuar politikën e ditës sipas interesave politike të kohës.

– “Tribuna të mendimit popullor”. Atëhere kur pushteti ka nevojë të ulë rolin e gazetarëve, t’i mbajë ata nën presionin e korrespondentëve vullnetarë, dhe duke manipuluar turmat dhe nxitur ato kundër elitave politike që zotërojnë pushtetin apo, e ushtrojnë atë nga qendra në bazë.

Nga të gjitha këto emërtime kuptohet se shtypi dhe mediat në përgjithësi, shihen si elementë lidhës midis pushtetit dhe masave. Ose përbëjnë instrumentin që përdoret nga ana e pushtetit, për ta arritur mesa mundet këtë synim strategjik. Tjetër punë sesa mediat arrijnë të jenë efikase. Kjo varet nga kushtet dhe rrethanat e kohës, nga gjendja psikologjike e masave, nga interesat e përkohshme të grupeve të caktuara shoqërore, nga konteksti i gjeopolitikës ndërkombëtare, etj.

Me anë të mediave, jashtë lëvozhgës së të folurit ideologjik të kohës, pushteti synon të ideologjizojë ndërgjegjen e tyre. Të kryejë atë që quhet manipulim, nëpërmjet propagandës. Synon integrimin sa më të gjerë dhe më të qëndrueshëm të mundshëm, për t’i integruar ato drejt një synimi politik të dhënë. Mesazhet që dërgohen në drejtim të audiencës, mund të kenë përmbajtje të larmishme. Nuk ka rëndësi lloji i medias së përdorur, apo gjinia e praktikave të gazetarisë.

Mesazhi mund të jetë një thirrje, për të ecur më shpejt në një fushatë korrje-shirjesh të grurit. Mund të jetë një reportazh që tërheq vëmendjen për jetën dhe përpjekjet e barinjve në male. Mund të jetë një shkrim informative, t’a zemë mbi krizën ekonomike në Bashkim Sovjetik, ndërkohë që ai nis të quhet një vend revizionist. Ose çdo gjë tjetër.

Ndërkaq, mediat luajnë një rol të dyfishtë, por që në fakt është njësoj si i pari. Edhe “masat” ftohen të transmetojnë mesazhet e tyre drejt majës së pushtetit. Iniciativa për të rritur rendimentin në punë, mbështetje morale për pushtetin dhe Partinë Komuniste në fuqi, lajme për ngritje të intensitetit në punë, gjithçka që kërkohet nga pushteti dhe që gjen realisht ose iluzivisht mbështetje nga poshtë.

Përsëri i njëjti monolog. E rëndësishme është që në shtyp “masat” të transmetojnë nëpërmjet mediave atë informacion, ato mesazhe, që mbështesin pushtetin. Revoltat janë të censuruara. Pakënaqësitë janë të censuruara. Dëshpërimi kolektiv është i censuruar. Shprehja e interesit personal është e censuruar. Mungesat e mallrave në treg janë të censuruara. Krimi është i censuruar. Jeta në burgje dhe në kampe përqendrimi është e censuruar. Informacionet mbi liritë politike në Perëndim janë të censuruara. Media i kthen pushtetit ato informacione që pushteti kërkon të dëgjojë, të kapë nga aktualiteti i ditës. Gjithçka tjetër kthehet në mosqenie. Memorie.al

(Ttitulli origjinal; ‘Funksionet e medias në shoqërinë totalitare’. – Nga historia e Shqipërisë)

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

Next Post

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri...”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Profesor Foto Bala na tregonte, se Enver Hoxha, ishte i vetmi shqiptar, që për orë e orë të tëra, do të pozonte pa turp, në nji bar të Parisit, në pritje të ndonji…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 1, 2025
Next Post
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri...”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!