Nga Dashnor Kaloçi
Pjesa e tetë
Memorie.al / Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.
Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.
Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.
Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.
Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku një vend të veçantë zë edhe legjislacioni i zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, e cila është botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.
Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)
Kodi Penal 1928
Libri i Parë
LIBRI I DYTË
Deliktet
TITULLI I
Delikte kundra sigurimit Shtetnuer
KAPTINA I
Delikte kundra Atdheut
NENI 111. – Kushdo që ban një vepër të drejtueme për me nënvumun Shtetin ose një pjesë të këtij në sundim të huej, ose për m’i paksue independencën, ose për m’i ndae një pjesë, ndeshkohet me vdekje.
NENI 112. – Nënshtetasi Shqiptar që vjen me armë kundra Republikës, ndeshkohet me burgim të përjetshëm; ky ndeshkim aplikohet dhe në rastin që fajtori ka humbë nënshtetësinë Shqiptare për shkak se ka hye në shërbimin ushtriak të një Shteti të huej.
Në qoftë se fajtori para se të bajë fajin, ka humbë nënshtetsinë Shqiptare për ç’do lloj tjatër shkaku, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhetë vjet.
NENI 113. – Kushdo që tradhëtisht, në kohë lufte, i dorëzon anmikut të Shtetit Shqiptar vënde ushtrijake, qytete fortifikasione, fortesa, porte, arsenale, armë, municione, fabrika ku bahen këto, mjete komunikasioni ose korespondenca, ushqimet, depo, fuqië toksore, detare, aerore ose shkakton qi këto të bijen në dorën e anmikut ose djeg, prish, thyen armë o sende të tjera luftarake, depo ushtrijake, hangare aeroplanash ose ban këto të pa pordorueshme ose, në dam të fuqisë luftarake të Shtetit e në fitim t’anmikut, prish ura, udhë hekura, rruga, murare ose kurrente ujnash pë janë pregatit për mbrojtim ose për sulmim, ose ndalon ose vonon operacionet ushtarake, ose më ç’do mënyrë qoftë, ndihmon pushtimin prej animikut ose hyrjen e atij n’Atdhe, ose për këto si dhe për të tjera vepra ksodore hyn në marëveshtje me anmikun ose me agjentat e tij, ose favorizon operacionet ushtrijake të një shteti anmik, ose ban spionazh, ose pranon, ose mshef spiuna, ose lehtëson veprimet, ose i ndihmon këta, ose ban të tjera vepra që shkakëtojnë anmiqësina, ose luftë prej ndonjë tjatër shteti kundra Shtetit Shqiptar, në të gjitha këto raste, dhe si kur vepra e fajtorit të jetë delikt i mangët (nisiativë e plotë) ndëshkohet më vdekje; por në rast që asht vetëm nisiativë e mebetë, ndëshkohet me burgim të përjetëshmë. Në qoftë se gjithë kto vepra bahen në favor të një shteti të huej, por jo në kohe lufte, fajtori ndeshkohet me ndeshkim të randë jo ma pak se dhjet vjet.
NENI 114. – Kushdo që kundrështon urdhënat ose vendimet e shpalluna në kohën e luftës për sigurimin e atdheut, ndeshkohet me burgim të randë nga dy deri në gjashtë vjet.
NENI 115. – Sipërmarrësit kontraktuës me Shtetin, të cilët në kohën e luftës, përdorin dhelpënina në dorëzimin e sendeve të nevojëshme për Fuqitë Armate, ndeshkohen me burgim të randë, jo ma pak se pesë vjet.
NENI 116. – Kushdo që zbulon të mësheftat politike ose ushtrijake q’i përkasin sigurimit të Shtetit, qoftë tue i ba të dituna ose tue botue dokumenta, ose fakta, ose vizatime (dessins) plane të tjera informacione q’i përkasin materialit fortifikimit ose operacioneve ushtarake, qoftë tue lehtësue me ç’do mënyrë që ato të bahen të dituna, ndeshkohen me burgim nga një deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë ma tepër se dymijë fr. ari.
Ndeshkimi asht:
Me burgim të randë ose me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet, dhe me gjobë jo ma pak se katër mijë fr.ari, në qoftë se të msheftat i janë zbulue një Shteti të huej ose agjentave të këtij.
Me burgim të randë ose me burgim jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se dhjet mijë fr. ari, në qoftë se të mesheftat i janë zbulue një Shteti q’asht në luftë me Shtetin Shqiptarë ose agjentave të tij, ose vepra e tij ka trubulluë marëdhanjet miqësore të Qeverisë Shqiptare me Qeverin e huej.
Në qoftë se fajtori i ka pasun në dorë si nëpunës vizatimet, planet ose dokumentat, ose me tjetër mënyrë i ka pasë ditun të mësheftat, ose i ka pasë ditun tue përdorë forcë ose dhelpënina, ndeshkimit i shtohet një e treta.
NENI 117. – Me ndeshkimet e caktueme në nenin e ma sipërmë, si mbas rastevet, ndeshkohet dhe ay që, me qëllim përfitimi i mbrrin (obtient) me ç’do mënyrë qëllimit që t’i zbulohen të mësheftat ose të marrë dijenië mbi to me çdo mënyrë.
NENI 118. – Kur, ndonjë nga të msheftat e tregueme në nenin 116 hyn në dijenin’ e një tjetri për shkak imprudence ose pakujdesije t’atij nëpunësi i cili me këtë cilësië ka pasun në dorë vizantimet, planet ose dokumentat ose i ka pasë ditun ato të mshefta, ay nëpunës ndeshkohet me burgim nga gjashtë muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë deri në dymijë fr. ari.
NENI 119. – Kushdo që, pa e patun për detyrë, nxjerr (reléve) ose kopijon plane fortifikimesh, anijesh, stabilimentash, rrugash, ose të tjera punërash ushtarake, ose me asilloj qëllimi hyn fshehtazi ose me dhelpënina n’ato vënde, në të cilat asht ndalue hyrja e publikut, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim nga gjashtë deri në tridhjet muej dhe me gjobë të randë nga dy qint deri në tri mijë fr. ari.
Ay që hyn fshehtazi ose me dhelpënina n’ato vënde, për të vetëmën këtë vepër, ndeshkohet me burgim deri në gjashtë muej.
NENI 120. – Kushdo që, tue qenë i ngarkuem nga Qeverija Shqiptare me ba marëveshtje me një Qeverië të huej për punëra Shteti tregohet i pa-besë (infidéle) n’atë barrë (mandat) në mënyrë që mund të damtojë interesin publik, ndeshkohet me burgim të randë ose burgim nga tre deri ne pesëmbëdhjet vjet.
NENI 121. – Ndeshkimet e caktueme në nenet 113, 115, 116, 117 118, 119, 120, aplikohen dhe kur delikti asht ba në dam të një Shteti të huej qi asht aleat me Shtetin Shqiptar, si në kohën e luftës, ashtu dhe në mbarimin t’asaj.
NENI 122. – Kushdo që, tue shkrue ushtarë ose tue krye vepra të tjera anmiqesore të pa-aprovueme nga Qeverija, të cilat i ban mbrënda ose jashtë Republikës, heth Shtetin në rrezik të një lufte, ose shkakton prishjen e pa-anë-sisë (neutralité) të këtij ndeshkohet me burgim jo ma pak se gjashtëmbëdhjet vjet.
Në qoftë se veprat e pa-aprovueme nga Qeverija hedhin Shtetin ose popullin vetëm në rrezik kundra- veprimi anmiqsuër (représailles) ose trubullojnë marrëdhanjet miqësore të Qeverisë Shqiptare me një qeveri të huej, fajtori ndeshkohet me burgim nga tre deri në tridhjet muej, dhe në qoftë se ngjajnë ato kundra veprime, me burgim nga tre deri në pesë vjet.
NENI 123. – Nënshtetasi, ose i hueji që banon në Shqipni, i cili jo me qëllim tradhëtije, në kohën e luftës i prokuron drejt për së drejti ose tërthurazi një Shteti anmik ose agjentave të tij, ushqimet ose të tjera mjete që mund të kthehen në dam të Shtetit Shqiptar, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim nga një deri në pesë vjet, dhe me gjobë të randë nga një mijë deri në tetë mijë fr. ari.
NENI 124. – Kushdo që, për me poshtënue, heq nga vëndi, ose shkatron, ose gris ose me të tjera mënyra çnderon në vënde publike ose të çeluna për publikun, Flamurin ose tjetër shënjë (embleme) Shtetnor, ndeshkohet me burgim nga tre deri në njëzet muej dhe me gjobë të randë nga njëqint deri në dymije fr. ari.
NENI 125. – Nënshtetasi Shqiptar që pranon dekorata, pensione ose të tjera përfitime nga një Shtet q’asht në luftë me Shtetin Shqiptar, ndeshkohet me gjobë të randë nga njëqint deri në tre mijë fr. ari.
KAPTINA II
Delikte kundra fuqive Shtentore
NENI 126. – Kushdo që ban një vepër të drejtueme kundra jetës së Kryetarit të Republikës, ndeshkohet me vdekje, por kur kjo vepër ka ngelë në nisiativë të metë, gjyqi këtë ndeshkim mund t’a kthejë në burgim të përjetëshëm.
NENI 127. – Kushdo që pa patun qëllimin e parapamë në nenin e ma sipërmë ban një vepër kundra integritetit ose lirisë personale së Kryetarit të Republikës, në qoftë se ligja nuk cakton një ndeshkim ma të math për fajin e bamun, dënohet me burgim të randë nga dhjetë deri në njëzet vjet.
NENI 128. – Kushdo që me fjalë ose me vepra ofendon Kryetarin e Republikës në pranië të tij, ndeshkohet me burgim të randë nga tre deri në njëzet vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëmijë fr. ari.
Në qoftë se ofeza asht ba jo në pranië të tij ose asht drejtue kundra Kryesis së Republikës, ndeshkimi asht me burgim të randë nga një deri në tre vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se pesqint fr. ari.
Për rastet e parapame në këtë nen, ndjekiet bahen me autorizimin e Ministrisë së Drejtësisë.
NENI 129. – Kushdo që, ban një vepër të drejtueme me ndalue Kryetarin e Republikës nga funksionet e tij tanësisht ose pjesërisht qoftë dhe përkohësisht ose ban një vepër të drejtueme me ndryshue me forcë tanësisht ose pjesërisht konstitusionin e Shtetit ose formën Qeveritare, ndeshkohet me vdekje.
Por kur këto vepra kanë ngelë në nisiativë të metë fajtori ndeshkohet me burgim të përjetëshëm.
NENI 130. – Po me ndeshkimet e tregueme në nenin e ma sipërmë, ndeshkohet dhe ay që ban një vepër të drejtueme me ndalue me forcë fuqitë Legjislative nga ushtimi i funksionit të tyne.
NENI 131. – Kushdo që, botënisht me fjalë ose me vepra poshtëron Dhomat Legjislative ose Ushtrinë ose personin moral të Shtetit, ose Kombin, ndeshkohet me burgim nga një muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë jo ma pak se njëqint fr. ari; në qoftë se përbuzimi kundra Dhomave Legjislative bahet në mbledhje e sipër të tyne, burgimi asht nga gjashtë muej deri në tre vjet dhe gjoba e randë nga treqint deri në tre mijë fr. ari.
Për sa i përket poshtërimit kundra Dhomave Legjislative nuk bahen ndjekje veç se me autorizimin e Kryesis t’asaj Dhome.
NENI 132. – Kushdo që, në tokën Shqiptare dhe pa autorizimin Qeveritar, mbleth ose armatos nënstetas me qëllim që t’i vejnë në shërbimin ushtrijak të një Shteti të huej, ndeshkohet me burgim të ranhë nga një deri në pesë vjet; ndeshkim asht burgim nga trembëdhjet muej deri në gjashtë vjet, në qoftë se në midis të mbëledhunve ka dhe persona të ushtërisë.
NENI 133. – Kushdo që ban një vepër të drejtueme me ngritë popullin të marrë armët në dorë, kundra fuqive Shtetnore, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se pesëmbëdhjet vjet.
Në qoftë se kryengritja ngjan, kryetarët ose kryeshkakëtarët ndeshkohenme vdekje. Ata që vetëm kanë marrë pjesë në ate, ndeshkohen me burgim nga tre deri në pesëmbëdhjet vjet.
NENI 134. – Kushdo që i ep një shoqënije kryengritëse ose trumbulluse; armë, municione, bomba ose të tjera mjete shkatëruese, si dhe ata q’u pregatisin, u sjellin së jashtmi ose u fabrikojnë, u mshehin t’atilla sende shoqëninave të naltpërmenduna, në qoftë se këto vepra nuk kanë një karakter bashkëpunimi në mënyrën qe tregohet në nenin 65, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se pesë vjet, dhe me gjobë të randë jo ma pak se dy mijë fr. ari.
NENI 135. – Kushdo që pa pasun ndonjë të drejtë mbas ligjës ose ndo një mandatë nga Shteti, merr një komandë t’ushtrisë, të fortesave, të qendrave, të postave ushtarake, të portëve, të qyteteve, t’anijane luftarake, ose të fuqisë aerore, ndeshkohet me burgim nga pesë deri në dhjet vjet.
NENI 136. – Kushdo që ban propagandë pë me nxjerrë ushtërinë, gjendarmerinë, policinë dhe fuqit e tjera Armate të Shtetit nga disiplina, si dhe ay që mban dikurse ose përndan shkresa të shtypuna ose jo, ose rivista me këtë qëllim, ndeshkohet me burgim të randë jo ma pak se një vit.
NENI 137. – Kushdo që, tue përhap artikulla, prapsë popullin nga shërbimi ushtarak ose ban propaganda për këtë qëllim në vënde të hapta, ndeshkohet me burgim nga dy muej deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë nga pesë qint deri në dy mijë fr. ari.
NENI 138. – Kushdo që, botenisht poshtëron institucionet konstitucionale të Shteti, ndeshkohet me burgim deri në gjasht muej dhe me gjobë të randë deri në treqint fr. ari.
NENI 139. – Kushdo që përhap, prej vedit ose tue i a atribue në tjetër , lajme të rreme ose të ndryshuëme ose shkresa, sidhé ay që ndryshon diskurse dhe shkresa zurtare, në qoftë se këto vepra mund të shkaktojnë allarmimin e publikut, ndeshkohet me burgim nga një deri në gjashtë muej dhe me gjobë të randë nga pesëdhjetë deri në pesëqint fr. ari.
Në qoftë së këto vepra kanë shkaktue prishjen e qetësis publike, ndeshkimi asht me burgim nga gjashtë muëj deri në dy vjet, dhe me gjobë të randë nga dy qint deri në njëmijë fr. ari.
NENI 140. – Ata që, për me prishë qetësinë Shtetnore bajnë vegël fenë ose të shënjtat e një feje, sidhe ata që me atë qëllim eksitojnë ndjenjat fetare, ndëshkohen me burgim nga tre muaj deri në tre vjet dhe me gjobë të randë nga një qint deri në njëmijë fr. ari.
KAPTINA III
Delikte kundra Shteteve të hueja dhe Kryetarëve e përfaqësuësvë të tyne
NENI 141. – Kushdo që, në tokën Shqiptare ban një delikt kundra kryetarit të një shteti huej, dënohet me ndëshkimin e cakuem për atë delikt tue i u shtuë një e gjashta deri në një të tretën.
Kurdoherë që kjo vepër asht kundra jetës, integritetit ose lirisë personale, ndeshkimi i shtuem si mbas dispozitës të naltpërmendun, nuk mund të jetë ma pak se pesë vjet burgim i randë.
Në ç’do rast tjetër, ndeshkimi kundra lirisë personale nuk mund të jetë ma pak se tre muej dhe gjoba ma pak se pesqint fr. ari.
Në qoftë se delikti asht nga ato që ndiqen me kërkimin e të damtuemit, nuk bahen ndjekje veç se me kërkimin e Qeverisë së huej.
NENI 142. – Kushdo që, me qëllim poshtërimi heq nga vëndi ose shkatëson, ose gris, ose shkel, ose me të tjera mënyra çnderon në vënde publike ose të çeluna për publikun, flamurin ose tjetër shënjë sovraniteti (embléme) të një Shteti të huej, ndeshkohet me burgim deri në nji vit.
Ndjekje në ket rast bahen vetëm me kërkimin e Qeverisë së huej.
NENI 143. – Për deliktet kundra përfuqësuesave të Shteteve të huej, të akredituem pranë Qeverisë Shqiptare, të cilat bahen per shkak të funksjonit të tyne aplikohen ato ndeshkime që caktohen për deliktet e bamuna kundra nëpunësve të Shtetit për shkak të funsjonit tyne.
Kurdoherë që vepra asht ofezë, ndjekja bahet mbi kërkimin e anës s’ofendueme.
KAPTINA IV
Dispozita të përbashkta për kaptinat e ma sipërme
NENI 144. – Kushdo që për me kryem ndo njanin nga deliktet e parapame në nenet 111, 126, 127, 129, 130, 133, formon nji bandë t’armatosun, ose ushtron n’atë një komandë të naltë ose një funksjon të posaçëm, ndeshkohet me burgim të randë ose me burgim jo ma pak se dhjet vjet.
Gjith’ata të tjerët që kan marrë pjesë n’atë bandë, ndëshkohen me burgim të randë ose me burgim nga 30 muej deri në dhjet vjet. Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm