• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 6, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Çfarë më tregoi mësuesi Gjeto Vocaj, nipi i Gjomarkajve të Mirditës, për takimin në zyrën e Enver Hoxhës, me djalin e vogël, Nikën, fenomenin e matematikës…”?! / Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur

“Çfarë më tha Mbreti Leka i I-rë, për historianin e gazetarin e njohur Fatos Baxhaku, pas takimit të parë me të dhe…”?! / Dëshmia nga Firenze, e veteranit të gazetarisë sportive
“Çfarë më tregoi mësuesi Gjeto Vocaj, nipi i Gjomarkajve të Mirditës, për takimin në zyrën e Enver Hoxhës, me djalin e vogël, Nikën, fenomenin e matematikës…”?! / Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur
“Çfarë më tregoi mësuesi Gjeto Vocaj, nipi i Gjomarkajve të Mirditës, për takimin në zyrën e Enver Hoxhës, me djalin e vogël, Nikën, fenomenin e matematikës…”?! / Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur
“Çfarë më tregoi mësuesi Gjeto Vocaj, nipi i Gjomarkajve të Mirditës, për takimin në zyrën e Enver Hoxhës, me djalin e vogël, Nikën, fenomenin e matematikës…”?! / Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur

Nga Namik Mehmeti

-Në shenjë homazhi për ish-të burgosurin politik, mësuesin e pasionuar mirditor, që u nda këto ditë nga jeta –

Memorie.al / Këto ditë pasi mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Gjeto Vocajt, m’u kujtua një ngjarje kur punoja si mësues në Rrëshen të Mirditës, pasi në një artikull të gazetës “Mësuesi”, botim i Ministrisë Arsimit (vitet ’60-të) shkruar pikërisht nga mësuesi Gjeto Vocaj, për djalë të vogël, një fenomen të lindur për matematikën. Nika gjashtëvjeçar, në thellësitë e maleve të Dukagjinit, Palaj-Shosh, kishte befasuar mësuesin 22 vjeçar, në aftësitë e shprehitë e tij në matematikë, ku pa asnjë libër e fletore, deri sa ishte ulur në bangot e shkollës, arrinte të kryente përmendësh shumëzime me numra dyfishor, ose me trefishor, si dhe veprime të tjera në mbledhje, zbritje e pjesëtim.

Dhe nuk kishte vonuar që jehona e këtij artikulli të kalonte nga Alpet e Veriut, në Shkodër e në Tiranë. Emri i Nik Marashit 6 vjeçar, do të lakohej në të gjithë shkollat e Shqipërisë, si një zbulim mistik.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

Vitet kalonin dhe emrin e mësuesit Gjeto Vocaj e, të nxënësit të tij Nik Marashi, nuk më shqitej nga mendja, pasi unë shkruaja për arsimin e mësuesit mirditor, dhe në një takim në redaksi, një nga redaktorët më vuri përpara faqen e gazetës, duke më pyetur; “Po këtë mësuesin, a e njihni, si shkodran që je”? Kuptohet që hezitova.

E diskutonim edhe në Këshillin Pedagogjik, këtë artikull, ku në një rast më shkëput nga bisedat zotni Gega, një person i respektuar nga kolegët, jo vetëm në Rrëshen, por në gjithë krahinën e Mirditës.

Zotni Gega, përgjegjës i konviktit të shkollës së mesme e shtatëvjeçare, ishte për ne jabanxhinjtë, si një busull orientimi, dhe nuk kursehej të na sinjalizonte, për ato prapaskena që përfliteshin në zyrat e komiteteve të Partisë, atij Ekzekutiv, apo institucioneve të tjera të diktaturës.

“E njoh fisin e këtij mësuesi mirditor. Është i derës së Gjonmarkajve, dhe gjyshin nga nëna, ia kanë pushkatuar”!

Kjo mjaftonte që emri mësuesit Gjeto Vocaj e, nxënësit të tij, Nikës, të mos shqiteshin lehtë nga kujtesa, deri në momentin e prezantimit me të. Me shembjen e diktaturës komuniste e, vendosjen e pluralizmit demokratik, në lagjet e qytetit të Shkodrës, si në të gjithë Shqipërinë, filluan funksionimin këshillave popullore pluraliste, në vartësi të Bashkisë. Dikush kishte dhënë edhe emrin tim, si përfaqësues i të djathtës antikomuniste, në këtë e këshillë të parë pluralist, pas afro gjysmë shekulli.

Më shumë se gjysmën e këtyre këshilltarëve, që ishin edhe nga krahu i majtë, kuptohet, komunistë, i njihja si fytyra, por në krahun tim, më tërhoqi vëmendjen një person, që nuk më kish rënë në e sy, në lagjen më kryesore të qytetit, ajo me emrin “Vasil Shanto”! Kur u bë prezantimi dhe propozimet për kryesinë e re, dikush propozoi për sekretar këshilli, emrin Gjeto Vocaj.

Unë për momentin, ngrita dorën për pro. Njeriu që kisha në krah u ngritë në këmbë dhe falenderoj të gjithë për votën. “Gjeto, mos jam gabim, mësuesi i Nikës së Dukagjinit”? – pyeta unë pa e lënë të zej një vend.

-“Po, dora vetë” – më tha, me një zë që më shumë se modesti, tregonte se ky emër ka një prapaskenë, që kur e mësova nga goja e tij, thashë se skenari për një film, është dhuratë e çmuar për çdo regjisor.

Pra fenomeni Nik, që ishte “arratisur” nga Bjeshkët e Dukagjinit, deri në zyrat e Komitetin Qendor të PPSH-së, pikërisht deri tek diktatori komunist Enver Hoxha, kush e mësoi këtë privilegj të Gjeto Vocit, për të bashkëbiseduar me “Njëshin” e vendit, e pikërisht në zyrën e tij të frikshme, e konsideruan një fat ogurmirë, për të ardhmen e djaloshit 22 vjeçar.

“Duhet mbajtur sekret ky zbulim” – kish thënë Enver Hoxha, në prani të Ramiz Alis, dy të ftuarve; Prof Bedri Dedja dhe mësuesit Gjeto, “se armiku i brendshëm dhe ai i jashtëm, mund të reagojnë për eliminimin e Nikës”!

Dhe pasi mësova gjithçka që kishte të bënte me këtë aventurë të dy personazheve, që mendohej se nesër kishin një rrugëtim si të “qilimit fluturues”, ajo pjesa e dytë e kësaj aventure, ishte për momentin befasuese, se po e dëgjoja me shumë ofshame dhe me ndërprerje herë pas here, të bisedës.

“Ato që e mësuan këtë ‘sukses’ dhe më uronin, ndërsa unë vuaja diçka të fshehtë dhe nganjëherë thosha; ç’mu desh, që i hyra kësaj rruge?! Jo shumë kush e, sidomos këtu në Shkodër, e dinin se gjyshi im nga nëna, ishte pushkatuar nga Forcat e Ndjekjes së Sigurimit të Shtetit, si nacionalist e antikomunist.

Por isha i bindur se organet e Sigurimit, Dega e Brendshmesh, e kishin të regjistruar një fakt të tillë. Dhe së dyti, ajo heshtje dhe ndërrim i çehres së Diktatorit, kur më pyeti se; Nika, a i njeh anëtarët e Byrosë Politike dhe ajo; ‘jo’ e imja, ndryshoi atmosferën e takimit, pa tjetër që ai do interesohej për biografinë e këtij mësuesi, që nuk i mëson nxënësit se kush është udhëheqja e Partisë.

Dhe nga do ta mësonte Nika, në atë errësirë, pa shkollë, pa libra e fletore, pa gazeta, apo kinema, anëtarët e byrosë politike?! Dhe kjo ‘jo’, vuri në lëvizje Sigurimin e Shtetit dhe siç e kam mësuar më vonë, një nga nënkryetarët e Degës së Punëve të Brendshme, kishte pregatitur dosjen time, duke më akuzuar për; agjitacion e propagandë dhe mos denoncim të një shoku, që ishte arratisur në Jugosllavi.

Pas gjashtë muaj hetuesie vitin 1979, u dënova me shtatë vite burg, të cilat i vuajta në Spaç e Ballsh. Pas lirimit, u internova pesë vjet, në fshatin Karmë të Vaut- Dejës, në një kohë që bashkëshortja ime, Lili, me dy fëmijët e, babën e plakur, i kishin internuar në Pistull të Zadrimës”.

Kjo ishta pak a shumë ajo që më tregoj Gjeto dhe unë i premtova, se do të shkruaja një artikull për këtë ngjarje dhe gazeta lokale “Shkodra”, ndonëse kishte qenë organ i Komitetit të Partisë së rrethit, nuk hezitoj të jepte një vend te faqet e saj. Titulli; “Njihuni me Nikën e Dukagjinit”, bëri kurioz shumë qytetarë, të mësonin se kush ishte mësuesi Gjeto Vocaj.

Kisha kënaqësi kur e prezantoja me banorët e lagjes, që vinin për të marrë një vërtetim për tollon ushqimesh dhe ato që nuk mendonin se një ditë do të i shtrinin dorën edhe një të dënuari politik, do të merrnin nga Gjetoja, pa hezitim, vërtetimin e dëshiruar, shoqëruar me një buzëqeshje.

Për sa punuam së bashku me Gjeton, në atë këshillë pluralist dhe duke ruajtur marrëdhënie miqësore, unë njoha një intelektual të heshtur, një njeri fisnik, që në bisedën e parë, por Gjetoja kishte një formim të një mësuesi me shumë horizont, një lexues i rregullt i librave historik e artistik që u botuan me vendosjen e Demokracisë edhe në gjuhët e huaja, italisht e frëngjisht.

Madje këtë të dytën, e kishte përvetësuar pas daljes nga burgu në vitin 1983, duke punuar në Kalanë “Rozafa”, në restaurimin e saj, pasi aty u njoh me një çift francez, që merrnin pjesë në restaurimin dhe lidhi një korrespondencë me to, duke i dhuruar literaturë nga më të ndryshmet. Ditët që kaloi në Francë, me ftesën e këtij çifti, i kishin dhënë energji dhe optimizëm, për të lënë pas vuajtjet e sakrificat, por pa i harruar ato.

Në këshillin pluralist të lagjes tonë, Gjeto ndihmonte, jo vetëm bashkëvuajtësit e tij, të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe Përndjekurve Politik, e të ish pronarëve por, dhe familjet e varfra. Gjeto ndihmoi dhe nxënësit e shkollave të qytetit, me kurset që bënte edhe falas, për të mësuar gjuhët italiane e franceze.

Duke hedhur këto radhë, në shenjë mirënjohje për të ndjerin Gjeto Vocaj, djali im këtu në Firence, kujton ardhjen në Itali, në shkollën e mesme, duke gjetur dhe ndihmën e Gjetos, në komunikimet me ambasadën italiane dhe familjen italiane në Jesi, që kishte dhënë garancinë

E takuam Gjeton në vjeshtën e vitit kaluar, diku përball “Kafes së Madhe”, në ish – “Lulishten Popullore”, në shoqërinë gjithnjë, me ish-kryebashkiakun e Shkodrës, intelektualin e mirënjohur, z. Filip Guraziu, kujtuam shumë nga ditët e miqësisë sonë familjare, ku bashkëshortja e tij e nderuar Lili, na afronte gotat e rakisë e mezet e çastit, me shumë dashamirësi .

Me shembjen e diktaturës, Gjetoja nuk kërkoi privilegje, si ish- i dënuar politik, nuk e “tradhtoi” profesionin e tij të dashur të mësuesit, por u bë një zë i fortë, në demaskimin e diktaturës komuniste enveriane, një dëshmitar okular, për vuajtjet e ish-të burgosurve politik, në burgjet e kampet e punës së detyruar, por dhe të vuajtjeve të fshatrave, për të siguruar bukën e gojës.

Ashtu si gjithnjë i qetë i komunikueshëm, por që vuajtjet në burgjet e diktaturës, kishin filluar të ndikonin në shëndetin e tij, gjë që ai nuk i trembej së keqes, edhe kur pësoi një tronditje familjare, me vrasjen e djalit, Edit 28 vjeçar, në mbrojtje të familjes dhe pronës së tyre! /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur na u komunikua ngjarja, unë dorzova çelsat ku mbaheshin armët e Mehmet Shehut dhe më pas, zbritëm kufomën e tij në kat të parë, së bashku me...”/ Dëshmia e oficerit të shoqërimit të ish-kryeministrit

Next Post

“Kur po vizitoja Mehmetin pas mbledhjes së Byrosë dhe atij i shërbyen kafe e fruta, me kolegun tim, Dr. M.K., u detyrova të flas në frëngjisht, sepse...” Dëshmia e rrallë mjekut personal të ish-kryeministrit

Artikuj të ngjashëm

“Me nënqeshje, marrshalli i zonës na tha; na e mori të keqen një komunist nga të mëdhenjtë, forcat tona rrethuan banesën në shoqëri tri femrash të dorës së butë…”! / Dëshmia e rrallë e shoqes së Qemal Stafës
Personazh

June 5, 2025
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Personazh

“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 4, 2025
“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
Next Post
“Kur po vizitoja Mehmetin pas mbledhjes së Byrosë dhe atij i shërbyen kafe e fruta, me kolegun tim, Dr. M.K., u detyrova të flas në frëngjisht, sepse…” Dëshmia e rrallë mjekut personal të ish-kryeministrit

“Kur po vizitoja Mehmetin pas mbledhjes së Byrosë dhe atij i shërbyen kafe e fruta, me kolegun tim, Dr. M.K., u detyrova të flas në frëngjisht, sepse...” Dëshmia e rrallë mjekut personal të ish-kryeministrit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!