• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Nduja dha shpirt duke mos e ndjerë më ngrohtësinë e duarve të nënës së vet, Lule Progni e, policët e vendosën trupin e tij te stiva me dru, por një shi i rrëmbyer…”/ Historia e trishtë e Kampit të Tepelenës

“Nduja dha shpirt duke mos e ndjerë më ngrohtësinë e duarve të nënës së vet, Lule Progni e, policët e vendosën trupin e tij te stiva me dru, por një shi i rrëmbyer…”/ Historia e trishtë e Kampit të Tepelenës
“Më spiunoi kolegu i zyrës, Vangjush R., Xhevdet D., dhe K. Gj., polake e martuar në Korçë, kurse hetuesit që më torturuan barbarisht, ishin…”/ Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur
“Nduja dha shpirt duke mos e ndjerë më ngrohtësinë e duarve të nënës së vet, Lule Progni e, policët e vendosën trupin e tij te stiva me dru, por një shi i rrëmbyer…”/ Historia e trishtë e Kampit të Tepelenës
“Kur shkonte një herë Enveri, për në Gjirokastër, pyeti: ‘Ç’janë këto varre këtu mo’?! Dhe kur i thanë se janë të atyre të kampit, ai…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ja, e ish-të internuarit në Tepelenë
“Në Porto-Palermo, ne po verboheshim, por kur u sëmur për vdekje i riu, Musa Sina, rreshter Qaniu, u tha atyne që e ruanin: merreni këtë kërmë e hidheni në… “! / Kujtimet e Lek Pervizit, nga Belgjika

Nga Najada Pendavinji

Memorie.al / Ndue Progni ishte 7 vjeç kur ndërroi jetë në prehrin e nënës së tij, Lulë Progni. Ishte një natë e ftohtë dimri e vitit 1951, në Kampin e Internimit në Tepelenë, i ngritur mbi ish-kazermat e ushtrisë italiane. Familja u dërgua me forcë nga Tropoja në Tepelenë, pasi babai Gjoni, pjesëmarrës i kryengritjeve të Veriut kundër komunizmit, u arratis jashtë vendit. Si familja Progni, hakmarrja e pushtetit të Enver Hoxhës dërgoi qindra familje, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, në këto kazerma të rrethuara me tela me gjemba, ku sipas dëshmive dhe dokumenteve, pati vdekje masive për shkak të urisë, kushteve të këqija dhe sëmundjeve. Kushëriri i Ndues, Gjelosh Progni, tregon se shpresat e familjes për gjetjen e eshtrave të tij, po veniten.

Një portret i vetëm i Ndues së vogël, u rikrijua nga një piktor duke u bazuar në tiparet e të atit, pasi familja nuk kishte as dhe një foto të tij, që ta kujtonte! Familja nuk e kishte kërkuar deri para disa muajsh, kur Gjeloshi vendosi të bënte një kërkesë për gjetjen e tij, pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i njohur si Autoriteti i Dosjeve. Lidhur me këtë dhe të tjera, na njeh me dëshmitë e tij z. Gjelosh, në këtë intervistë ekskluzive.

Z. Gjelosh ju jeni njohur me projektin mbi ecurinë e procesit të gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist. Ju keni plotësuar anketën dhe keni ndarë me ne përvojën tuaj mbi gjetjen e eshtrave të 7-vjeçarit Ndue Gjon Prognit. Duke u nisur nga kjo, do doja të më tregoni pak historinë e përndjekjes së familjes Progni, e cila çoi më pas në vdekjen e djalit 7 vjeçar, Ndues?

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

Nduja ishte djali i vetëm i Gjon Prognit, i cili ishte një akademist, pasi kishte mbaruar shkollën ushtarake në Romë në vitin 1932, funksionar i lartë i Mbretërisë së Zogut, duke kryer detyrat e larta funksionare të Xhandarmërisë së saj, si në Lushnjë, Tiranë, Burrel, Krumë, Tropojë dhe e mbylli karrierën e tij si funksionar, duke shërbyer si komandat i Xhandarmërisë në zonën Nikaj-Mërtur.

Gjoni, duke qenë kundërshtar politik i diktaturës komuniste, e cila po instalohej në vitin 1944, automatikisht u bë armik i sistemit, sepse Enver Hoxha nuk pranoi të kishte kundërshtar politik dhe kërkonte t’i eliminonte, t’i asgjësonte, në një formë ose një tjetër dhe një ndër ta ishte dhe Gjoni.

Ai u arrestua nga forcat partizane dhe u burgos për dy vite e, do dënohej me pushkatim, por fatmirësisht shpëtoi dhe u kthye në vendlindje, mori djalin e vëllait te tij, Marashin edhe u arratisën, duke iu bashkuar organizatës antikomuniste në Jugosllavinë e asaj kohe, me në krye Nik Sokolin. Bëri rezistencë dhe përpjekje të madhe, ndaj komunizmit në Shqipëri.

Pasi e panë të pamundur rezistencën e mëtejshme nëpër male kundër forcave komuniste, u larguan menjëherë nga Shqipëria dhe u vendosën në Bruksel, duke zhvilluar jetën politike bashkë me emigrantët e tjerë në diasporë, gjithnjë për t’u rikthyer e me kokën mbrapa drejt Shqipërisë, drejt vendlindjes, drejt vendit të tyre, për të shfarosur njëherë e mirë komunizmin në Shqipëri. Dhe derisa vdiqën, përpjekjet e tyre nuk pushuan asnjëherë.

Në momentin që Gjoni u largua së bashku me djalin e vëllait të tij, kë la në Shqipëri?

Gjoni la në Shqipëri djalin dhe gruan. E gjithë familja Progni, do vuante pasojat e arratisjes së tyre. Familja u internua dhe u konfiskua e gjithë pasuria, e luajtshme e paluajtshme, siç ishte komisioni i asaj kohe, duke konfiskuar të gjithë napolonat e floririt, parcela toke, shtëpi e, gjithçka tjetër që ata kishin dhe përfundimisht u internua në kampin e Beratit, pastaj në kampin e shfarosjes së Tepelenës.

Cila ishte arsyeja e vdekjes së djalit të vogël Ndue?

Të flasësh për këtë ngjarje, është shumë e dhimbshme dhe duhet t’i lutesh Zotit, për të të dhënë forcë për ta treguar. Fëmijët u ngjajnë engjëjve, janë krejtësisht të pafajshëm. Ju e dini që në kampin e Tepelenës, kanë vdekur afërsisht 800 veta, 30 fëmijë kanë vdekur brenda 24 orëve.

Aty ishte vetëm një “melodi”, “melodia” e vajit. Ka qenë një kamp i tmerrshëm. Dhimbja më e madhe është se ata janë të gjithë pa varr. I lëvizën varret tre herë dhe lëvizjet kanë qenë të qëllimshme, në mënyrë që të humbnin gjurmët. Ashtu ndodhi dhe me Nduen e vogël. Eshtrat e tij mund t’i ketë marrë lumi dhe sot ai është pa varr.

Nduja ka vdekur si të gjithë fëmijët e tjerë në Kampin e Tepelenës, për shkak të mungesës së higjienës, mungesës së ushqimit etj. Natën e fundit të tij, ka qenë në prehrin e nënës së vet, duke lënguar. Sapo policët e kampit e morën nga prehri i saj, Nduja dha shpirt dhe nuk e ndjeu më ngrohtësinë e duarve të nënës së vet.

Policët e vendosën trupin e tij, përballë me barakat te stiva me dru. Atë natë binte një shi i rrëmbyer dhe nëna Lule, e shikonte e pikëlluar trupin e birit të vet të lagur dhe të vetmuar. Në mëngjes ata e kishin marrë Nduen e vogël dhe trupin e tij, e kishin çuar pranë lumit. Shpresat për të gjetur trupin e tij janë venitur tepër dhe besoj se nuk ka asnjë shans, për t’i gjetur më.

Zoti Gjelosh, cila ka qenë kërkesa juaj, drejtuar autoriteteve përgjegjëse për gjetjen e eshtrave te Ndue Prognit dhe a keni marrë përgjigje nga autoritetet përkatëse?

Kërkesa është bërë pranë Autoritetit të Informimit të Dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, për gjetjen e eshtrave në kampin e Tepelenës. Përgjigje përfundimtare nuk kam marrë, por kemi kontakte të vazhdueshme, të cilët na informojnë se jemi në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme edhe organe te tjera shtetërore, por deri tani nuk ka rezultat.

Cili mendoni se është problemi i vërtetë për mos gjetjen e eshtrave dhe pse e keni humbur shpresën në gjetjen e tyre?

Duke qenë se vdekja e tij ishte e jashtëzakonshme, shumë e papritur. Sipas gojëdhënave, thuhet se varrezat i ka marrë lumi sepse në atë kohë janë varrosur buzë tij, por e vërteta nuk dihet, gjithsesi jemi pesimist, për gjetjen e eshtrave të njeriut tonë të ndjerë, Ndue Progni 7 vjeçar.

Së fundmi ju keni bërë një ceremoni rivarrimi të eshtrave të Gjon Prognit, Marash Prognit dhe përkujtimin e djalit 7 vjeçar Ndues. Çfarë rëndësie ka kjo lloj ceremonie për ju dhe për kujtesën historike dhe përkujtimorja që i bëtë Ndues, a tregon se shpresa për gjetjen e tij është shuar?

Ceremonia e rivarrimit dhe përkujtimorja, është një nderim i munguar dhe një ringjallje e kujtesës. Për mua, ajo nuk ishte një ceremoni mortore, nuk ishte një ceremoni varrim, është një ceremoni fisnike për ngjalljen e kujtesës së këtij kombi dhe për t’i vënë këto figura që sakrifikuan gjithçka, në panteonin e nderit, aty ku i takon të jenë, kujtesës dhe figurës se tyre. Kthimi i tyre në dhe, në vendin e tyre të lindjes, është një simbolikë e fortë e cila, përpiqet të mbajë gjallë kujtesën e munguar këto 32 vite, nga e ashtuquajtura demokraci.

Ishte një emocion i veçantë ose i shumëfishtë për familjen tonë sepse, nga njëra anë kemi njëlloj amaneti, amanetin e të parëve tanë, të cilët 50 vite përpara që vdiqën Gjoni dhe Marashi, amanet i cili ka peshuar mbi shpatullat tona dhe të familjes sonë dhe u bë realitet. Dhe ky është një emocion i jashtëzakonshëm dhe njëfarë lumturie për të gjithë familjen tonë.

Krahas saj edhe ndjesia e përkujtimit të djalit 7 vjeçar Ndue, një dhimbje e madhe për arsye sepse eshtrat e tij, nuk janë gjetur edhe pas shumë kërkimeve që kemi bërë si familje. Përkujtimorja e Ndues, ishte një ngjarje që të shkaktonte shumë emocione dhe dhimbje të madhe. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 13 Dhjetor 2024

Next Post

“Pas arratisjes së tij dhe vendosjes në New York, në fillim të viteve `60-të, Dom Zefi Oroshi ishte njeriu i afërt i Fan S. Nolit dhe i Shoqatës ‘Vatra’, por...”!/ Dëshmia e rrallë e shqiptarit nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
Intervista

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

August 14, 2026
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës
Intervista

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

July 26, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
Next Post
“Pas arratisjes së tij dhe vendosjes në New York, në fillim të viteve `60-të, Dom Zefi Oroshi ishte njeriu i afërt i Fan S. Nolit dhe i Shoqatës ‘Vatra’, por…”!/ Dëshmia e rrallë e shqiptarit nga SHBA-ja

“Pas arratisjes së tij dhe vendosjes në New York, në fillim të viteve `60-të, Dom Zefi Oroshi ishte njeriu i afërt i Fan S. Nolit dhe i Shoqatës ‘Vatra’, por...”!/ Dëshmia e rrallë e shqiptarit nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme