• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, October 24, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ja si do e demaskoni qeverinë e De Gasperit, që mbron kriminelët e luftës, si; Dosti, Koliqi e Kol Bib Mirakaj…”/ Urdhri i Enverit në ’53-in, për Legatën shqiptare në Romë

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, në të cilat bëhet fjalë lidhur me konfliktet e qeverisë shqiptare me atë italiane në vitet 1945-’53, pasi Roma zyrtare nuk i përgjigjej kërkesave të herë pas hershme, të qeverisë komuniste të Enver Hoxhës, e cila kishte bërë disa nota proteste lidhur me mbajtjen dhe strehimin në disa kampe të Italisë, të krerëve kryesorë të mërgatës politike shqiptare, si: Hasan Dosti, Ernest Koliqi, Kol Bib Mirakaj etj. Si iu përgjigj qeveria italiane notës së protestës, së qeverisë komuniste të Enver Hoxhës dhe kundërpërgjigja e Tiranës zyrtare, ku Enver Hoxha jepte sugjerimet e tij, se si duhej demaskuar qeveria e kryeministrit De Gasperit, si me anë të shkrimeve të ndryshme në shtypin shqiptar, ashtu dhe me shkrime në shtypin e majtë italian, duke i furnizuar ata me material propagandistik

ATSH-ja ofendon Romën (“Bandits de Romë”)

Sherri apo konflikti në mes qeverisë komuniste shqiptare të Enver Hoxhës dhe asaj italiane, të kryesuar prej kryeministrit De Gasperi, kishte nisur që në fundin e vitit 1944, kur me ndihmën e forcave aleate anglo-amerikane, me dhjetëra shqiptarë të arratisur politikë, gjetën strehë dhe u morën në mbrojtje nga qeveria italiane, e cila i sistemoi ata në disa kampe të Romës, Santa-Farës, Rexhio-Emilias etj. Që nga ajo kohë e më pas, qeveria shqiptare vazhdoi t’i kërkonte qeverisë italiane, që t’i dorëzonte ata shqiptarë që mbaheshin si emigrantë politikë, nëpër kampet e ndryshme të Italisë, duke i cilësuar si: “kriminelë lufte” që duhej të ktheheshin në vendin e tyre, për të dhënë llogari para gjyqeve të popullit. Ndër eksponentët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar, që kishin marrë statusin e azilantit politik, në vendet perëndimore, Tirana zyrtare përmendte më shpesh emrat e Hasan Dostit (i cili kryesonte dhe Komitetin ”Shqipëria e Lirë”) dhe Ali Këlcyrës, Gjon Marka Gjonit, Ernest Koliqit etj. Por të gjitha kërkesat zyrtare të qeverisë shqiptare, nuk u morën asnjëherë në konsideratë nga qeveria e Romës dhe nisur nga kjo, shpeshherë Tirana zyrtare bënte deklarata të ashpra në drejtim të saj, duke përdorur edhe fjalorin më banal. Sipas dokumenteve arkivore, një nga këto deklarata të qeverisë shqiptare, e cituar nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, është bërë në datën 2 mars të vitit 1953, gjë që e ka detyruar qeverinë italiane të dorëzojë pranë ambasadës shqiptare në Romë, një notë proteste kundër qeverisë shqiptare.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

Dokumenti për Enverin

Lidhur me të gjitha këto bëhet fjalë në një prej dokumenteve të Ministrisë së Jashtme, që mban datën 13 maj 1953 dhe që i drejtohet për miratim kryeministrit Enver Hoxha, i cili me dorën e tij, ka vënë shënimin: “Dakord me këtë çështje. Të bëhet kështu. Enver”. Në atë dokument thuhet:

                                                         PRO-MEMORIE

Më datën 22/ II/1953, me shkresë Legata e jonë në Romë, na njoftoi se me datën 2 dhjetor 1952, radioja italiane dha një emision nga kriminelët shqiptarë, me rastin e 28 nëntorit, me shpifje dhe trillime për gjendjen në Shqipëri.

Po në këtë emision u bë fjalë edhe për mbledhjen e kriminelëve shqiptarë, më 28 nëntor 1952, në Romë dhe u dhanë pjesë nga fjalimi i Eqerem Vlorës. Me rastin e Krishtlindjeve më 20 dhjetor 1952, radioja italiane transmetoi fjalimin e Gjon Marka Gjonit, kundër Republikës Popullore të Shqipërisë.

Me datën 5 mars 1953, me notë Legata e Italisë në Tiranë, i njoftonte kësaj Ministrie, se në buletinin e Agjensisë Telegrafike Shqiptare, datë 2 mars Nr. 51, në përmbledhjen e shtypit shqiptar (faqe 3 rreshti i 11) ka riprodhuar një artikull të gazetës “Zëri i Popullit”, në të cilën ka një shprehje ofensive (“bandits de Romë”), e cila nuk drejtohet veçse kundra qeverisë Italiane.

Legata e Italisë shtonte në notën e saj se: buletini i Agjensisë Telegrafike Shqiptare, ka karakter zyrtar dhe si rrjedhim duhesh të evitohesh, riprodhimi i një shprehje të tillë, e cila jo vetëm që është në kundërshtim me rregulloren diplomatike, porse gjithashtu jep provë jo të mire, mbi relatat që ekzistojnë midis Italisë dhe Shqipërisë.

Më datë 21 prill, Legata jonë në Romë na njofton se kishte mësuar nga shtypi, reaksionar Italian se me datë 20 mars, kriminelët Gjon Marka Gjoni dhe Ernest Koliqi, kishin mbajtur një konferencë politike kundër vendit tonë në qytetet Parma, Krotone, Marsala, Trapani, Milano etj.

Më datën 22 prill, udhëzuam legatën tonë, që të bënte një notë proteste duke cituar të gjitha rastet e mësipërme dhe duke vënë në dukje, se qeveria italiane në kundërshtim me Traktatin e Paqes, po ndihmonte kriminelët e luftës shqiptarë dhe të kërkonte dorëzimin e tyre.

Më datën 24 prill, Legata jonë në Romë, dorëzoi notën e protestës, Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane. Njëkohësisht me dorëzimin e notës, ne folëm me shokët e shtypit tonë, që të shkruhesh ndonjë artikull dhe të demaskohesh ky qëndrim i Qeverisë Italiane, lidhur kjo dhe me fushatën e zgjedhjeve në Itali.

Me datë 8 maj 1953, Legata jonë në Romë na njofton se Ministria e Punëve të Jashtme Italiane, i kishte kthyer përgjigje protestës sonë dhe se në notë përgjigjen, nuk vihej as data dhe as formulat e politesës. Në notë-përgjigjen e saj, Ministria e Punëve të Jashtme Italiane, nuk u përgjigjet fakteve, por se thotë se Italia është vend i lire, ku të arratisurit në bazë të kushtetutës, jo vetëm që strehohen, por se mund të zhvillojnë ato liri që u mohohen në vendin e tyre.

Njëkohësisht me datën 7 maj 1953, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, në konferencë shtypi mbi problemet aktuale trajtoj si pikë të dytë relatat me Shqipërinë, duke u përqendruar në protestën tonë dhe në përgjigjen e italianëve. Në këtë konferencë zëdhënësi e ka përfunduar pikëpamjen e tij mbi Shqipërinë, duke deklaruar se pikëpamja e Qeverisë Italiane mbi Shqipërinë, është e njohur: Liri, independencë dhe integritet tokësor (teksti i telegramit të fundit).

Më datë 3 mars 1953, shtypi i djathtë italian, botonte ato çka tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Italiane, duke shtuar dhe komentuar se relatat me Shqipërinë, nuk kanë gjetur normalitetin e dëshiruar për shkak gjoja të politikës së Qeverisë sonë. Gjatë konferencës së shtypit, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Italiane, u pyet nga një gazetar se: çfarë lajme ka Qeveria Italiane mbi gjendjen në Shqipëri, mbi rezistencën dhe lëvizjet kundër regjimit të sotshëm. Zëdhënësi u përgjigj se nuk rezulton që gjendja e brendshme dhe ndërkombëtare e Shqipërisë, të ketë pasur evolucion. Në lidhje me sa më sipër, mendojmë që:

a) Legata jonë në Romë të kthejë mbrapsht notën italiane, duke përmendur se ajo notë nuk i përgjigjet aspak realitetit dhe s’ka format më elementare të politesës.

b) Shtypi i partisë dhe ai progresist në Itali, të shkruaj për të demaskuar deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë Jashtme Italiane. Kjo gjë do t’u vlejë edhe shokëve italianë, që të demaskojnë qeverinë e De Gasperit, tani përpara zgjedhjeve duke treguar përpara opinionit publik Italian, se kushtetuta italiane nuk i mbron kriminelët e luftës, armiqtë e popullit, dhe njerëzit e fashizmit sikurse janë Hasan Dosti, Ernest Koliqi, Kol Bib Mirakaj etj. (Legata jonë t’u japi atyre materialin).

c) Edhe shtypi jonë të shkruaj me rastin e parë, për këto gjëra duke demaskuar qëndrimin e qeverisë Italiane”.

Letra nga Roma për Paçramin

Pas propozimit të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, për t’iu kundërpërgjigjur qeverisë italiane, gjë që është firmosur nga Enver Hoxha, lidhur me konfliktet e qeverisë shqiptare, me atë italiane për problemin e mërgatës politike shqiptare në Itali, ka edhe një letër tjetër nga ambasada shqiptare e Romës, e cila i drejtohet Fadil Paçramit.

Në atë informacion, që mban siglën “Tepër sekret” dhe të titulluar “Disa informata mbi aktivitetin e kriminelëve shqiptarë në Itali dhe përkrahjen që u jep Qeveria Italiane këtyre”, pasi jepen disa të dhëna të hollësishme, lidhur me aktivitetin e mërgatës politike shqiptare në Itali, midis të tjerash thuhet: “Neve mendojmë:

  1. Që duke marrë shkas nga këto akte të kriminelëve shqiptarë, të shkruhet një artikull në gazetë mbi politikën armiqësore konsekuente të qeverisë italiane, karshi vendit tonë, duke përmendur faktet e mësipërme të kësaj veprimtarie armiqësore, porse pa përmendur në artikull aspak notën që ka dërguar legata jonë ose që na kanë dërguar ata.
  2. Qëllimi ynë është që të demaskohet me forcë veprimtaria e Qeverisë Italiane ndaj vendit tonë, porse pa hyrë në polemikë me të. Për këtë çështje kemi kërkuar të shkruaj edhe shtypi i majtë italian duke demaskuar deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo gjë do t’u vlejë edhe shokëve italiane, që të demaskojnë qeverinë tani në kohën e zgjedhjeve, duke treguar se me kushtetutën italiane ajo nuk duhet t’i mbaj këta njerëz të fashizmit dhe nxitës lufte sikurse janë: Hasan Dosti, Ernest Koliqi, Kol Bib Kirakaj etj. porse qeveria Italiane e ka shkelur në mënyrën më brutale Kushtetutën”./Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016  

Share11TweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’86-ën i kërkova Ramizit të dënonte figurën e Enverit si agjent i ‘Deuxième Bureau’ franceze që…”/ Dëshmia Koçi Lubonjës ish-majorit të Sigurimit të Shtetit, që e mbyllën në Psikiatri

Next Post

“Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, Daladier, përfundoi si punëtor në “Muhamet Gjollesha” e hamall në Zall të Kirit…”/ Historia tragjike e familjes ...

Artikuj të ngjashëm

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme
Dossier

“Me kërkesën e diplomatëve perëndimorë, Kadare doli publikisht në mbrojtje të procesit të Rambujesë dhe kur Thaçi e pyeti, në se…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, për marrëveshjen e famshme

October 24, 2025
“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit
Dossier

“Kur Sami Baholli i kërkoi Daut Gurrës, që të bashkohej me Frontin, ai i tha; keq më vjen se të kam mik, por s’na lejon kurani të bëhemi me ju, pasi…”/ Ana e panjohur e konfliktit gjatë luftës në zonën e Librazhdit

October 23, 2025
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

Skandali në Gjykatën e Lartë në 1960-ën: “Kur prokurori kërkoi dënimin me vdekje, kryetari gjykatës dha pafajësinë e, lirimin në sallë të K. B., por unë s’pranova dhe…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit

October 23, 2025
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Dossier

“Gani Muzhaqin, plumbi e kapi në dorë, ndërsa Saliun në trup, duke mbetur i vdekur në vend…”/ Historia tragjike në Kampin e Tepelenës, ku Sali Kasa, u varros në varrin që sapo kishte hapur

October 23, 2025
“Kur Enver Hoxha u strehua te shtëpia e Miftar Hoxhës në Mirakë, shpëtoi pa u kapur nga gjermanët, pasi komandanti i Ballit, Ali Cekani, e njoftoi Miftarin…”! / Si vdiq në burg, njeriu që i shpëtoi jetën Enverit

October 22, 2025
“Marshalli Tito, na priti me përzemërsi në Shtabin e tij në ishullin Vis dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ministrit, që u dënua nga Enver Hoxha
Dossier

“Ministri i Brendshëm Koçi Xoxe, ishte për afrimin me Jugosllavinë, Nako Spiro, ministri i Ekonomisë, ishte pro sovjetikëve kurse Enveri luante…” !/ Refleksionet e gazetarit të “Neue Zürcher Zeitung”

October 20, 2025
Next Post
“Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, Daladier, përfundoi si punëtor në “Muhamet Gjollesha” e hamall në Zall të Kirit…”/ Historia tragjike e familjes …

“Babai im, i diplomuar në Sorbonë dhe mik i kryeministrit francez, Daladier, përfundoi si punëtor në “Muhamet Gjollesha” e hamall në Zall të Kirit…”/ Historia tragjike e familjes ...

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme