• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, June 4, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Gogo Nushi, urdhëroi që spitali të transferohej dhe bashkë me Shtabin e Përgjithshëm e partizanët, ishim 1000 veta, por gjatë marshimit, u përsërit vrasja e të sëmurëve që…”/ Dëshmia e panjohur e mjekut italian

Fotot e rralla të Kongresit të Përmetit të 24 majit të vitit 1944, që nuk u publikuan, pasi…!
“Enveri, një njeri i paskrupullt, profesoruc që aksidentalisht u gjend në mbledhjen e PKSh-së, për gabimet trashanike të kryetarit tonë, Koço Tashko, i cili…”! Dëshmitë e ish-ministrit, që vuajti 15 vjet në Burrel
“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë…”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44
“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë…”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44
“Nako Spiro në Plenumin e Beratit na kërkonte me insistim që ta hiqnim Enver Hoxhën, por ne…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dërguarit të Titos në Shqipëri
“Përse Enver Hoxha e lejoi gruan austriake të Omer Nishanit, që të largohej nga Shqipëria, pasi…”?! / Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Nga Franco Benanti

Pjesa e dytë

Memorie.al / Lufta e Dytë Botërore, pati ndikime të fuqishme edhe në tokat shqiptare. Për këtë është folur mjaft nga historianët tanë, në frymën komuniste. Brezat e para vitit 1990, e kanë mësuar këtë nga tekstet shkollore, nga Historia e Partisë së Punës dhe Historia e Shqipërisë, por shumë pak syresh, janë njohur me trajtimin alternativ bërë nga historianët dhe autorët jo komunistë, brenda dhe jashtë vendit. Lidhur me këtë, është me shumë interes libri “La guerra piu lunga” i Franco Benantit, ish mjek në ushtrinë pushtuese italiane, në Ballkan e Shqipëri, botuar nga shtëpia “Mursia” e Milanos (botimi i parë më 1966, pasuar nga katër ribotime të mëvonshme).

                                                                 Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

Kongresi i Përmetit dhe Operacioni i Qershorit

Në vigjilje të Kongresit të Përmetit, më dërguan atje për shërbim si mjek. Atje më takoi Hysni Kapo, që më falënderoi për shërbimet që kisha bërë më parë në Lapardha e gjetkë. Në infermierinë e ngritur përkohësisht, vinte çdo ditë Gogo Nushi që edhe na informonte për çfarë do diskutohej në kongres. Ndonëse propaganda komuniste e paraqiste kongresin si një përfaqësim të mbarë popullit shqiptar, në fakt aty, përfaqësohej vetëm një e njëzeta e këtij, madje mund të quhej në kongres i Partisë Komuniste.

U zgjodh një Këshill i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar prej 121 anëtarësh, që nxori një Komitet Drejtues, me një kryetar, tre nënkryetarë, dy sekretarë dhe 24 anëtarë. Ky Komitet kishte atribute legjislative dhe ekzekutive. U vunë gradat në ushtri, Enver Hoxha u zgjodh Komandant i Përgjithshëm dhe Spiro Moisiu shef i Shtabit të Përgjithshëm. Kongresi e ndaloi rikthimin e Mbretit Zog dhe anuloi marrëveshjet e këtij me të huajt. Vendosi luftën deri në fund, me çdo parti tjetër politike në vend.

Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, që morën pjesë në kongres u larguan me 28 maj. Të dërguarit jugosllavë, kishin drejtuar disa kurse politikë me kuadrot shqiptare. Është për t‘u shënuar, servilizmi dhe hipokrizia e tejskajshme, që tregonin udhëheqësit shqiptarë ndaj jugosllavëve. P.sh., Tuk Jakova, shkruante se; “na latë jetimë, si mund të eci pa ju…”?! Mehmet Shehu shkruante, se; “Pa ju, s’kishim për ta krijuar dot partinë tonë, jeni treguar si një nënë për ne”.

Letra mbante firmën edhe të Fiqerete Shehut, atëkohë komisare e Brigadës I-rë Sulmuese. Nga ana e tyre, Enver Hoxha dhe Nexhmie Xhuglini, shkruanin se; “partizanët shqiptarë, e ndjejnë shumë mungesën e shokëve jugosllavë”. Në këtë frymë, shkruanin edhe Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Hysni Kapo dhe Ramadan Çitaku.

Nga ana e tyre, të dërguarit jugosllavë raportonin në udhëheqjen e vet se; “komanda e lartë shqiptare, përbëhet nga njerëz pa përgatitjen minimale ushtarake, kulturore dhe politike. Prandaj të dërgojmë një ekspert ushtarak dhe politik, që ta udhëheqë Shtabin e tyre të Përgjithshëm”.

Ndërkohë gjermanët nisën ofensivën e dytë të madhe, me qëllim që të siguronin rrugët e tërheqjes së tyre nëpër Shqipëri, për në Gjermani, edhe të ushtrisë, në Greqi. Kjo përkonte me çeljen e Frontit të Dytë në Evropë dhe të ofensivës sovjetike në Rumani. U angazhuan katër divizione dhe një pjesë e Divizionit Alpin, rreth 70.000 ushtarë. Në ndihmë u erdhën rreth 10.000, kolaboracionistë shqiptarë.

Partizanët kishin krijuar Divizionin e Parë Sulmues. Me që gjermanët ishin rreth 50 km., pranë Përmetit, komisari i spitalit Gogo Nushi, urdhëroi që ne të bartnim të gjitha materialet sanitare dhe të transferoheshim shpejt. U vunë në punë dhjetëra mushka, edhe për të plagosurit e të sëmurët.

Shtabi i Përgjithshëm, spitali dhe partizanët, përbënin një kolonë prej 1000 vetash. Edhe në këtë marshim, u përsërit skena e vrasjes së atyre të sëmurëve, që nuk mund të vijonin dot marshimin, gjë që tregonte kushtet e rënda ku ndodheshin partizanët. Këtë e kuptoje, nga të shtënat që dëgjoja herë pas here.

Në afërsi të Tomoricës, forcat gjermane që vinin nga Greqia, u ndeshën me Divizionin e Parë. Pas luftimesh të ashpra, ranë robër disa qindra partizanë, ndërsa pjesa tjetër, ia mbathi nëpër male. Mbaj mend ç’kemi hequr ato ditë, kur shpesh fshiheshim nëpër pyje, ku të ftohtit na bënte të dridheshim si qen. Gjatë Operacionit të Qershorit, u vranë rreth 1500 partizanë. Nuk numërohen dot të plagosurit dhe të sëmurët. Disa brigada humbën nëntë të dhjetat e efektivit, disa u zhdukën krejt, të tjera u shpërndanë në çrregullim të plotë.

Fundi i luftës anti-naziste

Ditët e para të gushtit, erdhi Vasil Konomi që më komunikoi transferimin pranë Brigadës së Dytë të rindërtuar, që e kishte bazën në Vithkuq, fshat në afërsi të Korçës. U befasova kur e pashë fshatin të ndriçohej nga drita elektrike. Aty takova Beqir Ballukun, që përfaqësonte një shqiptar tipik, me të gjitha instinktet dhe traditat, që nga koha e luftës së gjatë kundër turqve. Para lufte ai kishte mbaruar një shkollë për rreshter. Kur ia vranë një vëlla, u bashkua me partizanët, si hakmarrje.

Ca kohë e lamë Vithkuqin, sepse gjermanët nisën bombardimet. Më vonë u rikthyem aty. Në shtator nisi lëvizja e gjermanëve, për evakuimin nga Ballkani. Pas Greqisë, i erdhi radha Shqipërisë. Në fillim u braktisën Saranda, Gjirokastra, Berati dhe Vlora. Me 24 tetor u çlirua Korça dhe bashkë me të, e tërë Shqipëria e Jugut. Në Korçë nisa punën në spital, ku shërbenin ende motrat italiane. Më në fund, gjeta një mjedis për të qenë, çarçafë të bardhë e të pastër, ujë të ngrohtë për të hequr zhulin dhe parazitët nga trupi im.

Por çlirimi i Korçës dhe i qyteteve të tjera, u shoqërua me një terror, të panjohur më parë. U arrestuan dhe u vranë në vend shumë qytetarë, nën akuzën e bashkëpunimit me pushtuesit dhe të krimeve të luftës. Një pjesë e tyre, u dërgua në punë të detyruar. Të tjerë u nxorën nga shtëpitë e veta, për të strehuar në to zyrtarët e rinj të panumërt komunistë, komandantët dhe komisarët, partizanët që u derdhën nga malet.

Korça në lartësi rreth 800 metra mbi nivelin e detit, ndodhej në kushte të favorshme komunikacioni dhe zhvillimi. Shumë qytetarë, patën emigruar në Selanik, Rumani, Turqi, Egjipt, Amerikë, Australi dhe duke u kthyer në atdhe, kishin sjellë një farë mirëqenie. Një italian, Umberto Uberti, më 1927, ngriti në Korçë një shoqëri për prodhimin e birrës së Korçës, me disa qindra punëtorë.

Në Berat u mbajt një plenum i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare, ku u shfaqën kundërshtimet midis udhëheqësve shqiptarë. Koçi Xoxe, i mbështetur nga jugosllavët, e akuzoi Enver Hoxhën, që; “në vend që të ndihmojë punëtorët, si Tuk Jakovën, Kristo Themelkon dhe Pandi Kriston, flet kundër tyre”.

Enveri synonte ta zëvendësonte Koçi Xoxen, me shoqen e tij, Liri Gegën, që i besoi detyrën e ministrit të Brendshëm dhe drejtores së Zyrës së Komandës së Përgjithshme. Por në plenum, nën trysninë e Velimir Stojniçit, u vendos që Liri Gega, të përjashtohej nga Komiteti Qendror, por nuk e pranoi propozimin e Nako Spirut, për zëvendësimin e Enver Hoxhës, duke u mjaftuar me një autokritikë ë këtij të fundit.

Beteja për Tiranën dhe çlirimi i vendit

Me 12 nëntor, trupat gjermane e braktisën Elbasanin, ku ishin grumbulluar ato të ardhura nga Jugu, nga Greqia dhe Maqedonia. Por kolona gjermane që vinte për Tiranë, u ndesh me një pritë të fuqishme dhe betejë të ashpër. Nga njëra anë, një skuadrilje avionësh italianë, e sulmoi atë në Qafën e Kërrabës, në kushte atmosferike të favorshme për gjuajtje, dërguar posaçërisht nga komanda aleate e RAF –it anglez, nën mareshalli Elliot, me kërkesë të misionit britanik këtu dhe Shtabit të Përgjithshëm partizan.

Kolona e motorizuar u pakësua dhjetëfish, nga aviacioni italian. Mbetën të vrarë në vend, 1.300 gjermanë. Një pjesë mundi të hyjë në qytet, ndërsa pjesa tjetër, u sulmua nga partizanët e Brigadës së XV-ë në Mushqeta dhe Bërzhitë.

Dy ditë pas Elbasanit, gjermanët e lanë edhe Durrësin. Prandaj beteja për Tiranën, po bëhej gati. Plani për çlirimin e Tiranës, ishte hartuar nga Velimir Stojniç dhe Vojo Todoroviçi, dy emisarët ushtarakë jugosllavë. Këta transmetonin urdhra gojarisht, për brigadat I-rë, IV-ët, X-të dhe XVIII-të. Dy të fundit, erdhën më pak vonesë, gjë që u dha mundësi gjermanëve, të tërhiqeshin për në Shkodër.

Në fund të 30 tetorit, gjermanët e kishin lëshuar pjesën lindore të Tiranës, ku hynë Brigada I-rë dhe IV-ët. Partizanët sulmuan fort në Pallatin Mbretëror dhe në kazermat “Shkumbini”, por gjermanët rezistuan. Me 15 nëntor, gjermanët u larguan masivisht nga kryeqyteti, duke lënë një fortesë të improvizuar, në qendër të sheshit “Skënderbe”. Aty ndodhej një ushtar i vetëm, me një mitraloz dhe shumë arka me fishekë. Ky ushtar rezistoi i vetëm, 36 orë rresht, ndaj sulmeve të Brigadës së IV-ët. Në fund, kur i shteri të gjitha municionet, ai e vrau veten. Kështu Tirana u çlirua me 17 nëntor.

Në luftën e Tiranës, ndihmuan edhe luftëtarët italianë të Batalionit “Antonio Gramshi”. U vranë shumë syresh, në përpjekje edhe për të mbrojtur popullsinë civile, nga reprezaljet e gjermanëve. Midis tyre, ishte edhe majori Massimo De Angelis. Ndër ta, ishte edhe prifti jezuit, Giovanni Fausti, që pas lufte, e akuzuan për veprimtari terroristike dhe e pushkatuan. Për italianët në Shqipëri, rënia e kryeqytetit ishte një shpresë për t’u rikthyer në atdheun e tyre.

Me 29 nëntor, gjermanët e lanë edhe Shkodrën dhe u drejtuan përmes Koplikut, për Podgoricë. Në fund të nëntorit, me kërkesë të jugosllavëve, Komanda e Përgjithshme partizane e Shqipërisë, dërgoi në Jugosllavi Divizionin e V-të dhe të VI-të, në kërkim të divizionit gjerman “Grupi E”. Por njësitë gjermane, i luftuan ato ashpër. Pjesa që mbeti prej tyre, në shkurt 1945, u kthye në Shqipëri.

Ndërkohë batalioni “Antonio Gramshi”, u shndërrua në brigade, me 2000 vetë. Ai dispononte dy bateri 41 mm. Më vonë, kjo brigadë u zmadhua në rangun e një divizioni. Në maj 1945, ushtarët e saj u riatdhesuan në Itali, nëpërmjet detit. Sipas komandës partizane, në luftë u vranë 28 000 vetë, u plagosën 63 000 dhe u gjymtuan për jetë 62000 vetë. Këto janë vetëm ushtarakë.

Italianët në luftën çlirimtare shqiptare

Me çlirimin e Shqipërisë, janë riatdhesuar në Itali, në vijë ajrore dhe detare, 19.000 ushtarë italianë. Emrat e tyre, figurojnë në listat e imbarkimit, bërë të njohura autoriteteve shqiptare dhe britanike. Nuk dihet me saktësi, shifra e luftëtarëve dhe e punëtorëve italianë, po ashtu e atyre të vrarë, të zhdukur apo të gjymtuar. Dimë që në fillim italianët, përbënin tetë batalione dhe shtatë bateri artilerie.

Përveç 19.000 ushtarëve italianë, të riatdhesuar më 1945, janë disa qindra syresh, të shpërndarë në Shqipërinë e Jugut dhe që kanë hyrë në Itali në rrugë të rastësishme, në nëntor 1944. Në dhjetor, u riatdhesuan disa qindra të plagosur e të sëmurë, që rrinin në spitalet partizane. Të tjerë janë riatdhesuar gjatë luftës, kur vinin anijet me furnizime dhe ktheheshin sërish në Itali.

Pos të tjerash, theksoj se artileria partizane ishte kryesisht në duart e italianëve. Mortajat, mitralozat e rëndë dhe të lehtë, automjetet dhe gjithë shërbimet duke filluar nga ai shëndetësor deri të riparimet kanë qenë në duart e italianëve. Në spitale, infermieri, depo municionesh, në centrale telefonike, në zyrat e intendencës, në ofiçina të ndryshme, kudo ku nevojitej pak përvojë teknike, ishin italianët.

Këta specialistë u mbajtën në Shqipëri edhe pas lufte, sepse ishin hë për hë të pazëvendësueshëm. Shtojmë këtu materialet ushqimore, veshmbathjet dhe enët ushqimore, automjetet ushtarake, stacionet e radios, materialet sanitare, të gjitha burimet që dispononte ushtria partizane, në 25 brigadat e saja, janë marrë nga magazinat ushtarake italiane, përjashto materialet e furnizuara nga aleatët, në vijë ajrore.

Italianët ushtarakë dhe civilë, ndihmuan fuqishëm në riparimin e rrugëve, në ri ngritjen e urave, centraleve elektrike, ujësjellësve, etj. Edhe në bujqësi, ka shumë për të thënë, po mos të harrojmë ato qindra familje shqiptare, që nuk donin t’i lëshonin ushtarët e strehuar te to, sepse kishin shumë nevojë për kulturën e tyre. Lidhur me këtë të fundit, krahas rasteve të një sjellje njerëzore të shqiptarëve ndaj italianëve, ka pasur edhe asish, që janë sjell brutalisht, duke i ruajtur ditë natë me armë, që ata të punonin në shtëpitë e tyre, kundrejt një cope bukë me qepë e hudhra.

Nuk duhet harruar ndihmesa e aviacionit italian, që ka kryer 3. 132 fluturime, në 3.269 orë, në qiejt e Shqipërisë, duke lëshuar 612 kv. Bomba, mbi objektivat gjermane, duke kryer 618 fluturime rikonjicioni, me mitralim dhe 61 aksione, me bombardim në pikiatë. Pas çlirimit, italianët organizuan shërbimin e rregullt të furnizimit; Lecce-Tirana. Në kthim, avionët italianë kanë marrë një numër të madh shqiptarësh të plagosur, që kishin nevojë, sidomos për mjekime ortopedike, që nuk mund të kryheshin dot në Shqipëri. Siç ka thënë vetë Enver Hoxha; “kjo ndihmesë e ushtarëve italianë, farkëtoi vëllazërimin e dy popujve tanë”.

Nën qeverinë komuniste

Qeveria e krijuar në Berat, u transferua në Tiranë, shumë shpejt pas çlirimit. Një nga urdhrat e parë të qeverisë, ishte regjistrim i gjithë të huajve në Shqipëri. Ishte fjala në radhë të parë për italianët, nga të cilët vetëm civilët, në shtator 1943, arrinin 25.000 vetë.

Menjëherë shumë syresh, u caktuan në punë të detyruar në sektorë të ndryshëm, të shkatërruar nga lufta. Në Tiranë e qytete të tjera u shtuan arrestimet. Megjithatë në parakalimin para qeverisë me 28 nëntor ishin edhe luftëtarët e formacioneve italiane “Gramshi” dhe bateria 41 e artilerisë së divizionit “Firenze”.

Si e mori pushtetin Enver Hoxha?

Gjatë okupacionit italian në Shqipëri, Partia Komuniste nuk ishte e vetmja parti politike. Madje për nga numri i anëtarëve, parti të tjera, ishin më të mëdha. Por Enver Hoxha, e shfrytëzoi luftën kundër nazi-fashizmit, për t’i luftuar partitë konkurrente dhe për të krijuar bazat e diktaturës së proletariatit. Ai shfrytëzoi këshillat e jugosllavëve dhe përdori stilin e Borgias dhe vuri në zbatim mësimet e Stalinit.

Aleatët perëndimorë, kanë bërë një gabim shumë të rëndë, duke i konsideruar “dytësore” veprimet e çetave komuniste. Në Shqipëri, sikurse në Jugosllavi, fitorja e komunistëve mund të shmangej. Këtu, sikurse edhe në vende të tjera, kishte edhe lëvizje partizane jo-komuniste. Me një drejtim politik të përshtatshëm dhe ndihmë materiale si duhet, ata mund të shërbenin kundër gjermanëve, më mirë se komunistët.

Një nacionalist shqiptar, u pat deklaruar më 1944 misionarëve ushtarakë anglezë: “Në Shqipëri, ka tre parti, agjentë nazistë, agjentë komunistë dhe agjentë anglezë. Gjithë kjo është krejt e natyrshme. Por nuk e kuptojmë, përse agjentët komunistë, po paguhen me ar anglez”?!

Aleatët perëndimorë e lejuan Enver Hoxhën ta fitonte pushtetin, duke shkaktuar një varg pasojash në situatën evropiane edhe dhjetëra vjet më pas. Karakteri i vërtetë i qeverisë së re shqiptare u duk me 5 ligjet që u shpallën me 15 dhjetor 1944. Ligji i parë e vente tërë industrinë dhe shoqëritë nën kontrollin e shtetit. Ligji i dytë ndalonte eksportimin e metaleve të çmueshme.

Për kundërvajtësit ishte parashikuar 30 vjet burg deri dënim me vdekje me konfiskim të të gjitha pasurive..Një ligj tjetër ishte kundra sabotatorëve të luftës dhe atyre që i strehonin dhe i fshihnin këta. Edhe për këta gjyqi ushtarak jepte 30 vjet burg ose vdekje. Ligji i katërt fliste për mobilizimin civil të “specialistëve”, shqiptarë e të huaj. Memorie.al

Përktheu nga italishtja, Bardhyl Selimi

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur zv/ministri Feçor Shehu na tha; Ç'e patët atë rreckë me një sorrë në mes që ngritët në majë të pallatit, Nuri Stepa ia kthehu; ‘Flamurin e Ismail Qemalit, por ju...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit  

Next Post

“Artistikja e Krujës, me 1000 femra të punësuara, ishte vetëm 10 metra larg Degës së Brendshme, ngjitur me të, u ngrit një barakë, çerdhe ‘kuplaraje’, ku Sigurimi fuste femra...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

Artikuj të ngjashëm

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!
Personazh

“Musolini, Hitleri dhe Stalini, ua kaluan edhe sulltanëve, për gratë me të cilat shkuan; apo me bashkëshortet e shokëve të tyre, si…”/ Refleksione për librin e Spiro Mëhillit, “diktatorë dhe aventurierë”!

May 27, 2025
“Sapo merrnin vesh që kishim njerëz në burg, banorët e Burrelit, mbyllnin portat e as një pikë ujë nuk të jepnin për fëmijët, kurse në të vetmin hotel që ishte aty…”/ Kujtimet e Sofika Prifti Cara   
Personazh

Nikoll Preng Tuci nga Oroshi i Mirditës dhe me banim në Bruksel, që vuajti 25 vite në burgjet komuniste, nderohet në 90-vjetorin e lindjes, nga Bashkia e Rrëshenit dhe Shoqata e ish-të Dënuarve Antikomunistë

May 27, 2025
“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë
Personazh

“Kur Mehmet Shehu i tha; ti Prekë, po të ishe me ne komunistët, do ta kishe mbyll jeten me ‘kapak ari’, Prekë Cali, ju përgjigj…”/ Historia e panjohur e “piramidës së gjallë” të kufijve të Shqipërisë

May 21, 2025
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
Personazh

“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

May 20, 2025
“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën
Personazh

“Njerëz pa asnjë kontribut gjatë Luftës, thurën intriga që të dënohej Ali Shtëpani dhe familjes së tij t’ia ulnin kokën, pasi…”/ Historia e patriotit që u dënua me “Grupin e Deputetëve” dhe raporti i CIA-s për të në ’47-ën

May 19, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Personazh

“Bedrije Ashiku tregoi, se gjatë torturave me korrent elektrik, F. Kapisyzit dhe D. Rrjollit, u mbet i vdekun në dorë At Bernardin Palaj, dhe ashtu me tela nder veshë…”/ Rrëfimi i Frtiz Radovanit nga Australia

May 14, 2025
Next Post
“Artistikja e Krujës, me 1000 femra të punësuara, ishte vetëm 10 metra larg Degës së Brendshme, ngjitur me të, u ngrit një barakë, çerdhe ‘kuplaraje’, ku Sigurimi fuste femra…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

“Artistikja e Krujës, me 1000 femra të punësuara, ishte vetëm 10 metra larg Degës së Brendshme, ngjitur me të, u ngrit një barakë, çerdhe ‘kuplaraje’, ku Sigurimi fuste femra...”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!