Nga Sheradin BERISHA
Pjesa e dytë
– Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, nga regjimi i Titos, në vitet 1948–1968-
Memorie.al / Në qershor të vitit 1948, pas acarimit të raporteve politike në mes të Beogradit dhe Moskës, Partia Komuniste e Jugosllavisë, u përjashtua nga organizata e partive të shteteve komuniste ”Informbyro” dhe me këtë rast prishen marrëdhëniet e BRSS-së (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike) dhe aleatëve të saj, me Jugosllavinë e AVNOJ-it. Në këtë situate, Shqipëria mbajti anën e organizatës: Informbyro, dhe mbetja e saj në pozitat pro-sovjetike, bëri që t´i prish marrëdhëniet e “mira”, që kishte me Republikën Federative Popullore të Jugosllavisë, që nga viti 1945.
– Më 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut në Pejë, me trupin gjykues Iso Omeragiq, kryetar i Gjykatës së Rrethit në Pejë, nga gjyqtarët porotë: Pavle Armush, Mirko Spasiq e Shaqir Zogaj, dhe proces-mbajtëse Stojana Vukoviq, nëpunëse e kësaj gjykate, në bazë të akt-akuzës KTO nr.95/57, në “emër të popullit”, i dënoi: Muhamed Brovinën, me 12 vjet burg të rëndë, Adem Krasniqin, me 7 vjet burg të rëndë, Gjon Shtufajn, me 7 vjet burg të rëndë, Besnik Koçin, me 9 vjet burg të rëndë dhe Hidë Dobrunën, me 5 vjet burg të rëndë. (Akt-gjykimi K.nr. 149/57).
– Më 19 nëntor 1958, për herë të parë UDB-ja e burgos atdhetarin Adem Demaçi, me arsyetimin, se; “ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të RFPJ-së, (Republikës Federale Popullore të Jugosllavisë), dhe se është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës e, bashkimit të saj me Shqipërinë”. Akt-akuza është përgatitur nga udbashët: M. Mihajlloviq, Mom(o)çillo Çanoviq, Vojisllav Mihajlloviq, me dëshmitë e dëshmitarëve shqiptarë: F. G., D. M., A. A., Z. C., etj., ndërsa është realizuar nga prokurori Radovan Bullajiq dhe zëvendësprokurori, Mirosllav Llazareviq.
Dhe në bazë të aktakuzës PPQ nr.14/59 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, nga trupi gjykues, Dragutin Kallugjeroviq dhe gjykatësit porotë: Mehmed Kalaveshi, Riza Voca dhe Qazim Bajgora., më 17 mars 1959, u mbajt procesi gjyqësor, kundër Adem Demaçit, i cili sipas nenit 117, paragrafi I-rë i LP dhe sipas nenit 16, paragrafi I-rë i LP, në “emër të popullit”, ju shqiptua denimi në kohëzgjatje prej 5 vjetësh burgim të rëndë.
– Në shkurt 1959, sipas akt-akuzës K. nr. 29/59 të datës 19.02.1959, në Gjykatën e Qarkut në Prizren, gjykohen: Aziz Spahiu, Hasan Berisha, Reshat Hadri dhe Durak Pasuli.
– Në vitet ‘50-ta në Kosovë dhe në viset tjera etnike, vepronin edhe disa grupime ilegale politike, sipas programit të LNDSH-së, e këto ishin:
1. “Vatra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare” (VKNDSH);
2. “Grupi Demokratik Shqiptar, Kosova” (GDSHK);
3. “Grupi Shqiptar Revolucionar i Maqedonisë” (GSHRM);
4. “Grupi Demokrat-Indepedent Shqiptar i Kosovës” (GDISHK);
5. Grupi – “Veteranët e Luftës Shqiptare – Rezistenca Malësore (GVLSHRM);
6. ”Shoqëria Demokratike Shqiptare ‘IsmaIl Qemali’(SHDSH- “I.Q”);
7. Lidhja e Vardarit – Besa Demokratike Shqiptare (LV-BDSH) dhe
8. Lidhja Shqiptare e Sharrit (LSHSH).
Në verën e vitit 1960, zbulohet grupi i LNDSH-ës “Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare”, i drejtuar nga Shahin Voca, nga Shala e Bajgorës. Kjo organizatë u themelua me 6 gusht 1952, ku aktivitetin e vet fillimisht e zhvilloi në Gjimnazin e Mitrovicës dhe në shkollën e Stantërgut, për t´u shtri brenda një kohe në Prishtinë, Besianë (ish-Podujevë), Gjilan, Prizren, Shkup e Tetovë, Pejë, Burim (ish-Istog), etj. Brenda 8 vitesh, “VK-NDSH-ja” në gjiun e vet organizoi 387 anëtarë besnik. Me rastin e zbulimit nga UDB-ja, arrestohen dhe dënohen 21 anëtarë, prej tyre, 4 veta dënohen në Gjyqin Ushtarak të Zagrebit.
Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren, i dënuan “në emër të popullit”, 17 anëtarë të këtij grupi si: Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb, më 25.02.1961, në bazë të Akt-gjykimit nr. IK 21/60, gjyqi ushtarak i dënon: Emin Fazliun, me 8 vjet burg të rëndë, Baki Dullovin, me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën, me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin, me 9 muaj burg të rëndë.
Në vazhdimësinë e organizimeve politike ilegale dhe të qëndresës shqiptare përgjithësisht, në fillim të viteve të ‘60-ta, u organizuan tre intelektualë të asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët në vitin 1952 dhe 1954, veç kishin përjetuar vuajtjet në Goli Otok dhe në kazamatet tjera jugosllave. Këta tre atdhetarë, duke e ndjerë në shpirt përditshmërinë e vuajtjeve që i bëheshin shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, nuk deshën të rrinin duarkryq, kështu që në maj të vitit 1960, pas një sërë takimesh, vendosën ta themelojnë një organizatë ilegale, të cilën pas shtrirjes në terren, përkohësisht (deri në mbajtjen e Konferencës së Përgjithshme) e quajtën – “Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Tojeve Shqiptare në Jugosllavi – me Shqipërinë” (KRBTSHJSH).
Kjo organizatë, pas konsolidimit të radhëve të saj dhe përgatitjeve për aksione të ndryshme në janar 1961, UDB-ja përmes informatorëve shqiptarë, i zbulon dhe i arreston disa pjesëtarë të organizatës. Arrestimet e pjesëtarëve të kësaj organizate, filluan më 25 janar 1961 në Gjilan, në Preshevë, në Ferizaj, në Prishtinë e në Shkup. Për t’iu shmangur arrestimeve, dy drejtues të organizatës: Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, për më shumë se dy muaj, kaluan në ilegalitet, duke u strehuar në baza të shumta në fshatrat e Lipjanit, Shtimjes, Suharekës, Gjilanit, të Preshevës e të Karadakut. Mirëpo në fillim të prillit 1961, në rrethana tradhtie, Aliu Aliu dhe Ramadan Hoxha, arrestohen në fshatin Maxherë të Karadakut dhe më 2 prill, sillen në Burgun e Prishtinës. Nga kjo organizatë, UDB-ja burgosi 32 anëtarë të saj dhe qindra shqiptarë të tjerë, i mori në pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht.
Pas kryerjes së hetimeve, të gjithë të arrestuarit u dënuan në gjyqet e qarkut në Prishtinë, në Gjilan dhe në Vranjë të Serbisë. Në Prishtinë, ku gjykimi u mbajt nga 14-19. IX. 1961 – kryetar i trupit gjykues, qe Tahir Ibrani, ndërsa prokuror, Ramo Vodopiq, mysliman nga Mali i Zi. Gjykimi u mbajt, mu ato ditë kur në Beograd, zhvillonte punimet Konferenca Themeluese e Shteteve të Painkuadruara.
Në këto gjykime u dënuan: Kadri Salimi – 7 vjet e 6 muaj burg të rëndë, Ali Aliu, – 8 vjet, Ramadan Hoxha – 8 vjet, ndërsa prej 1-5 vjet burg të rëndë, u dënuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqë Heta, Hyrije Hana, Sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, Mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencës së Prizrenit-1945, ku kundërshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovës nga Serbia-vërejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vërejtja jonë), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi.
Në vitin 1963-’64, simboli i qëndresës shqiptare, Adem Demaçi, formoi: “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj, kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës. LRBSH-ja gjatë kësaj periudhe, kishte kryer shumë aktivitetesh kombëtare, por në qershor 1964, UDB-ja zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intensive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjesëtarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit.
Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH-së Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë, u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964, në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Trupi gjykues, përbëhej nga kryetari i gjyqit – Tahir Ibrani, gjyqtari Radomir Stojkoviq dhe porotët: Hazir Haziri, Tefik Shala dhe Nebih Qena. Ndërkaq palën e akuzës, e përfaqësonte (përmes aktakuzës Kto-nr.223/64) Mirko Matoviq – prokurori publik i Qarkut të Prishtinës
Në këtë gjykim maratonik, në “emër të popullit” u dënuan:
1. Adem Demaçi – student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë.
2. Sabit Ratkoceri (1939) – jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet.
3. Hazir Shala (1934) – Profesor i shkollës Normale, (Barilevë) me 13 vjet.
4. Seladin Daci (1933) “muzicione në Radio Prishtinë” (Prishtinë) me 10 vjet.
5. Azem Beqiri (1939) – Nëpunës i entit krahinor për mbrojtjen shëndetësore (Prishtinë) – me 10 vjet.
6. Abdullah Lahu (1944) – nxënës i kl. së katërt, të shkollës Normale, me 10 vjet.
7. Ahmet Haxhia (1932) – farkëtar nga Prishtina, me 10 vjet,
8. Xhafer Mamuxhiku (1935) – nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet,
9. Dibran Bajraktari (1939) nëpunës nga Prishtina – me 13 vjet,
10. Sabri Novosella (1943) – rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet,
11. Tefik Sahiti (1930) – infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe
12. Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga sTambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.
Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë, u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:
1. Adem Rukiqi – Verboc -Gllogovc,
2. Abdyl Shala – Loxhë-Pejë,
3. Arif Hoxha – Mitrovicë
4. Arif Ymeri
5. Asim Vula – Gjakovë
6. Avni Lama – Gjakovë
7. Bahtire Berisha – Prizren
8. Bahtir Duraku
9. Bedrush Çollaku – Prizren
10. Besnik Koci – Gjakovë
11. Destan Miftari
12. Din Spahia – Gjakovë
13. Ejup Kastrati – Pejë
14. Elhame Shala – Prishtinë
15. Emina Rakovica – Prishtinë
16. Enver Gerguri
17. Enver Mehmeti
18. Fazli Grajçevci – Tankoc
19. Fehmi Elmazi – Gjilan
20. Ferat Ymeri
21. Gani Msutafa
22. Haki Bejta
23. Haki Gashi
24. Hamdi Obertica – Fushë Kosovë
25. Hilmi Rakovica – Prishtinë
26. Hyda Dobruna – Gjakovë
27. hysen Bukoshi – Prizren
28. Hysen DAci Mitrovicë
29. Ibrahim Stublla
30. Ismet Koshutova – Mitrovicë
31. Isuf Istrefaj
32. Isuf Isufi – Mavriq
33. Kadri Kusari – Gjakovë
34. Myrteza Nura – Gjakovë
35. Mustafë Venehari – Mitrovicë
36. Nezir Gashi – Labjan – Pejë
37. Nimon Podrimja – Caralluk – Istog
38. Mejreme Berisha – Prishtinë
39. Osman Berisha – Puzovfc
40. Qerim Zajmi
41. Ramadan Lahu – Gllamnik
42. Ramadan Shala – Pejë
43. Rashit Rusha
44. Rexhep Elmazi – Gjilan
45. Rexhep Shala – Loxhë, Pejë
46. Remzi Baloku
47. Rrustem Morina
48. Sabit Lahu – Gllamnik, Podujevë
49. Sadik Latifi
50. Sahit Sfeqla – Prishtinë
51. Selatin Novosella – Prishtinë
52. Selman Berisha – Progofc
53. Sylejman Gashi
54. Sylë Shala – Pejë
55. Shefqet Jashari – Strofc, Vushtërri
56. Shemsi Hoxha
57. Shemsi Rudari
58. Tahir Shala, Krushec-Prishtinë
59. Teki Dervishi – Gjakovë
60. Ukshin Shala – Loxhë – Pejë
61. Vesel Bislimi
62. Vesel Shala – Loxhë, Pejë
63. Vezir Zka – Dobrajë, Prishtinë
64. Ymer Mehmetaj
65. Zeqir Agushi
66. Zeqir Gërvalla – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
67. Zeqir Heretica – Lupçi i Poshtëm, Podujevë
68. Zeqir Shala – Loxhë, Pejë
Më 27 Nëntor 1968, grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin, i organizoi demonstrata gjithë popullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së, u arrestua dhe pas katër muaj hetimesh, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, u mbajt një proces gjyqësorë kundër tyre. Në këtë proces u përfshi, trupi gjykues i përbërë nga: Nazmi Juniku – kryetar, me gjyqtarët – porotë: Beqir Shehi dhe Mehmet Sponca, si proces-mbajtës ishte Hysamedin Oruçi, ndërsa Prokuror, ishte Sahit Meraku, i deleguar nga Peja.
Kjo trupë gjyqtarësh – porotësh më 7 prill 1969, “në emër të popullit”, për shkak të “krimit – propaganda armiqësore, nga neni 118 al. 1 e KP”, këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin, prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu, me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha, dënohen me nga 3 vjet burg.
– Për pjesëmarrje aktive në demonstratën e Prishtinës, u dënuan edhe studentët: Asllan Kastrati, me 6 muaj burg; Sylejman Kastrati me 3 muaj burg; Skënder Berisha me 2 muaj, Bedri Novosella, Sylejman Peposhi dhe Halil Qosja, me nga 1 muaj; ndërsa Tefik Qitaku dhe Ramadan Ramadani (që të dy rrobaqepës), u dënuan me nga 2 muaj burg. – Për demonstratën e Ferizajit, u dënuan: Ali Mehmeti, arsimtar, me 1 vit burg, Ismet Ramadani dhe Hasan Abazi (që të dy studentë), me nga 10 muaj; ndërkaq me nga 1 muaj, u dënuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Sylejman Bytyqi, Hasan Muhaxheri dhe Ekrem Beqiri.
– Për demonstratën e Gjilanit, u dënuan studenti: Irfan Shaqiri, me 1 vjet burg, ndërsa me nga 1 muaj burg, u dënuan: Beqir Qerimi, student dhe nxënësit: Rexhep Mala, Fatmir Salihu, Ahmet Hoti, etj. – Ndërkaq për demonstratën e Besianës (ish-Podujevës) u dënuan: Hamit Abdullahu (berber), me 1.6 muaj burg; Sabit Syla (student), me 1,4 muaj burg; Haki Sheholli me 1 vjet burg; ndërsa me nga 1 muaj burg, u dënuan: Hasan Sh. Shala dhe Bahri Shabani, që të dy studentë. Po me nga 1 muaj, u dënuan edhe mësuesit: Hasan Shala, Xhafer Ejupi, Skënder Hoxha, Shaqir Shala dhe Selatin Vokrri, si dhe Nexhip Ejupi e Abdulla Nishevci, që të dy me profesion rrobaqepës.
Më 22 dhjetor 1968, u organizua edhe një demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoj çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u dënuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta, u dënuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova, por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit”, u dënuan:
– Mehmet Myrtezani – Gega, mësues, me 7 vjet burg;
– Faik Mustafa, student, me 5 vjet burg;
– Abdylselam Selami, mësues, me 1.6 muaj burg;
– Ramadan Sinani, student, me 2 vjet;
– Fehmi Rifati, student, me 2 vjet burg;
– Abdylmenaf Rystemi, student, me 2 vjet;
– Hysni Qemal Sherifi, arsimtar, me 1,6 muaj;
– Refki Murati, murator, me 2 vjet;
– Nexhmidin Neziri, mësues, me 1.6 muaj;
– Ibrahim Rudi, student, me 3 vjet;
– Agim Jaka, student me 2.6 muaj;
– Hysenxhevat Kalaishta, student, me 5 muaj burg;
– Xhemil Mustafa, student, me 5 muaj;
– Arbër Xhafëri, student, me 3 muaj;
– Agim M.Xhaferi, student, me 3 muaj burg, e shumë të tjerë.
Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënojë edhe shumë të rinj shqiptar, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstratën e Tetovës. Në Shkup u dënua Sejdi Kryeziu, me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagandë armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu, u dënua me 1 vjet, po për propagandë armiqësore. Në Strugë, u dënua Irfan Vlashi me 6 vjet burg, për diversion, Tosun Roçi, me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë, u dënuan: Syrja Qura, Sali Ramadani, etj
Të burgosurit shqiptarë, vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit, në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit…në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës…dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në “Goli Otok”, ujdhes kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci. Në këtë ujdhesë të zhveshur e, me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit.
Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm dëmtimi fizik, por edhe thyerja dhe shkatërrimi i plotë shpirtëror, i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër, rrehnin deri alivanosje dhe vdekje, të burgosurit e rinj, që vinin në këtë kamp famëkeq). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje, ishin të detyruar të kalonin nëpër kordonin e gjallë të të burgosurve të penduar dhe të udbashëve të çakërdisur…! Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat më imoral) jo vetëm që “vetë-qeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm. Ky burg-kamp famëkeq, u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve, pati edhe shumë shqiptarë. Memorie.al