1910 – Komunistet gjermane Roza Luxemburg, dhe Clara Zetkin, propozojnë që të themelohet, Dita Ndërkombëtare e Grave. Gjatë zhvillimi të Kongresit të Grave Internacional-Socialiste, ky propozim, u mor parasysh duke shpallur kështu zyratrisht Ditën e Grave, e cila festohet në mbarë botën. Kjo ditë do të simbolizonte të drejtat dhe barazinë gjinore të grave dhe vajzave në të gjithë globin.
1917 – Vdes në moshën 78 vjeçare, Ferdinand von Zeppelin. Zeppelin, ishte një gjeneral gjerman dhe më vonë shpikës i avionëve me ajër Zeppelin. Ai themeloi kompaninë Luftschiffbau Zeppelin. Këto avionë, u përdorën gjerësisht gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore, nga ana e ushtrisë gjermane. Por më pas, avionët Zeppelin, do të dilnin shpejt nga qarkullimi, për shkak të masivizimit të avionëve me krahë.
1921 – Kryeministri spanjoll Eduardo Dato Iradier vritet me atentat ndërsa po dilte nga ndërtesa e parlamentit në Madrid. Dato, ishte një udhëheqës politik Spanjoll gjatë periudhës së Restaurimit. Ai shërbeu tre herë si Kryeministër Spanjoll, nga viti 1913 deri në vrasjen e tij nga anarkistët katalanë. Gjithashtu ai mbajti njëmbëdhjetë ministri të kabinetit dhe ishte katër herë President i Kongresit Spanjoll të Deputetëve.
1939 – Lind në Tiranë, Aleksandër Meksi. Meksi, është një studiues, restaurator i monumenteve të arkitekturës mesjetare (kryesisht kisha dhe xhami) si dhe ish kryeministër i shtetit shqiptar. Ai konsiderohet si kryeministri i parë i shtetit pluralist shqiptar në vitet 1992-1997. Qeveria Meksi ndërmori reformimin e shtetit shqiptar nga një shtet i diktaturës në një shtet demokratik të së drejtës, me ekonomi të tregut të lirë, ku respektohen të drejtat e njeriut.
1947 – Trembëdhjetë mijë trupa të Ushtrisë së Republikës së Kinës mbërrijnë në Taiwan pas incidentit të 28 shkurtit dhe fillojnë sulmet që vranë mijëra njerëz, përfshirë elitën intelektuale. Kjo shndërrohet në një rrënjë kryesore të lëvizjes së pavarësisë së Taiwanit. Ishulli i famshëm në jug-lindje të Kinës, do të shpallte Pavarësinë nga Pekini zyrtar pasi në Kinë, do të triumfonin forcat komuniste të Mao Ce Dunit.
1963 – Partia Baath vjen në pushtet në Siri në një grusht shteti nga një klikë e oficerëve të Ushtrisë Siriane të majtë, duke e quajtur veten Këshillin Kombëtar i Komandës Revolucionare. Planifikimi dhe komploti i shpalosur u frymëzua nga grusht shteti i suksesshëm i Degës Rajonale të partisë Baath në Irak. Gjatë këtij grushti shteti, pati afro 1 mijë të vrarë, ndërmjet forcave ushtarake komplotiste, dhe qeverisë.
1974 – Inagurohet zyrtarisht, aeroporti ndërkombëtar Charles de Gaulle në Paris të Francës. Aeroporti i Parisit, i njohur gjithashtu si Aeroporti Roissy, është aeroporti më i madh ndërkombëtar në Francë dhe aeroporti i dytë më i ngarkuar në Evropë. Ai ndodhet në Roissy-en-France, 23 km në veri-lindje të Parisit. Ky aeroport u emërua kështu për nder të liderit francez Charles de Gaulle.
2014 – Avioni civil Flight 370 i Malaysia Airlines, që mbante gjithsej 239 njerëz, u zhduk gjatë rrugës nga Kuala Lumpur për në Pekin. Zhdukja pas asnjë lloj gjurme e këtij avioni, alarmoi mbarë opinionin publik ndërkombëtar, për fatin e vetë pasagjerëve që ndodheshin në bord. Edhe sot e kësaj dite megjithë operacionet e kërkim shpëtimit, të ndërmarra nga disa shtete, ky avion akoma nuk është gjetur.