1948 – Themelohet në Tokio, kompania e famshme e motorëve dhe makinave, Honda. E krijuar nga Soiciro Honda dhe Takeo Fujisawa, kjo kompani shumë shpejt, do të bëhej një nga më të famshmet në mbarë botën për prodhimet e saj auto-mobilistike dhe të motorëve sportivë. Vetëm në vitin që lamë pas kjo kompani do të xhironte në buxhetin e saj rreth 16 trilionë dollarë. Ajo operon në afro 22 shtete të botës si distributor në patentat e prodhimeve të saj. Po kështu makinat dhe motorët e kësaj marke shiten në mbi 50 shtete të tjera.
1950 – Në Kanadanë lindore ndodh ajo që do të quhet zjarri i Chingana-s. Si pasojë e flakëve do të shkrumboheshin 3.2 milionë hektarë pyje. Në këtë mënyrë tymi dhe smogu do të përhapeshin jo vetëm në territorin kanadez por edhe në atë amerikan si dhe, deri në Europën Perëndimore. Shtete si Skocia, Islanda, Franca, dhe Hollanda, do ta vuanin ndjeshëm praninë e tymit, për ditë me radhë në brigjet e tyre. Ky zjarr do të shkaktohej si pasojë e temperaturave të larta atmosferike në këtë zonë.
1954 – Lind në Careggine, futbollisti dhe trajneri i famshëm italian Marco Tardelli. Tardelli, në karrierën e tij sportive, do të debutonte për 10 vjet me ekipin e Juventusit dhe më pas për afro dy vite me Interin. Gjithashtu ai do të mbahet mënd si një ndër lojtarët më të spikatur të Kombëtares Italiane sidomos në Spanjë 1982. Në këtë kampionat botëror, ai do në finale kundër Gjermanisë, do të shënonte golin e fitores. Tardelli do të drejtonte njëkohësisht edhe ekipin e Interit, dhe kombëtaret e Egjiptit dhe Irlandës.
1960 – Aeroplanmbajtësja amerikane USS Enterprise, do të bëhet struktura e parë ushtarako-detare në botë që mund të mbajë bombën bërthamore. Gjatë Krizës së Rraketave në Kubë, kjo aeroplanmbajtëse, do të luante një rol kryesor në menaxhimin dhe parandalimin e një konflikti të mundshëm ushtarak. Për shkak sepse ajo do të dislokohej në kufirin bregdetar midis SHBA-së dhe Kubës. Ajo është e gjatë 342 m dhe peshon 94.000 ton.
1973 – Shteti afrikan i Guinnea Bissau-t pas një lufte 12 vjeçare, shpall pavarësinë nga Portugalia. Udhëheqësi i parë i saj do të bëhej Luis Cabral. Cabral do të ishte vëllai i një prej heronjve të rezistencës guineiane ndaj pushtimit kolonial portugez, Amilcar Cabral-it. Guinnea Bissau, shumë shpejt do të përballej me vështirësi të rënda ekonomike dhe sociale, gjë që do ta bënte vetë vetiu këtë vend, një nga më të pa-zhvilluarit e botës.
1982 – Vdes në moshën 67 vjeçare Sarah Churchill, vajza e ish-Kryeministrit britanik Winston Churchill. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sarah, do të angazhohej në Batalionin Vullnetar të Femrave në aviacionin ushtarak. Ajo do të ishte përkrah të atit, gjatë vizitave që ky i fundit do të bënte në Kajro, Teheran, dhe Jaltë. Më pas ajo do të provonte karrierës e saj si aktore në filmat, He Found a Star, Sinfonia Fatale, Royal Wedding, Serious Charge, etj. Sarah Churchill do të njihej gjithashtu edhe për problemet e saj me alkoolin.
1993 – Në Kamboxhia pas 5 vitesh sundimi të diktatorit Pol Pot si dhe pas një periudhe 13 vjeçare konflikti civil, ri-instalohet mbretëria. Mbreti i saj Norodom Sihanouk, do të vihej në krye të kurorës së shtetit të varfër të Indokinës. Sihanouk për vite me radhë do të lëvizte nëpër shtete të ndryshme të botës i dëbuar nga Kmerët e Kuq. Ai do të mikpritje nga një sërë udhëheqësish në mbarë botën. Vetëm në Shqipëri ai, së bashku me gruan e tij Monika do të vinin plot dy herë.