-Si u prit Ismail Kadare nga lexuesit amerikanë, në vitin 1987 ?-
Memorie.al / Pa dyshim që në të gjitha kohërat, vepra e Ismail Kadaresë “Kronikë në gur”, është vlerësuar nga të gjithë. Ky fakt provohet kur edhe vetë sheh sesi u prit kjo vepër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 30 vjet më parë. E përditshmja amerikane, i kushton rëndësi daljes së kësaj vepre, bashkë me disa të tjera të Kadaresë në Amerikë. Ndonëse ishte i njohur shumë në Europë, shkrimtari shqiptar vjen me shumë mistere për lexuesit e kontinentit tjetër. Është Leonie Caldecott, një ndër gazetaret që shkruante edhe për mediat britanike, që bëri artikullin për veprën e përkthyer të Kadaresë, e cila ishte edhe autore e një libri të njohur për kohën. Vlerësimet për këtë libër, vijnë si rezultat i njohjes së hollësishme të veprës, por me pak njohje për Ismail Kadarenë, i vetmi shkrimtar shqiptar, që njihej në Perëndim.
Shkrimi i gazetares Leonie Caldecott
Në qendër të “Kronikë në gur”, është një skemë në të cilën rrëfimtari, një djalë i ri shqiptar, kur qytetin e kishte përfshirë një peripeci e Luftës së Dytë Botërore, është marrë nga gjyshi, që të vizitojë shtëpinë e një shpikësi. Ai kishte thënë se kishte dizajnuar një aeroplan të fuqishëm, që punonte me parim e “perpetum mobile”.
Si një banor i qytetit që së fundi ka nisur të përballet me bombardimet nga ajri, sajesa e mrekullueshme ishte, jo vetëm një mbrojtjen praktike, por gjithashtu, “nderi” tek njerëzi e turpëruar nga makina e luftës, që ishte sulur kundër tyre. Megjithatë, djali kuptonte se sajesa e shkërmoqur, model elefanti, paraqitej një dështim i pashpresë.
Ky perceptim është mbështetur pjesërisht në realizëm dhe pjesërisht mbi fantazinë, e cila bazohej nga kohët e këqija. Çdo fuqi ushtarake, ka një kërcënim të vazhdueshëm në dukje, siç ishte edhe një bombardues italian, që kohët e fundit kishte rënë poshtë në qytetin e vjetër dhe të gurtë.
Kjo përplasje, të cilën e besonin pleqtë e urtë dhe të mençur, është shkëmbyer për sigurinë metalike të teknologjisë moderne, e zhveshur nga të gjitha trishtimet e këtij romani imponues. Hedhjet e Ismail Kadaresë në rrëfenjën e tij, në skena të tilla si kjo dhe të tjera, janë çelësa të sigurt marrëdhëniesh.
Pjesëmarrja e djalit në botën e qytetit magjik dhe ngjarjet që e rrethojnë atë, të sjellin ndër mend lidhjen e ngushtë me gjyshin e tij, që vepron si përcjellës për thashethemet vendase, të mbetura akoma si një ndër shumë elementet normale dhe të qëndrueshme në jetën e nipit të tij.
Kjo i përmbledh të gjitha në dhënien e çudirave të personazheve që lëvizin brenda dhe jashtë jetës, të tillë si djali verdhacuk që fanitet në puset e qytetit dhe rezervuarët pas rënies së errësirës, duke kërkuar për trupin e një vajze që e dashuron dhe që është i bindur se atë e ka vrarë familja e saj, pas nxjerrjes së sekretit, për një përqafim pasionant gjatë një sulmi ajror.
Personazhi, përmes ndërgjegjes së një fëmije, me një adoleshencë të shkurtër, i jep mundësinë Kadaresë, të mjegullojë linjën midis faktit dhe fantazisë, pa një moment flijues të realizimit thelbësor të novelës. Sjellja armiqësore në të cilën djali percepton mjedisin e tij, për shembull, ai shikon ujin, njëkohësisht “si mik dhe armik të qytetit të gurtë”, ku “nuk ishte e lehtë, të ishe fëmijë”.
Pikërisht kjo është thelbësore në rrugën e shkrimtarit për të përcjellë të vërtetën rreth situatës. Përmes një niveli të moskuptimit të gjërave nga fëmija, ngjarjet që ndikojnë në jetën e tij, shumë paragjykime nga të rriturit garantojnë një largpamje që përçon vuajtjen e këtij njeriu, më tepër shpirtërisht, sesa çdo shprese tjetër që mund ta bëjë. Që në fillim të romanit ai dhe miqtë e tij më të mirë, zhytën në krupën për kasaphanën e qenieve kafshërore.
Nga fundi ideja e gjakut ka mbisunduar qytetin më shumë në hapësirë në lidhje me varjet, vrasjet dhe therjet e shokëve, kushërinjve dhe fqinjëve, që janë përshkruar me një vështrim të njëtrajtshëm, të vlerësuara pashmangshëm. Si në skenën te shtëpia e shpikjes, gjendja shpirtërore e fëmijëve, ka kaluar nga gëzimi, përmes mërzisë tek indiferenca.
Në këtë mënyrë, Kadareja ia ka dalë mbanë të krijojë një rrëfenjë që kapërcen tragjedinë specifike të Shqipërisë. Rritja në moshë e rrëfimtarit të tij pa emër, qëndron si një fillim brezash në tërësi brenda efekteve të mpira të dhunës.
Në të njëjtën kohë, fëmija është në disa sense thjesht ri-jetimi i historisë së këtij njeriu, i cili që në shekujt e kaluar dhe deri tani ka përjetuar gjendje që vijnë nga pushtimet e panumërta të ushtrive që nga italianët, grekët dhe më parë turqit.
Madje shprehitë e përcjella për kontroll nga partizanët komunistë shqiptarë, kanë të njëjtat shenja dalluese, në të cilat simpatia njerëzore është sakrifikuar tek ideologjia dhe jo tek drejtësia.
Vepra e Ismail Kadaresë (e përkthyer në anglisht), e cila ka përfshirë poezi dhe tetë novela të tjera, akoma nuk ka fituar vëmendje në SHBA-ës, ndërsa është shijuar në Europë. Rrëfimet e tij janë krahasuar me ato të Gabriel Garcia Marquez.
Sigurisht ai nxit të njëjtin dyshim ironik në kuptimin e jetës së parë, në mënyrë magjike nga një fëmijë, e cila është shumë më e madhe dhe realiste sesa ajo e të rriturve.
Suksesi i “Kronikë në gur” është ajo që nuk e ka bërë të nevojshëm që të shmanget nga njësimi i shijimit estetik të kohës, hapësirës dhe veprimit, të realizuara në këtë ndërthurje të realizmit me fantazinë. Memorie.al
Publikuar më 24 janar 1988, në gazetën “New York Times”
Titulli është redaksional
Përgatiti për botim, Albert Gjoka