• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, December 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990

Kur kongresmeni amerikan, Joseph Kennedy, biri i kandidatit për president të SHBA-ve, debatonte me ambasadorin Pitarka, që s’i jepte vizë për Shqipëri…/Dokumentet e panjohura të ’89-ës
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91

Memorie.al / Udhëheqja e Shqipërisë, me një ndër qeveritë komuniste të fundit me linjën më të ashpër, ka përfunduar serinë e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, për të vendosur marrëdhëniet diplomatike, pas një ndërprerjeje 51-vjeçare. Një fakt i tillë është thënë sot, nga shefi i delegacionit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara. “Ne i kemi shtrënguar duart”, – tha Bashkim Pitarka. “Ne jemi gati dhe jemi duke pritur përgjigjen. Jemi duke pritur miratimin përfundimtar, nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi gati t’i nisim nesër”, – deklaroi ambasadori Pitarka.

Qëndrimi i tij vjen meqenëse Presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, u shfaq sot në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku bënte thirrje për t’i dhënë fund vetizolimit të vendit të tij.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka shenja premtuese, megjithëse ato mund të kërkojnë disa javë, përpara se të bëhet miratimi i tyre.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë të gatshme të vendosin marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, për disa vjet. Por, oferta ishte refuzuar deri këtë vit, kur Shqipëria po i jepte fund izolimit të saj, si pasojë e kolapsit të komunizmit, kudo në Europën Lindore.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”

“Kur Mehmeti u mor në pyetje në Greqi nga amerikanët, u tha se më ka dërguar Kadri Hazbiu, i cili më vuri revolen në kokë dhe më tha…”/ Deponimet e agjentit “Gjoksi”, që punoi si kasap në Shkodër

Kushtet, të fiksuara në vitin 1945

Zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara i ndërprenë marrëdhëniet me Shqipërinë, në qershor të vitit 1939, pas invazionit dhe pushtimit të vendit nga Italia. Në vitin 1945, Shtetet e Bashkuara, e kushtëzuan rifillimin e marrëdhënieve diplomatike me zgjedhjet e lira dhe njohjen e marrëveshjeve të paraluftës.

Ata dërguan një mision në Tiranë atë vit që të ndjekë problemin. Por, në vitin 1946, sipas Departamentit të Shtetit, qeveria e re komuniste, kërkoi mbylljen e misionit. Prillin e kaluar, presidenti Alia tha në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste, se ai është i gatshëm, që të vendosë lidhje diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik.

Marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik, u ndërprenë 30 vjet më parë, kur Shqipëria u bë palë me Mao Zedong, kundër Nikita Hrushovit, të cilat u mbyllën në korrik të atij viti.

“Bisedimet midis zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe Shqipërisë, nisën në Nju-Jork dhe Uashington, pas njoftimit në prill”, – tha Pitarka.

Ai u shpreh se “vendi i tij është i kënaqur me rezultatet e bisedimeve”. Pitarka tha se Shtetet e Bashkuara, nuk kanë vendosur kushte, në rinisjen e lidhjeve diplomatike.

Presidenti Alia erdhi në pushtet në vitin 1985, pas vdekjes së Enver Hoxhës, i cili sundoi Shqipërinë për katër dekada me radhë. “Ai ka lëvizur ngadalë drejt ndryshimit të politikave autoritare në vend”, – thonë zyrtarët amerikanë.

Në fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme sot, presidenti Alia tha se; “Shqipëria shpreson të bëhet pjesëmarrëse në takimin e ‘Samitit Lindje-Perëndim’, që mbahet në Paris në muajin nëntor dhe do të mirëpresë vendosjen e marrëdhënieve të ngushta me fqinjët e tij europianë”.

Ai tha se vendi i tij dëshiron të bashkëpunojë me Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, e përbërë nga 35 shtete europiane, SHBA-të e, Kanadaja.

Zoti Alia tha se synimet për eliminimin “e ndarjes së Europës brenda blloqeve dhe sferave të influencës”, kërkon mbështetje të sinqertë për vendin e tij.

Alarmi për ndërhyrje

Por, ndërsa udhëheqësi shqiptar duket i gatshëm të ndërtojë urat e bashkëpunimit me vendet e tjera, ai ka paralajmëruar kundërshtimin për ndërhyrjet në çështjet e brendshme të Shqipërisë.

“Arroganca, e frymëzuar nga politika e fortë, – tha ai, – e cila është reflektuar në vazhdimësi të përpjekjeve për modeleve të ndryshme, standardeve dhe skemave të zhvillimeve politike dhe sociale dhe të tjera, nuk janë kapërcyer ende”.

Zoti Pitarka tha sërish se; “Presidenti nuk la të nënkuptohet se Shqipëria, nuk është duke ndryshuar. Ne duhet të shkojmë drejt proceseve të shëndosha demokratike”, – tha ai.

Shqipëria, e cila ka një popullsi aktuale me 3.3 milionë banorë, e ka shpallur pavarësinë në vitin 1912, pas më shumë se katër shekujsh sundimi, nga Turqia.

Demonstruesit shqiptarë jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, që ishin grumbulluar të protestonin kundër fjalimit të presidentit Ramiz Alia (shën. red.), u konfliktuan në mesnatë me bashkatdhetarët e tyre, që kishin ardhur për të mbështetur dhe brohoritur për presidentin shqiptar.

Policia, e cila nuk bëri arrestime, mbylli hyrjen brenda selisë së Kombeve të Bashkuara për gjysmë ore, pasi ndodhi incidenti. Memorie.al

Artikulli është publikuar në “Neë York Times”, më 29 shtator 1990

Titulli është redaksional

Përgatiti për botim, Albert Gjoka

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Këtu ka ‘Artistë të Popullit’, që nuk u ka kënduar populli, asnjë këngë, ndërsa Simoni, që nuk e kishte atë titull‘, ia këndonin të gjitha këngët...”/ Dëshmia e rrallë e pianistes së njohur, mbesa e ish-ministrit të Zogut

Next Post

“Tashmë Kosova është si shtëpia ime e dytë, pasi kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtares kanadeze, që shërbeu në 1998-ën në Drenas

Artikuj të ngjashëm

“Kadri Hazbiu sabotoi vend-komandën e Ministrisë Brendshme, ku nga 41 dhoma pune për aparatin qendror të saj në rast lufte, ai e uli në 23…”/ Zbulohet dokumenti i Sigurimit i vitit 1983, për objektin “Bunk-Art 2”
Dossier

December 7, 2025
“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në…”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos
Dossier

“Kur Mehmeti u mor në pyetje në Greqi nga amerikanët, u tha se më ka dërguar Kadri Hazbiu, i cili më vuri revolen në kokë dhe më tha…”/ Deponimet e agjentit “Gjoksi”, që punoi si kasap në Shkodër

December 7, 2025
“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë…”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”

“Nasho G., ishte figura më e diskretituar e komunitetit arumun, personifikimi i së keqes, i dënuar me grupin e Teme Sejkos, që veç çamëve, kishte marrë më qafë edhe…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Dossier

“Urdhëroj që agjentit ‘Trimi’ t’i jepet rrogë 8.000 lekë, ‘Gjoksit’ 3.500, ‘Besniku’ 2.500, kurse shpërblimi…”/ Zbulohet dokumenti i i Sigurimit për pagesat e pensionet që morën tre B.p., që fundosën “Grupin e Teme Sejkos”

December 5, 2025
“I dhënë pas argjendarisë, librave dhe ‘Zërit të Amerikës’, Miki vdiq me radio tek veshi, zanatin, ia la të birit Dhimitrit, i cili ua trashëgoi djemve, Gavril e Valirian…”/ Historia e panjohur e familjeve hebreje në Berat
Dossier

“Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, i bëri kërkesë Ahmet Zogut, për ta pajisur Ajnshtajnin me pasaportë shqiptare dhe Mbreti i tha…”/ Ana e panjohur e hebrenjve në Shqipëri që u mbrojtën prej gjermanëve

December 4, 2025
“Stefanaq Pollo nuk po e shkruan drejt historinë, Apollonia që simbolizon një pushtim të huaj, te ne vihet kudo, rrezik dhe Fierin do e quajnë Apollonia…”/ Letra e panjohur për Enver Hoxhën, në 1972-in

December 2, 2025
Next Post
“Tashmë Kosova është si shtëpia ime e dytë, pasi kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtares kanadeze, që shërbeu në 1998-ën në Drenas

“Tashmë Kosova është si shtëpia ime e dytë, pasi kam kontaktuar me 21 fëmijët e mi, por dua t’i marr në krahë përsëri dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtares kanadeze, që shërbeu në 1998-ën në Drenas

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme