• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kujtime Kampeve nën hijen e Tomorrit

“Barinjtë që na dhanë qumësht dhe na shtruan për të fjetur, në mëngjes na drejtuan armët, na lidhën me tel e, na dërguan në policinë e Libohovës, ku…”/ Dëshmia e vlonjatit që tentoi arratisjen

“Kur mësuesi në Tepelenë, më ndaloi dhe më pyeti; nëse unë e doja babën tim, e i thashë po, ai mori vizoren dhe më goditi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të internuarit, Simon Mirakaj
“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Kur operativi i Sigurimit, Kosta S., tentoi të godiste Fran Tinën, ky i tha; kujdes, se unë s’jam Fisnik Spahiu, por ai s’ja harroj dhe e dënoi 23 vjet burg…”/ Historia e trishtë e kampit të internimit të Gjazës   
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
Naim Staravecka, Halil Zenuni, Moisi Mirakaj, Genc Pervizi, Gazmir Kaloshi, Lek Previzi, Lek Mirakaj dhe Tomorr Dosti (anash në të djathtë të fotos me lopatë në dorë), gjatë ceremonisë së varrimit të një bashkëvua
“Vajzat punonin duke pre dru në mal, për policinë e kampit dhe për Degën e Punëve të Brendëshme të Tepelenës, por nga një herë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, Simon Mirakaj
“Në Tepelenë, kur mësuesi më pyeti nëse unë e doja babën tim, që ishte në mal i arratisur dhe i thashë; po, e dua, ai kapi vizoren dhe…”/ Dëshmia e trishtë e Simon Mirakaj

Nga SIMON MIRAKAJ  

Pjesa e pesëmbëdhjetë

                                            “Kampeve nën hijen e Tomorrit, 44 vite internim”           

                                                                        – Kujtime –

Gjithashtu mund të lexoni

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

                                                                          H Y R J E

Memorie.al / Këto kujtime i kam hedhur në letër pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase, sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje, që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit. Por vjen një moment – kur koha bën të vetën – dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve, erdhën duke m’u zbehur – thuajse pësimet kaluan në harresë.  Atëherë vendosa t’i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse – fillimisht në mendje – derisa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. Sado të zbehta që mund të duken këto rrëfime – krijojnë idenë e realitetit të ashpër dhe mjeran të kampeve.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Marko

Marko është shoku im i fëmijërisë. Ai erdhi në internim në Savër (Lushnjes) sepse ishte arratisur babai dhe xhaxhai. Familja e Markos përbëhej nga nëna, dy vëllezërit dhe një motër. Me Markon shkonim në shkollë, rrugën shpesh herë e bënim bashke, ndërsa në pushimet e verës, punonim në një brigadë me brigadier Qaniun (njeri shumë i mirë).

Marko vinte pak si ezmer, me flokë të shkurta, të dendura, ishte një djalë simpatik. Një ditë i thirra: “Marko, eja të nisemi për shkollë, nuk mora përgjigje”.

Për dy tre ditë nuk e pashë. Mbas një javë u hap lajmi se Markon e kishin arrestuar, na i duk e pabesueshme…! Çfarë do këtë bërë ai?! Ai ishte shumë i edukuar, shumë i rregullt! Markon me shokun e klasës, ishin nisur për t’u arratisur! Mbas rënies se komunizmit, u takuam me shumë mall dhe me tregoi se si i kishin kapur:

“Ne mbërritëm në Libohovë dhe morëm rrugën drejt kufirit të cilin nuk e kishim larg, po ishim lodhur dhe i ulëm të pushojmë, kur na afrohen dy çobëj me armë;

‘Kush jeni? Nga vini’?!

‘Do vemi të dajo në Libohovë’, i thashë unë…!

‘E dini që këtu është zonë kufitare…’?!

Ata na shtruan një bimë që quhet fier. Na shtruan për të fjetur, duke na dhanë dhe qumësht për të pirë. Në mëngjes na drejtuan çiftet, (armë gjuetie), na lidhen me tel e, na dërguan në Postën e Policisë në Libohovë.

Të nesërmen, më dërguan në burgun e Gjirokastrës. Na mbajtën një javë në Gjirokastër, atje kërciti dajaku, mbas një jave na nisen për në Degën e Punëve të Brendshme, Lushnje, na rrihnin çdo ditë:

‘Kush ju ka shtyrë për arratisje, me kë keni folur’?

‘Kush është kryetari i grupit’?

‘Unë’, – i thoja, – jam.

‘Jo, – thoshte shoku, – jam unë’.

Erdhi koha na nxorën në gjyq, aty kishin thirrur gjithë klasën e parë të gjimnazit. Prokurori kërkoi 25 vjet burg, gjykata na e la në 10 vjet, për shkak të moshës (15 vjeç). Seanca u mbyll për të vazhduar mbasditë. Në seancën e pasdites, gjykata për shkak të moshës, na uli dënimin në 5 vjet burg.

Ato vite i bëra në Tiranë, në burgun e ‘Artizanatit’, ku mësova zanatin e rrobaqepësit. Mbasi u lirova, Sigurimi më ndiqte, atëherë vendosa të martohem. Në vitin 1980, me arrestuan përsëri, për agjitacion e propagandë dhe me dënuan 10 vjet burg, lashë gruan me dy fëmijë të vegjël, nënën, vëllain. Përfundova në Spaç, pastaj në Qafë-Bar.

Tani Simon, jemi në vitin 2023, unë kam 60 vjetorin e tentativës për arratisje. Dua të shkoj në Savër, të gjejmë shtëpinë ku kam jetuar, të bëjmë një vizitë nëpër ato rrugica, pastaj do shtroj një drekë”.

Në dt. 23.11.2023, shkuam në Savër, ku na priste Gëzim Baruti, Sofo Kuqezi, Tefta Mersini.

Unë mora bashkëshorten, erdhi dhe Sokoli (vëllai) me Dine Dinen. Marko erdhi me bashkëshorten, kunatën, Tefta kishte marrë kunatën.

Filluam të ecim në ato rrugica, duke gjetur shtëpitë që kishim kaluar disa vite, pastaj u ndalëm të shtëpia ku kishte banuar Marko. Emocione dhe foto. Savra kishte ndryshuar, por jo për mirë, akoma me gardhë teneqeje, dhe pastërti. Nga ora 13.00, u nisëm për të drekuar.

Gjatë drekës, na përshëndeti dhe vajza e Markos nga USA. Biseda nuk kishin fund, duke sjellë kujtime, Marko kujtonte këngët e Sanremos, i pëlqente kënga e Çelentanos.

Nga ora 16.00 u ndamë nga njëri tjetri, duke u përqafuar e uruar që këto ngjarje të trishtuara, të mos përsëriten më.

Marko mori rrugën për Vlorë, ku qëndron përkohësisht duke me thënë kur do vish në Vlorë, e unë duke i thënë kur do vish në Tiranë, mbasi në 6 dhjetor, ai udhëtoi për USA. (Meriland).

Me Markon kemi mbetur miq e, vazhdojmë si në rinin tonë apo, fëmijërinë.

A je i lumtur?

Shiu që binte pa ndërprerje, më mbylli brenda. U ula përball televizorit, duke ndjekur lajmet. Ndjekja e lajmeve më ishte bërë sëmundje, mbas pak e fika tv, pasi më mërzitën lajme si; droga, vrasje, aksidente me makinë, etj. Mora librin që qëndronte i mbyllur në tavolinë.

Në lexim unë kisha vendosur një kufi, lexoja 50 faqe në ditë, nganjëherë kur leximi më tërhiqte shumë, e kaloja kufirin e vendosur. Për të qetësuar trurin, pas leximit dëgjoja muzikë, muzika me mbushte shpirtin dhe më çlodhte.

Dëgjoja muzike popullore, si këngë me çifteli, si p. sh. këngen e Halil Gashit, kënduar nga Iballsi Tom Nikolla, apo tingujt e ëmbël të çiftelisë nga virtuozi, Nue Shyti. Më pëlqente shumë dhe kënga himarjote “Vajzë e Valave”, këngët përmetare, korçare, mbyllja sytë e dëgjoja këngët italiane, si Orjeta Bertin, Don Bakin, Claudio Vilën, Morandin, Lucio Dalën, Mino Rejtanon, Pavarotin, etj.

Dola në ballkon, shiu kishte pushuar. U bëra gati për të dalë për kafe. Sapo dola në rrugë kisha ecur pak kur dëgjoj një zë: “O Mirak!”.

U ndala. M. I. mbërriti, filluan pyetjet e zakonshme:

“Si je? Si i ke nga familja? Me çfarë merresh”? Përgjigjet e mija, ishin të shkurta:

“Falë Zotit, jemi mirë”.

“Kam dëshirë, të pimë një kafe bashkë, a mundeni”?

“Me kënaqësi”.

Ecëm pak dhe u futem në bar-kafe, që ishte bërë mjegull nga tymi i duhanit dhe u ulëm në një tavolinë përjashta. Porositëm kafe dhe ujë, pastaj miku që kishte ardhë nga Italia, filloi bisedën.

“Simon, atje ku jetoj unë, kam një shok që është nga Lushnja i cili, ju njihte e më ka folur me superlativa për ju. Më tha: Nëse e takon, përshëndete nga ana ime”!

“Po më kujtohet. Ai ka qenë pak më i ri”.

“G. K. më tha që; Simoni ka qenë ndër djemtë më simpatik të gjimnazit”.

“Nuk më ka pëlqyer vetja ndonjëherë, po rinia është vetë simpatike dhe e bukur”.

“Ai më tha se dhe vajzat të kishin shumë të kërkuar”.

“Ndoshta, por unë nëse më shikonte ndonjëra që edhe unë e pëlqeja, thosha me vete; ndoshta më shikon se i vjen keq, duke e ditur që jemi ndryshe nga të tjerët, që vinim nga një kamp internimi, si Savra. Edhe si natyrë kam qenë i ftohtë. Tani po më kujtohet një shprehje në italisht: Non ce sabato sensa sole non ce cuore senza amore”.

  1. K më tha:

“Përveç se ishte djalë simpatik, ishte dhe i zgjuar”!

“Unë i zgjuar? Jo, nuk më është dukur vetja ndonjëherë i zgjuar, mezi i merrja vitet në shkollë, me të shtyrë, se truri më kishte shkuar të këmbët”.

“Si te këmbët”?!

“Unë luaja futboll, shumë mirë, kështu thonin ata që më shikonin duke luajtur. Një herë jam treguar i zgjuar”?

“Kur”?

“Që nuk krijova familje, në kampet e internimit”.

“Ju vazhdoni punën”?

“Jo, kam pak, që kam dal në pension”.

“Si e kaloni ditën”?

“Në mëngjes nga ora dhjetë, pi kafen, pastaj bëj ecje dhe kthehem në shtëpi, pak kohë para tv, filloj lexoj, më tërheqin librat historik, të personazheve të anatemuar nga diktatura komuniste”.

“Më kanë thënë, se ju Simon, keni bërë dyzet e kater vjet i internuar, i izoluar, se detin Adriatik, e ke parë mbas viteve nëntëdhjetë! A është e vërtetë”?!

“Po, është e vërtetë shumë e vërtetë”.

“Po sot, si ndiheni”?

“Ndihem mirë, kam krijuar familje që më jep kënaqësi e, me zgjat jetën, kam një djalë”.

“Po a mund t’ju pyes, se a ndiheni i lumtur”?

“Për mendimin tim lumturia nuk ekziston, ka momente të lumtura kur ti arrin atë që ke ëndërruar. Unë nuk jam i lumtur, nëna me vdiq në kampin e internimit në Gjazë.

Babain e axhën nuk i kam njohur, nuk i kam parë kurrë, ata vdiqën në emigrim. Djali i axhës u vra në mal, duke luftuar kundra instalimit të diktaturës komuniste, në moshën 29 vjeç. Po kështu një kushëri shumë i afërt, u ekzekutua në moshën 29 vjeçare në mbrojtje të fesë së Krishtit e të Atdheut.

Një kushëri tjetër u ekzekutua, kur ishte ushtar, motra ka pak vite që me ka vdekur. Në moshë të re, 14 vjeçe, atë e ndanë nga ne dhe e dërguan në punëra të rënda. Moshatarët e mi, vdiqën në kampin e tmerrshëm të Tepelenës, e sot janë pa varr, si mund të ndihem i lumtur”!

Ndërsa unë i flisja mikut që kisha përballë, atij i ishin mbushur sytë me lot.

“Më fal, që të bëra atë pyetje. Po kthehem edhe një herë te pyetja juaj”.

“Po jam në një fare mënyre i lumtur, se nuk i kam borxh njeriu”.

Erdhi kamarjeri. Miku nuk me la të paguaja. U ndamë duke u përqafuar e, duke i thënë:

“Ma përshëndet atë lushnjarin, përzemërsisht”!

“Mirë u pafshim”. Memorie.al

 Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 25 Maj 2024

Next Post

“Të dënuarit u nxitën nga element armiq të betuar, si Dalip Zhabolli dhe Hajredin Fratari, bir krimineli dhe sabotator, të cilët...”/ Zbulohet dokumenti i “Revoltës së Qafë-Barit”, 22 maj 1984  

Artikuj të ngjashëm

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Ende pa mbarue mirë fjalën Lilo Zeneli, që nuk u sillte keq me mue, prej mbrapa do të më vinte nji nga ato shuplakat e forta të Kasem Troshanit, i cili…/ ! Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Me Ruzhdi Çobën, profesorin tonë, ishin edhe ish-nxanësit e Harry Fultz, që u akuzojshin për spiunazh në shërbim të C.I.A.-s, si Xh. Baci, L. Barbullushi, R. Baja dhe Q. Dervishi…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Pasi më përjashtuan me ceremoni nga rinia para shkollës, u futa në klasë, ku Ferit Mandia, personifikimi i shpirtit ma të keq dhe i shëmtimit si njeri, drejtoi gishtin nga unë…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit
Kujtime

“Kur unë po hyjsha në burg, Shkodrën po e lejsha të krrusun nën peshën ma të randë të nji terrorri të egër, që s’mundet me u përfytyrue, me burgjet plot dhe populli…”/ Dëshmia e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Konviktorët nga rrethet, si Peço Fidhi, Koço Anesti Opari, Alfred Uçi, Nasho Jorgaqi etj., ne studentët shkodranë, do t’i quejshim ‘SS-ët e Partisë’, pasi ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik

May 9, 2025
“Pas pushkatimeve për bombën në ambasadën sovjetike, kur Voroshillovi, në prani të Stalinit, i tha; ç’bën kështu, more Enver, i sose shqiptarët, 1 milion janë’, ai u përgjigj…”/ Dëshmia e Liri Belishovës
Kujtime

“Sjellja vulgare e disa konviktorëve, do të pasqyronte provincializmin e tyne me fanatizmin komunist që kishin fitue, ose rrugaçërie, si Hajredin Çeliku nga Elbasani, kurse Hamit Beqja…”! / Kujtimet e Ahmet Bushatit

May 9, 2025
Next Post
“Aspirant Refati, i ra me dru në kokë të burgosunin që shkoi tek telat, ta vrisnin rojet, e shtriu për tokë dhe me një gur të madh që mezi e ngriti, i ra në…”/ Ngjarja tronditëse në kampin e Rinasit në ’56-ën

“Të dënuarit u nxitën nga element armiq të betuar, si Dalip Zhabolli dhe Hajredin Fratari, bir krimineli dhe sabotator, të cilët...”/ Zbulohet dokumenti i “Revoltës së Qafë-Barit”, 22 maj 1984  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!