1943 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat amerikane pushtojnë ishullin Attu në Aleutiane, në një përpjekje për të dëbuar forcat okupuese japoneze. Kjo ishte beteja e vetme tokësore e Luftës së Dytë Botërore e luftuar në tokën Amerikane. Gjatë këtyre luftimeve humbën jetën afro 600 ushtarë amerikanë dhe kanadezë, ndërsa nga pala japoneze, vdiqën të gjithë, trupat të cilët, u vetëflijuan (kamikazë).
1960 – Adolf Eichmann, arrestohet nga shërbimi sekret izraelit Mossad në Buenos Aires të Argjentinës. Eichmann ishte një nga arkitektët kryesor nazistë të Holokaustit. Ai, u shpall fajtor për krime lufte në një gjyq të publikuar gjerësisht në Jeruzalem, ku u ekzekutua duke u varur në vitin 1962. Eichmann njihet si një ndër hierarkët e lartë nazistë të kapur dhe të dënuar nga izraelitët.
1970 – Tornado e 1970 Lubbock vret 26 persona, dhe shkakton 250 milion dollarë dëme. Ishte një nga tornadot më të këqija në historinë e Teksasit, dhe ndodhi saktësisht 17 vjet, pas stuhisë së tmerrshme vdekjeprurëse të quajtur, Waco Tornado. Kjo stuhi e madhe konsiderohet gjithashtu tornadoja më e fundit F5 që ka goditur një qark qendror të biznesit të një qyteti të madh amerikan.
1984 – Lind në Albacete, Andres Iniesta. Iniesta, është një futbollist profesionist spanjoll që luan si mesfushor qendror për klubin japonez Vissel Kobe. Ai pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në FC Barcelona, ku shërbeu si kapiten për tre sezone. Iniesta konsiderohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të brezit të tij dhe një nga mesfushorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
1985 – 56 spektatorë vdesin dhe më shumë se 200 të tjerë, janë lënduar në zjarrin e stadiumit në Bradford City. Në panikun masiv që pasoi, turmat e arratisura shpëtuan në fushë por të tjerët në pjesën e prapme të stendës u përpoqën të thyejnë dyert e mbyllura të daljes për të shpëtuar. Shumë u dogjën për vdekje në portat e turneve, të cilat gjithashtu ishin mbyllur pasi ndeshja kishte filluar.
1988 – Vdes në moshën 76 vjeçare, Kim Philby. Philby, ishte një oficer i inteligjencës britanike dhe një agjent i dyfishtë për Bashkimin Sovjetik. Në vitin 1963, ai u zbulua se ishte anëtar i Cambridge Five, që i kaloi informacione Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në fazat e hershme të Luftës së Ftohtë. Nga pesë, Philby besohet të ketë qenë më i suksesshëm në sigurimin e informacionit sekret për Sovjetikët.
1997 – Deep Blue, një super-kompjuter i programuar për të luajtur shah, mposht Garry Kasparovin në ndeshjen e fundit të kësaj loje, duke u bërë kompjuteri i parë që mundi një shahist kampion bote në një format klasik të saj. Kjo, si dhe fakti që Kasparov kishte zgjatur vetëm 20 lëvizje në një lojë që zgjati më shumë se një orë, tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave botërore.