• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I dashtun Fran, më kanë ra në dorë si letra e jote, ashtu edhe nr. 1 i periodikut ‘Rinija Shqyptare në Mërgim’, e cila…”/ Letra e panjohur e Ernest Koliqit, për studentin shqiptar në SHBA-ës

“Për atë që bëri për Kosovën, si ministër i Arsimit në qeverinë Vërlaci, ku dërgoi 200 arsimtarë, ai meriton monument në Prizren apo Prishtinë…”/ Refleksione mbi kontributin dhe veprën e Ernest Koliqit
“Kapedani i Mirditës, Gjon Markagjoni, nga Roma, i’u dërgoj një thirrje bashkatdhetarëve të tij në Shqipni, ku thuhej…”/ Veprimtaria e ‘Bllokut Indipendent’
“Kur ‘Zëri i Popullit’ dhe ‘Veçernje Novosti’ e Beogradit, shkruanin njëkohësisht kundër Xhafer Devës…”/ Historia e panjohur e kreut të mërgatës antikomuniste
“Ish-Presidenti Clinton, reagoi i zemëruar ndaj gazetarit të CNN, që i kujtoi zgjerimin e NATOS-s, me shtetet ish-komuniste, si Shqipëria…”/ Dëshmia e ish-drejtorit shqiptar, të ‘Zëri i Amerikës”
“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946
“Kur ‘Zëri i Popullit’ dhe ‘Veçernje Novosti’ e Beogradit, shkruanin njëkohësisht kundër Xhafer Devës…”/ Historia e panjohur e kreut të mërgatës antikomuniste

Nga Idriz Lamaj

                          “RINIA SHQIPTARE NË MËRGIM”, REVISTA E HARRUAR E VITEVE ’70 –

Memorie.al / Publicistika e shqiptarëve të Amerikës, është thesar i çmuar për analizimin e zhvillimeve historike të popullit shqiptar në atdheun etnik dhe të veprimtarisë të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan, në SHBA-ës. Që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot, mërgimtarët shqiptarë në këtë vend botuan me dhjetëra gazeta e revista të ndryshme. Veprimtarët e kësaj fushe ishin intelektualë idealist, të cilët botuan gazeta e revista me mundin dhe shpenzimet e tyre dhe të pak miqve e bashkëpunëtorëve të ngushtë që mund të kishin. Me kalimin e kohës, zhduken gjurmët e botimeve të tyre, me përjashtim të gazetës “Dielli”, që botohet prej 102 vitesh. Dy dekadat e fundit, si shkak i zhvillimeve historike në Kosovë e Shqipëri, botohen në New York gazetat “Illyria” dhe “Bota Sot”.

Në fillim të viteve ’70-të, Fran Shkreli filloi botimin e revistës “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Dalja e kësaj reviste në qarkullim, fillon në një kohë ndryshimesh të dukshme politike kombëtare e ndërkombëtare. Marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Tiranës në vitet 70-të, përveç rëndësisë kulturore, sollën dhe forcimin e fushatës politike të komunizmit kundër nacionalizmit shqiptar në mërgim.

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Propaganda politike e regjimit komunist të Tiranës, ndikoi thellë në rininë shqiptare të Kosovës. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në mjetet e informimit të Kosovës (në gazeta e revista), filloi një lloj fushatë e dukshme politike-ideologjike kundër mërgatës nacionaliste shqiptare, kundër Klerit Katolik Shqiptar, dhe kundër “imperializmit amerikan”.

Kishte dhe intelektualë e mërgimtarë, të pjekur nga mosha, ish- të persekutuar politikë, të vuajtur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e regjimit komunist të Shqipërisë, të cilët, në atë periudhë, zbutën qëndrimin e tyre kundër komunizmit. Ndikimi i propagandës komuniste në mërgim, shikohet në shkrimet e tyre, ku herë pas here, bëjnë fjalë për “përparimet e mëdha në fushën e arsimit dhe të ekonomisë”, në Shqipëri.

Në anën tjetër, përfundimi i luftës në Vietnam dhe tërheqja e forcave amerikane nga ai vend, turbulloi mendjet e shumë qarqeve universitare amerikane, sidomos të profesorëve dhe studentëve, duke paraqitur komunizmin, si një lloj ideologjie jo të keqe. Në atë dekadë lëkundjesh të thella politike kombëtare e ndërkombëtare, Fran Shkreli (në moshën 22-vjeçare) filloi botimin e revistës “Rinia Shqiptare në Mërgim”.

Në janar 1972, doli në New York numri i parë i saj duke filluar me këtë editorial:

“Tue bisedue me njanin para disa kohe, m’thotë: Kur njeriu jeton i lirë, i gëzon të drejtat me shkrue, me u shpreh dhe me mendue lirisht, asht mëkat që mos me çfrytëzue këtë liri, për të mirën tonë, të Kombit dhe të kulturës shqiptare. I trimnuem prej disa të rinjve, dhe i mëbshtetun në bashkëpunimin e tyne, po ia fillojmë me shtypë këtë organ të ri, të cilit ia dhamë titullin, “Rinija Shqiptare në Mërgim”.

Pse rinia jonë mos me e pasë organin e vet, ku do të shfaqshin mendimet e tyne ashtu si mendojnë ata, lirisht pa i udhnue dikush tjetër, sigurisht tue shique punën e të vjetërve, tue pranue çka asht e mirë dhe e suksesshme, tue u largue atyne që munden me damtue? Asht e nevojshme pra që të fillojmë vet.

E dimë se ndokush ndoshta, ka me u bindë, s’kanë me marrë këtë punë seriozisht, kanë me na quejtë t’pa aftë për këtë ndërmarrje. Na i dimë mundësitë dhe aftësitë tona. Nuk janë të mëdha, por janë të mjaftueshme. Edhe na do t’bajmë çmos, që me ndej në rrethin tonë. E pranojmë kritikën, por ajo duhet me qenë e shëndoshë, me karakter ndërtues dhe qëllime të mira. Iu lutem lexuesve tonë, e kryesisht atyre që janë në gjendje nga penda, me na dhanë direktiva, udhëzime, me na ndihmue në këtë çështje. Si thamë ma nalt me karakter ndërtues, gjithmonë janë të mirëpritura.

E dimë se çdo fillim asht i vështirë, por na besojmë me ndihmesën e Zotit, në fuqitë tona dhe në vullnetin e popullit. Na nuk jemi kah e bëjmë këtë, as me i qitë za vedit, as me ulë ose mposht’ veprimin e ndokujt deri tash. Jo! Përkundrazi, jemi mirënjoftësa dhe e çmojmë veprimtarinë e tyre. Pra, mos na keqkuptoni, por na ndihmoni! (“Bisedime shoqnore”, R. SH. M. Faqe 1, nr. 1).

Në të njëjtin numër (f 3), botuesi sjell shkrimin me titull “Shqipnija Etnike”, ku midis të tjerash shkruan:  “Ndeshja vigane e Fuqive të Mëdha, tue ndërrue aty këtu hartën e Evropës, e ma veçanërisht hartën e Ballkanit, ka ringjallë edhe nji herë çështjen e pavarësisë të të gjithë kombeve, si të mëdhaja si të vogla, e çështjen e kufijve të tyre; çështje e rëndësishme e delikate nga të cilat mvaret ajo ardhmëni lirie, drejtësie e paqeje, e cila ashtë dëshira ma e flakët e mbarë gjinisë njerëzore”.

Sipas këtij artikulli çështja e pavarësisë dhe e kufijve nuk është vetëm një çështje drejtpeshimi politik, por edhe një çështje morale e juridike. Dhe, “problemi kryesor për ne shqiptarët dhe për atdhenë tonë asht: Shqipnija e cila kërkon rimëkëmbjen e pavarësisë politike brenda kufijve etnik të saj. Shqipnija e cila kërkon Çamërinë, Manastirin e rrethet e tij, Kosovën, Tivarin, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Tregun e Ri dhe Shkupin me rrethe; Shqipnija e ka me tagër këtë pavarësi e mbi të gjitha këto vende”.

Në këtë artikull të ngjeshur shkruhet se kërkesat e shqiptarëve janë të mbështetura mbi argumentet më të forta, më të shëndosha dhe më të pakundërshtueshme. Në fund, kritikon ashpër regjimin komunist të Tiranës, për të cilin shkruan se; “Flet para Kombeve të Bashkuara, për të drejtat e popullit të madh kinez, si ma përpara për të drejtat e popullit të madh rus, ndërsa çështjen e Kosovës, se zë n’gojë, sepse atë ua ka falë sllavëve”!

Përgjegjësi i revistës për të dokumentuar pazarllëkun politik të hierarkisë politike të komunistëve shqiptarë dhe sjelljen e tyre në pushtet nga serbo-malazezët, shkruan: “Po biem disa pjesë letrash që Enveri me shokë kanë shëndrrue me ‘miqtë’ e tyre jugosllav. Enver Hoxha në letrën dërgue Titos, me 23 shtator 1944, përpos tjerash shkruan: ‘Vija e drejtë dhe e kjartë e Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë, nuk ka qenë për ne vetëm dritë, e cila ndriçon rrugën tonë, por njëkohësisht ka qenë një mbështetje e fortë.

Dy partitë tona kanë vu në themel vllaznimin e t’dy popujve tonë. Partia e jonë ndihet e fuqishme sepse bri saj asht Partia e madhe e Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj i urtë Mareshalli Tito.

Enveri i shkruen Mugoshës, të cilit nuk ka mund t’i zbulojë dot as emrin e vërtetë, derisa Dushani u kthye në Jugosllavi, për gjithmonë. Prej kësaj shifet se sa besnik kanë qenë Enveri me shokë, për serbomadhin Dushan, sa që as emnin e vërtetë nuk ua ka kallxue; ata njohnin me emën Dushanin, si Salë. Enveri i shkruen Aliut (Miladin Popoviqi, shën. I.L.) qenkesh ma i fortë se ne.

Do të fillojmë nji kurs të vogël biçim konferencash, me këto tema: Lufta imperialiste e parë dhe e dyta-luftë e drejtë dhe padrejtë”. Luftë e drejtë dhe e pa drejtë, fakt që asht realizue mbi popullin shqiptar, tash ma se 25 vjet; padrejtësia asht përdorë dhe përdoret edhe tash në Shqipni. Asht e nevojshme dhe e drejtë që dikur regjimi komunist të fillojë të përdorë drejtësinë.”(R.SH.M. N.3, fq. 2-3).

Në atë kryeartikull të gjatë redaksional, ai sjell edhe paragrafë letrash të Hysni Kapos, Koçi Xoxes dhe servilëve të tjerë të serbo-malazezëve, të cilët i sollën në pushtet në sajë të luftës civile vëllavrasëse që krijuan në Shqipëri, vetëm për të mbajtur Kosovën dhe territoret e tjera nën thundrën e tyre pushtuese dhe popullin shqiptar të izoluar, të poshtëruar, të shtypur dhe të varfër.

Në numrat 2 dhe 3, Shkreli sjell në revistën e tij reagime të ashpra kundër gazetarëve; Ali Sutaj, Jusuf Ferizi dhe Ragip Beqaj. Ata kishin filluar një fushatë të fortë kundër emigracionit shqiptar dhe veprimtarisë të Klerit Katolik në gazetën “Rilindja” të Prishtinës. Shkrimet e tyre nuk ishin gjë tjetër, vetëm se imitim i shtypit komunist të Shqipërisë.

Po të lexohen ato shkrime janë thjeshtë për t’i hyrë në qejf regjimit komunist të Tiranës, sepse kishte filluar komunikimi i fortë Prishtinë-Tiranë, kurse qarqeve shtetërore jugosllave, polemika të tilla kundër mërgimtarëve iu pëlqenin, sepse në ato shkrime luftoheshin përpjekjet e shqiptarëve për çështje të Kosovës dhe goditeshin figura të shquara të nacionalizmit. Ndërsa, sa i përket Klerit Katolik, politika sllavo-komuniste, e ka pasur gjithmonë halë në sy.

Këtu duhet shquar fakti se edhe gazetarët e Rilindjes të akredituar pranë Kombeve të Bashkuara, në atë periudhë shkruan herë pas here kundër veprimtarisë së emigracionit shqiptar në SHBA-ës dhe kundër qeverisë amerikane, duke e cilësuar atë edhe si shtet imperialist.

Në secilin numër të revistës, z. Shkreli i kundërvihet propagandës të gazetarëve komunistë të Prishtinës dhe Tiranës, në një mënyrë të pashembullt. Ai mbron nacionalizmin shqiptar në mërgim, me forcën e argumenteve të forta historike, duke e quajt Luftën “Nacionalçlirimtare”, më tepër si luftë vëllavrasëse dhe pushtimi, se sa si luftë antifashiste.

Shkreli, në moshë fare të re, përveç studimeve në Universitet, shkruan, zgjedh lëndë për botim, redakton, daktilografon, përkthen, faqos, shpërndan revistën, mban korrespondencë me lexuesit e saj dhe me personalitete te penës. Në numrin 3 të revistës botohen këto dy letra:

Prof. Ernest Koliqi i shkruan:

I dashtun Fran, “Më kanë ra në dorë si letra e jote, ashtu edhe Nr. 1 i periodikut “Rinija Shqyptare në Mërgim”. Gëzohem pikë ma së pari qe je mirë, qe përpiqesh të ndjekish studimet e, në fund, për botimin kushtue masës së re, qe larg prej atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe, të lumtë!

Asht nji fillesë plot premtime. Mbaj mend veç, fjalën e moçme: “Trimi i mirë me shokë shumë”! Avit moshatarë sa ma shumë qe mundesh. N’asht se kjo fletore tremujore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorë që regjimi komunist i Tiranës, ka përjashtu nga historia e letërsisë shqipe. Kam pasë punë shumë në këto kohët e fundit, prandaj vonova me t’u përgjigjë”.

Të fala të përzemërta, Ernest Koliqi.

Ndërsa, Prof. Rexhep Krasniqi, i shkruan:

“I dashtun z. Shkreli — Sot kam marrë letrën e juej, dhe me gjithë që jam i nxanun me punë të tjera, po iu përgjigjem menjëherë. Mjerisht deri më sot nuk kam pasë rast me u takue me ju, por dy gjana më kanë ra në sy në lidhje me ju. Së pari që ju punoni, dhe njëkohësisht, vazhdoni mësimet shkollore, dhe tue qenë se jeni në moshë të re, kam shpresë të madhe që me kohë dhe me sakrifica, ma në fund, do të jeni në gjendje me i përfundue këto mësime, dhe kështu, me hy në radhën e shqiptarëve të pakët të kësaj kategorie në këtë vend.

I kam lexue rishtas edhe dy numrat e së përkohshmes “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Secili fillim asht i vështirë, por nga përmbajtja e artikujve që keni botue, më duket se jeni në rrugë të mbarë, që përputhet me moton e juej; “Lux et Veritas” dhe të shpresojmë se, me kohë, broshura e juej ka me u ba nji përmbledhje e fuqive të reja të kulturës dhe të virtuteve të kombësisë shqiptare, në këtë vend të lirisë dhe të përparimit.

Ju falem nderës për fjalët e mira që shprehni ndaj Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe punës që ky komitet ka ba dhe mundohet me ba në përkrahjen e çështjeve të bashkatdhetarëve tonë në këtë vend, dhe atyne që janë robnuem nga regjimi totalitar në atdhe.

Me kaq ju dëshiroj shëndet të mirë dhe punë të mbarë, ashtu edhe Pashkët për shumë vjet e me të mira. Mbetem me nderime  –  Dr. Rexhep Krasniqi

Letrat e mësipërme për z.Shkreli, ishin mbështetje e madhe morale dhe vlerësim i punës së tij. Numri i katërt i revistës, krahasimisht me numrat e mëparshëm, duket më i pasur. Përveç një shkrimi të prekshëm dhe dokumentar të bashkëpunëtorit të revistës, z. Ndoc Vulaj, mbi jetën dhe veprimtarinë e Ndre Mjedës, z. Shkreli shkruan edhe lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe zgjedhjen e presidentit Nikson, në mandatin 1972-1976.

Aty (fq. 7) është një letër në anglisht drejtuar Kolegjit “Lehman”, me rastin e zgjedhjeve presidenciale me titull; “More than ever”, në të cilën z. Shkreli i përgjigjet revistës së Kolegjit “Meridian”, e cila kishte shprehur keqardhje për rezultatin e zgjedhjeve në favor të presidentit Nikson, të ashtuquajturit; “sindrom vietname”z.

Shkreli i përgjigjet: “Të gjithë e dimë, ose të gjithë duhet ta dimë se komunizmi është rrezik i madh për botën e lirë. Ndërlikimi amerikan në Vietnam, nuk është asgjë tjetër vetëm një garanci për liri e vetëvendosje të popullit vietnamez dhe shpresë për të gjitha kombet e tjera, që jetojnë nën thundrën terroriste të komunizmit, të të gjitha atyre kombeve”.(R.SH.M, Nr.4 fq.9)

Bashkëpunëtor serioz dhe mbështetës i gjithanshëm i revistës është Ndoc Vulaj, penë e mprehtë e kohës dhe studiues i fushave të ndryshme të kulturës tonë kombëtare. Një bashkëpunëtor tjetër i revistës, ishte dhe Gjeto Sinishtaj. Ai e pasuroi revistën me poezi, ku shpreheshin ndjenjat për atdheun etnik dhe jeta plot dhimbje në mërgim.

Revista “Rinija Shqiptare në Mërgim” (R.SH.M.) zë një vend të veçantë në publicistikën e emigracionit antikomunist shqiptar. Kjo është revista e parë themeluar dhe drejtuar nga një student, i cili bën përpjekje serioze për të bashkuar, organizuar dhe ngritë zërin e rinisë shqiptare në këtë vend. Një rëndësi tjetër e kësaj reviste, është orientimi politik dhe historik. R.SH.M., bënë luftë pa kompromis kundër ideologjisë komuniste në përgjithësi dhe në veçanti, kundër regjimit komunist në Shqipëri.

Në këtë fletore diskreditohet komunizmi në të gjitha fushat.

Në faqet e revistës R.SH.M. janë ribotuar shumë artikuj anglisht të Fran Shkrelit, të botuara në revistën “Meridian”, që aso kohe e botonte universiteti ku ai kryente studimet. Po të lexohen me kujdes këta artikuj, shihet se z. Shkreli mban të njëjtin qëndrim. Ai polemizohet ashpër me profesorët liberalë amerikanë, duke sjellë edhe emrat e disa prej tyre, të cilët “predikonin” dhe e konsideronin komunizmin, si një gjë jo të keqe, por si lëvizje punëtorësh, etj.

Shkreli mban një qëndrim të fortë konservator lidhur me këto pikëpamje dhe zaten që prej asaj kohe e deri më sot, ai nuk ka bërë më të voglin ndryshim, ose lëshim në pikëpamjet e tij.  Tetë numra të revistës dolën në qarkullim, pastaj (më 1974) z. Shkreli punësohet në seksionin Shqip të “Zërit të Amerikës”. Punoi në Washington, më shumë se tri dekada, derisa doli në pension. Nga punëtori ri, ai arriti të drejtoi Shërbimin Shqiptar dhe Shërbime të tjera, përfshi atë Sovjetik.

Fran Shkreli edhe sot në shkrimet e tij mbetet ai që ishte; njeri i brumosur me idealet e larta nacionaliste, studiues dhe analist i pajisur me kulturë të thellë politike kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushedi sa shërbime i bëri Frani vendit të vet gjatë punës në Washington! Memorie.al

Studiues, analist dhe ish-gazetar i “Zërit të Amerikës”

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur u diskutua për portin detar ushtarak në Vlorë, miku i prof. Çabejt nga Vjena, Olbergu, shprehu mendimin se kinezët po ndërtojnë në bregdet porte nëndetësesh dhe pyeti...”/ Dokumenti i Sigurimit, nëntor 1970

Next Post

Kalendari Historik 31 Mars 2024

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit
Dossier

“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali
Dossier

“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
Kalendari Historik 1 Mars 2024

Kalendari Historik 31 Mars 2024

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!