• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, June 7, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Edhe pse Nikolli u dënua me 13 vite burg, vetëm pse i vëllai u arratis e shkoi në SHBA-ës, Dila, vajza më e bukur e zonës, shkoi nuse tek shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, në fshatrat e Mirditës

“Doktor Shpëtimi nga Erseka, në Spitalin ‘Poliambulatorio Citta di Parma’, që na bën të ndihemi krenar si shqiptarë…”/ Historia e panjohur e mjekut që shëron edhe shpirtrat e pacientëve!
“Edhe pse Nikolli u dënua me 13 vite burg, vetëm pse i vëllai u arratis e shkoi në SHBA-ës, Dila, vajza më e bukur e zonës, shkoi nuse tek shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, në fshatrat e Mirditës
“Edhe pse Nikolli u dënua me 13 vite burg, vetëm pse i vëllai u arratis e shkoi në SHBA-ës, Dila, vajza më e bukur e zonës, shkoi nuse tek shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, në fshatrat e Mirditës
“Edhe pse Nikolli u dënua me 13 vite burg, vetëm pse i vëllai u arratis e shkoi në SHBA-ës, Dila, vajza më e bukur e zonës, shkoi nuse tek shtëpia e tij, por…”/ Ngjarja e trishtë, në fshatrat e Mirditës

Nga Dodë Mëlyshi

 – Dila dhe Nikolli – historia e një fejese, që i mbijetoi “sulmit” të diktaturës -.

Memorie.al / Kur Nikolli ra në burg në fillim vitet ’50-të, ishte rreth 22 vjeç. E Dila pak me e re. Dy të fejum, familjet e të cilëve jetonin në dy fshatra ngjitas, pjesë e Mirditës autoktone, në afërsi të qytetit të Lezhës. Faji i vetëm i Nikollit, ishte se; qe vëlla me Pjetrin, i cili para pak muajsh, kishte vendosur të arratisej. Përmes Ulqinit e, drejt e në Amerikë. Faji i vetëm i Pjetrit qe; se ishte ndër djemtë më në sy të zonës së tij. E si i tillë, nën presionin e pushtetit, i cili me përzgjedhje kirurgjike, sulmonte pikërisht këtë soj. Frika diktaturave, iu vjen vetëm nga të përzgjedhurit, nga të iluminuarit, e nga askush tjetër. Nga ky shkak, faji shtesë i tij; udhëtimi për në botën e lirë. Pushteti asokohe, merrte masa të egra ndëshkuese, për të gjithë anëtarët e familjes së të arratisurve, me qëllim shkurajimin e këtij fenomeni. Aty fillonte diskriminimi gjithëpërfshirës. Pastaj për dikënd burgu. Për dikënd tjetër internimi. E për të gjithë familjarët së bashku, privimi nga çdo e drejtë elementare njerëzore.

Nikollit i ra për hise, burgu politik!

Gjithashtu mund të lexoni

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

Një djalë i ri, i sapo fejuar, gjendej në burg, krejt i pafajshëm. Në komunizëm, kush kishte fatin e keq të binte në burg, e dinte ditën e arrestimit, por kurrë të lirimit. Ngaqë shpesh herë, dënimet nuk ishin definitive. Shumëfishoheshin sipas oreksit të “kulshedres”, po brenda burgut. E si mund të priste një vajzë e re të fejuarin e saj të burgosur, kur ky nuk dihej nëse bënte; pesë, dhjetë, njëzet vite burgu, apo burg përjetë?! E me të cilin, akoma s’ishte as e martuar?!

Dilema ishte e madhe!

Halli ishte i madh. Dyshimet, ankthet e pasiguritë po ashtu.

E të gjitha këto dyshime shoshiteshin, në dy familjet, si atë të djalit, si atë të vajzës. Familja e djalit, përfshi edhe vetë atë, ndoshta nuk ushqente asnjë pretendim, përballë një situate të tillë, gati të pashpresë. E një të ardhme krejtësisht të pasigurt. E familja e vajzës, ndoshta ishte e tunduar, pikërisht nga këto rrethana.

Po Dila vetë?!

Kjo vajze e re, e bukur, ma e bukura ndër shoqe (për hir të së vërtetës, edhe djali qe po ashtu), me emrin huazuar “Diellit”, e cila kishte përballë saj, krejt jetën për ta jetuar, asnjë nga këto mëdyshje nuk ushqente. Asnjë dilemë nuk e kishte. Ani pse përgjithësisht, fejesat asokohe bëheshin me ndërmjetësime!

“Ky ka qenë shorti im. Ai ma ka çue unazën. Atij ia kam dhanë fjalën; me i nejt afër, në gëzim e në hidhërim, në ditë të bukura e, në ditë të zeza! “Do ta pres, deri sa të jem gjallë”! (Sentencë)!

Dikush ndoshta, vajzës së re, i tërheq vëmendjen; “që të mendohej, sa është akoma në kohë, se jeta paska të papriturat e veta, e pastaj familja e djalit, tashmë është edhe me biografi të keqe, vështirësitë do i keni të panumërta sidoqoftë, me një të ardhme të pasigurt…!” – Pa mundur të ndikojë aspak, tek kokëfortësia e saj, sa ekstreme, aq edhe krenare.

Nuk kuptonte vajza, pse i fejuari i saj i dënuar padrejtësisht nga sistemi, duhej të dënohej padrejtësisht, edhe nga vetë ajo!

E kështu u mbyll historia e një fejese, që nuk dështoi kurrë.

Flitet për një periudhe kohe, ku ndër “kënaqësitë” diabolike të aktorve të diktaturës, ishte pikërisht prishja dhe rrënimi i krushqive.

Penetrimi deri tek gjërat më private e raportet me intime. Shkatërrimin e raporteve mes çifteve, apo vëlla me vëlla, motër me motër, prindër me fëmijë, kushërinj me kushërinj. Për prishje fejesash e, shkatërrime familjesh, në emër të principeve proletare, jepeshin tituj, medalje dhe çmime mirënjohëse inkurajuese.

Fali Zot!

Nikolli sidoqoftë, bëri plot 13 vite burg. Dila e priti tek shtëpia e tij. Kishte shkuar nuse vite më pare, nuse pa dhëndër e pa dasëm. Jetoi me kunetërit dhe kunatat, në pritjet të “fatit”, të saj. Një nuse që në vend të kurorës së nusërisë, në vend të “kësulës dhe strenglave”, kishte në ballë një mal me dinjitet, një lumë me krenari. Një vajzë e re, si rreze dritë, që po u jepte mësime njerëzie dhe qëndrese, jo vetëm dy familjeve, por edhe dy copë katundeve, madje edhe gjithë zonës.

Një model njerëzor dhe i vetëdijshëm, krejt i kundërt me atë që përfaqësonin e kultivonin disa nga segmentet pa shtyllë kurrizore, të “shokëve të udhëheqjes së Partisë”, që jetonin në të ashtuquajturit “Bllok”, të Tiranës së zymtë, të cilëve në luftën brenda llojit, dhe në emër të luftës së klasave, u përfundonin gratë e vajzat (deri një ditë më parë në kulmin e karrierës), të ndarë nga burrat mes katër rrugësh, me fëmijë të vegjël për dore, pa ndihmë e shpresë!

Një krushqi, qe shkaku i (vet) vrasjes së numrit dy të nomenklaturës komuniste. Aq për zemër i kishte ai sistem këto tema. Aspak ndjejmë nevojën, të ushqehemi me historitë antike të Penelopës dhe Odiseut. Sa të kemi historitë tona të heshtura, që presin aty numerikisht të shumta, të zbulohen dhe kultivohen, të Dilës dhe te si-llojit të saj, të cilat për nga dramaciteti dhe leksioni njerëzor, janë sa të thella, sa të larta, sa emocionuese, aq edhe të papërsëritshme në llojin e tyre! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 25 Nëntor 2023

Next Post

“Kur i deleguari tha; siç e kemi zakon ne komunistët, po përcaktojmë rendin e ditës, unë e ndërpreva, duke thënë; unë nuk jam komunist, ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Aty nga mesi i viteve ’70, sapo ishte pushkatuar ish-ministri i Mbrojtjes, Beqir Balluku, në një emision lajmesh të transmetuar nga RAI, duket diku fytyra e tij dhe…”/ Refleksionet e akademikut të njohur
Dossier

June 6, 2025
Relacioni sekret i Sigurimit: “Komentatori i njohur italian i RAI-t, për futbollin, Sandro Çoti, na kërkoi fjalimin e shokut Enver, të mbajtur para zgjedhësve të tij”/ Ndeshja Shqipëri-Itali e ekipeve Shpresa, mars ‘84
Dossier

“Kur nëna e një të dënuari me vdekje, kërkoi Koci Xoxes, t’ia falnin dënimin të birit, se kishte të vetëm, nëna e një dëshmori që ndodhej atje, ia priti me…”/ Refleksionet e akademikut të njohur

June 5, 2025
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
Dossier

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte…”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

June 5, 2025
“Simbas vendimit të marrë prej të burgosunve politikë, ishin ‘piketue’ të gjithë spiunët e kampit të Shtyllasit, që u dojshin rrahë ose there dhe një pasdreke…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 3, 2025
“Jorgo, i burgosun si ne, kur të binte fjala për luftimet e 1949-ës, na thoshte: Ne grekërit, luftonim në këmbë dhe jo shtrirë si ju shqiptarët, që i kemi vënë para…”! / Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

June 2, 2025
“Çfarë bisedoi ime gjyshe me Musine Kokalarin, për ato 14 ditë, në një dhomë spitali të Rrëshenit, ku spiunët me pseudonimet…”?! / Dëshmia e pinjollit të Bajraktarit të Kthellës, emigrant në Itali

June 1, 2025
Next Post
“Kur i deleguari tha; siç e kemi zakon ne komunistët, po përcaktojmë rendin e ditës, unë e ndërpreva, duke thënë; unë nuk jam komunist, ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, nga SHBA-ja

“Kur i deleguari tha; siç e kemi zakon ne komunistët, po përcaktojmë rendin e ditës, unë e ndërpreva, duke thënë; unë nuk jam komunist, ata…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik, nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!