• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, April 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Në Romë ajo njihet me piktorin shkodran Zef Kolombi dhe dashurohet me…”/ Historia e panjohur e artistes nga Kavaja, që krahasohej me skulptoren ruse, me famë botërore, Vera Muhinas

Nga Ylli Xhaferri 

Memorie.al / Po bëhen vite që përtej diellit e qiellit të Shqipërisë, që i donte e dëshironte aq shumë, përtej oqeanit, në Amerikën e largët, vdiq e para skulptore shqiptare, Kristina Koljaka. Kjo vdekje kurrësesi nuk mund t’i shkonte asaj, që kishte qenë dyfish e gjallë dhe nënë, që i kishte dhënë gjak e qumësht fëmijëve të barkut të saj, që i kishte dhënë jetë e gjallëri argjilës, gurit e drurit, mermerit e alabastrës, bronxit të tokës amtare, që kishte kallur në zjarr e flakë pasionin e nxënësve për të bukurën e ngrirë që me daltën e tyre gdhendën fytyrën e ashpër të vuajtjes dhe gëzimit njerëzor.

E ajo vdiq pa një fjalë shqipe, pa vajin e bashkëqytetarëve kavajas që e donin dhe respektonin si nënë e motër, u përcoll në banesën e fundit pa dorën ledhatare të nxënësve Muntaz Dhrami, Hektor Dule, Fuat Dushku, Arben Basha, Fitim Sula, Musa Qarri , Luan Berhami, etj. Kristina nuk është. Muzat dhe nimfat nuk vallëzojnë më! Çukitjet e daltës së saj, jehojnë anembanë Shqipërisë. Këmbanat për shuarjen e saj në këtë heshtimë dimërore. Krijimet e saj monumentale, kudo që janë, rënkojnë. U tha dora që i ngjizi me dashuri dhe përkushtim.

Kristina Koljaka përvijoi një figurë shumëdimensionale, si njeri me përmasat humane na kujton Nënë Terezën, ndërsa si artiste Vera Muhinas, skulptoren ruse, me famë botërore. Artistët janë si re të bardha, qëndrojnë për një kohë të gjatë në qiellin e kaltër, duke na mrekulluar me magjinë e artit të tyre, pastaj treten, fjollëzohen në horizontin e paanë. Si rrathë ajri, si krahë pëllumbi. Mbi qiellin kavajas prej muajsh një gjerdan reshë të bardha vjen nga deti, qarkon si gjerdan perlash kullën e sahatit dhe kodrinën pranë, pastaj si ta shpërndante me dorën mitike “Hedhësi i fares” i Konstadin Shpatarakut, mbush fushëtirën, lagjet e qeta me një zbardhëllim qumështor.

Gjithashtu mund të lexoni

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

Qefini i munguar, që nuk mundën ta endnin në tezgjah qëndistaret duararta për motrën Kristinë, që mori nga emri i tyre, por u dha dhe famë nga vetvetja. Është shpirti i trazuar i artistes elitare që nuk prehet, nuk gjen paqe e qetësi larg horizontit piktori kavajas. Atë nuk mund ta zërë dot një varr hapur në dhe të huaj, ajo ka plazmuar jetë, si një Evë modern, ruan të drejtën e amësisë në tokën që iu bë djep, por fatkeqësisht jo varr për amëshim. Kristina kishte një zë impulsiv që kurrë se pranonte lodhjen dhe nuk e humbte asnjëherë shpresën.

Përjetoi një tragjedi rrëqethëse, vrasjen e xhaxhait nga cubat e Haxhi Qamilit. Jani Koliaka, ky bashkëkohës dhe moshatar i aktorit të denjë për Hamletin, Aleksandër Moisiut, i shkëputi dy vajzat e tij nga jeta e mbyllur dhe ferexheja, duke i dërguar në kolegjin “Marcelline”, në Leçe të Italisë. Dy vitet larg Kavajës, mblodhën në shpirtin e ndjeshëm të Kristinës dashuri dhe mall të pafund, si dhe hapësira fushore pranë Qerretit, ku ajo humbej me orë të tëra të dëgjonte oshtimën e dallgëve të detit.

Endërrat e vajzës së vogël kalëronin Adriatikun, vraponin zbathur drejtë qytetit që e kishte skalitur në zemër. Me hapjen e kolegjit amerikan në Kavajë, Kristina u kthye në vendlindje. Studioja e saj e parë u bënë kostumet popullore qytetare kavajase, që shkëlqenin sikur mbi to të ishte ulur vetë ylberi, dimijat prej mermeri larë në arë e argjend, dëshmi e kulturës dhe sqimës krenare për shpirtin aristokratik, vëllimet dhe format e peizazhit që krijonin një ëmbëlsi mikpritëse, ndërtesat e vogla dhe intime, ngjyrat dhe aromat e larmishme të luleve që amvisat i mbillnin parvazeve të dritareve dhe ballkoneve idilike, ambientet baritore të Fosës dhe Leshniqes

Ajo nuk mungonte të shkonte pranë mjeshtërve baltëpunues që me duart e arta i jepnin formë dhe frymë argjilës. Para duarve të tonuara nga balta ajo ndjeu magjinë e krijimit. Mungesa e gurit në qytetin rrafshor në mileniumin e tretë frymëzoi bashkëqytetarin e saj, shkrimtarin Halit Shamata, të krijonte purgatorin e papërdorshëm, në romanin e absurdit logjik “Dy dorëshkrime”, ku një rremb i gurologut e pusologut të qytetit, vetëdijes historike dhe artistike të qytetit, frymëmonte edhe tek Kristina. Natyra i kishte falur me bollëk qytetit argjilën plastike, zeja e përpunimit të së cilës ishte aftësi e të gjithëve.

Kukullat që modelonte Kristina, piqeshin në furrat e tavave, shtambave dhe saksive, me kujdes prindëror nga të rriturit. Pikërisht ato promovuan së pari artin e saj. Duke parë talentin e së bijës, i ati e dërgon në Liceun Artistik të Romës, ku qe nxënëse e piktorit Bataglia. Këtu njihet dhe krijon miqësi me piktorin shkodran Zef Kolombi. Kristina dashurohet me skulpturën, dekoracionin që aq për zemër e kishin bashëqytetarët, nuk mund të harronte ikonat dhe afreskët muralë në Kishën e Shënepremtes, plastikën dhe vëllimet e artit klasik.

Ajo përqafon devizën e Moisiut të Madh, “Unë luftoj me të mirë e me të keqe, me të butë e me përdhunë për veprën, derisa të jetë mbushur me gjakun e me frymën time. Përmendim punimet e vitit 1933: ‘Nudo’, ‘Portret djali’, ‘Eros’, ‘Shën Gjon Pagëzori i vogël’, etj. Më 1934 kthehet në atdhe. Fillon punë si mësuese ne Shkollën “Nëna Mbretëreshë” në Tiranë. Lidh miqësi me nxënëset e saj Musine Kokalari, Vera Blloshmi dhe Safo Marko. Bëhet për to shëmbëlltyra që duhej të ndiqnin. Morali i saj ishte në forcën, vërtetësinë e vetes dhe veprës.

Duke gdhendur realitetin, duke depërtuar në të, duke i dhënë frymë jetës, ajo 3 ishte shumë e moralshme, jashtëzakonisht e vërtetë, plotësisht e besueshme. Më 1938 largohet për herë të tretë nga Shqipëria. Ndjek Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, në drejtimin e artit klasik. Aty kishte mbaruar studimet para saj Vangjush Mio, Andrea Mana, Ibrahim Kodra. Kel Kodheli, Nexhmedin Zajmi, etj. Krijon galerinë me portretet: ‘Nerina , Nudo’ (Punim diplome në allçi), ‘Portret i Shipion Afrikanit’, etj. Më 1941 kthehet në atdhe. Jeton në Korçë, ku dhe martohet e krijon familje.

Vitet e vështira të Luftës, ia kushton rritjes së djalit dhe vetëpërsosjes së artit, nga i cili nuk do të hiqte dorë kurrë pavarësisht haraçit që duhej të paguante. Pas çlirimit vuan trusninë e vijës së masave, kolektivitetit përbuzës. Për të fituar bukën e gojës, punon si dizenjatore reklamash për kinematë dhe rrobaqepëse private. Përjeton tragjedinë e dytë, masakrimin e të atit më 1947, nga komunistët, inxhinierin Jani Koliaka, poliglotin që zotëronte 12 gjuhë, intelektualin patriot që nuk pranoi të vishte këmishën fashiste, por u përball me internimet e kohës.

Përndiqet si pjesa më e madhe e familjeve të mëdha. Jeta e saj qe ferruar nga drizat shoqërore dhe familjare. Një numër i madh njerëzish, e përdorin pjesën më të mirë të jetës së tyre, për t’ua nxirë jetën të tjerëve. Fytafyt me absurdin e gulagut shqiptar. Forcën e merr si “Anteu”, sapo prek argjilën dhe mermerin.

Më 1960, emërohet pedagoge ne Institutin e Lartë (tre vjeçar) të Arteve Figurative . Eksperienca e saj bëhet shkollë e madhe për brezat e rinj. “Me shikim të kadifenjtë, të butë, e dashur, me një vështrim prej nëne, të folur të pastër, shembull saktësie, me këshillat dhe vërejtjet e saj, na vriste me pambuk”, shprehet me nostalgji për të, ish-liceisti, Fitim Sula.

Kristina krahas pedagogjisë krijon. Arti i saj fiton përmasa të reja. Ekspozon dhe fiton çmime të ndryshme. Veprat e saj vendosen shesheve dhe parqeve të Shqipërisë. Përmendim: ‘Fidani’, ‘Fëmijët dhe pëllumbi’, ‘Doktor Shiroka’, ‘Balerina’. ‘Dora D’Istria’, etj. Pasioni i saj titanik për skulpturën, nuk mund të shuhej. Me 21 prill 2000, shpallet “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”. Më 19 janar 2001, Bashkia e Qytetit të Kavajës, e shpall “Qytetar Nderi” .

Tanimë në moshë të thyer dhe shëndet të rrënuar, merr si shpërblim mirënjohjen dhe respektin aq shumë të munguar për shpirtin e saj të ndjeshëm. Në vitet ’90-të vjen largimi i saj i katërt nga Shqipëria. Shkon në Amerikë, pranë djalit. Edhe pse nën hijen e “Statujës së Lirisë”, nuk mund të rrijë gjatë. Mungonte amëza e mëmëdheut. “Flisja me fotografitë e skulpturave të mija, sepse skulpturat flasin gjuhën që u jep autori. Kështu mbushja disi boshllëkun që kurrsesi nuk mund të mbushej. Prandaj u ktheva” na thoshte ajo.

Mes miqsh shprehej: “Të keqen, o diell i Shqipërisë”! Vetëm ai e ngrohte shpirtin e saj akullimë. Në vitet 2000, ikën për të pestën herë nga Shqipëria. Një lajm i zi erdhi nga përtej detit: “Pamporr, o dhogë e zezë”! Kristina nuk është më. Ajo duhet të ketë kthim. Në tokën që iu bë djep, duhet të thellohet dhe varri i saj.

Kthimi pritet. Në zemrat e të gjithëve ka vend për të, toka që e lindi dhe e rriti do t’ia ruaj edhe hisen e varrit. Dielli i Shqipërisë do ta ngrohë atë. Me domosdo! Mbi Kavajë nuk do të shpështillet kurrë gjerdani i reve, qefini i saj i munguar. Të prehet shenjtorja në dheun e vet! Mos e zgjoni! Nuri i saj shndrit. La pas kuptimin e jetës dhe vdekjes. Rrëshkiti në heshtje. Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër…! Memorie.al

Marrë nga gazetadielli.com

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si shërbeva me shumë pasion për katër vite punë, si drejtor në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave, ku ministri Pali Miska...”/ Kujtimet e ish-zv/ministrit, Agron Çuedari

Next Post

Kalendari Historik 29 Gusht 2023

Artikuj të ngjashëm

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936
Art & Kulture

April 4, 2026
“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara
Art & Kulture

“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

March 30, 2026
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

April 1, 2026
“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu

March 29, 2026
“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte…”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

March 28, 2026
“Pasi u diplomua në Akademinë e Lartë Muzikore të Pragës, me profesorët, V. Smetacek, R. Brook, A. Klima, në 1954-ën, në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, ai…”/ Historia e panjohur e maestro Simon Gjonit

March 21, 2026
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht 2023

Kalendari Historik 29 Gusht 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme